Carlo Ancelotti filloi të qante gjatë tributit të Evertonit për Diego Maradonën

Periskopi.com Sporti

Para ndeshjeve të Premier Leagues në fundjavë, klubet i kanë kushtuar tribut legjendës Diego Maradona, pas lajmit për vdekjen tragjike të tij të mërkurën.

Bota e futbollit ka humbur një ikonë dhe ndeshjet e futbollit nëpër kampionatet evropiane janë përcjellur me duartrokitje para vërshëllimës së parë, në shenjë tributi për argjentinasin, transmeton Periskopi.

Ndeshja e Evertonit kundër Leedsit nuk dalloi dhe ishte moment emocionues në vecanti për Carlo Ancelottin.

Italiani luajti kundër Maradonës në disa raste në Serie A.

Trajneri aktual i Evertonit po luante për Romën dhe Milanin kur Maradona po ngadhnjente me Napolin.

Ancelotti triumfoi në gjashtë prej përballjeve të tyre, me Napolin që fitoi një ndeshje dhe katër përfunduan me barazim.

Pavarësisht këtyre rezultateve, është e qartë se kjo dyshe ka pasur respekt maksimal për njëri-tjetrin.

Dhe derisa Evertoni dhe Leedsi po i kushtonin tributin, Ancelotti shihet i përlotur në vijën teknike. Ai pastaj bëri shenjën e kryqit pasi tha lutjen.

Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/

Ancelotti trajneri më i mirë i muajit shtator në PL

Periskopi.com Sporti

Carlo Ancelotti ka fituar çmimin e trajnerit të muajit në Premierligë.

Italiani e ka nisur furishëm sezonin e ri me Evertonin e ri.

Skuadra nga Liverpool në katër xhirot e para ka regjistruar katër fitore.

Kjo falë punës së Ancelottit, i cili edhe ka bërë transferime të qëlluara këtë verë.

Në xhiron e ardhshme, Everton në shtëpi pret rivalët lokal, skuadrën e Liverpool.

Mourinho nuk përmbahet, nuk njeh koronavirusin përqafon Ancelottin

Periskopi.com Sporti

Ka përfunduar ndeshja mes Tottenhamit dhe Evertonit, transmeton Periskopi.

Ekipi i Tottenahmit ka arritur të fitojë ndaj Evertonit të Ancelottit e një rezultat jo fotë bindës, 1:0.

Para ndeshjes, trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho i theu rregullat për parandalimin e COVID-19.

Tekniku portugez shtrëngoi duart me trajnerin Carlo Carlo Ancelotti, ashtu siç kishte paralajmëruar para ndeshjes.

Megjithatë, disa nga fotografitë e mëposhtme, tregojnë se Mourinho nuk e bëri të njejtën gjë edhe me trajnerët tjerë.

Image

Image

Mourinho: ‘Anelotti më pëlqen shumë, do t’i thyej rregullat për të përqafuar’

Periskopi.com Sporti

Në konferencën për shtyp para sfidës me Everton, José Mourinho ka vetëm elozhe për teknikun e Toffees, Carlo Ancelotti. “Eshtë një nga trajnerët më të mirë në 20 vitet e fundit e mendoj se është një privilegj për Premier League ta ketë në pankinë – ka thënë Special One -. Nuk ka nevojë për askënd që ta prezantojë. Kam patur privilegjin ta njihja vite më parë, është një njeri i artë. Metri i distancës? Do ti thyej rregullat e do ta përqafoj sepse Carlo më pëlqen shumë”.

Për të dy Europa është larg e kualifikimi është në fije të perit. Tottenham e Everton ndahen vetëm nga një pikë (45 kundër 44) e të hënën në mbrëmje në Londër nuk mund të bëhen llogari: rëndësi ka vetëm fitorja për të mos humbur përfundimisht trenin. Vendasit duhet të marrin veten pas humbjes së shëmtuar me Sheffield United, Toffees vijnë nga suksesi i rëndësishëm kundër Leicester. Mou nuk e ka fshehur admirimin e tij të madh për Ancelotti, por tani nuk i mbetet vecse ta mundë për ti dhënë kuptim një sezoni të kompromentuar.

Reagon lojtari i Evertonit pasi trajneri i tij, Carlo Ancelotti as që e dinte kush është

Periskopi.com Sporti

Imagjinoni të punoni në të njëjtin vend për 11 vite dhe trajneri juaj të mos ua dijë as emrin!

Epo, pikërisht kjo i ndodhi Luke Garbutt.

Ai iu bashkua Evertonit nga Leedsi në moshën 16-vjecare, por ditën e djeshme (e martë) u lirua pasi i përfundoi kontrata.

Gjatë kësaj kohe, ai bëri vetëm 12 paraqitje me skuadrën e parë – e fundit erdhi në sezonin 2014/15,

Derisa ishte nën kontratë në “Goodison Park”, ai ka luajtur në huazim te Cheltenham, Colchester, Fulham, Wigan, Oxford dhe, këtë sezon, Ispëwch.

Kur marrim parasysh se ai ka qenë pjesë e klubit për më shumë se një dekadë, një reporter dëshiroi ta dijë qëndrimin e Carlo Ancelottit për largimin e tij.

Mirëpo, italiani u duk se nuk i kishte bërë detyrat e shtëpisë dhe madje as që e fshehu faktin që nuk e dinte kush ishte Garbutt.

“Kush?!” pyeti Ancelotti.

Ai pastaj u kthye nga dikush larg kamerës, duke pyetur “kush?” përsëri. Ai pastaj pranoi humbjen dhe tha se nuk e priste atë pyetje dhe se nuk e dinte.

Brilante. Por cili është qëndrimi i Garbutt në lidhje me këtë? A u ofendua që Ancelotti nuk e dinte kush është.

Aspak.

Ai bëri disa postime qesharake për të treguar se e ka marrë me sportivitet.

“Mos më keqkuptoni, vendosa ta shikoj anën qesharake, lojtarët e tjerë do të ndiheshin të disrespektuar nga klubi dhe trajneri,” shkroi ai në njërin postim.

“Nuk është faji i tij, është i klubit, është klas megjithatë.” /Periskopi.com/

p1ec37hoeoeqr1trmtrl1o241q2f.jpgp1ec37i8dcsv5mnte5i1fvk1pnkh.jpgp1ec37ien2nqq19d1fiu1jnvp1vj.jpg

Ancelotti i bën komplimente rivalit: Ka ndërtuar një makinë perfekte

Periskopi.com Sporti

Jurgen Klopp është sigurisht trajneri i momentit.

Gjermani ka kthyer titullin në Liverpool pas 30 vitesh, por puna e tij në  këto 5 vite ka ndihmuar Të Kuqtë të kthehen të triumfojnë edhe në Europë.

Një kryevepër e vërtetë, për të cilën i ka bërë komplimentet edhe “komshiu” Carlo Ancelotti.

“Kam një marrëdhënie shumë të mirë me të, jemi par ëjavën e kaluar kur gjithçka ishte e sigurt dhe i kam bërë komplimentet”, ka thënë trajneri i Everton për Sky Sports.

“Klopp është arkitekti i këtij suksesi, i kësaj skuadre. Jo vetëm për fitoren në Premier, por për gjithçka ka arritur të bëjë qëkur ka ardhur 5 vite më parë: me durim ka arritur të ndërtojë një makinë perfekte”.

Ancelotti: Zidane Zidane ma ndryshoi filozofinë time të futbollit

Periskopi.com Sporti

Carlo Ancelotti ka zbuluar se ardhja e Zinedine Zidanes në Juventus e ka detyruar atë ta ndryshojë filozofinë e tij të futbollit.

Trajneri italian shpjegoi se ai duhej të ndryshonte formacionin e ekipit të tij për t’iu përshtatur francezit në formacionin fillestar.

“Me Zidanen, u përpoqa të ndryshoj idenë time për sistemin”, tha Ancelotti.

” Zidane është lojtari i parë që më dha mundësinë të ndryshoj sistemin dhe të luaja në një mënyrë tjetër.

Trajneri aktual i Evertonit, Ancelotti, gjithashtu diskutoi për magjinë e tij në Real Madrid, kur Zizu ishte si ndihmësi e tij dhe arritën ta ngritin trofeun e Ligës së Kampionëve në vitin 2013/14.

Ekipi kishte pasur disa probleme në vitet e fundit, kur arrita atje. Fakti që nuk ishte në gjendje të fitonte Ligën e Kampionëve për 12 vite konsiderohej obsesion. Real Madridi ishte mësuar të fitonte shumë Champions. Kam pasur fatin ta toj këtë trofe që në vitin e parë atje”

Ancelotti për Kakan: ‘Ishte spektakolar, çante fushën në dysh ndërsa kur debutoi i vura duart në kokë’

Periskopi.com Sporti

Carlo Ancelotti, ish-trajneri i Milanit, ka rrëfyer Ricardo Kaka, kur u transferua te kuqezinjtë dhe ishte tepër i ri, vetëm 22 vjeç dhe vinte nga Brazili pasi Braida kishte kryer një supergoditje te Sao Paolo.

“Të them të drejtën, nuk e njihja fare, por nëse Braida kishte shkuar ta shihte personalisht dhe Galliani kishte dhënë “Ok”, nuk mund të thoja nuk e dua. i besoja dy mjeshtrave të merkatos.

Kështu, Kaka erdhi në Milano. Më kishin folur pak, por kur e pashë në stërvitje, mbeta i shtangur.

Mënyra se si merrte topin dhe çante në dysh fushën ishte spektakolare. Më pas, kur debutoi në Ankona, vura duart në kokë”.

Shëtitje me biçikletë dhe pasioni për gatimin, Carlo Ancelotti rrëfen karantinën e tij

Periskopi.com Sporti

Everton, ashtu si të gjithë klubet e tjera europiane, ka mbyllur dyert prej më shumë se një muaj, një periudhë e vështirë për të gjithë, përjashtim në këtë pikë nuk bën as Carlo Ancelotti, por tekniku italian sheh pjesën pozitive të kësaj karantinë, fatmirësisht nuk ndodhet në Itali:

“Bëj xhiro me biçikletë, shëtitje në këmbë, shkoj në plazh, sigurisht duke ruajtur distancimin social. Në Itali nuk mund ta bënim diçka të tillë, jemi me fat. Kur jam në shtëpi? Gjatë ditës më pëlqen të gatuaj, është një nga pasionet e mija. Në darkë shikoj seriale në televizion. Nuk është një moment i mirë për botën, për Anglinë për Italinë për të gjithë Europën, për shkak të kësaj pandemie. Nga ana tjetër, fakti që kemi mundësi të ecim, të bëjmë xhiro me biçikletë, është një gjë shumë pozitive”, u shpreh trajneri i Everton.

Ancelotti ambicioz, thotë se futbollistëve u duhen vetëm 15 ditë që të jenë të gatshëm

Periskopi.com Sporti

Trajneri i Evertonit, Carlo Ancelotti po i pret urdhërat nga Premier League, por ka thënë se lojtarët e sotëm mund të rikthehen në formë për 15 ditë.

Premier League ka ndalur të gjitha aktivitetet për shkak të koronavirusit, njejtë si të gjitha ligat në Evropë.

“Do të shohim vendimet nga mbledhja. Një prej aspekteve më të rëndësishme është që klubet të fillojnë në të njejtën kohë,” tha Ancelotti.

“Për t’u siguruar që të mos ketë diferenca, që askush të mos ketë avantazh para të tjerëve.

“Pas asaj, nuk ka rëndësi sa kohë kemi kaluar në pushim. Lojtarët e sotëm mund të rikuperohen për 15 ditë.

“E di se është shumë, por një lojtar nuk ka problem të luajë ndeshje pas shtatë apo tetë javëve pushim. Ai qartazi nuk do të jetë 100 përqind, por mund të luajë. Nuk kam dyshim.

“Të gjitha skuadrat do të jenë në formën e njejtë fizike. Do të stërvitemi duke luajtur.” /Periskopi.com/

Flet Ancelotti, pas përplasjes me gjyqtarin dhe kartonin e kuq

Periskopi.com Sporti

Evertoni barazoi me Manchester Unitedin, por ekipi i Ancelotti pati rastin ta ndryshonte këtë rezultat, pasi Dominic Calvert-Lewin e gjeti rrjetën me një gol fantastik, por që u anulua pasi VAR-i konsideroi të tillë.

Për këtë gol reagoi edhe Ancelotti i cili mori të kuqin, shkruan Periskopi.

Pas lojës ai tha se e kupton se në fund të lojës ka një presion të madh por nuk isha mosrespektues ndaj gjyqtarit.

“Me siguri nuk e kam mosrespektuar atë, por mund ta kuptoj edhe në fund të lojës, ka një presion dhe eksitim të madh, shumë vendime të rëndësishme, por nuk është se pata mungesë respekti për të.” /Periskopi.com/

Carlo Ancelotti isn't happy ❌

Gepostet von BBC Sport am Sonntag, 1. März 2020

Djibril Sidibe ulet për ta ngritur çorapen, e kupton se nuk e ka fare: Çartet Ancelotti

Periskopi.com Sporti

Pati një moment komik ku u përfshi Djibril Sidibe të shtunën pasdite.

Francezi ishte në bankën e rezervistëve për ndeshjen e Evertonit kundër Crystal Palace, në “Goodison Park”.

Evertoni kaloi në epërsi pas vetëm 18 minutave lojë.

Theo Walcott lansoi një top brilant në zonë, me Bernardin që qëlloi prapa krahëve të Vicente Guaita.

Sidoqoftë, Walcott u detyrua të largohet për shkak të lëndimit 10 minuta më vonë.

Carlo Ancelotti vendosi ta zëvendësojë atë me Sidiben. Mbrojtësi ishte i gatshëm të futej, por zëvendësimi u shtye sepse Sidibe e kuptoi se nuk e kishte veshur fare qorapen.

Ish-lojtari i Monacos u ul për nga ngritur qorapen, për ta kuptuar se nuk e kishte fare.

Ai pastaj mbeti i hutuar dhe u rikthye në tunel për a gjetur, e krejt ky episod e nervozoi Ancelottin.

Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/

Kean: Po mësoj shumë nga Ancelotti

Periskopi.com Sporti

Carlo Ancelotti duket se ka filluar menjëherë të lë gjurmët e tij tek skuadra e Everton.

Everton duket një skuadër tjetër nën urdhrat e Carlo Ancelotti, përkundër humbjes së pësuar nga kampionët në fuqi të Premierligës.

Një nga lojtarët që ka parë zhvillime të reja qysh tani tek skuadra është italiani Moise Kean, i cili thotë se po mëson shumë nga Ancelotti.

“Ai është trajner shumë i mirë. Unë mund të mësoj shumë me të. Kemi luajtur futboll të mirë dhe jemi kënaqur me topin” ka thënë Kean, transmeton lajmi.net.

“Ancelotti kërkon që unë të shijoj atë që bëj dhe të punojë fort dhe të jem profesionist. Për të, kjo është gjëja me e rëndësishme. Ne flasim për skuadrën dhe ku unë mund të luaj” ka shtuar italiani.

Kean po shihte karrierën e tij tek Everton në rënie, nën urdhrat e Silva, por duket se me Carlo Ancelotti, lojtari po ringjallet. 

Zyrtare: Carlo Ancelotti merr drejtimin e rivalit të përbetuar të Liverpoolit

Periskopi.com Sporti

Carlo Ancelotti është zyrtarizuar si trajner i klubit nga “Merseyside”, Everton.

Tekniku italian rikthehet në Premier League, pasi u largua nga Napoli ditë më parë, transmeton Periskopi.

Kujtojmë se në të kaluarën Ancelotti kishte drejtuar Chelsean në Premier League, klub të cilin e kishte udhëhequr drejt titullit.

Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e Evertonit, me Ancelottin që ka nënshkruar për katër vite e gjysmë. /Periskopi.com/

Ancelotti-Everton: Ky është zhvillimi i fundit

Periskopi.com Sporti

Carlo Ancelotti dëshiron siguri rreth transferimeve dhe buxhetit në afatin kalimtar të verës, para se të pranojë ofertën e Evertonit, sipas raporteve.

Italiani është shumë afër që të arrijë marrëveshje me klubin nga “Merseyside”, derisa ai pritet me kontratën e ofruar të përfitojë 13 milionë euro në sezon, transmeton Periskopi.

“The Sun” potencon se 60-vjeçari do të marrë 3 milionë euro në formë bonusesh, nëse arrin ta mbajë klubin në Premier League këtë fushatë.

Ai mbajti biseda të mëtutjeshme të hënën mbrëma, derisa klubi shpreson ta konfirmojë emërimin e tij të enjten.

Por “Daily Mail” shton se klubi po përballet me një pengesë, pasi Ancelotti po kërkon të dijë sa do të ketë buxhet për të shpenzuar në verë.

Italiani do të kërkojë kontrollë të plotë mbi transferimet. /Periskopi.com/

Lojtarët e Arsenalit nuk e dëshirojnë Artetan, ia bëjnë të qartë klubit kë e duan si trajner

Periskopi.com Sporti

Viti 2019 nuk ka qenë aspak i mirë për Arsenalin.

Fansat e “Topçinjëve” mezi presin ta mbyllin këtë vit, por, fatkeqësisht, viti 2020 nuk po ofron shumë zgjidhje për ta aktualisht.

I tërë edicioni i tyre varet se kë do ta emërojnë ata si trajner të përhershëm pas shkarkimit të Unai Emeryt, transmeton Periskopi.

Crystal Palace v Manchester City - Premier League

Mikel Arteta raportohet se është favoriti, por Manchester City do të ngul këmbë që ta mbajë në postin e ndihmësit të Pep Guardiolas në klub.

Mirëpo, duket se futbollistët e Arsenalit nuk e kanë të njejtin mendim sikur hierarkia e klubit.

Kjo pasi, sipas “The Mirror”, lojtarët do të preferojnë që klubi të bëjë lëvizje për trajnerin legjendar italian, Carlo Ancelotti dhe jo Artetan.

Sipas raportit, futbollistët seniorë të klubit besojnë se eksperienca e Ancelottit është saktësisht ajo që u duhet atyre.

S.S.C. Napoli v Arsenal - UEFA Europa League Quarter Final : Second Leg

Mirëpo, do të duhet diçka spektakolare për ta marrë Ancelottin, me italianin që aktualisht është në bisedime me Evertonin. /Periskopi.com/

Sky Sports: Carlo Ancelotti arrin marrëveshje me Evertonin

Periskopi.com Sporti

Carlo Ancelotti ka arritur marrëveshje në parim për t’u bërë trajneri i ri i Evertonit, ka shkruar Sky Sports.

Bisedimet mes Evertonit dhe Ancelottit përparuan mirë pas arritjes së italianit në Merseyside gjatë ditës së hënë.

Mësohet që konfirmimi i pasuesit të Marco Silvas në krye te nëntë herë kampionët e kategorisë së parë angleze mund të bëhet para ditës së mërkurë, transmeton Periskopi.

Ancelotti më herët ishte trajner i skuadrës së madhe Napolit. Ai gjatë karrierës si trajner kishte arritur suksese të shumta përfshirë Ligën e Kampionëve me Real Madridin dhe Milanin, dhe tituj të tjerë të ligave lokale. /Periskopi

Ancelotti u shkarkua mbrëmë, zëvendësohet nga belaxhia i famshëm

Periskopi.com Sporti

Napoli ka shkarkuar Karlo Ançelotin. Edhe pas fitores mbrëmjen e sotme në Champions League përballë Genk-ut, duket se fati i italianit ishte vendosur.

Pas një takimi me Aurelio De Laurentis, presidenti i Napolit i ka komunikuar trajnerit se nuk do të jetë më trajner i klubit, ndërkohë që raporti i miqësisë mes tyre vazhdon pa cënim.

“Sky Sport” shprehet se takimi ka qenë i shkurtër, pasi De Laurentise kishte ndarë mendjen për atë që do i komunikonte Ançelotit.

Në Itali ndërkohë, e bëjnë të sigurt se ditën e nesërme, do të jetë Xhenaro Gatuzo, ai që do të marrë detyrën e trajnerit të ri të Napolit.

Ende asgjë nuk është zyrtare, por zhvillime të reja priten në ditët në vijim.

Gattuso pritet të jetë trajneri i ardhshëm i Napolit

Periskopi.com Sporti

Ish-trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso është kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Napolit.

Carlo Ancelotti u shkarkua nga Napoli mbrëmë në orët e vona, pavarësisht se Napoli siguroi kualifikimin në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve.

Gattuso, ndërkohë u shkarkua nga Milano në fillim të këtij viti pasi, nuk arriti ta sigurojë një vend për në Ligën e Kampionëve.

Ancelotti tashmë është i lidhur me një kalim të mundshëm në Premier League, tek skuadra e Arsenalit e cila ka mbetur pa trajner pas shkarkimit të Unai Emery.

Belaxhia i famshëm i Milanit do ta zëvendësojë Ancelottin te Napoli pavarësisht rezultatit të sontëm

Periskopi.com Sporti

Napoli luan kundër Genkut sonte, por shumë burime, përfshirë biografistin e Carlo Ancelottit, potencojnë se ai do të zëvendësohet nga Gennaro Gattuso, pavarësisht çka ndodh.

Ndeshja e Champions Leagues zhvillohet nga ora 18:55, me napolitanët që kanë nevojë për vetëm një pikë për të kaluar në fazën tjetër.

Pavarësisht se është e pamposhtur në Champions League këtë sezon, skuadra ka pasur shumë vështirësi në Serie A.

Sipas shumë raporteve, përfshirë “La Repubblica”, “Il Mattino”, “CalcioNapoli24” dhe “Gazzetta dello Sport”, kjo do të jetë ndeshja e fundit e Ancelottit si trajner i Napolit. /Periskopi.com/