Fabregas dhe Messi janë bindur nga gratë e tyre që të transferohen së bashku në MLS

Periskopi.com Sporti

A do të qëndrojë apo do të largohet?

Kjo pyetje do të bëhet çdo ditë prej tash deri në verë në lidhje me të ardhmen e Lionel Messit.

Kontrata e argjentinasit në ‘Camp Nou’ skadon në fund të sezonit dhe ka pikëpyetje serioze nëse ai do të nënshkruajë kontratë të re apo jo, transmeton Periskopi.

Por nëse gjashtë herë ‘Topi i Artë’ dëshiron t’i japë fund karrierës në Kataluni, cilat janë opsionet e tij?

Natyrisht, ai ka qenë i lidhur me një ribashkim me Pep Guardiolan te Manchester City tash e një kohë.

Por MLS duket poashtu destinacion i mundshëm.

Menjëherë pasi Barça u eleminua nga Champions League kundër PSG-së, gazetari i ‘SER’, Jose Antonio Ponseti sugjeroi se ‘çkado që ndodhë’, Messi do të jetë përtej Atlantikut brenda dy viteve.

p1f0gn8ajq1ja1o9412jl18f19nhd.jpg

”Janë 50% gjasat që Messi të qëndrojë te Barcelona, më parë ishin 78%,” tha Ponseti.

”Çkado që ndodhë, brenda dy viteve Messi do të jetë në Inter Miami.”

Për më shumë, eksperti i futbollit spanjoll, Guillem Belague gjithashtu u hap rreth dëshirës së Messit të luajë në Amerikë pas largimit nga Barcelona.

p1f0gnvj6fm2asmd17otrojnk6f.jpg

Mirëpo, Belague shkoi një hap më përpara duke sugjeruar se gruaja e tij – së bashku me gruan e Cesc Fabregasit – e ka bindur atë të kalojë në ShBA.

”Cesc Fabregas dëshiron të kalojë në MLS. Gruaja e Cesc Fabregasit dhe gruaja e Messit janë shoqe shumë të mirë dhe së bashku, gratë, i kanë bindur Cescun dhe Messin të kalojnë bashkë në Amerikë,” zbuloi Belague.

”Kur do të ndodhë kjo nuk e dimë saktë. Cesc është ende te Monaco. Por është diçka që e kanë në mendje të dy lojtarët.”

Gruaja e Messit, Antonella Roccuzzo dhe gruaja e Fabregasit, Daniella Semaan janë mike të mira dhe duket se tashmë kanë arritur të ndikojnë te burrat e tyre për lëvizjet e tyre të ardhshme në karrierë. /Periskopi.com/

p1f0gonmoo3qq1br61qtfuo61kbmh.jpg

Fabregas njëherë kishte mposhtur Willianin dhe Pedron në testin e shpejtësisë duke përdorur intelegjencën

Periskopi.com Sporti

Loja e Cesc Fabregasit asnjëherë nuk ka pasur të bëjë me shpejtësinë.

Spanjolli, aktualisht pjesë e Monacos, ka luajtur në disa pozicione, përfshirë si 9-sh gjatë kohës së tij te Barcelona, transmeton Periskopi.

Asnjëherë nuk mund të harrohet momenti kur ai kishte mposhtur ish-bashkëlojtarët te Chelsea, Willian dhe Pedro në testin e shpejtësisë.

p1e6h7p5u2jdevu41gc4otbq3v9.jpg

Disa vite më parë, treshja kompletoi një garë në të cilën intelegjenca doli të jetë më e rëndësishmja se sa shpejtësia.

Kërkohej që lojtarët të merrnin konet dhe t’i vendosnin në maje të shkopinjëve.

Fabregasi mori konët në atë mënyrë që t’i shmangte ndryshimet drastike në drejtim derisa po vraponte.

Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/

Fabregas i është përgjigjur pyetjes që u intereson të gjithëve: Conte apo Sarri, cili është më i vështirë

Periskopi.com Sporti

Ish-mesfushori i Chelseat, Cesc Fabregas e ka etiketuar Antonio Conten si “trajnerin më të vështirë”, ndërsa Maurizio Sarrin “jo shumë fleksibil”.

Fabregas fillimisht nuk u pëlqye nga Conte por punoi shumë që ta fitonte besimin e tij, derisa fitoi titullin e Premier Leagues me të dhe FA Cup mes viteve 2017 dhe 2018, transmeton Periskopi.

“Conte me një distancë të madhe,” shkroi spanjolli kur u pyet për trajnerin më të vështirë me të cilin kishte punuar.

“Gjithmonë kam thënë se fakti se e kam bërë të ndryshojë mendje për mua është një prej gjërave më të kënaqshme që kam arritur në karrierë.

“U desh të qëndroja i heshtur dhe të djersitja shumë.”

32-vjeçari gjithashtu e diskutoi edhe Sarrin.

“Ai i ka taktikat e tij dhe vdes për to. Nuk është shumë fleksibil, por është njeri i mirë me zemër të mirë.” /Periskopi.com/

Fabregas me një postim emocional pas vdekjes së Reyesit: Unë kurrë nuk do të harroj ty

Periskopi.com Sporti

Bota e futbollit sot u trondit kur mësoi se Jose Antonio Reyes ka ndërruar jetë në moshën 35 vjeçare

Jose Antonio Reyes vdiq sot pas një aksidenti me makinë, ndërsa dyshimet e para janë se ai ishte duke vozitur me shpejtësi të lartë, transmeton Periskopi.

Pati reagime të shumta pas lajmit të hidhur për vdekjen e Reyesit, por është Fabregas që ka bërë postimin më emocional për ish-shokun e skuadrës së tij te Arsenali.

“Shoku im në skuadrën kombëtare, i cili gjithmonë dëshironte të flinte në temperatura prej minus 10 gradë. Një djalë i përulur që gjithmonë kishte një buzëqeshje në fytyrë, një futbollist i madh dhe një person fenomenal.

“Nuk mund të zgjohesha me lajm më të keq se sa ky. Unë kurrë nuk do të harroj se si ju dhe familja juaj më pritët në shtëpi në Krishtëlindjet e para për mua në Angli, kur unë isha vetëm 16 vjeçar.

“Lidhja jonë në fushë ishte speciale, ishte gjithnjë lehtë për të gjetur ty që më pas t’i ta bëje diferencën.

“Unë gjithmonë kam thënë se se ju jeni njëri nga talentët më të mëdhenj në futboll dhe e di se nuk jam gabim. Para dy dite unë po flisja në një intervistë për ju. Ndoshta ishte shenjë, kush e di, për të kujtuar ty, shoku im”

“Unë kurrë nuk do të harroj ty. Gjithmonë do të jesh në zemrën time. Pusho në paqe, Jose Antonio Reyes. Të dua shumë,” shkruan Fabregas.

Ndryshe, Fabregas dhe Reyes ishin bashkëlojtarë te Arsenali. /Periskopi/

Kush e fiton sonte Europa Leaguen? Kjo është përgjigja interesante e Fabregasit

Periskopi.com Sporti

Cesc Fabregas ka thënë se është e pamundur të zgjidhet mes ish-klubeve të tij, Chelseat dhe Arsenalit për finalen e Europa Leagues – pavarësisht faktit se mund të marrë medalje nëse “Të Kaltërit” triumfojnë.

Dy rivalët nga Londra ndeshen kokë më kokë në Baku të Azerbajxhanit, të mërkurën mbrëma, me Maurizio Sarrin dhe Unai Emeryn që po kërkojnë ta përfundojnë sezonin e parë në qytet me një trofe.

“Ato janë dy klube të mëdha, më kanë dhënë shumë në karrierë,” tha Fabregas, transmeton Periskopi.

“Isha me Chelsean së fundmi. Tre muaj më parë po luaja me tërë këta lojtarë, bashkëlojtarë. Ne fituam shumë bashkë, ia kalova shumë mirë me fansat, me klubin, kështu që definitivisht është gjë e madhe.

Arsenal v Aston Villa - Premier League

“Arsenali – çka mund të them? Kalova me gjasë vitet më të mira të karrierës atje.

“Lidhja që e pata me fansat është diçka që ju nuk e shihni shumë shpesh.

“Edhepse nuk fitova shumë sa te Chelsea, nuk e kishim skuadrën aq të mirë sa te Chelsea, por garuam shumë mirë, për çdo vit shkuam në Champions League.

Chelsea v Nottingham Forest - FA Cup Third Round

“Nëse më kërkoni të zgjedh, mendoj se do të ishte e pamundur për mua të zgjedh.

“Por, siç thashë, kam kujtime shumë, shumë të mira me të dy skuadrat.” /Periskopi.com/

Djali i Messit në lidhje dashurie me çikën e Fabregasit

Periskopi.com Sporti

Leo Messi dhe Cesc Fabregas janë shokë shumë të mirë dhe njihen moti pasi të dy filluan karrierën në La Masia të Barcelonës, derisa familjet e të dy futbollistëve kalojnë shumë kohë së bashku

Leo Messi së bashku me familjen e tij morën pjesë në pagëzimin e djalit të Fabregasit, Leonardos, transmeton Periskopi.

Image result for thiago messi and lia fabregas relationship

Por, ajo që ka bërë bujë në rrjetet sociale është një fotografi e djalit të Messit, Thiagos dhe çikës së Fabregasit, Lias.

Image result for thiago messi and lia fabregas

Një fotografi e tyre ku shihen dorë për dore ka bërë që të ‘spekulohet’ për një lidhje dashurie mes fëmijëve të dy yjeve të futbollit. /Periskopi/

Këto janë 11 transferimet më të bujshme të janarit

Periskopi.com Sporti

Chelsea dhe Milano janë klubet që kanë bërë lëvizjet më të mëdha gjatë këtij afati kalimtar dimëror.

Në bazë të vlerave dhe formës së tyre ‘Goal’ ka zgjedhur edhe njëmbëdhjetëshen më të mirë të këtij afati, transmeton Periskopi.

Në portë gjendet Kiko Casilla i cili nga Real Madridi u transferua në Leeds United. Ai kaloi nga Liga e Kampionëve në ligën e parë angleze. Pasi Reali nënshkroi me Thibaut Courtois e Chelseas atëherë gjasat e Casillas që të jetë startues u bënë shumë të vogla.

Si mbrojtës i djathtë është zgjedhur Nathaniel Clyne i cili kaloi nga Liverpooli tek Bournemouth. Ai gjithashtu nuk ishte zgjedhja e parë e gjermanit Jurgen Klopp dhe vendosi që të transferohet në Bournemouth, ku ndihmoi klubin anglez që ta mposhtë Chelsea-n me rezultat të thellë 4-0.

Jesion Murillo kaloi nga Valencia tek Barcelona. Mbrojtësi kolumbian pranoi ofertëne katalanasve dhe menjëherë u transferua tek klubi spanjoll për të forcuar mbrojtjen e Barcelonës dhe për të synuar tripletën.

Medhi Benatia kaloi nga Juventusi tek klubi i Katarit, Al-Duhail. Juventusi pranoi ofertën 10 milionë euro nga klubi i Katarit për Benatian. Gjithashtu, Benatia nuk kishte vendë në formacionin startues.

Mbrojtës i majtë është zgjedhur Jonny i cili la Atletico Madridin për të kaluar në Angli tek Wolves. Jonny u bë transferi rekord i klubit anglez i cili kushtoi 18 milionë funte.

Në mesfushë zë vend Leandro Paredes i cili kaloi nga Zeniti tek Parisi për 45 milionë euro.

Miguel Almiron kaloi nga Atlanta United tek Newcastle United për 27 milionë dollarë.

Mesfushori spanjoll u nda me Chelsean për të kaluar tek Monaco. 31-vjeçari pranoi ofertën e Monacos pasi që dëshiroi që të ketë trainer legjendën e Arsenalit, Thierry Henry i cili u shkarkua menjëherë pas një jave.

Në sulm gjendet Lucas Paqueta që u transferua nga Flamengo tek klubi italian Milan. Ai debutoi me asistë në ndeshjen e Milanos kundër Napolit.

Gonzalo Higuain kaloi nga Milano tek klubi londinez Chelsea. Ai erdhi që të zëvendësojë sulmuesin e larguar Alvaro Morata mirëpo në dy ndeshjet e tij të para ai nuk arriti që të shënojë apo asistojë.

Në fund formacionin e përmbyll Krzysztof Piatek i cili kaloi nga Genoa tek Milano si zëvendësues i Higainit. Piatek në debutimin e tij të parë me Milanon shënoi 2 gola për të kualifikuar Milanon në kupën e Italisë.

 

/Periskopi/

 

 

 

Hazard ka disa fjalë emocionuese për Fabregas

Periskopi.com Sporti

Cesc Fabregas zhvilloi ndeshjen e fundit me fanellën e Chelseas.

Pas fitores 2-0 ndaj Nottingham Forest, Eden Hazard kishte disa fjalë emocionuese për spanjollin.

“Mund të them se isha me fat të luaja me të. Super njeri në fushë dhe jashtë saj. Mik shumë i mirë i imi. Shpresoj që të ketë të ardhme të mirë” ka thënë belgu për Fabregas.

Kujtojmë që Fabregas pas ndeshjes u largua i përlotur ku mori edhe duartrokitjet nga tifozët në “Stamford Bridge.

Lamtumira emocionuese e Fabregas me Chelsean – mesfushori magjik largohet me kokën lartë (VIDEO)

Periskopi.com Sporti

Atë çka nuk e bëri kurrë me Arsenalin, e bëri me Chelsean. 

Cesc Fabregas sot luajti ndeshjen e fundit me Chelsean në ‘Stamford Bridge’ dhe momenti i zëvëndësimit të tij ishte tejet emocionues, shkruan Periskopi.

31 vjeçari, që në vitin 2014 la Barcelonën për ‘Blutë’, fitoi dy tituj të Premier Ligës, një FA Cup dhe një League Cup. Medalja e artë në ligë për spanjollin, ishte diçka që nuk arriti kurrë ta bënte me Arsenalin, por me Chelsean e bëri dy herë.

Kampion bote dhe i Evropës me Spanjën, ai shënoi 22 gola në 198 paraqitje, kurse në total në futbollin anglez [ku 8 sezone i kaloi te Arsenali] ka bërë 501 paraqitje dhe ka realizuar 79 gola.

Në ndeshjen e sotme ndaj Nottingham Forest, Fabregas ishte kapiten i skuadrës, derisa humbi mundësinë për të shënuar gol në ndeshjen e tij të fundit, pasi dështoi nga pika e bardhë.

Me shumë gjasa, skuadra e tij e ardhshme do të jetë Monaco e Thierry Henry. /Periskopi

Gattuso flet për mundësinë e transferimit të Fabregas te Milan

Periskopi.com Sporti

Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso ka zbuluar se nuk mund të jetë e mundur që skuadra e tij të nënshkruajë me mesfushorin e Chelseat Cesc Fabregas.

31-vjeçari ka luajtur vetëm pesë ndeshje në Premier Ligë këtë sezon, me shumicën e paraqitjeve të tij për ‘Blutë’ që janë në ndeshjet e Kupës. Kontrata e Fabregasit në Stamford Bridge skadon në verë dhe si rezultat, ai mund të largohet nga klubi pas pesë sezonesh, përcjell Periskopi.

Gattuso ka shprehur në mënyrë të përsëritur interesin e tij për fituesin e Kupës së Botës, por beson se kufizimet financiare të Fair Play mund të ndalojnë klubin të sjellë mesfushorin në Itali.

Related image

”Ne kemi sanksione. Ne nuk mund të bëjmë atë që duam”, tha Gattuso për DAZN.

“Klubi ka qenë i qartë. Fabregas? ka figura të rëndësishme të përfshira”.

Në anën tjetër, trajneri i Chelseat, Maurizio Sarri dje ka deklaruar se dëshiron që mesfushori spanjoll të qëndroj në ‘Stamford Bridge’. /Periskopi

Fabregas shumë afër Milanit

Periskopi.com Sporti

Cesc Fabregas do të largohet nga Chelsea, ndërsa Milani në krahun tjetër po nxiton për ta mbyllur sa më shpejt marrëveshjen me 31-vjeçarin.

Mesfushori spanjoll ka hyr në muajt e fundit të kontratës së tij me skuadrën londineze, pasi në fund të sezonit spanjolli largohet me parametra zero.

Milan dëshiron ta transferoj Fabregasin në janar, ndërsa Chelsea jo më pak se 10 milionë euro.

“Rosonerët” janë të gatshëm që të paguajnë vetëm 5 milionë, ndërsa marrëveshja mund të mbyllet para datës 10 janar.

Në garë për transferimin e Fabregasit është edhe Monaco, prandaj Milani dëshiron ta mbyll transferimin sa më shpejtë të jetë e mundur.

 

Fushatë sensibilizuese kundër përdorimit të qeseve të plastikës

Periskopi.com Lajme

Përdorimi i shumtë i qeseve plastike është kthyer në një problem jo vetëm në Kosovë.

Kjo për shkak se materiali i plastikës me të cilën ajo prodhohet i duhen shumë vite që të tretet dhe për këtë sjellë papastërti në tokë.

Dhe për këtë fakt, aktori spanjoll, Fernando Tejero në bashkëpunim me National Geographic Spain kanë nisur një fushatë sensibilizuese për të zhdukur nga përdorimi qeset plastike.

Nën moton #YoElijoPlaneta, Tejero ka ftuar shumë personazhe të njohur të botës së kulturës dhe sportit në Spanjë, ku mes tyre mund të veçojmë futbollistët Andres Iniesta dhe Cesc Fabregas, këngëtarët Monica Naranjo dhe Alejandro Sanz.

Martohet Fabregas, këta lojtar ishin prezent në dasmën që u mbajt në një ishull privat (Foto)

Periskopi.com Sporti

Cesc Fabregas u martua dje me Daniella Semaan në Ibiza 

Cesc Fábregas dhe bashkëshortja e tij, Daniella Semaan, mbajtën një “dasmë postare” në një ishull privat të Sa Ferradura, në Sant Mique (Ibiza), me mysafirë të shumtë nga bota e futbollit.

Nuk munguan ish-bashkëlojtarët e Fabregas te Barcelona, ndër të cilët binin në sy Leo Messi, Luis Suarez, Carles Puyol, me bashkëshortet e tyre, sikurse duket në fotot më poshtë.











Fabregas harron Kupën e Botës, relaksohet me gruan e tij mahnitëse

Periskopi.com Sporti

Cesc Fabregas po kalon ndeshjen e tij në Kampionatin Botëror, 2018 me gruan e tij, Daniella Semaan duke e shndërruar në pushime.

Mesfushori i Chelseas, i cili ka nënshkruar një marrëveshje si analist i BBC është duke shijuar pushimet me gruan e tij para fillimit të turneut më të madh botëror në futboll, raportoi “The Sun”, transmeton Periskopi.

Fabregas, 31 vjeç, dhe Semaan u martuan muajin e kaluar dhe të porsamartuarit janë duke shijuar kohën me tre fëmijët e tyre.

Por ish-shokët e tij të kombëtares janë duke përjetuar vështirësi të mëdha pas tërheqjes së papritshme të trajnerit, Lopetegui.

Besohet se lojtarët e Real Madridit në skuadër e dinin për emërimin, por të tjerët nuk kishin ide./Periskopi/

Fabregas shënon për avantazhin e Chelseat (Video)

Chelsea ka shënuar golin e parë për rezultatin 0-1.

Periskopi.com Sporti

Ishte mesfushori spanjoll që shënoi golin e parë në këtë sezon për rezultatin 0-1. /Periskopi/

https://www.youtube.com/watch?v=dgXhq-xZMwU

As ky klub nuk e dëshiron Cesc Fabregasin

Skuadra italiane, AS Roma, nuk është takuar me zyrtarët e klubit të Chelsea për një transferim të mundshëm të mesfushorit spanjoll, Cesc Fabregas.

Periskopi.com Sporti

Sipas mediave angleze, klubi italian është interesuar për ish anëtarin e Barcelonës e Arsenal dhe ishin të gatshëm të shkëmbente belgun Radja Nainggolan ose mbrojtësin gjerman Antonio Rudiger si pjesë e marrëveshjes.

Sky Sports raporton se klubet nuk pasur asnjë kontakt dhe prioritet i Romës është që të mbajë mesfushorin belg Nainggolan. /Periskopi/

Wenger shokon të gjithë, kthen në skuadër këtë superyll?

‘Topqinjtë’ janë duke menduar për të bërë rikthimin sensacional të mesfushorit të Chelseat, Cesc Fabregas.

Periskopi.com Sporti

Cesc Fabregas ishte pjesë e Arsenalit nga viti 2004 deri 2011, ku edhe bëri emrin si një mesfushor i klasit botëror, ai ishte edhe kapiten i skuadrës londineze për një sezon. Wenger mendon të bëjë ofertë për të në afatin kalimtar të janarit.

Mesfushori spanjoll ka dalur nga akademia e famshme e Barcelonës La Masia.

Fabregas në këtë sezon ka humbur vendin e titullarit në formacionin e Antonio Contes, pasi ai preferon dyshen Kante-Matic.

29-vjeçari për Arsenalin kishte 57 gola në 303 paraqitje sa ishte pjesë e tyre. /Periskopi/

Zyrtare: Chelsea vendos për Fabregas dhe Oscar

Mesfushorët e Chelseat, Cesc Fabregas dhe Oscar do të qëndrojnë në Stamford Bridge.

Periskopi.com Sporti

Këtë e ka konfirmuar trajneri i të kaltërve të Londrës, Antonio Conte.

“E ardhmja e Oscarit është Chelsea. Për mua ai është një lojtar i rëndësishëm në skuadër. Ai është në formë të mirë dhe një lojtar i madh”, ka deklaruar Conte.

“Fabregas? Ai është në një gjendje të mirë dhe në dispozicion për të dielën me siguri. E ardhmja e Fabregasit është e njëjtë si e Oscari”, shtoi ai.

Dyshja në fjalë ka qenë shumë e përfolur për një largim nga pesë herë kampioni i Anglisë, mirëpo një gjë e tillë nuk pritet të ndodhë. /Periskopi.com

Fabregas përfundon te ky klub anglez?

Mesfushori spanjoll, Cesc Fabregas, është duke menduar largimin nga Chelsea.

Periskopi.com Sporti

Ish mesfushori i Arsenal dhe Barcelonës nuk po arrin të ketë minuta nën drejtimin e trajnerit italian, Antonio Conte. Ditë më parë është raportuar se spanjolli dëshiron të luftojë për një vend në formacion në skuadër, por si duket ai do të largohet në afatin kalimtar të janarit.

West Ham do të kërkojë transferimin e tij në formë huazimi dhe Chelsea besohet se janë të gatshëm të paguajnë gjysmën e pagës vetëm që të largojnë yllin e tyre.

Fabregas ka një pagë prej 160 mijë funte në javë dhe kjo mund të jetë problem për shumë skuadra që i dëshirojnë shërbimet e Fabregasit. /Periskopi.com

Vendoset fati i Fabregasit?

Cesc Fabregas do të luftojë për pozitën e tij në Chelsea.

Periskopi.com Sporti

Chelsea do të huazojë Cesc Fabregas dhe mund të krijojë hapsirë për lojtarë si Javier Pastore dhe Marcelo Brozovic, emrat e këtyre dy lojtarëve janë lakuar në klubin londinez.

Por  mesfushori spanjoll ka shprehur dëshirën për të qëndruar dhe të luftojë për vendin e tij në formacionin bazë të Antonio Contes.

Që nga ardhja e trajnerit italian Fabregas ka humbur pozitën e titullarit, para tij preferohet francezi N’Golo Kante. /Periskopi.com