Dortmundi kalon në fazën e eliminimit direkt si lider i Grupit F

Periskopi.com Sporti

Skuadra gjermane, Borussia Dortmund, ka bërë detyrën e saj në kuadër të fazës së grupeve, duke triumfuar në udhëtim karshi skuadrës ruse, Zenit, transmeton Periskopi.

Ndonëse u ndodhën në disavantazh, gjermanët arritën që ta rikthejnë rezultatin, kur fillimisht golin e barazimit e realizoi polaku, Piszczek, ndëra për 1:2 u përkujdes Witsel.

Me këtë fitore Dortmundi ekalon fazën e grupit si e para grupit F. /Periskopi

Penalltia e Lazios kundër Borussia Dortmund po konsiderohet si një nga vendimet më të këqija të arbitrimit në historinë e LK

Periskopi.com Sporti

Lazio u largua nga Ëestfalenstadion duke u ndjerë shumë me fat, pasi një penalltie tepër të dyshimtë që iu dha skuadrës italiane në barazimin e tyre me Borusia Dortmundin, në ndeshjen që u zhvillua në kuadër të fazës së grupeve të LK, përcjell Periskopi.

Ishte ish- sulmuesi i Dortmundit, Ciro Immobile ai që nuk gaboi në ekzekutimin e penalltisë, i cili ia dhuroi klubit të tij vendin e parë në grupin F.

 

Dortmundi gjendet aktualisht në vendin e parë me dhjetë pikë, Lazio të dytin në nëntë dhe vendin e tretë Club Bruges me shtatë.

 

 

Sikur Dortmundi ta kishte fituar ndeshjen e mbrëmshme, atëherë ata do të kishin qenë fitues të grupit./Periskopi

Dortmund me fat, mbyllë pjesën e parë me epërsi ndaj Lazios

Periskopi.com Sporti

Faza e grupeve në Ligën e Kamponëve, përkatësisht takimi kthyes në kuadër të kësaj gare po ballafaqon sonte skuadrën nga bundesliga gjermane, Borussia Dortmund, kundër asaj italiane, Lazio. Nen petkun e kësaj të fundit angazhohen edhe dy shqiptarët, gjegjësisht, gardiani i portës së Kombëtares shqiptare, Strakosha dhe bartësi i sulmit të Përfaqëueses së Kosovës, Vedat Muriqi, i cili nuk është sonte pjesë e formacionit startues, shkruan Periskopi.

Krejt në fund të pjesës së parë, ‘milionerët kanë realizuar golin e avantazhit autor i së cilës është portugezi, Guerreiro.

Kujtojmë se, Dortmundi dhe Lazios, të dyja janë duke e kërkuar një vend për vazhdim tutje në kompeticionin evropian.

Shihni golin. /Periskopi

Lazio-Dortmund, formacionet e mundshme

Periskopi.com Sporti

Lazio pret Borussia Dortmundin në Ligën e Kampionëve sot me fillim nga ora 21:00 në stadiumin “Stadio Olimpico”.

Kjo do jetë hera e parë që Lazio rikthehet në Ligën e Kampionëve që nga edicioni 2007/08 ndërsa Dortmundi paraqitet për të pestën herë radhazi në këtë kompeticion.

Tekniku i Lazios, Simone Inzaghi është në hall pasi disa nga lojtarët kryesorë si Senad Lulic, Stefan Radu dhe Andreas Pereira do të mungojnë sot ndaj Dortmundit, ndërsa Luiz Felipe dhe Baston janë në dyshim nëse do të mund të paraqiten.

Si duket Inzaghi do të vazhdojë sot me formacionin 3-5-2. Por mungesa e Radu, Felipes dhe Bastos do të thotë që tekniku do të ketë në formacion emrat si Patric, Francisco Acerbi dhe Wesley Hoedt edhe pse i riu Nicolo Armini po kërkon nga trajneri që të startoj. Ndërkaq, Thomas Strakosha do të startojë si portieri kryesor i ekipit. Sergej Milinkovic-Savic do jetë titullar i padiskutueshëm në mesfushë përkrah Lucas Leivas dhe Luis Albertos kurse sulmin do e udhëheq Immobile së bashku me Correan.

Ndërkaq edhe Dortmundi ka udhëtuar drejt Lazios me shumë mungesa duke filluar me Thorgan Hazard, Nico Schulz, Marcel Schmelzer, Dan-Axel Zagadou dhe së fundmi Manuel Akanji i cili mungon pasi ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Po ashtu mungon edhe mesfushori Emre Can pasi është i suspenduar për këtë duel. Mbrojtjen do e udhëheq Hummels krahas Delaney dhe Piszczek. 17 vjeçari Bellingham sipas gjitha gjasave do të startoj në mesfushë përkrah Witsel kurse sulmi sigurisht që nuk do të ndryshoj ku treshja Reus, Haaland dhe Sancho do mundohen ta udhëheqin Dortmundin drejt fitores.

Më poshtë janë të bashkangjitura formacionet e mundshme të dy skuadrave.

Lazio (3-5-2): Strakosha; Patric, Acerbi, Hoedt; Parolo, Milinkovic-Savic, Leiva, Alberto, Marusic; Immobile, Correa.

Dortmund (3-4-3): Burki; Piszczek, Hummels, Delaney; Meunier, Bellingham, Witsel, Guerreiro; Sancho, Reus; Haaland.

Nuk do ta besoni arsyen absurde pse nuk u transmetua ndeshje e Superkupës gjermane në Iran

Periskopi.com Sporti

Bayern Munich arriti të shtonte një tjetër trofe në koleksionin e tij, pasi mundi në finalen e SuperKupës së Gjermanisë Dotmundin 3-2. Një gol i vonë i Kimmich i dha bavarezëve tofeun e pestë këtë vit.

Por qytetarët e Iranit nuk kanë pasur mundësi ta ndjekin këtë ndeshje për një arsye absurde. Televizioni kombëtar iranian vendosi të mos e transmetonte takimin për shkak të gjyqtares së ndeshjes.

Federata gjermane e futbollit kishte caktuar arbitren femër, Bibiana Stenhaus për të vënë drejtësi në këtë ndeshje dhe kjo është arsyeja pse finalja nuk u transmetua në Iran.

Bayern Munichu mposht me shumë mund Borussia Dortmundin në Superkupën e Gjermanisë

Periskopi.com Sporti

Bayern Munich e ka mposhtur Borussia Dortmundin në ndeshjen e Superkupës së Gjermanisë me rezultat 3-2.

Ndeshja ishte e bukur me raste dhe gola, ku në fund bavarezët morën triumfin e radhës.

Fillimisht të dy skuadrat kishin raste, kur Marco Reus e Corentin Tolisso rrezikuan, por nuk qëlluan portë.

Francezi Tolisso nuk gaboi në tentimin e dytë dhe u gjend në vendin e duhur në kohën e duhur për të tundur rrjetën për 1-0 në minutën e 18-të të ndeshjes.

Bayern nuk u ndal dhe në minutën e 32-të e gjeti edhe golin e dytë. Alphonso Davies e gjen bukur në zonë me një harkim Thomas Muller i cili me kokë shënon për 2-0.

Nuk dorëzohet lehtë Dortmundi: Ngushton diferencën kundër Bayernit, asist nga Haaland

Periskopi.com Sporti

Borussia Dortmundi ka ngushtuar në 2-1 disavantazhin kundër Bayern Munichut, në Superkupën gjermane.

Julian Brandt ka realizuar pas asistimit nga Erling Haaland, teksa presingu i lartë në zonën bavareze në fund u shpërblye – minuta e 40-të.

Shikoni golin më poshtë. /Periskopi.com/

 

 

 

Sonte ndeshja e Superkupës gjermane, BVB – Bayern Munich: Formacionet zyrtare

Periskopi.com Sporti

Bayern Munich dhe Borussia Dortmund do të luajnë sot për trofeun e Superkupës së Gjermanisë.

Bavarezët që fituan të dy trofetë në vendin e tyre, do të luajnë ndaj milionerëve që mbetën pa trofe sezonin e shkuar.

Trajneri Hansi Flick ka zgjedhur të luajë me disa lojtarë që kanë pasur minuta më pak.

Augsburg shokon Dortmundin, verdhezinjtë humbin tre pikët

Periskopi.com Sporti

Klubi gjerman, Borussia Dortmund sot nuk pati performancë të mirë ndaj Augsburgut, ku këta të fundit fituan me rezultat 2:0, transmeton Periskopi.

Vendasit arritën ta shënonin golin e epërsisë në pjesën e parë të ndeshjes, ku për 1:0 shënoi gjermani, Felix Uduokhai. Për ta bërë rezultatin edhe më bindës në pjesën e dytë, për 2:0 rrjetën e gjeti, Caligiuri.

Dortmund humbi sot tri pikë shumë të rëndësishmë për ta vazhduar mbarë kampionatin. /Periskopi

Harta e lëvizjes së Erling Haaland nëpër fushë sot për Dortmundin është aq e keqe saqë vështirë të besohet

Periskopi.com Sporti

Sezoni në Bundesligë për Borussia Dortmundin përfundoi në mënyrë të tmerrshme.

Skuadra e Lucien Favre u demolua 4-0 nga Hoffenheimi në shtëpi, me ish-sulmuesin e Leicester Cityt, Andrej Kramaric që shënoi të katër golat brenda 50 minutave, transmeton Periskopi.

Dortmundi e mbylli sezonin në vendin e dytë prapa Bayern Munichut dhe ishte kualifikuar tashmë për në rundin tjetër të Champions Leagues.

Haaland in action

Por nuk mund ta arsyetojnë asesi paraqitjen e tmerrshme sot, me secilin lojtar me fanellë të verdhë që pati një makth të vërtetë.

Mirëpo, asnjëri nuk ishte më i dobët se sulmuesi sensacional, Erling Braut Haaland. Norvegjezi ishte anonim përgjatë tërë ndeshjes, teksa ka dhuruar një hartë qesharake të lëvizjes në proces.

Ai preku topin vetëm 18 herë gjatë tërë ndeshjes, duke dështuar të bënte ndonjë goditje drejt portës. Pavarësisht kësaj, ai qëndroi në fushë për 90 minuta.

Padyshim kjo ishte paraqitja e tij më e dobët prej kur iu bashkua Dortmundit në janar. /Periskopi.com/

Borussia Dortmund anulon udhëtimi në Azi – zëvendësohet me një turne virtual

Periskopi.com Sporti

Borussia Dortmund ka vendosur të anulojë turneun  në Azi për shkak të pandemisë, por drejtori i marketingut Carsten Cramer ka studiuar një mënyrë për t’i lejuar 30 fan klubet nëpër botë që të kenë një tur virtual.

Sipas Sport1, tifozët e klubit do të kenë mundësin të takohen virtualisht me lojtarët dhe të ndjekin një seancë stërvitore live.

Një mënyrë për t’i lejuar tifozët që të jenë afër verdhezinjve edhe teksa stërviten në Gjermani.

 

Dortmund pëson humbje në shtëpi, fitimi i kampionatit nga Bayern Munch ia ka ulur përqëndrimin

Periskopi.com Sporti

Fitimi i kampionatit nga Bayern Munchen ka ulur dhe përqëndrimin e Dortmundit.

Ekipi verdhezi mori një humbje të papritur në shtëpi me rezultatin 0-2 ndaj skuadrës së Mainz.

Dortmundi nuk arritën të shënon asnjë gol, pavarësisht se Haaland luajti nga minuta e parë. Miqtë shënuan me 19-vjeçarin Burkardt në minutën e 33′, ndërsa në pjesën e dytë ishte Mateta me penallti në të 49′.

 

Mainz në luftë për mbijetesë, shokon Dortmundin

Periskopi.com Sporti

Dortmundi është në kërkim të vendit të dytë, kjo pasi Bayerni është shpallur mbrëmë fitues i Bundesliges, përcjell Periskopi.

Kështu sonte Dortmundi është shokuar që në minutat e parë të pjesës së parë nga ekipi i Mainz, kjo pasi ata sapo kanë marrë golin e parë.

Goli është shënuar nga gjermani, Jonathan Burkardt.

Mbetet të shihet se si do të vijojë rezultati.

Shihni golin më poshtë. /Periskopi.com

 

Trajneri i Dortmundit lëndon veten duke festuar golin e fitores të Haalandit në minutën e 96-të

Periskopi.com Sporti

Erling Haaland ishte heroi i Borussia Dortmundit, e cila mbajti gjallë shpresat për titull në Bundesligë me një fitore 1-0 kundër Fortuna Dusseldorfit, të shtunën.

Sulmuesi 19-vjeçar u inkuadrua nga banka rezervë dhe shënoi në minutën e 95-të, me Dortmundin që mori tri pikë vitale, transmeton Periskopi.

Rezultati nënkupton se tash Bayern Munichu duhet të pres më gjatë për të fituar trofeun.

Dortmund pati vështirësi për 94 minuta të ndeshjes, derisa Haaland u inkuadrua dhe realizoi në sekondat e fundit.

“Milionerëve” u duhet një mrekulli për ta fituar titullin, por ata nuk janë dorëzuar, siç dëshmohet nga festa e Lucien Favres në fund.

Tekniku i Dortmundit e dëmtoi veten duke festuar golin e fitores së Haalandit, teksa ngriti duart në ajër para se ta zinte keq kofshën. /Periskopi.com/

Periskopi mëson detaje sensacionale: Rashica te Liverpooli për vetëm 15 milionë, vjen oferta zyrtare

Periskopi.com Sporti

E ardhmja e Milot Rashicës ka qenë një prej temave më të diskutuar së fundmi nëpër mediet vendore dhe jo vetëm.

Duket gati e sigurtë se ylli i Kombëtares së Kosovës do të largohet në verë nga Werder Bremeni, skuadër e cila po lufton për mbijetesë në Bundesligë, shkruan Periskopi.

Ish-ylli i Vushtrrisë ka kontratë me skuadrën nga Bremeni deri më 30 qershor të vitit 2022, por largimi i tij duket i pashmangshëm, me Werderin që është shumë afër të përshëndetet nga elita e futbollit gjerman.

Kur kanë mbetur edhe gjashtë javë për t’u luajtur, djelmoshat e Florian Kohfeldt aktualisht pozicionohen në vendin e parafundit në tabelë me vetëm 25 pikë.

Sidoqoftë, pavarësisht kësaj, Rashica do të ketë mjaft opsione mbi tavolinë për të zgjedhur aventurën e radhës.

Periskopi ka mësuar nga një burim i sigurtë se tri oferta zyrtare janë bërë për 23-vjeçarin.

Këto tri oferta kanë ardhur nga klube si Liverpooli, Borussia Dortmundi dhe Leipzigu.

I njëjti burim për Redaksinë e Periskopit ka zbuluar edhe një detaj të bujshëm, duke thënë se Rashica mund të largohet për vetëm 15 milionë euro nga “Weser Stadium.”

“Në kontratën e Milotit është një klauzolë që thotë se nëse Werderi bie nga Bundesliga, vlera e tij ulet në 15 milionë euro, ndërsa nëse qëndron në elitë, çmimi i tij është 35 milionë,” ka thënë burimi për Periskopin.

Për më tepër, ai ka thënë se ka pasur klube nga Anglia, Gjermania e Italia që janë interesuar për Rashicën, teksa ka zbuluar se janë bërë tri oferta zyrtare nga klube si Liverpooli, Borussia Dortmundi dhe Leipzigu.

“Liverpooli, Leipzigu dhe Dortmundi kanë bërë oferta. Nuk ka garancion se ai do të aktivizohej rregullisht te këto klube, por ky është futbolli, varet edhe nga trajneri dhe sistemi që luajnë.”

I pyetur cili është destinacioni i preferuar i lojtarit, i njëjti burim ka shtuar:

“Këto klube që flasim ne, janë klube të mëdha nga ligat më të forta të botës. Futbolli gjerman dhe anglez më së shumti i përshtaten Milotit.”

Këtë edicion, në 24 paraqitje në Bundesligë, Rashica ka kontribuar me shtatë gola dhe pesë asistime, ndërsa në Kupë ka realizuar tri gola dhe një asistim në katër paraqitje. /Periskopi.com/

Ja don, Jadonit: Sancho shënon tre gola, Dortmund fiton 1-6

Periskopi.com Sporti

U zhvillua ndeshja Paderborn – Dortmund, në kuadër të javës së 29’të të Bundesligës gjermane, ndeshje kjo mjaft interesante dhe me shumë gola, shkruan Periskopi.

Në pjesën e parë nuk u shënua asnjë gol, teksa në të dytën shpërthyen.

Të parët që shënuan ishin ‘Verdhezinjët’, duke kaluar në epërsi me golin e belgut Hazard. Tre minuta më vonë për dy me zero shënoi Sancho, i cili shënoi hattrick.

Ndërsa për 1 me 4 shënoi Hummels dhe, për ta bërë këtë fitore sa më bindëse në minutën e 89 shënoi Schmelzer. Teksa për t’ia dhënë vulën rrjetën e gjeti përsëri Sancho në minutat e lojës shtesë.

Golin e vetëm për ekipin që gjendet në pozitën e fundit në tabelë e shënoi, Hunemeier, edhe atë nga penalltia.

Kështu Dortmundi doli fitues me rezultat 1 me 6, duke grumbulluar plot 60 pikë. /Periskopi.com

Përfundon pjesa e parë Paderborn – Dortmund: Mungon Haalandi, mungojnë golat

Periskopi.com Sporti

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Paderborn – Dortmund që po zhvillohet në stadiumin, Benteler Arena.

Gjatë minutave të pjesës së parë, ekipi që posedon pozitën e dytë në tabelë, Dortmundi nuk arriti të shënonte dhe, kjo vërteton se ‘Verdhezinjët’ po e ndiejnë mungesën e Haalandit.

Ndërsa, vendasit gjenden në pozitën e fundit të tabelës dhe, natyrisht po kërkojnë të luftojnë për mbijetesë. /Periskopi.com/

Orë të frikshme, Dortmundi në ankth për Haalandin

Periskopi.com Sporti

Janë orë pritje e nervozizmi në kampin e Borussia Dortmund. Verdhezinjtë kanë dalë nga sfida e kreut me Bayern Mynih me kocka të thyera, jo vetëm për 0-1 që i zbriti në – 7 nga bararezët kryesues, por edhe për dëmtimin e Erling Braut Haaland, që ka lënë fushën në minutën e 27′ të pjesës së dytë i dëmtuar nga një përplasje e pazakontë me arbitrin Tobias Stieler. Për sulmuesin norvegjez është folur menjëherë për një ndrydhje të gjurit, por ekzaminimet e detajuara do të vlerësojnë shkallën e dëmtimit dhe do të përcaktojnë kohët e rikuperimit.

Tekniku Lucien Favre ka bërë menjëherë të ditur se “nuk duhet të jetë asgjë e rëndë”, duke nënvizuar në të njëjtën kohë se problemi fizik është ekskluzivisht i tipit “traumatik” e se nuk ka të bëjë fare me rifillimin e aktivitetit pas një ndalese të gjatë. Në kampin e Dortmund mbeten në ankth, duke menduar për një kampionat që, pavarësisht shuplakës së marrë nga rivalët, është akoma i gjithi për tu luajtur. E njëjta situatë është edhe për vetë Haaland, që në moshën 19 vjecare e me vetëm 11 ndeshje të luajtura në Bundesligë është në garë për Këpucën e Artë: për momentin ndodhet në vendin e katërt me 44 pikë, 10 distanca nga dyshja Immobile-Lewandowski.

Të gjithë kundër Dortmundit, iu vodh penallti e pastër sot kundër Bayernit në ndeshjen ‘vendimtare’ për titull

Periskopi.com Sporti

Erling Haalandit të Borussia Dortmundit iu mohua një penallti e pastër sot kundër Bayern Munichut, pasi Jerome Boateng qartazi luajti me dorë në zonë.

Bavarezët triumfuan me rezultat 1-0 në “Signal Iduna Park”, me golin e vetëm që e realizoi Joshua Kimmich në minutën e 43-të, shkruan Periskopi.

Bayerni me këtë fitore bëri një hap të madh drejt titullit, duke e thelluar distancën në shtatë pikë nga “milionerët”, kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në fund.

Sidoqoftë, në pjesën e dytë, Boateng bllokoi një goditje të Haalandit në zonë me dorë, por as gjyqtari as VAR nuk intervenuan.

Shikoni rastin më poshtë. /Periskopi.com/

 

Superpritja e Neuerit në fund kundër Dortmundit mund t’ia ketë siguruar titullin Bayernit sonte

Periskopi.com Sporti

Bayern Munich ka siguruar një fitore minimale, 1-0, si mysafir i Borussia Dortmundit, të martën mbrëma.

Joshua Kimmich shënoi golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 43-të, duke paraboluar portierin Burki nga distanca në mënyrë sensacionale, njëherit duke i dhënë shtysën e madhe bavarezëve drejt titullit, shkruan Periskopi.

Bayerni tash ka shtatë pikë më shumë se Dortmundi në vendin e parë, kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro për t’u zhvilluar deri në fund.

Sidoqoftë, gjërat kanë mundur të ishin shumë më ndryshe sikur të mos ishte kjo pritje spektakolare e Manuel Neuerit në minutën e 80-të.

Thorgan Hazard qëlloi nga distanca, me topin që u duk se pësoi një devijim gjatë rrugëtimit, duke ia vështirësuar punën portierit gjerman, i cili me një reagim të jashtëzakonshëm refleksiv, shpëtoi gol të sigurtë.

Shikoni rastin në videon e mëposhtme. /Periskopi.com/