Zyrtare: Bylbyl Sokoli merr drejtimin e Gjilanit

Periskopi.com Sporti

Tashmë është edhe zyrtare. Bylbyl Sokoli do ta marrë drejtimin e Gjilanit për pjesën vijuese të sezonit.

Edhepse dihej, klubi i Gjilanit vendosi sot ta zyrtarizonte afrimin e Sokolit si trajner të ri.

‘Profa’ do ta nis rrugëtimin me skuadrën bardhekuqe në takimin ndaj KEK-ut në kuadër të Kupës së Kosovës në mesjavë.

Kjo është hera e dytë që Sokoli do ta drejtojë Gjilani, pasi të njëjtën gjë e bëri katër sezone më parë.

Ai zëvendëson Gentjan Mezani, i cili dha dorëheqje.

Komunikata e Gjilanit:Sport Club “Gjilani” njofton se ka arritur marrëveshje me trajnerin Bylbyl Sokoli për të marrë drejtimin e skuadrës.Debutimin për këtë edicion ai do ta bëjë në ndeshjen e 1/16 së finales së Kupës së Kosovës ndaj KEK-ut.Kjo do jetë kontrata e dytë e punës e Sport Club “Gjilani” dhe trajnerit Sokoli, i cili kisht drejtuar skuadrën dhe katër edicion më parë.Profesor Sokolit i urojmë mirësardhje dhe shumë sukses drejt realizimit të objektivave që ka vendosur klubi.

Konfirmohet: Bylbyl Sokoli emërohet trajner i kësaj skuadre të Superligës

Periskopi.com Sporti
Bylbyl Sokoli ka deklaruar se marrëveshja sapo është arritur me Gjilanin.
“Sapo kemi arritur marrëveshjen për të marrë drejtimin e skuadrës, detajet e tjera do ti japim me kohë”, u deklarua Sokoli për sportin në RTV Dukagjini.
“Profa”, merr drejtimin e Gjilanit pas trajnerit Gentian Mezani i cili u tërhoq nga klubi para disa ditësh. /Periskopi.com/

Munishi në debat të ‘nxehtë’ me Sokolin: Nuk ia kemi parë hajrin rikthimit të futbollit, është bërë si turnir i Vitit të Ri

Periskopi.com Sporti

Trajneri i mirënjohur kosovar, Bylbyl Sokoli e ka komentuar ecurinë e kampionatit, derisa ka folur edhe për situatën epidemiologjike të krijuar së fundmi në Kosovë.

“Mund të ndodhë që kampionati në Kosovë të mbyllet pas shifrave të fundit, të cilat janë alarmante. Ashtu siç ka ndodhë në Maqedoni të Veriut dhe në Mal të Zi”, u shpreh Sokoli në “Dueli Sportiv”, përcjell “Zeri.info”.

“Orari i ndeshjeve nuk mund të ngjeshet më shumë sepse po luhet çdo tri ditë tani për tani”, tregon më tej “Profa”.

“Kjo është dinamika më intensive në organizimin e garave, por po them se ndeshja për Kupën e Kosovës mund të luhet më herët”, shtoi ai.

Ndërkaq, Ismet Munishi, trajner i Ballkanit, i është kundërpërgjigjur Sokolit, të cilit i tha:

“Nuk është dashur të fillojë fare, nuk është se ia kemi parë hajrin aspak. Nuk guxojmë të bëjmë hajgare me futboll, në qoftë situata”.

“Nuk kemi kushte për zhvillimin e ndeshjeve, kush jep përgjegjësi për futbollistët e lënduar? Nuk guxon të luajmë më shumë ndeshje shpesh”, theksoi Munishi, përcjell “Zeri.info”.

“Është bërë kampionati sikur turnir i Vitit të Ri. I qëndroj prapa fjalëve se kampionati është dashur të ndërpritet”, shtoi ai

Bylbyl Sokoli deklarohet rreth një kandidimi potencial për kryetar të FFK-së

Periskopi.com Sporti

Trajneri Bylbyl Sokoli nuk ka dashur t’i komentojë spekulimet se ai mund të bëhet presidenti i ardhshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, shkaku edhe i gjendjes në futbollin kosovar.

Pozita e presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës ka qenë shkas i shumëpakënaqësive në futbollin kosovar gjatë kohës së fundit.

Një grup opozitar i presidentit Agim Ademi dhe kryesisë së FFK-së ka insistuar që Ademit i takonte mandati i presidentit vetëm deri në janar të këtij viti, e jo deri në vitin 2022 siç synon ta mbajë Ademi.

Në mesin e personave që janë përfolur për pozitën e presidentit të FFK-së ka qenë edhe Bylbyl Sokoli, përkundër që ky i fundit nuk e ka shprehur asnjëherë publikisht një synim të tillë.

I pyetur për mundësinë e kandidimit për postin e kreut të Federatës, Sokoli preferoi të mos e komentojë këtë gjë.

“Unë tash nuk do të flas rreth kësaj. Këto kanë qenë vetëm në kohën kur ka pasur shumë fërkime. Për këtë çështje nuk do të flas tash”, ka thënë Sokoli në emisionin sportiv “Favorit” në T7.

“Nuk mund të flas në këtë moment rreth kësaj për shumë arsye, për shkak të situatës në të cilën jemi. Thashë që në situatë pandemie, nuk është korrekte të luftojmë për pozita. Kur të përfundojë gjithçka, duhet të ulemi dhe të diskutojmë se çfarë është në të mirën e futbollit”.

Flet Bylbyl Sokoli, tregon se a është bërë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje

Periskopi.com Sporti

Trajneri i njohur kosovar, Bylbyl Sokoli, ka thënë se lajmet që ai është bërë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje janë vetëm spekulime dhe se nuk ka asgjë të vërtetë në to.

Trajneri Bylbyl Sokoli është njëri ndër personalitetet në sport që flet më së shumti për temat që e lidhin sportin me politikën, si bashkimin kombëtar dhe krijimin e një Kombëtareje të vetme.

 

 

Shkaku i këtyre deklaratave, për Sokolin shpeshherëështë raportuar për përfshirjen e tij në parti politike, së fundi duke u thënë se ai është anëtarësuar në Lëvizjen Vetëvendosje.

Megjithatë, Sokoli e mohoi një lajm të tillë në emisionin sportiv “Favorit” në T7, përderisa e theksoi edhe një herë angazhimin e tij për tema si bashkimi kombëtar.

“Është biseduar gjatë, por mendimi im është që pedagogët, trajnerët dhe ekspertët e dalluar nuk duhet të jenë anëtarë të partive politike, nuk duhet të ngjyrosen politikisht. Kjo nuk do të thotë se ata nuk mund të jenë këshilltarë apo ministra, siç e kemi rastin te Rozeta Hajdari”, ka thënë Sokoli.

“Duhet t’i shfrytëzojmë ekspertët e lëmive të ndryshme. Por, biseda ka pasur, por kjo nuk është e vërtetë. Qëndrimet e mia nuk ndryshojnë, unë ende mbetem për kauzën e bashkimit kombëtar, si të gjithë shqiptarët”. “Mendoj që sporti është i përshtatshëm për realizimin e qëllimeve, synimeve tona shekullore. Por, këto janë vetëm spekulime të mjeteve të informimit. Asgjë nuk ka prej kësaj”.

Ekskluzive: Flamurtari akuzoi Sokolin se u mundua të përzihet në politikat e klubit, përgjigjet trajneri

Periskopi.com Sporti

Sensacioni i ditës erdhi në mëngjes, me Flamurtarin që e konfirmoi ndërprerjen e bashkëpunimit me Bylbyl Sokolin.

Kjo doli absolutisht nga askund, me Sokolin që vetëm një javë më parë ishte emëruar trajner i klubit e që pritej të bënte ndryshime të mëdha te kryeqytetasit, shkruan Periskopi.

Sidoqoftë, ndryshimet e mëdha si duket nuk u pëlqyen drejtuesve të klubit nga Prishtina.

Image may contain: text

Flamurtari doli me komunikatë të premten në mëngjes, duke shpjeguar se Sokoli kishte tentuar të përfshihej në politikën dhe hierarkinë e klubit, derisa ka zhagitur edhe nënshkrimin e kontratës për të cilën paraprakisht kishte arritur marrëveshje, gjithnjë sipas klubit.

E i kontaktuar nga Periskopi, Sokoli është pyetur rreth qëndrimit të tij ndaj reagimit të klubit dhe ka marrë këtë përgjigje.

“Komunikata e K.F Flamurtari nuk është korrekte,” u shpreh fillimisht Sokoli.

“Mendoj se pati mospërputhje konceptesh në organizimin profesional të ekipit të parë.
K.f. Flamurtarit i uroj suksese!” /Periskopi.com/

Bylbyl Sokoli tregon opsionin si zgjidhet situata e krijuar në FFK

Periskopi.com Sporti

Bylbyl Sokoli nuk është aspak i kënaqur me situatën e krijuar në Federatën e Futbollit Kosovar, derisa ka ofruar opsioni për zgjidhjen e problemit.

FFK ka qenë shumë e përfolur në javët e fundit, pasi një grup opozitar, nën udhëheqjen e ish-zëvendëssekretarit të institucionit, Arianit Ahmeti, është bashkuar për ta rrëzuar presidentin aktual, Agim Ademi, raporton Periskopi.

Ahmeti pretendon se Agim Ademi nuk ka mandat katërvjeçar deri në vitin 2022, por vetëm deri ne vitin 2020, duke e konfirmuar vendosmërinë e tij për ta marrë postin e kryetarit në FFK.

Ai thotë se e ka mbështetjen e 41 prej gjithsej 59 delegatëve në FFK për ta rrëzuar Ademin nga posti i presidentit të FFK-së.

Pretendimin e Ahmetit fillimisht e mbështeti edhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, e cila doli me një interpretim ligjor, me 17 muaj vonesë, se kuvendi në të cilin Ademi ishte zgjedhur kryetar ishte i parregullt. Nga ky interpretim u distancua ministri në detyrë, Kujtim Gashi, i cili tha se ai s’ishte qëndrim i Ministrisë dhe se personi që e kishte publikuar atë e kishte bërë pa dijeninë e të tjerëve.

E këtë situatë, trajneri i ri i Flamurtarit, Bylbyl Sokoli e ka komentuar duke thënë se opsioni i vetëm për zgjidhjen e situatës është diskutimi.

“Të gjitha palët duhet të ulen në tavolinë dhe t’i sqarojnë gjërat, pa implikimin e politikës,” tha trajneri Sokoli.

“Njerëzit pa u ulë me bisedu, nuk mund t’i zgjedhin problemet, e vetmja mënyrë të zgjidhen problemet, është të ulen dhe të diskutojnë.” /Periskopi.com/

Fjalët e para të Bylbyl Sokolit si trajner i Flamurtarit

Periskopi.com Sporti

Bylbyl Sokoli është prezantuar si trajneri më i ri i Flamurtarit të Prishtinës.

I ashtuquajturi “Profa” është zyrtarizuar sot te klubi, derisa e merr drejtimin e skuadrës nga pozita e nëntë në tabelë, transmeton Periskopi.

“Pas bisedave që kam pasur me presidentin e klubit, me udhëheqësit e klubit, me drejtorin Arbnor Morinën, me drejtorin Agim Hasanin, kemi biseduar dhe kemi arritur një marrëveshje, me një qëllim që të gjithë me dhanë maksimumin në klub, që Flamurtari në këtë sezon ta sigurojë ekzistencën dhe pikësynimi im dhe unë besoj, edhe i gjithë tjerëve është ky. Prandaj do të bëjmë përpjekje që këtë edicion të prezantohemi siç është më së miri”, tha Sokoli pas prezantimit.

“Në Ferizaj kam qenë vitin e kaluar, lufta ka qenë për ekzistencë dhe me angazhimin e të gjithëve e kemi arritur qëllimin. Kurse në Pozhoran kam qenë kam udhëheqës, gjashtë xhirot e mbetura e kam udhëheq dhe për shkak të infrastrukturës, marrëveshja është ndërpre.

“Sido që të jetë, një edicion i mirë ka qenë me Ferizajn dhe ky është edicioni i radhës për mua, pikësynimi kryesor është sigurimi i ekzistencës. Unë mendoj se në saje të potencialit që ka klubi në të gjitha aspektet, të futbollistëve edhe të udhëheqësisë, kam folur me njerëz, para se gjithash, presidenti ka dhënë maksimumin për këtë klub, me Arbnorin i cili i njeh problemet, njihem me herët, me Agimin, që i njohin problemet, dhe e njohin Ligën e Kosovës, unë do të kam nderin me punuar me gjithë këta, para se gjithash kam ardhur me një klub që ka traditë, që është themeluar dhe ka kaluar nëpër periudha shumë të vështira prej vitit 1968 e këndej, prandaj ky është motivi im kryesor”, ka thënë prof. Sokoli. /Periskopi.com/

Bylbyl Sokoli: Lokacioni i stadiumit nuk duhet të ndërrohet

Periskopi.com Sporti

Ditëve të fundit është bërë bujë e madhe sa i përket lokacionit të ndërtimit të stadiumit nacional të kombëtares së Kosovës, pasi zyrtari i lartë i LDK’së, Lumir Abdixhiku ka thënë se ekziston një marrëveshje brenda partisë që stadiumi të zhvendoset nga qyteti i Drenasit në afërsi të Prishtinës, Bërrnicë.

Sa i përket kësaj çështje për KosovaPress ka folur edhe trajneri i mirënjohur kosovar, Bylbyl Sokoli.

Sokoli tha se para një viti e ka dhënë idenë e tij rreth stadiumit kombëtar. Sipas tij që nga ajo kohë Kosova është dashur ti ketë dy stadiume për ndeshje ndërkombëtare.

“Para një viti kam fol për stadiumin e ri qe do të ndërtohet. Kam than se Kosova duhet rregulluar dhe me i mirëmbajt dy stadiume për ndeshje ndërkombëtare, atë të Adem Jasharit ne Mitrovicë dhe atë “Fadil Vokri” në Prishtinë. Kostoja e ndërtimit dhe të mirëmbajtjes të stadiumit të ri është shumë e lartë prandaj me mirë te ndërtohen 7-8 stadiume me nga 5-6.000 shikues neper qendrat e Kosovës”, tha fillimisht Sokoli.

Ndërkohë që sa i përket lokacionit të stadiumit, Sokoli u shpreh se nuk është e nevojshme të ndërrohet lokacioni për shkaqe politike, pasi që vendi ku është caktuar i plotëson të gjitha kriteret.

“Nëse është vendosur me u ndërtuar stadiumi i ri atëherë nuk duhet te ndërrohet lokacioni për shkaqe politike. Vendi ku është vendos i plotëson te gjitha kriteret e nevojshme për një stadium kombëtar ku do te zhvilloheshin ndeshjet ndërkombëtare”, përfundoi Sokoli.

Kujtojmë që për këtë çështje ka reaguar edhe Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport ditë më parë.

Pas turpërimit kundër Dritës, Vushtrria shkarkon edhe trajnerin e dytë – Bylbyl Sokoli merr drejtimin

Periskopi.com Sporti

Vushtrria e ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin italian, Antonio Toma, pas disfatës së thellë sot, 5-1, kundër Dritës.

“Indeksonline” raporton se klubi do të mbajë një mbledhje sonte ku do t’i komunikohet lajmi për shkarkim Tomës, transmeton Periskopi.

Në pesë ndeshje në drejtim të Vushtrrisë, Toma ka regjistruar tri humbje, një fitore dhe një barazim.

Bylbyl Sokoli thuhet se do ta zëvendësojë atë në postin e trajnerit, me “Profën” që do të bëhet trajneri i tretë i Vushtrrisë që nga fillimi i këtij sezoni. /Periskopi.com/

Ja kush do ta udhëheqë Prishtinën në ndeshjet e ardhshme

Periskopi.com Sporti

Bylbyl Sokoli nuk do të jetë më trajneri i Prishtinës.

Këtë e ka konfirmuar edhe vet trajneri, në një konferencë për shtyp të mbajtur para pak minutave në zyret e klubit në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Ai ka njoftuar se për arsye shëndetësore është i detyruar të largohet nga posti i trajnerit të këtij klubit.

Ndërsa vendin e tij për një kohë të pacaktuar pritet ta zë ish-lojtari i Prishtinës Armend Dallku.

Këtë e ka konfirmuar edhe vet Ahmet Kurtolli nga radha e Prishtinës.

“Klubi i dëshiron shërim të shpejtë, dhe shpreson së të gjitha këto të jenë të lehta për Sokolin. Ne do të kemi edhe plane tjera me “Profen”, kurse sa i përket çështjes së trajnerit klubi është orientuar që nga dje dhe në këto momente dhe tutje klubi do ta udhëheq shtabi teknik në krye me Armend Dallkun”, pohoi ai.

Bylbyl Sokoli jep dorëheqje nga FC Prishtina

Periskopi.com Sporti

Bylbyl Sokoli nuk do të jetë më trajneri i Prishtinës.

Sokoli sot në një konferencë të jashtëzakonshme ka njoftuar rreth vendimit të cilin e ka marrë për tu larguar nga kampi i Prishtinës.

Ai ka njoftuar se për shkaqe shëndetësore, është i detyruar të largohet nga posti i trajnerit të klubit nga kryeqytetit.

“Kemi biseduar me kryesinë, kemi biseduar me angazhimin e dikujt që e njeh mirë Prishtinës. Këtu nuk ka të bëjë nga asnjë presion para të gjithash. Nuk kam pasur presion nga askush e vetmja gjë që ma ka shty është aspekti shëndetësor. Brenda dy tri jave ju do të informoheni më gjerësisht për intervenimin që do ta kem”, tha Sokoli

Kujtojmë që Prishtina nesër zhvillon ndeshjen ndaj Gjilanit me fillim nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Fjalët e para të Bylbyl Sokolit si trajner i Prishtinës

Periskopi.com Sporti

Bylbyl Sokoli ka filluar aventuarën e re te gjiganti i Superligës, Prishtina.

Kosovari u emërua trajner i skuadrës pas shkarkimit të Mirel Josës, derisa Sokoli drejtoi stërvitjen e sotme të grupit të futbollistëve, raporton Periskopi.

Për emërimin si trajner i Prishtinës, Sokoli ka bërë të ditur se skuadra ka objektiva të mëdha.

“Sot jam prezantuar para futbollistëve. Do të bëhen njohjet për të parë objektivat. Prishtina ka skuadër cilësore dhe ka objektiva të qarta. Për këtë arsye jam këtu. Prishtina synon pjesën e epërme të tabelës dhe besoj se edhe këtë vit do ta synojë një gjë të tillë”, tha fillimisht Bylbyl Sokoli për gazetarët.

“Ka futbollistë cilësorë në skuadër dhe besoj se do ta japin maksimumin. Kontrata ime është deri në fund të edicionit”, u shpreh Sokoli. /Periskopi.com/

Lidhja e dhimbshme e Prishtinës me Bylbyl Sokolin: Sharje, kërcënime, tallje e ndoshta edhe gjak

Periskopi.com Sporti

Pas shkarkimit të Mirel Josës nga pozita e kryetrajnerit të KF Prishtinës, është arritur marrëveshja për trajnerin e ri. Ai do të jetë Bylbyl Sokoli.

Sokoli është një trajner 60 vjeçar nga Rahoveci që ka trajnuar shumë ekipe kosovare, përfshirë KEK-un, Ferizajin, Llapin, Vëllaznimin etj. Sokoli po ashtu ishte kryetrajner i kombëtares së Kosovës në periudhën e para-pranimit në UEFA e FIFA.

Në tetor të vitit të kaluar, pas një ndeshjeje me shumë tensione mes Prishtinës dhe Llapit në kryeqytet, trajneri i asokohshëm i Llapit ishte sulmuar. Të gjithë bënë me gishta nga tifogrupi kryeqytetas Plisat. Këta të fundit, duke dashur të shmangnin burgun, e mohuan përfshirjen në incident.

Megjithatë, faktet qëndrojnë. Sokoli u ther me thikë dhe u rrah afër banesës së tij në Prishtinë menjëherë pas ndeshjes Prishtina-Llapi.

Pamje nga ndeshja “Prishtina-Llapi”

Veç kësaj, gjatë kohës sa Sokoli e drejtonte herën e fundit Prishtinën, kemi pasur sherre tjera mes palëve.

Plisat i kishin kërkuar haptas largimin nga klubi. ‘Bylbyl Sokoli ik prej Prishtinës’ – ishte thirrja e bërë nga Plisat, shkruan Periskopi. Shpesh herë, anëtarët e kësaj tifozërie në shenjë përçmuese ii shin drejtuar atij si Bilbil në vend të Bylbyl siç është emri i vërtetë.

Veç kësaj, pas një mosmarrëveshjeje që kishte pasur Sokoli me portierin e dikurshëm të Prishtinës, Kushtrim Mushicën, tifozëria në fjalë e kishte kërcënuar ashiqare.

“Bilbil sokoli le te din qe osht ka e nguc nje djal te Prishtines edhe i kemi kallzu njhere, na mo nuk flasim veqveprojm” – kishte shkruar kreu i Plisave, Albert Kastrati.

Se a do të kthehet kjo marrëdhënie urrejtëse – e mbushur me sharje, kërcënime, tallje e ndoshta edhe gjak – në rezultate të suksesshme për Prishtinën, mbetet të shihet.

Ndani mendimet me ne në seksionin e komenteve të këtij lajmi në Facebook. /Periskopi

E konfirmuar: Bylbyl Sokoli emërohet trajner i Prishtinës

Periskopi.com Sporti

Ish trajneri i Llapit, Ferizajit, Kek-ut etj, Bylbyl Sokoli, është konfirmuar si trajner i Klubit të Futbollit Prishtina.

Këtë e ka konfirmuar për KTV-në, presidenti i këtij klubi, Remzi Ejupi.

Nënshkrimi i kësaj kontrate është planifikuar të ndodh sonte në mbrëmje. Nesër, Sokoli pritet të paraqitet para lojtarëve të skuadrës që e ka nisur keq sezonin e ri.

Prishtina dje e kishte shkarkuar trajnerin shqiptar Mirel Josa, pas tri vitesh bashkëpunimi me të.

Sokoli kishte qenë trajner i Prishtinës edhe më herët, por ishte shkarkuar për mungesë rezultatesh. Ai ishte sharë nga tifogrupi kryeqytetas, Plisat, të cilët kishin kërkuar largimin e tij.

Më herët gjatë këtij viti, z.Sokoli ishte therë me thikë dhe ishte rrahur nga persona të panjohur duke qenë trajner i Llapit, pas një ndeshjeje me Prishtinën. /Periskopi

Feronikeli mohon se Sokoli do ta marrë drejtimin e skuadrës, trajner i ri do të jetë i huaj

Periskopi.com Sporti

Feronikeli ka hedhur poshtë zërat se ka arritur marrëveshje me Bylbyl Sokolin.

Trajneri kosovar ditë më parë është larguar nga Ferizaj, derisa është në kërkim të një klubi për sezonin e ri.

Skuadra nga Drenasi ka thënë se ata nuk kanë arritur asnjë marrëveshje me Sokolin dhe se as që kanë pasur bisedimet.

“KF Feronikeli hedhë poshtë spekulimet e mediave kinse është arritur marrëveshje mes klubit tonë dhe trajnerit Bylbyl Sokoli, madje as qe kemi biseduar me të”, thuhet fillimisht në njoftimin e Niklit.

“KF Feronikeli sqaron opinionin se është afër marrëveshjes me një trajner të huaj dhe shpejt pritet zyrtarizimi i tij”, thuhet më tej në njoftim.

Kampioni i Superligës së Kosovës pak ditë më parë e shkarkoi Zekirija Ramadanin, pas dështimit për ta kualifikuar skuadrën në rrethin tjetër të Ligës së Evropës.

Bylbyl Sokoli largohet nga KF Ferizaj

Periskopi.com Sporti

Trajneri i njohur kosovar, Bylbyl Sokoli ka shkruar se më nuk do të jetë trajner i KF Ferizaj

Sokoli ishte edhe njeriu kryesor që arriti ta mbaj klubin në Ipko Superligën e Kosovës.

Deri me tani është spekuluar shumë sidomos pasi që klubi i Ferizajit u mor në menaxhim nga një grup anglezësh.

Megjithatë, Sokoli ka falënderuar klubin, tifozët dhe të gjithë qytetarët e Ferizajit për mbështetjen që i kanë dhënë.

Statusi i Bylbyl Sokolit në Facebook:

Nga sot, më 29.07.2019 nuk do të jem me pjesë e K.F. Ferizaj.

Një falënderim, për “Ujqit” e K.F. Ferizaj, për simpatizantët, qytetarët dhe gjithë ata që e përkrahin K.F. Ferizaj, ngado që vijnë, brenda e jashtë Kosovës.

Një falënderim për Bordin (Kryesinë) e K.F Ferizaj ne krye me Mustafë Grainca.

Falënderim për Drejtorin Nadir Haxhimusa, shtabin Teknik, Ndihmës-trajnerët, Fizioterapeutet si dhe Sekretarin e klubit.

Falënderim futbollistëve të K.F. Ferizaj për angazhimin e tyre dhe arritjen e synimit për qëndrim ne superligën e Kosovës.

Falënderim për një bashkëpunim, të deri-sotëm, duke i dëshiruar suksese të gjithmbarshme e suksese të reja K.F. Ferizaj.

Nga B.Sokoli.

Ajri i Pejës për bukuroshen Arta Nitaj, Sokoli vjen me deklaratë epike

Periskopi.com Showbiz

Majlinda Kelmendi ka arritur ta fitojë medaljen e parë në Lojërat Evropiane “Minsk 2019”.

Xhudistja pejane arriti që me shumë sukses të shtunën ta fitojë medaljen e artë në kategorinë deri në 52 kilogramë, raporton Zëri.info.

Fjalë të mëdha për Majlindën ka edhe trajneri Bylbyl Sokoli.

“Afirmim më të madh Kosovës nuk i ka bërë askush më shumë se sa Majlinda Kelmendi dhe trajneri i saj Driton Kuka”, tha fillimisht Sokoli në “Dueli Sportiv”.

Image

Në mes të tjerash, moderatori i emisionit e pyeti Sokolin nëse ajri i Pejës i ka ndihmuar Majlindës që të vazhdojë me suksese, përcjell Zëri.info.

Ndërkaq, Sokoli iu përgjigj me ironi:

“Shembull më i mirë i kësaj është Arta (Nitaj)”.

Tahir Batatina ‘sulmon’ Bylbyl Sokolin: I tregova se lider lind, nuk bëhesh

Periskopi.com Sporti

Llapi ka regjistruar fitoren e radhës, teksa ka mposhtur Ferizajn 2-0 në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’.

Triumfin e ka përjetuar edhe trajneri, Tahir Batatina, i cili ka thënë se me këtë fitore i ka treguar trajnerit rival, Bylbyl Sokolit se lider lind, nuk bëhesh.

“Isha i vëmendshëm dhe i kujdesshëm në këtë ndeshje. Fitorja e kishte vlerën e vet të madhe, duke e ditur se përballë kishim një skuadër që lufton për mbijetesë”.

“Por, vlera e fitores ishte edhe për t’i treguar Bylbyl Sokolit se lider lind dhe nuk bëhesh. Këtë e dëshmova ku pas gjashtë ndeshjeve kundër tij, i kam fituar të gjitha”.

Ai ka goditur edhe disa donatorë që u larguan nga klubi kur Llapi kishte më së shumti nevojë.

“Kjo fitore shkon për ata donatorë që nuk i besuan projektit tim, por ranë në grackë dhe u larguan. E di se shumë prej tyre sot ndihen keq edhe nuk kanë fjalë për të thënë”.

“Natyrisht, fitorja shkon për kryetarin, drejtorët në diasporë dhe aksionarin që po më përkrah. Dua të them se i gjithë qyteti u ngrit në këmbë për të na mbështetur dhe ne do të luftojmë deri në ndeshjen e fundit për të dalë në Evropë”, ka thënë Batatina për Supersport.

Llapi pas kësaj fitore ndodhet në pozitën e dytë, por Feronikeli dhe Prishtina kanë një ndeshje më pak

Zyrtare: Këndellet Ferizaji, e merr ‘Profen’ në stol dhe transferon yllin e Ballkanit

Periskopi.com Sporti

Ferizaji ishte në krizë të madhe, para se kryetar i klubit të bëhej Mustaf Grainca, njëkohësisht zëvëndëministër në Ministrinë e Financave, që udhëhiqet nga Bedri Hamza. 

Grainca menjëherë ka filluar gjuetinë dhe kësisoji ka zyrtarizuar trajnerin e ri të klubi. Bylbyl Sokoli ka marrë përgjegjësinë që ta drejtoj Ferizajin për stinorin pranveror, pas largimit të Afrim Toverlanit, përcjell Periskopi.

Përpos trajnerit, ‘Ujqërit’ kanë transferuar edhe ish futbollistin e Ballkanit, Durim Gashi, i cili ditë më parë kishte njoftuar largimin nga Theranda.

Por këto nuk do të jenë lëvizjet e vetme, pasi në të ardhmen pritet të ketë edhe shumë transferime të tjera.

Ferizaj e nisë sezonin pranveror në vendin e parafundit me vetëm 15 pikë të tubuara. /Periskopi