​Një i burgosur ikë nga burgu i Dubravës

Periskopi.com Lajme

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 23:00, i burgosuri H.T është larguar nga pavijoni gjysmë i hapur i Qendrës Korrektuese në Dubravë.

Sipas shërbimit korrektues, H.T , ishte i dënuar me një vit burgim për veprën penale vjedhje e rëndë.

“Për rastin është njoftuar edhe policia”, thuhet në njoftim.

Bie për 100 numri i të burgosurve, të arrestuarit s’janë testuar për koronavirus

Periskopi.com Lajme

Rreth 1400 zyrtarë korrektues do të përfitojnë nga Pako Emergjente Fiskale. Këtë e ka bëtë të ditur Rasim Selmani, zëvendësdrejtor në Shërbimin Korrektues, theksoi se është mirë që në këtë pako janë të përfshirë një numër i konsiderueshëm i zyrtarëve korrektues.

“Në fakt është përfshi Shërbimi Korrektues në këtë pakon emergjente. Janë zyrtarët korrektues të cilët janë përfshi e që numri i tyre është rreth 1400 e që është përfshi në këtë pakon e qeverisë tash me vendimin e fundit të Qeverisë. Rreth 1400 zyrtarë korrektues do të përfitojnë prej kësaj pakoje”, tregoi Selmani.

Qeveria në detyrë e Kosovë, ditë më parë për shkak të përhapjes së Coronavirusit, kishte marrë vendim t’iu dalë në ndihmë me mjete financiare institucioneve, bizneseve e qytetarëve të kategorive të ndryshme.

Pandemia e Coronavirusit, ka ndikuar që të bije edhe numri i të burgosurve e të ketë ndërprerje të paraburgimit.

Sipas Selmanit, numri ka rënë për 100 të burgosur më pak, prej fillimit të shfaqjes së kësaj pandemie në Kosovë.

“Numri ka rënë diku për 100 të burgosur ne kemi më pak prej fillimit të kësaj pandemie. Ka pasur ndërprerje të paraburgimit ka pasur lirime të të burgosurve edhe numri i të ardhurve është  i vogël në krahasim me ato që janë liruar, kështu që është një numër prej 100 të burgosurve më pak në institucionet korrektuese”, theksoi ai.

Slemani tregoi se vetëm për një ditë numri total i të burgosurve arrin në 1 661 në të gjitha institucionet korrektuese.

“Vetëm të paraburgosur kemi rreth 434. Po numri total i të burgosurve është 1 661 të burgosur në të gjitha institucionet korrektuese”, u shpreh Selmani për EO.

Selmani tutje tha se personat që janë burgosur në kohë pandemie, nuk janë testuar përderisa nuk kanë pasur simptome.

“Përderisa, nuk kemi indikacione, nuk është e nevojshme të testohen së paku kështu janë rekomandimet prej sistemit shëndetësor. Derisa, nuk ka simptome, nuk ka ndonjë indikacion, kjo gjendje do të vazhdojë kështu”.

Shërbimi Korrektues i Kosovës për shkak të parandalimit të përhapjes së Coronavirusit me vendim të Qeverisë së Kosovës kishte njoftuar se të gjitha vizitat familjare nëpër të gjitha institucionet korrektuese dhe ato të paraburgimit do të ndërpriten.

Mirëpo, ShKK-ja ua ka mundësuar të burgosurve telefonata më të shpeshta ma familjarë me komunikim virtual përmes SKYPE.

Në lidhje me këtë, Selmani thotë se ky lloj komunikimi është duke vazhduar dhe është lehtësim edhe për të burgosurit, pasi mund të flasin dhe t’i shohin familjarët e tyre.

“Komunikimi është duke vazhduar  edhe është jashtëzakonisht mirë, është një lehtësim i madh për të burgosurit të cilët kanë mundësi edhe të flasin me familjarët edhe t’i shohin edhe të kenë d.m.th një mundësi derisa ekziston kjo gjendje”.

Arrestohen dy të miturit që ikën mbrëmë nga burgu i Lipjanit

Periskopi.com Lajme

Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka njoftuar se dy të miturit e ikur mbrëmë nga Qendra Edukative në Lipjan janë arrestuar sot gjatë ditës.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se sot gjatë ditës, të miturit me masë edukative, A. R dhe B. T, të cilët mbrëmë ishin larguar nga Qendra Edukuese Korrektuese Lipjan (tipi hapur), janë arrestuar nga policia”, thuhet në kumtesë.

“A. R , kishte të shqiptuar masën edukative, një vit e gjashtë muaj për veprën penale; vjedhje e rëndë, ndërsa B.T, kishte të shqiptuar masën edukative një vit për veprën penale; lëndim i lehtë trupor”

Të njëjtit pas arrestimit nga policia e Kosovës janë dorëzuar tek autoritetet e SHKK-së në QEKL për të vazhduar masën edukative.

“Sipas Planit Operativ “Corona Virus”, të njëjtit fillimisht do t`i nënshtrohen kontrolleve mjekësore, pastaj fazës katërmbëdhjetë ditore të karantimit, për të vazhduar tutje me vendosjen e rregullt”.

 

Xhabir Zharkut i vdes nëna, mund të lirohet për një ditë nga burgu

Periskopi.com Lajme

Ish-kryetari i komunës së Kaçanikut, Xhabir Zharku mund të lirohet për një ditë nga burgu.

Kjo për shkak se nëna e tij, Naile Zhkarku ka ndërruar jetë në Suedi.

Zharku ishte arrestuar në fund të vitit të kaluar nga Departamenti për Krime Ekonomike pas akuzave për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Ndryshe, Policia e Kosovës sot bastisi shtëpinë e tij, ku djalit të tij i gjetën armë dhe municion.

Sipas policisë, gjatë kontrollit në shtëpinë e njëjtë janë konfiskuar edhe disa pajisje elektronike si telefona, IPAD dhe DVR dhe të tjera./Indeksonline/

Tërmkolli – Haxhiut: Kush je ti ta çosh Ramushin në burg?

Periskopi.com Lajme

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës dhe anëtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli i ka thënë deputetes së zgjedhur nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiut, se kush je ti ta çosh në burg kryeministrin në detyrë, Ramush Haradinajn?

Deputetja Haxhiu  premtoi të dërgojë në burg disa figura politike nëse bëhet ministre e drejtësisë, e në mesin e tyre edhe kryeministrin në detyrë, Ramush Haradinajn.

“E keni dëgjuar mbrëmë Albulena Haxhiun, është niveli më i lartë i një absurditeti. Një politikan që duket sikur do të dalë nga studio ta çojë Ramushin në burg… Kush je ti? Kjo nuk është detyrë e politikanit, ta burgosë dikë”, është shprehur Tërmkolli në Pressing.

Tutje, Tërmkolli tha se Vetëvendosje nuk është fituese absolute e zgjedhjeve dhe nuk duhet të sillet si e tillë me LDK’në.

“Vetëvendosja nuk është fituese absolute që t’i qaset LDK’së si e tillë. Është fituese e zgjedhjeve por jo t’i qaset LDK’së si fituese absolute e zgjedhjeve”, ka thënë Tërmkolli.

E për situatën aktuale mes LDK’së dhe VV’së, Tërmkolli tha se është bërë pazar.

“Këtu më s’kemi të bëjmë me interesa politike të shtetit, këtu është bërë pazar”, shtoi Tërmkolli.

 

Burdushi lirohet nga burgu

Periskopi.com Lajme

Është liruar nga burgu i ashtuquajturi mjek popullor, Hysri Peqani  i njohur si ‘Burdushi’.

I ashtuquajturi mjek popullor, Hysri Peqani  i njohur si ‘Burdushi’, është liruar nga burgu.

Këtë e ka bërë të ditur vet avokati i tij, Asdren Hoxha, përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook.

Theksojmë se, një vendim i Gjykatës së Prizrenit me 8 nëntor të 2019-ës e kishte gjetur fajtor për mashtrim “Burdushin”.

Ai u dënua me 1 vit burgim dhe gjobë në shumën prej 5 mijë euro, të njëjtit gjithashtu me vendimin e asaj kohe të Gjykatës i ishte ndaluar ushtrimi i profesionit në kohëzgjatje prej 3 vitesh.

Gjykata e Apelit e kishte kthyer në rigjykim rastin e ‘Burdushit’ pasi që Gjykata e Prizrenit e kishte shpallur fajtor në nëntor të vitit 2018 dhe e kishte dënuar me 1 vit burgim efektiv dhe gjobë 1,500 euro.

Familjarët e Nezir Mehmetajt flasin për gjendjen e tij në burgun serb

Periskopi.com Lajme

Kosovari Nezir Mehmetaj ka disa ditë që po qëndron në Serbi, padyshim pa dëshirën e tij.

Mehmetaj i cili u detyrua të shkojë në Serbi për shkak të gjendjes shëndetësore të babait, u ndalua në pikën kufitare teksa po kthehej për në Kosovë.

Edhe pse kur hyri iu dhanë dokumentet që i mundësonin kthimin, Nezir Mehmetaj u morë nga autoritete serbe.

Madje atij iu shqiptua edhe masa e paraburgimit prej 30 ditësh. Pavarësisht reagimit të autoriteteve kosovare dhe kërkesës së tyre për kthim të tij në Kosovë, një gjë e tillë nuk u bë.

Lidhur me gjithë këtë, Indeksonline ka kontaktuar vëllain e tij, Valon Mehmetaj.

Ai deklaroi se tashmë familjarët kanë vizituar atë në Serbi dhe se gjendja e tij fizike është e qëndrueshme.

Sipas vëllait të tij, Nezir Mehmetajt i janë caktuar tre avokatë, por të cilët që në fillim kanë kërkuar 10 mijë euro, shifër kjo shumë e lartë dhe e paarritshme që të mbulohet nga ta.

Vizita tek Neziri është realizu, gjendja e tij shëndetësore është e mirë nuk ka ndonjë ankesë sa i përket sjelljes përbrenda, por që duhet me pas mbështetje nga institucionet tona domethënë me bë diçka për lirimin e tij për shkak se mos me mbajtë më gjatë se sa është paraparë, për shkak se po e paramendojmë se çka mundet me ndodhë aty brenda”, tha vëllai i Nezir Mehmetajt.

Madje ai theksoi se Nezirit Mehmetajt i është bërë presion psiqik gjatë intervistimit dhe se ai po mbahet në Qendrën e Mbajtjes në Beograd, e cila funksionin në kuadër të Gjykatës Speciale.

“Jo, janë mundu me marrë në pyetje e kanë marrë në pyetje realisht nuk e kanë mbajtë gjatë në intervistë, por forma e intervistës paraprake ka qenë më shumë presion psiqik se fizik.

I ka tre avokatë, dy janë boshnjak një serb janë me seli atje në Serbi,  në Beograd. Neziri është në Qendrën e Mbajtjes në kuadër të objektit të Gjykatës Speciale. Ka qenë gruaja, ne meshkujt s’mundemi me qenë atje për shkak të rrezikshmërisë që e kemi por është shku edhe një i afërm , gruaja dhe vajza. Por brenda është leju me hy vetëm gruaja. Mesa kam informacione gruaja është lejuar vetëm 20 minuta të qëndrojë”, tha ai.

Valon Mehmetaj ka apeluar tek autoritetet kosovare që t’u gjinden në këtë situatë shumë të vështirë për Nezir Mehmetajn, por edhe për gjithë familjarët në përgjithësi.

“Avokatët i kanë kërku 10 mijë euro për fillim, por kjo kërkesë nuk është përfundimtare varet tash faza e parë, e dyta e qysh i kanë ata.E pasi nuk është çështja private apo akuza private diçka atëherë bëjmë apel që të kemi përkrahje  e  mbrojtje.Neve na vie keq si familje, por nuk kemi mundësi me dhënë kaq shumë parë është shifër shumë e madhe”, përfundoi ai.

Shpesh herë autoritetet serbe kanë provokuar kosovarët duke i ndaluar nëpër pikat kufitare, e rasti i fundit që ndodhi ishte ky i Nezir Mehmetajt.

 

 

Krasniqi: S’di qysh do të ndihej Astriti po ta dinte që sot në emër të tij po flet Haki Abazi

Periskopi.com Lajme

Frashër Krasniqi nga Partia Social Demokrate ka kujtuar herën e fundit kur ishin parë në sallën e gjyqit me Astrit Deharin.

Ai ka thënë se nuk e di si do të reagone Dehari kur të kuptont se shokët e tij ia shpallën vrasës dhe se tash Haki Abazit po i del rendi të flasë në emër të tij.

Ja reagimi i plotë:

Plot entuziazëm qëndrese shprehte fytyra e Astritit, kur e pamë për herë të fundit në sallën e gjyqit që na u montua.

Për mua, Adean, Atdheun dhe Egzonin do të mbetet përherë në kujtesë përshëndetja e fundit me të. Do të na shërbente gjatë si burim qëndrese në ato kohë jo të lehta.

S’di çka do të thoshte sot Astriti po të dëgjonte që shokët ia shpallën vrasës.

S’di qysh do të ndihej po ta dinte që sot në emër të tij po flet Haki Abazi që atëbotë s’la gjë pa thënë për të e për ne.

S’di si do t’i përgjigjej heshtjes poshtëruese të aktivistëve të VV-së të cilëve Haki Abazi po ua përcakton tregimin mbi vdekjen e Astritit.

S’di sa do të dëshpërohej kur Isën e Skender Hysenin i falën pa u kërkuar as më të voglin sqarim.

Po them që s’di si do të ndihej ai, sepse unë kurrë nuk do te flas në emër të tij. Me asnjë çmim e për kurrëfarë qëllimi nuk do ta përdori Astritin. Sepse jam thellësisht i neveritur nga përdorimi që po i bëhet prej atyre që as dy orë të jetës s’i kanë ndarë me të.

As s’e kanë dashur Astritin. As nuk e duan drejtësinë për të.

Instrumentalizim i turpshëm politik./PERISKOPI/

 

Mbeten në burg nëntë të arrestuarit pas tërmetit në Shqipëri

Periskopi.com Lajme

Janë lënë në burg 9 të arrestuarit në Durrës pas tërmetit të 26 nëntorit, pasi dyshohet të jenë përgjegjës të pasojave të tmerrshme me 51 jetë të humbura dhe shkatërrime të mëdha.

Gjykata e Durrësit vendosi arrest me burg për 5 zyrtarë dhe 4 pronarë. Arrest me burg për Arben Isaku, ish-drejtor i ALUIZNI në Durrës, Ahmet Doda, drejtor i Kavalishencës në Durrës, Klajdi Lame, inspektor në Inspektoratin Ndërtimor Urbanistik Durrës, Albrend Qetka specialisti verifikimit në terren pranë ALUIZNI-it,  Kujtim Hasa, shef i shërbimeve në Kavalishencë, Rruzhdi Xheka, pronar i ‘Hotel Mira Mare’ dhe Avdulla Osmani, pronari  i hotel ‘Tropikal’.

Po ashtu arrest me burg është caktuar edhe për Defrim Celami, 44 vjeç, në cilësinë e specialistit që ka përpiluar aktin e ekspertimit teknik në objektin 6- katësh, në lagjen Nr. 6, rruga “Shoqëria Bashkimi”, ku humbën jetën dy shtetase dhe Nevjana Isufi (45), e cila me studion e saj private hartonte projekte fiktive, e dyshuar si autore e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”./tch

Ja si reaguan të burgosurit dhe autoritetet teksa qelitë lëkundeshin nga tërmeti

Periskopi.com Lajme

Për banorët e Shqipërisë që jetojnë afër epiqendrës së tërmetit të 26 nëntorit, momentet e lëkundjeve të tokës ishin të vështira për tu menaxhuar, ndërkohë që të gjithë nxituan të dilnin nga banesat gjatë dhe pasi lëkundjet përfunduan.

Por ndonëse qytetarët e zakonshëm e kishin mundësinë të hapnin dyert dhe të largoheshin në vend të hapur, për personat që vuajnë dënimet në burgje, leja duhej të jepej nga autoritetet.

Gazetarja e Top Channel,  ishte sot në burgun e Shënkollit, në Lezhë, ku ndër të tjera raportoi edhe se si autoritetet e këtij institucioni kishin reaguar menjëherë pas lëkundjeve të forta.

“Trupa policore e shërbimit ka hapur dyert e qelive dhe ka lëvizur të gjithë të dënuarit dhe të paraburgosurit në fushat e ajrimit”, tregoi për Top Channel Gjovalin Tuci, efektiv në burgun e Shënkollit.

Ai theksoi se kjo është një procedurë që zbatohet në raste të tilla, duke përforcuar njëkohësisht edhe perimetrin e sigurisë.

Aktualisht, në burgun e Shënkollit qelitë nuk mbyllen me kyç për të bërë të mundur daljen e të dënuarve në rast se ka sërish lëkundje të tokës.

 

E dhunoi 15-vjeçaren para 17 viteve në Vushtrri , dënohet me 1 vit burg me kusht

Periskopi.com Uncategorized

Gjykata Themelore e Mitrovicës me 21 gusht të këtij viti ka nxjerrë një aktgjykim për një rast dhunimi të ndodhur më 27 maj të 2002-ës, ku ka dënuar me 1 vjet burgim me kusht, të akuzuarin e këtij rasti.

Një vajzë e mitur 15 vjeçare nga Vushtrria gjashtë ditë pasi ka ndodhur rasti ka deklaruar në polici se është detyruar me forcë të kryejë marrëdhënie seksuale.

Në deklaratën e saj e mitura ka thënë se N.I i me brisk në dorë e ka kërcënuar të miturën se nëse nuk shkon do ta presë.

Ai më pas e ka detyruar të bëjë marrëdhënie seksuale duke i thënë se “më mirë të bësh marrëdhënie me mua sesa me të gjithë këta të tjerët” duke aluduar edhe në katër shokë të tjerë me të cilit ishte bashkë. E mitura më pas është detyruar të bëjë marrëdhënie seksuale edhe me dy persona të tjerë nën kërcënimin e thikës.

Ngjarja ka ndodhur në një shtëpi të harruar në Vushtrri.

Gjykata për Krimet të Rënda në Mitrovicë pas shqyrtimit të deklaratës së të miturës pasi ka bërë ekzaminimin e Institutit të Mjekisë Ligjore, foto dokumentacionin si dhe ka dëgjuar dëshmitarët L.R dhe B.M, ka marrë vendim që të akuzuarit F.M dhe F.F të shpallen fajtor për kryerjen e veprës penale “Marrëdhënie seksuale me Dhunë” duke u bazuar në nenin 74 të Ligjit të Provincës së Kosovës, ligjet e UNMIK-ut, duke e dënuar me një vit burgim me kusht nëse vepra e njëjtë përsëritet në afat prej dy viteve.

Për këtë aktgjykim, nuk është ankuar e dëmtuara, por avokati i të akuzuarit F.M me arsyetimin se ka pasur shkelje të dispozitave të procedurës penale dhe konstatim i gabuar i gjendjes faktike, duke kërkuar që rasti të rikthehet në rigjykim.

Gjykata e Apelit e ka hedhur poshtë këtë ankesë dhe ka konstatuar se vendimi i Gjykatës Themelore ishte i drejtë dhe e ka arsyetuar formën lehtësuese që ka marrë Gjykata e Shkallës së Parë se të akuzuarit ishin shumë të rinj kur e kryen veprën penale ndërsa tani janë martuar kanë fëmijë dhe janë të punësuar dhe të dobishëm për shoqërinë dhe nuk kanë kryer më asnjë vepër penale. Gjykata e Apelit ka vlerësuar se dënimi i shqiptuar ndaj të akuzuarve nga ana e Gjykatës së shkallës së parë është në harmoni me intensitetin e rrezikshmërisë shoqërore të veprës penale dhe shkallës së përgjegjësisë penale.

Nga neni 74, pika 1 dhe 2 nga e drejta penale e Provincës së Kosovës thuhet:

(1) Kushdo që e detyron në marrëdhënie seksuale një person femër me të cilin nuk jeton në bashkësi martese, me forcë ose me kërcënim për të sulmuar drejtpërdrejt jetën ose trupin e saj, ose jetën ose trupin e një personi afër saj, do të dënohet me një deri në dhjetë vjet burgim.

(2) Nëse vepra nga paragrafi 1 i këtij neni ka rezultuar me dëmtim të rëndë trupor ose vdekje të femrës ose nëse vepra është kryer nga disa persona ose në një mënyrë veçanërisht mizore ose poshtëruese, kryesi dënohet me të paktën tre vjet burgim.

 

Burgu i Sigurisë së Lartë, edhe disa qendra korrektuese, pa drejtor tash e sa vite

Periskopi.com Lajme

Ka më shumë se dy vjet që Burgu i Sigurisë së Lartë (BSL) në Dyz të Podujevës është pa drejtor. Ky burg ka kohë që ka mbetur në duar të ushtruesve të detyrës, të cilët madje ndërrohen kohë pas kohe.

Deri në mars të vitit të kaluar Ushtrues Detyrë në këtë burg ishte Ilir Kelmendi, kurse pas dërgimit të tij në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve të Kosovës, në pozitën e tij, ushtrues detyre në Burgun e Sigurisë së Lartë në Podujevë është caktuar Burim Buleshkaj.

Drejtoria e Shërbimit Korrektues të Kosovës (ShKK), arsyetohet se kjo po ndodh për shkak se drejtori i këtij burgu kishte kaluar në ushtrues detyre të Zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm në ShKK.

“Ju njoftoj se aktualisht në Burgun e Sigurisë së Lartë pozita e Drejtorit është e mbuluar me Ushtrues Detyre, pasi që Drejtori është caktuar me Vendim të Ministrit të Drejtësisë, Ushtrues Detyre i Zëvendësdrejtorit të Drejtorit të Përgjithshëm të SHKK-së”.

Por, jo vetëm Burgu i Sigurisë së Lartë ka mbetur pa drejtor. Sipas zyrtarit për media në ShKK, Florent Gashi pa drejtor janë edhe disa Qendra Korrektuese dhe vet Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve të Kosovës është me ushtrues detyre.

Krejt kjo sipas tij, po ndodh për shkak të procedurave, pasi Ministria e Drejtësisë duhet të hap konkurs për këto pozita.

“Arsyeja e mosplotësimit të pozitave të lira për pozitat; Zëvendësdrejtor i Drejtorit të Përgjithshëm, Drejtor dhe Zëvendësdrejtor në Institucionet Korrektuese, është edhe procedura e zgjedhjes për këto pozita, pasi që neni 17 i Ligjit për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale parasheh që drejtorët e institucioneve korrektuese emërohen me konkurs të hapur nga Ministria e Drejtësisë në pajtim me dispozitat për emërimin në pozitat e larta drejtuese në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës”, ka bërë të ditur Gashi.

Ai, ka thënë se edhe Ministria e Administratës Publike (MAP) ka dhënë opinionin e saj se këto pozita nuk mund të rekrutohen sipas procedurave të emërimit për pozitat e larta drejtuese në Shërbimin Civil.

“Me aprovimin e Ligjit të Ekzekutimeve Penale, i cili është në Parlament, do të qartësohen procedurat e zgjedhjes së drejtoreve dhe zëvendësdrejtorëve në institucione korrektuese. Konkursi për Zëvendësdrejtor të Përgjithshëm për Siguri dhe Zëvendësdrejtor të Përgjithshëm për Administratë është publikuar nga Ministria e Administratës Publike më 18.07.2019, aktualisht ne nuk jemi në dijeni se deri ku kanë shkuar këto procedurat”, ka thënë Gashi.

Në anën tjetër zyrtarë të Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), të cilët monitorojnë punën e ShKK-së, thonë se ky institucion ka lënë pa drejtor shumë burgje.

Alban Muriqi nga QKRMT thotë se përveç Burgut të Sigurisë së Lartë (BSL), edhe në Burgun e Dubravës është e njëjta gjendje, pasi që edhe aty në pozitën e drejtorit është vetëm ushtruesi i detyrës.

“Deri para pak ditësh nuk ka pas drejtor të emëruar as në Burgun e Dubravës dhe se tani përsëri ka vetëm ushtrues detyre në këtë pozitë”, është shprehur Muriqi.

Kjo dukuri viteve të fundit po ndodh shpesh. Ai madje thotë se problem tjetër është edhe fakti që Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK) nuk i publikon emërimet e ndryshimet të cilat janë shumë të shpeshta.

“Një tjetër problem mbetet fakti se ShKK nuk i publikon këto emërime e ndryshime shumë të shpeshta, prandaj edhe për ne, edhe pse jemi bukur shpesh nëpër vizita nuk i dijmë këto ndryshime”, ka përfunduar Alban Muriqi.

Ndryshe, Buleshkaj që nga janari i vitit 2016 ka mbajtur pozitën e Ushtruesit të Detyrës së Drejtorit për operativ në kuadër të Shërbimit Korrektues të Kosovës (ShKK), kurse tani ushtron detyrën e Drejtorit të Burgut të Sigurisë së Lartë, I cili gjendet në Dyz të Podujevës. Drejtori i fundit në këtë burg ishte Rasim Selmani, i cili tash ka kaluar në drejtorinë qendrore të burgjeve. Selmani kishte konkurruar edhe për pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të ShKK, pozitë në të cilën në prill të vitit 2018 u përzgjodh Nehat Thaci.

 

​Lirohet nga burgu ish-Presidenti

Periskopi.com Lajme

Ish-Presidenti i Brazilit, Luiz Inácio Lula da Silva është liruar nga burgu.

Një gjykatës urdhëroi lirimin e tij pasi Gjykata Supreme vendosi që kriminelët e dënuar të shkonin në burg vetëm nëse i kanë thyer opsionet e apelimit.

Ai u prit nga mbështetësit jashtë burgut në qytetin Curitiba, ku u mbajt për një vit e gjysmë, i akuzuar për korrupsion.

Ish-presidenti drejtoi Brazilin midis viteve 2003 dhe 2010 dhe mbetet popullor.

Ai ishte i preferuari për të fituar zgjedhjet presidenciale e vitit të kaluar, por u burgos pasi u përfshi në një skandal të madh korrupsioni. Gara u fitua nga kandidati i ekstremit të djathtë Jair Bolsonaro.

Avni Dehari tregon se si u vra dhe u zhduk gjyshi i Astritit në burg

Periskopi.com Lajme

Babai i Astrit Deharit, Avni Dehari ka rrëfyer se si babi i tij ishte zhdukur në burg kur ai ishte vetëm 2 vjeçar.

Ai ka rrëfyer një ngjarje tragjike se si pushteti i atëhershëm ia burgosi babain i cili nuk u kthye më asnjëherë i gjallë.

“Dy vjet kur i kam pasur si fëmijë babin tim e kanë arrestuar dhe nuk e dimë më çfarë ka ndodhur me të”, tregon Dehari, shkruan InFokus.

Unë jam rrit pa babë, vëllau im ka lindur 6 muaj pasi është mbyllur babai në burg” rrëfen Dehari.

Kujtojmë se të njëjtin fat si të gjyshit të tij e kishte edhe Astrit Deharit i cilu u arrestua nën akuzën për terrorizëm dhe më pas vdiq në burg – nën rrethana ende shumë të paqarta

 

Të infektuar edhe me AIDS e hepatit, detaje rrëqethëse mbi burgun ku po mbahen mijëra “xhihadistë të ISIS-it”

Periskopi.com Lajme

Pas derës së çelikut, qelia është e mbushur me të burgosur në xhupa portokalli të shtrirë “kokë më këmbë”, që mbulojnë çdo pëllëmbë të hapësirës në dysheme.

Një ekipi të AFP-së iu dha qasje e rrallë në një nga objektet e mbushur me njerëz në verilindje të Sirisë, ku forcat kurde po mbajnë të dyshuarit e grupit të Shtetit Islamik (ISIS)

Ndërsa një ofensivë turke e nisur kundër forcave kurde në fillim të këtij muaji ka krijuar kaos në zonë, sa të forta do të jenë dyert e tilla është një pyetje që e mban botën në ankth.

Burrat u futën në burgje të fortifikuara siç është ai në Hasakeh nga dhjetëra vende që nuk i duan ata të lirë – por nuk duan as t’i kthehen në vendet e tyre, shkruan DailyMail, përcjell Telegrafi.

Me 5000 të burgosur – sirianë, irakianë, por edhe britanikë, francezë, gjermanë dhe jo vetëm – burgu është i stërmbushur nga ish luftëtarë xhihadistë ndërkombëtarë të ISIS-it.

Grupi akuzohet se ka kryer mizori të gjera në territorin që dikur kontrollohej në Irak dhe Siri, përfshirë ekzekutime masive, përdhunime, skllavërime dhe tortura, shumica të cilat u filmuan për propagandë.

“Dua të largohem nga burgu dhe të kthehem në shtëpi te familja ime”, thotë Aseel Mathan, 22 vjeç.

Një djalë i ri u largua nga Uellsi i tij i lindjes kur ishte ende 17 vjeç, për t’u bashkuar me vëllain e tij në Mosul, qyteti verior i Irakut, ku lindi “Kalifati”.

Kur vëllai i tij u vra, ai u zhvendos përtej kufirit sirian në Raqa, qendra tjetër kryesore e Shtetit Islamik.

“Unë dua të kthehem në Britani”, tha Mathan, duke shtuar se ai dëshironte të mos i ishte përgjigjur thirrjes të lëshuar në 2014 nga Abu Bakr al-Baghdadi, i cili sipas SHBA-së u vra disa orë pasi uellsiani i ri foli për AFP.

Ndërkohë një djalë nëntë vjeçar nga Azia qendrore, me emrin Khaled, nxjerr kokën për të parë se kush mund të jetë vizitori, duke buzëqeshur me rojën që i kërkon të qetësojë shokët e tij të zjarrtë.

Por çfarë është gjithashtu shqetësuese, shkruan DailyMail, përcjell Telegrafi, është fakti se gati një e treta e popullsisë së burgut është e sëmurë dhe ka nevojë për trajtim për një larmi plagësh dhe gjendje që përfshijnë Hepatitin dhe SIDA-n.

Vetëm rreth 300 prej tyre mund të kalojnë natën në repartin mjekësor, mes tyre Aballah Nooman, një belg 24-vjeçar që heq bluzën e tij për të treguar një plagë të hapur.

“Organet e mia po derdhen”, thotë ai, duke sqaruar se ishte plagosur nga një shok xhihadist i cili aksidentalisht e qëlloi ndërsa po pastronte armën.

Disa nga të arrestuarit janë adoleshentë dhe asnjëri prej tyre nuk ka qenë nën diell as një herë në muaj apo më shumë.

Dyshekët e tyre mbivendosen për të mbuluar dyshemenë e ftohtë ndërsa një erë e keqe vjen nga reparti mjekësor aty pranë, ku vizitorëve u jepen maska kirurgjikale në derë.

Ata praktikisht nuk kanë njohuri për atë që po ndodh jashtë, ditët e tyre maten nga pesë lutjet e përditshme të myslimanëve.

Të burgosurit nuk kanë dëgjuar që të dielën, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi vdekjen e liderit të ISIS-it, Abu Bakr al-Bagdadi, në një sulm amerikan në veri-perëndim të Sirisë.

“Ata nuk kanë asnjë kontakt me botën e jashtme”, thotë guvernatori i burgut, i cili dha emrin e tij si Serhat dhe kërkoi që të mos tregohej vendndodhja e saktë e objektit.

Shumë prej të burgosurve atje janë të gjithë lëkurë dhe kocka. Ata më me fat kanë një shtrat për t’u shtrirë, por shumica e tyre vetëm ulen direkt në dysheme.

Klinika e burgut është po aq e mbushur me njerëz sa qelitë e tjera ndërkohë që një burrë i thinjur me patericë bën me përpikëri rrugën e tij nëpër turmën fantazmë.

Po sipas DailyMail, përcjell Telegrafi, gjendja e të plagosurve flet për intensitetin e luftimeve që çuan në humbjen e fundit territoriale të ISIS-it në duart e luftëtarëve të udhëhequr nga kurdët e Forcave Demokratike Siriane (SDF) të mbështetur nga SHBA.

Ai gjithashtu zbulon kushtet e rënda të përjetuara nga banorët e fundit të ‘Kalifatit’ të xhihadistëve kur bëri “qëndrimin e fundit” në rrethin Baghouz, 200 kilometra (125 milje) në jug.

Autoritetet kurde thonë se më shumë se 50 kombësi janë të përfaqësuar në burgjet e drejtuara nga kurdët ku mbahen tani më shumë se 12,000 të dyshuar për pjesëtarë të ISIS-it.

Jo të gjithë luftëtarët e ISIS-it u kapën nga forcat e koalicionit të udhëhequr nga Kurdët dhe SHBA në ditët e “vdekjes së Kalifatit” dhe grupi xhihadist ka vazhduar të sulmojë armiqtë e tij përmes qelizave klandestine që bredhin në rajon.

Ndonjë ditë, thotë guvernatori Serhat, xhihadistët e arratisur ‘vijnë pranë burgut dhe hapin zjarr, si një mënyrë për t’u thënë të burgosurve se ata janë akoma atje’.

Dhe çështja që është preokupim është fakti se nga Franca në Tunizi, shumë prej vendeve me origjinë të të burgosurve nuk kanë dëshirë t’i riatdhesojnë ata, nga frika e një reagimi publik në vendet e tyre.

Me mbështetjen e aleatit të tyre kryesor të SHBA-së më të paparashikueshëm se kurrë, dhe nën presionin e vazhdueshëm nga Turqia, administrata autonome e Kurdëve të Sirisë mezi mund ta mbrojë veten, e lëre të arrestojë të huaj.

Forcat kurde kanë paralajmëruar vazhdimisht se një “pushtim turk” – i cili u bë realitet në 9 tetor – mund të rezultojë në prishje masive të burgut që do të çlironin disa nga terroristët më fanatikë në botë në rajon, dhe më gjerë.

Në këtë drejtim, siipas një zyrtari të lartë amerikan, më shumë se 100 të tillë tanimë janë shpërthyer. Por askush nga ky burg nuk është larguar, thotë Serhat.

Prindërit e Astritit: Si na kërkonin neve deklaratë për vdekjen e djalit në burg, kur ne s’ishim aty

Periskopi.com Lajme

Prindërit e Astrit Deharit, Avni dhe Xhemile Dehari kanë thënë se ka qenë absurde kërkesa e organeve të drejtësisë që të marrin deklaratë prej tyre për vdekjen e djalit në burg, transmeton Periskopi.

‘’Sylë Hoxha s’ka desht me n’di për këtë unë. Ata e dijnë rastin më mirë se krejt. Qysh mund të japë unë deklratë, kur djali ju ka vdekë në burg’’, ka thënë Xhemilja.

Ndërsa Avni Dehari tha se iu kishte kërkuar që ta pranojnë me shkrim vetëvrasjen e Astritit.

‘’Ata kanë këkru që ne si prind të pranojmë me shkrim që Astriti ka bërë vetëvrasje. Ne s’kemi qenë në burg, ata kanë qenë. Ata është dashtë të na japin neve deklaratë’’/Periskopi/

 

 

 

Gruaja e Astrit Deharit tregon se cili ishte shqetësimi më i madh i tij sa po qëndronte në burg

Periskopi.com Lajme

Arta Dehari, gruaja e të ndjerit Astrit Dehari, sot në një konferencë, bashkë me familjen e tij ka folur për rastin sa ishte në burg bashkëshorti i saj, transmeton Periskopi.

Arta Dehari ka treguar se cili ishte shqetësimi më i madh i Astritit sapo qëndronte në qendrën e paraburgimit në Prizren.

‘’Shqetësimin e ka pasë tek Kumanova. Po më cojnë atje, të mo shkojnë nana  e babi atje, le të rrijnë këtu në Prishtinë. E ka përdor një kod, fletoja, që ka qenë kod për veturën. Shqetësimi e ka pasë atje, që po dojnë me transferu prej burgut të Prizrenit, në atë Kumanovës’’, ka thënë Arta.

Tutje ajo thekson se janë shqetësuar me publikimin nëpër media të pjesëve të ditarit të Astrit Deharit.

‘’Nuk e di kah po dalin shkrimet e ditarit të Astritit, kur ne se kemi pasë asnjë copëz të letrës. Është shqetësuse për neve si familje që po publikohet nga mediat’’/PERISKOPI/

? LIVE: Konferencë për rastin e Astrit Deharit

Posted by Periskopi on Friday, 18 October 2019

 

 

Publikohen shkrime nga ditari i Astrit Deharit kur po qëndronte në burg

Periskopi.com Lajme

Me 30 gusht të vitit 2016 ishte arrestuar Astrit Dehari, bashkë me katër aktivistë të tjerë të Lëvizjës Vetëvendosje nga një operacion të forcave speciale, pasi që dyshoheshin se kishin organizuar sulmin me granatë hedhës në Kuvendin e Kosovës.

Atij më pas i ishte caktuar masa e sigurisë, ndërsa ishte dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

E brenda këtyre mureve të rrethuara me gjemba njëzetegjashtë vjeçari, Astrit Dehari kishte edhe ditë të lumtura.

Dita e gjashtë e muajit nëntor të vitit 2016 ishte dita më e gëzuar e aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Deharit.

T7 e ka siguruar ditarin e të ndjerit Astrit Deharit.

Në këtë ditë ai mori lajmin më të mirë të jetës së tij, gruaja e tij Arta ia kumtoi lajmin se do bëheshin prindër.

E këtë ditë Astriti e kishte shënuar edhe në ditarin e tij.

“Sot pata në vizitë babën, Artën dhe Emrush Xhemajlin, vizita ishte e këndshme. Arta më gëzoi me një lajm, madje po frikësohem të gëzohem.   Është shiku te mjeku, është në javën 7-8 të shtatzanisë dhe frytit i janë dëgjuar të rrahurat e zemrës. Lajm i mirë për mua të gëzohem.

Arta dukej mirë dhe më tha se ka diçka të re.,sipas kësaj që po më thonë nuk po hetohemi për armë”

E gjatë kohës kur Dehari kalonte kohën brenda qelinë u kujdes të  mbante shënime nga përditshmëria e këtu nuk mungonin aktivitetet e Lëvizjes e të rejat e skenës politike.

“Sot pati pati zhvillime të reja. Kishim lajme që tregojnë ngjeshje të agjendës politike në Kuvend.

Kadri Veseli i parlajmëroi  dy gjëra, ai na tregoj se demarkacioni do të jetë shumë shpejt në rend dite. Madje tha se deri tash kjo çështje moti është dashur të mbyllet duke na fajësuar neve për mos miratim të deritashëm”.

Por, në ditarin e tij ai ishte kujdesur të shkruante edhe gjëra të tjera.

Madje, Astrit Dehari kishte përshkruar edhe dyshimin për hetimet rreth rastit që po akuzohej ai bashkë me katër aktivistë të Vetëvendosjes.

“Përshtypja ime se cfarë do të ndodhë këtyre ditëve

Duke pasur parasysh se kanë kaluar fix 44 ditë nga arrestimi besoj se policia e prokuroria kanë avancuar me hetime. Po ashtu besoj se janë duke nderuar raste dhe vetë mënyra të paraqitjes së rastit do të jetë e planifikuar.

Ditët e arrestimit tonë ishin spektakël, sipas asaj që na kanë treguar për diku 3 ditë kemi qenë top lajme si terroriste, janë ekspozuar armë gjatë konferencave”

Këto janë vetëm disa nga letrat që Astrit ka shkruar gjatë qëndrimit në qendrën e paraburgimit në Prizren.

Ndonëse ishte duke e pritur të bëhej baba, Astrit Dehari nuk e priti ditën të merrte në duar vajzën.

 

 

Përleshje në palestrën e një burgu në Shqipëri, gjashtë të lënduar, njëri në gjendje të rëndë

Periskopi.com Lajme

Një sherr masiv ka ndodhur mes të burgosurve në ambientet e palestrës së burgut të Rrogozhinës.

Në përplasje janë përfshirë 6 persona. Sherri ka nisur këtë pasdite dhe për pasojë disa prej të burgosurve janë lënduar rëndë.

Në gjendje më të rëndë ndodhet një i dënuar, mbiemri i të cilit është mësuar se është Bajrami. Të tjerët janë lënduar por pa pësuar dëme serioze, ndërsa i plagosuri  që ndodhet në gjendje më të komplikuar është larguar nga ambientet e burgut drejt spitalit te Traumës në Tiranë.

Sipas të dhënave të deritanishme rezulton se Bajrami është rrahur nga 5 personat e tjerë, të drejtuar nga i dënuari Endrit Goga.

 

Dënohet me dy vjet burg pasi i shkakton lëndime të rënda trupore viktimës

Periskopi.com Lajme

Gjykata Themelore në Pejë ka dënuar me dy vjet burgim të pandehurin F.Q., i cili në shkurt të këtij viti i kishte shkaktuar lëndim të rëndë trupor viktimës U.G.

Në një komunikatë për media, Departamenti për Krime të Rënda ka bërë të ditur se me këto veprime i pandehuri F.Q. ka kryer veprën penale lëndim i rëndë trupor.

“Me datë 09.02.2019, rreth orës 22:00 në Pejë, pikërisht në parkingun përballë një lokali, me mjet të rrezikshëm – boks të hekurit me pjesë të shtuar – thikë, i shkakton lëndim truporë të dëmtuarit U.G. që rezulton me shëmtim të përhershëm të tij, në atë mënyrë që përderisa i pandehuri po hynte në lokal, në mes të lokalit takohet me dëshmitarin E.N, ku ky i fundit  kërkon nga i pandehuri që të dalin jashtë për t’u sqaruar rreth një mosmarrëveshje te mëhershme  ne mes tyre, ata dalin në parkingun përballë lokalit në fjalë e pas një fjalosje të shkurtër në mes tyre, aty afrohet edhe i dëmtuari U.G dhe në bisedë e sipër me të pandehurin ky i fundit e nxjerrë nga xhepi  një boks të hekurit me pjesë të shtuar – thikë dhe e godet të dëmtuarin në anën e majtë të fytyrës duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Ndaj të pandehurit gjykata shqiptoj dënim me burgim në kohëzgjatje prej dy (2) vite të cilin dënim i pandehuri nuk do ta vuaj nëse në kohëzgjatje prej dy (2) vite nuk kryen vepër të re penale.

I pandehuri është obliguar që në emër të shpenzimeve të procedurës penale, gjykatës të ia paguaj shumën prej njëqind (100) €, në emër të shpenzimeve të paushallit gjyqësor shumën prej dyzet (40) €, si dhe në emër të kompensimit për viktimat e krimit shumën prej pesëdhjetë (50) euro.

I dëmtuari U.G për realizimin e kërkesës pasurore juridike është udhëzuar në kontest të rregullt civil”, thuhet në komunikatë.

Kundër këtij Aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.