Osmani i kërkon Thaçit të deklarohet për korrigjimin e kufijve, reagon Blerta Deliu

Periskopi.com Lajme

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Blerta Deliu, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeparlamentares, Vjosa Osmani e cila ka thënë se Thaçi duhet të deklarohet para qytetarëve dhe t’i garantojë ata se ka hequr dorë nga ideja e tij për korrigjim të kufijve.

“Të provosh të bësh politikë duke mbjellur paranoja, shpërndarë të pavërteta e përhapur mjegull mund të kuptohet në njëfarë mënyre prej pozicionit opozitar. Por, kur këtë e bënë prej pozicionit institucional, ofendon institucionin që përfaqëson”, ka shkruar Deliu.

Derisa shtoi se “Politikat e personalizuara mund të jenë atraktive për masat dhe politikanët zbavitës, por lidershipi kërkon karizëm përbashkuese dhe jo kulturë përjashtuese”.

Postimi i plotë:

Fati i Kosovës është përcaktim kolektiv dhe tingëllon qesharake kur provohet të reduktohet në një individ të vetëm, pavarësisht pozitës shtetërore që bart.

Kuvendi i Kosovës, si institucion burimor i vullnetit të popullit është bartësi i vetëm i sovranitetit. Ai është deklaruar dhe çdo dilemë e ngritur me qëllim të personalizimit të kësaj çështje është thjesht një lojë e ulët politike për poena të ulët elektoral.

Një proverb i amerikanëve autoktonë (native americans) thotë: Tokën nuk e trashëgojmë nga paraardhësit, atë e huazojmë nga fëmijët tanë!

Integriteti territorial i Kosovës është i padiskutueshëm. Atë do t’ua dorëzojmë fëmijëve tanë në tërësinë që ua kem huazuar!

P.S. Politikat e personalizuara mund të jenë atraktive për masat dhe politikanët zbavitës, por lidershipi kërkon karizëm përbashkuese dhe jo kulturë përjashtuese.

Deliu: Ne si PDK nuk do ta ndërrojmë fytyrën dhe assesi përmes elementeve të dhunshme

Periskopi.com Lajme

Deputetja e opozitës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu në emisionin “Frontal” ka thënë që partia që ajo përfaqëson nuk do të përdor dhunën në këtë mandat.

Deliu ka theksuar që do të veprojnë si opozitë por nuk do të ndryshojnë sjellje.

“Ne e kuptojmë rolin tonë opozitar dhe do të veprojmë si opozitë në raport me interesat e vendit, unë nuk e besoj dhe për këtë jam e bindur që ne nuk do të jemi të dhunshëm në raport me institucionet e Republikës së Kosovës. Nuk do ta ndërrojmë fytyrën dhe assesi që përmes elementeve të dhunshme. Nuk do të jemi të ndryshëm që nga ajo që kemi qenë”, ka thënë Deliu.

Më tej deputetja nga tabori opozitar ka kritikuar kryeministrin Kurti duke thënë që shefi i qeverisë nuk do mund ti përmbush gjitha premtimet që i ka bërë sepse sipas saj, nuk do i mjaftojë as buxheti.

“Nuk do ta paragjykojmë në fillim qeverinë sepse do të ketë kohë që qeveria e re t’i kryejë obligimet që i ka marrë në raport me qytetarët e vendit. Unë nuk e besoj që do ti mjaftojë një buxhet i tillë për ato premtime”. ka deklaruar më tej Deliu.

Sipas Deliut koalicioni LVV-LDK nuk do të ketë jetë të gjatë.

“Në fakt ai shkeli për katër muaj më radhë parimet që deklaroi gjatë fushatës zgjedhore, që kur të vije në pushtet do ta bëj qeverinë për 72 orë. Të dy partitë kanë deklaruar me një gjuhë tejet të rëndë me njëri – tjetrin”, ka theksuar Deliu.

Blerta Deliu: Heqja e fotos së Thaçit nga Osmani – papjekuri politike, shkelje ligjore dhe lojë fëmijërore

Periskopi.com Lajme

Deputetja e PDK-së Blerta Deliu-Kodra ka reaguar pas veprimit të kryetares së re të Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani , e cila e hoqi nga zyra fotografinë e Presidentit të vendit Hashim Thaçi, duke e zëvendësuar me atë të ish presidentit Ibrahim Rugova, shkruan Periskopi.

Deliu-Kodra e ka quajtur shkelje ligjore veprimin e Osmanit, duke thënë se u tregua selektive në zbatimin e  ligjeve të Kosovës.

Reagimi i plotë i Blerta Deliut:

Logoja simbolike e presidentit Ibrahim Rugova me flamurin dardan, për të cilën nuk ekziston asnjë vendim, asnjë procesverbal dhe asnjë bazë ligjore që e mbështetë mbajtjen e saj, për hir të respektit dhe madhështisë së Hashim Thaçit, ende figuron në zyrën e tij.

Fotografia zyrtare e presidentit, të cilën obligohen ta vendosin të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës në mjediset e tyre bazuar në Ligjin për Protokollin e Shtetit, sot u hoq nga kryeparlamentarja e re, Vjosa Osmani, e cila qysh në ditën e parë të punës bëri shkelje ligjore. Mandati i saj është udhëheqja e organit që nxjerr dhe miraton të gjitha ligjet, por siç edhe dëshmoi, vetë ajo është selektive në zbatimin e legjislacionit të Kosovës. Ky është një standard i ri për institucionet e Kosovës dhe një lojë tërësisht fëmijërore që nxjerr në pah më së shumti papjekurinë politike dhe teket personale të Vjosa Osmanit.

 

Deliu: Në përvjetorin e masakrës së Reçakut një manipulues publikon rrena të ulëta

Periskopi.com Lajme

Gjatë ditës së djeshme nëpër mediet sociale ka qarkulluar një video se gjoja Ambasadori William Wallker ka injoruar Hashim Thaçin, gjë të cilën e ka keqpërdorur një militant i Vetëvendosjes, Arsim Rama.

Ndaj këtij lajmi ka reaguar edhe deputetja e PDK’së, Blerta Deliu-Kodra, e cila ka thënë se në përvjetorin e masakrës së Reçakut ka persona me synime të liga.

Deliu e ka quajtur aktivistin e VV’së, Arsim Rama si një manipulues i cili po dëshiron ta shtrembëron të vërtetën dhe ta pasqyron ngjarjen ashtu siç dëshiron atij i nevojitet.

Sipas saj mediet e zbuluan këtë dhe ‘rrena i doli në shesh’

Postimi i plotë nga Deliu:

Në përvjetorin e masakrës së Reçakut, ka edhe të tillë që kanë synime fort të liga.

Dje gjatë gjithë ditës në mediat tona qarkulloi një video në të cilën shihej presidenti Thaçi dhe ish ambasadori Walker.

Një manipulues krejt i vogël, mundohet me e deformu komplet të vertetën dhe me e pasqyru ngjarjen ashtu si atij i duhej. Mediat nxorën pamjen e plotë dhe “rrena i doli në shesh”.

Krejt në fund, s’po mundem me e kuptu, çka i duhej një manipulim fort i gërrditshem si ky?!

Marre!

Blerta Deliu ndryshon pamjen, nuk do ta njihni në këtë fotografi

Periskopi.com Showbiz

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu është shfaqur më ndryshe se që jemi mësuar ta shohim.Me një imazh të publikuar në ‘Instagram‘, Deliu ka befasuar ndjekësit e saj, shkruan GazetaBlic.Kësaj radhe, mund ta shohim me fustan ngjyrë të gjelbër ku edhe ka ekspozuar gjoksin.

Makijazhi i rëndë që ajo ka venë, flokët e kapura e kanë bërë të duket shumë bukur dhe më ndryshe.

‘Unë jam mirënjohës për betejat që më bënë personin që jam sot’, ka shkruar Blerta Deliu në foto.

Deliu-Kodra: LDK e VV duan ta minimizojnë rolin e AKI-së

Periskopi.com Lajme

Të enjten grupi punes i LDK dhe i VV-së kanë mbajtur takimin  e katërt me radhë, ku  tema kryesore ishte ajo  për çështje të sigurisë dhe sundimit të ligjit, gjatë këtij  takim  këto dy parti ishin dakorduar për mundësitë e krijimit të një Zyre Hetimore Shtetërore, e cila ka bërë që të ngritet zëri nga partitë e tjera duke kundërshtuar krijimin e një  zyre të tillë.

Krijimi i një zyre të veçant sipas ish-deputetes Blerta Deliu nga PDK-ja është e papranushme.

Ajo në një prononcim për Periskopin tha se Kosova i ka institucionet përkatëse të cilat merret drejtëpërdrejtë me luftimin e krimit dhe korrupsionit.

Deliu theksoi se krijimi i një zyre të tillë dhe minimizimi i AKI dhe institucioneve përkatëse që merren me drejtësi është jo korrekte.

“Kosova i  ka institucionet e saj ku merren drejtëpërdrjetë me  luftimin e krimit dhe korrupsionin, kjo  jo që është vetëm nevoj mediale por është mirë që ti trajtojmë këto fenomene me kujdes. Keni parë që këto kanë qenë kauzat kryeros të partive gjatë fushtës zgjedhore. Rruga e vetme për forcimin e shtetit tonë, është të luftojmë një gjë të tillë, po tash me minimize  ni institucion siç është AKI dhe insitucionet tjera që merren me këtë fushë është jo korrekte”, tha Deliu për Periskopin

Ndryshe ish deputeti Arben Gashi  ka sqaruar  se çka do të përmbajë Zyra Shtetërore Hetimore, por  që sipas tij ka ende nevojë e për sqarime për të parë nëse e cenon sistemin kushtetues.

“Zyra Shtetërore e Hetimit do të ketë disa komponente, sipas këndvështrimit tonë. Komponenti i parë do të jetë lufta kundër krimit të organizuar, komponenti i dytë do të jetë hetimi i krimeve të vjetruara dhe krimeve politike. Komponenti tjetër do të jetë lufta kundër korrupsionit. Dhe komponenti e fundit që ka të bëjë me këtë zyrë do të jetë komponenti e sundimit të ligjit në aspektin e antikorrupsionit dhe zyrtarëve të dyshuar. Sa i përket këtyre fushave që janë siguria e jashtme e Kosovës, sundimi i ligjit, rendi publik kemi dakordësi me partnerët e mundshëm qeverisës, pra Lëvizjen Vetëvendosje”,  ka shpjeguar ai në konferencë për media./Periskopi

Deliu: PDK nuk del në opozitë

Periskopi.com Lajme

Blerta Deliu-Kodra, ish-deputete e PDK-së, ka thënë se në zgjedhjet e ardhshme kjo parti do të dalë e para.

Sipas saj, PDK-ja s’do të dalë në opozitë, por do të udhëheqë qeverinë.

“Ne jemi të bindur në plotni që PDK do të jetë fituese, e para në zgjedhje. Këtë e konfirmojnë qytetarët e Kosovës. Të rinjtë e të rejat që po i bashkohen Dekadës së Re. Sapo kemi përfunduar zgjedhjet e brendshme. Jemi të përgatitur. Jemi në kontakte të vazhdueshme dhe konsideroj gjithsesi se jemi subjekti me fuqinë më të madhe, presim legjitimitet të ri. Kosova ka nevojë për legjitimitet për të fuqizuar vetë qytetarin dhe shtetin. Mund të jemi në sondazhe edhe partia e pestë në vend. Janë sondazhe që jo rrallëherë ishin të porositura. Për ne me rëndësi është që kemi kontakte të vazhdueshme me qytetarët”, ka thënë ajo.

Në Interaktiv të KTV-së ajo ka thënë se PDK-ja ka vijë të kuqe vetëm ndaj korrupsionit.

“PDK-ja ka vi të kuqe me korrupsionin, të trasha. Duhet të orientohemi për të rinjtë e vendit”, ka thënë ajo. “Vijat e kuqe të të tjerëve janë retorikë boshe sepse jemi të vetëdijshëm që pas fitores së PDK-së kanë kërkuar të bashkohen e të kemi bashkëqeverisje. Asnjë input, asnjë informacion i vetëm s’thotë që do të jemi në opozitë”, ka shtuar Deliu-Kodra.

Ish-deputetja e PDK-së ka thënë se lista e PAN-it e kishte dëmtuar PDK-në pasi kishte vetëm gjysmën e listës.

Ajo ka thënë se s’kanë diskutuar për ndonjë koalicion, teksa ka përsëritur se “do të garojmë si subjekt, me programin tonë, agjendën tonë, platformën tonë”.

“Jemi të bindur që do të marrim mbështetje sepse kemi kandidatin më kredibil, Kadri Veseli”, ka deklaruar më tej ajo.

“Nuk kemi qenë të pagabueshëm, por projektet e PDK-së kanë qenë projekte të shoqërisë. Këto gabime po i sanojmë”, ka thënë ajo.

Në fushatën e re ajo ka thënë se PDK-ja nuk do të identifikohet me tema populiste, por me tema e nisma konkrete, që sipas saj e dallojnë PDK-në nga partitë e tjera.

“Nuk kemi qenë të pagabueshëm, por projektet e PDK-së kanë qenë projekte të shoqërisë. Këto gabime po i sanojmë”, ka thënë ajo.

Në fushatën e re ajo ka thënë se PDK-ja nuk do të identifikohet me tema populiste, por me tema e nisma konkrete, që sipas saj e dallojnë PDK-në nga partitë e tjera.

 

Deliu: PDK do të dalë e para në zgjedhje, sondazhet mund të jenë të porositura

Periskopi.com Lajme

Blerta Deliu nga Partia Demokratike  e Kosovës ka thënë se partia e saj do të dalë e para dhe më e fuqishmja në këto zgjedhje që pritet të mbahen në tetor, transmeton Periskopi.

Deliu sonte në Interaktiv tha se PDK ka vija të kuqe ndaj korrupsionit dhe nepotizmit dhe se e kanë mbështetjen e plotë të qytetarëve.

‘’PDK do të dalë e para në zgjedhje. Këtë na e konfirmojnë qytetarët. Jemi të përgatititur për zgjedhje. Jemi subjekti me fuqinë më të madhe politike në vend. Me legjitimitet. Luftimi i korrupsonit dhe nepotizmit. PDK ka vija të kuqe me korrupsionin, sepse do të orientohermi në perspektivën e të rejave dhe të rinjve’’, tha Deliu.

Ajo thotë se sondazhet që e qesin PDK’në si parti jo të parë,  janë të porositura.

‘’Në sondazhe mund të jemi edhe partia  epesëtë. Jo rrallë herë sondazhet kanë qenë të porosituara. Dekata e re do të jetë e të rinjtve dhe të rejave’’

Ndërsa thotë se partitë tjera vetë janë ofruar dhe të bashkëpunojnë me PDK’në.

‘’Jemi dëshmitarë që pas fitores së PDK’së, janë ato subjekte që kanë ardh dhe kanë kërku që të na bashkohen. Nuk ka një subjekt politik që mund të garantojë seriozitet dhe fuqi’’, shton Deliu./PERISKOPI/

 

Haxhiu e Deliu përplasen rëndë, për takimin e djeshëm Mustafa – Kurti

Periskopi.com Lajme

Sot është organizuar debati me temën “Çfarë zgjedhje ofrojnë zgjedhjet?”, ku kanë marrë pjesë disa nga deputetët e partive politike në vend. Në këtë debat diskutim të ashpër kanë pasur deputetja e VV’së Albulena Haxhiu dhe ajo e PDK’së Blerta Deliu-Kodra.

Deputetja e PDK’së, Blerta Deliu-Kodra është përplasur me deputetën e VV’së, Albulena Haxhiun rreth koalicioneve zgjedhore.

Deliu-Kodra e ka cilësuar të çuditshëm takimin e Kurtit me Mustafën. Duke përmendur këtu rastet kur VV-ja kritikon ashpër liderin e LDK.

Ndërkaq duke folur për koalicionet deputetja e PDK-së ka thënë se si parti nuk kanë vija të kuqe me asnjë parti.

“Albulena e përmend këtu që ka koalicione të çuditshme. Ne jemi dëshmitar të asaj se çka kemi pa, jemi dëshmitar për gjuhën e çuditshme, gjuhën arrogante për atë që ka ndodhur para 2-3 viteve kur subjekti i Albulenës ka pasur një sjellje të patolerueshme konkretisht me zotërinë Isa Mustafa dhe kemi parë gjatë këtyre ditëve të fundit një takim, shtrëngim duarsh, kafe që edhe kjo për ne është e çuditshme sepse kur flitet për koalicione të çuditshme duhet të kthehemi pikë së pari tek vetja jonë”, ka thënë deputetja Deliu-Kodra.

Pas kësaj deklarate i menjëhershëm qe reagimi i deputetes së Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu e cila theksoi se partia e saj nuk bën koalicion asnjëherë me PDK-në. Teksa përmendi edhe takimin e djeshëm mes dy liderëve ku tha se nxiti shumë panik.

“Vetëvendosje nuk bën koalicion me PDK’në. Takimi i djeshëm nxiti shumë panik dhe unë nuk e kuptoj pse, një fotografi e Albinit me Isa Mustafën ngjalli aq shumë panik, po paramendo po të bëhet koalicion çka bëhet këtu. Prandaj po them që jemi treguar të hapur sa i përket LDK-së sepse konsiderojmë që opozita e vërtetë përbehet prej dy subjekteve më të mëdha në Republikën e Kosovës që është VV dhe LDK dhe kjo do të jetë qeverisja e ardhshme”, ka thënë Haxhiu.

Në këtë debat përveç Albulena Haxhiut nga VV e Blerta Deliut nga PDK po marrin pjesë edhe deputetët Ahmet Isufi nga AAK-ja dhe Arben Gashi nga LDK-ja.

Blerta Deliu i kundërpërgjigjet Albulena Haxhiut

Periskopi.com Lajme

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu i është kundërpërgjigjur deputetes së LVV-së Albulena Haxhiut e cila tha se në Kosovë janë dy pole në skenën politike, duke shtuar se është në duart e LDK-së të vendos cilit pol do t’i takojë.

Lidhur me këtë Deliu ka thënë se Albulena Haxhiu sot e tha një të vërtetë dhe në mënyrën më bukfale të mundshme.

Sipas saj është se vërtetë botëkuptimi politik në Kosovë është i ndarë në dy pole; në atë shtetndërtues dhe atë shtetmohues. Derisa shtoi se pajtohet me Albulenën, LDK duhet të vendos cilit botëkuptim i takon.

Postimi i plotë:

Albulena Haxhiu sot e tha një të vërtetë dhe në mënyrën më bukfale të mundshme. Ajo, ndoshta e para nga Vetëvendosje e zbuloi si e kuptojnë dhe perceptojne relevancën politike në Kosovë!

Ajo tha sot se kjo hapësirë politike është e ndarë në dy pole, pra në dy forca relevante politike PDK dhe VV dhe se, sipas saj, të gjitha subjektet tjera politike janë vetëm zgjatim i njërit apo tjetrit pol politik.

Kështu, Albulena i bëri thirrje publike LDK-së (e cila trumpeton se është faktori kryesor dhe përcaktues politik në Kosovë) të bëhet zgjatim i polit të quajtur Vetëvendosje, duke e konsideruar, LDK si të vetme, të pa relevancë politike.

Tekefundit kjo le të mbetet në gjykimin e LDK-së.

Ajo që dua të them është se vërtetë botëkuptimi politik në Kosovë është i ndarë në dy pole; në atë shtetndërtues dhe atë shtetmohues. Dhe, pajtohem me Albulenën, LDK duhet të vendos cilit botëkuptim i takon.

Dhe, po ashtu, sërish pajtohem me Albulenën se ky poli tjetër (shtetndërtues) identifikohet me PDK-në.

Deliu për Jusuf Buxhovin: Diskurs të njëjtë po përdorin edhe ata që mohojnë Reçakun e shqiptarët i quajnë terroristë

Periskopi.com Lajme

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu ka reaguar lidhur me deklaratat e mbrëmshmë të historianit Jusuf Buxhovi duke thënë se deklarata e tij është tentim për njëllosje të luftës së UÇK’së, shkruan Periskopi.

“Tentimi për ta njollosur luftën e UÇK-së prej një historian është nënçmimi më i madh që po provohet ti bëhet pjesës më të lavdishime të historisë së kombit dhe popullit shqiptar. Propaganda të tilla që kanë synim që luftën tonë çlirimtare për liri ta devijojnë nga qellimi i saj i drejtë, ka pasur gjithmonë”, ka shkruar Deliu.

Tutje, Deliu tha se diskurs të njejtë dëgjojmë cdo ditë nga kundërshtarët e shtetësisë dhe pavarësisë së Kosovës, nga ata që masakrat si ajo e Reçakut i quajnë trillim, e shqiptarëve u thonë terroristë.

Shkrimi i plotë:

Nuk më ka rastisë të dëgjoj dikë që me aq lehtësi atakon vlerën me sublime te popullit shqiptar, ashtu siç bëri mbrëmë Jusuf Buxhovi.

Tentimi për ta njollosur luftën e UÇK-së prej një historiani është nënçmimi më i madh që po provohet ti bëhet pjesës më të lavdishime të historisë së kombit dhe popullit shqiptar.
Propaganda të tilla që kanë synim që luftën tonë çlirimtare për liri ta devijojnë nga qellimi i saj i drejtë, ka pasur gjithmonë. Diskurs të njejtë dëgjojme cdo ditë nga kundërshtarët e shtetësisë dhe pavarësisë së Kosovës, nga ata që masakrat si ajo e Reçakut i quajnë trillim, e shqiptarëve u thonë terroristë. Është nevojë urgjente që deputetet sa më parë të votojnë Ligjin për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

 

Shyqyri Haxha i kërkon falje deputetes Blerta Deliu: E tërheq deklaratën

Periskopi.com Lajme

Ish-kryeshefi i PTK-së Shyqyri Haxha është tërhequr nga akuzat që dje i ka bërë deputetes së PDK-së Blerta Deliu-Kodra.

Haxha dje teksa ka raportuar në Komisionin parlamentar për hetimin e PTK-së ka thënë se deputetja Deliu i ka kërkuar që ta punësojë në PTK një të afërm të saj.

Deputetja Deliu Kodra ka mohuar këtë dhe ka paralajmëruar padi ndaj Haxhës.

Por sot ish kryeshefi i PTK-së është tërhequr duke kërkuar falje për deklaratat e djeshme.

Statusi i Haxhës në Facebook:

I kërkoj falje deputetes Blerta Deliu – Kodra rreth deklaratës së djeshme në Komisionin Hetimor në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala. Kam respekt për deputeten dhe deklarata ime ka qenë nen efekt dhe si të tillë e tërheq atë deklaratë.

 

Haxha: Blerta Deliu m’u ka lut për të punësuar njerëz në PTK. Ja si ia kthen deputetja

Periskopi.com Lajme

Ish kryeshefi i PTK-së Shyqeri Haxha ka raportuar sot para komisionit hetimor të PTK-së.

Ai para deputetëve tha se në kohën kur kishte ardhur në krye të PTK-së kontrata me Z-Mobile ka qenë punë e kryer.

“Çdo gjë ka nisur 3 vjet para se të vijë unë. Kur kam ardhur unë çdo gjë ka qenë e përfunduar, me procedurë të tenderimit, e të gjitha. Është hera e parë në Kosovë që kontrata negociohet bashkë me bordin dhe menaxhmentin. Në këtë rast çdo gjë ka qenë e përfunduar. Kur kam ardhur në Kosovë nuk e kam njohur asnjë njëri, të parët që i kam takuar kanë qenë anëtarët e bordit. Kam ardhur me një mentalitet ku respektohet ligji”, tha Haxha.

Ai tregoi edhe se është kërcënuar me vdekje në plot raste.

“Tri herë jam kërcënuar me vdekje, kur kam kërkuar largimin e antenave serbe jam kërcënuar me vdekje. I kam shkarkuar drejtorët, nuk kam bërë kompromis. Me të gjithë politikanët që jam takuar iu kam thënë që nuk lejoj të dëmtohet kompania. Kjo kontratë ka qenë e nënshkruar, nëse e shikoni vendimin e bordit thotë kështu, bordi me shumicë votash ka miratuar. Nuk thotë me nënshkrua, por me implementua. Nuk ka mundur njëri i gjallë për ta ndalur atë kontratë”, tha ai.

Haxha tha se kontrata me Z-Mobile është përdorur  si biletë për të hyrë në PTK dhe për ta bluar PTK.

“Kjo është përdorur si biletë për të hyrë në PTK dhe për ta bluar PTK. Aty ka grupe kriminale dhe e bluajnë.  Janë grupe kriminale, ata e bluajnë se nuk ia faturon një faturë hiç. Sistemi i Telekomit është shumë kompleks. Kjo kontratë kish me qenë shumë profitabile”, tha ai.

“Rreth 20 takime kam kërkuar që të ndalet kjo kontratë, bordi më ka thënë se nuk mundesh me e ndal. Kam qenë vetëm dhe është dashur të ballafaqohem me ta, unë nuk kam mundur të tërhiqem”, tha ai.

Sa i përket punësimeve në PTK Haxha ka thënë se ka punësuar vetëm tre persona.

“Janë tri persona që i kam punësuar, e kam punësuar dikë që, e kam punësuar një nënë të Gjakovës Ferdonije Qerkezin, ajo e ka sjell një grua në PTK në vitin 2010 dhe ka thënë, e kam punësuar një grua të Drenicës që iu kishin vra 4 vëllëzërit”, tha ai.

Ai ka akuzuar deputeten e PDK Blerta Deliu se i kishte kërkuar që ta punësoj dikë.

“Blerta Deliu ju më keni thënë që ta punësoj dikë në punë”, tha ai.

Për këtë ka reaguar deputetja Deliu. “Kurrë në jetë nuk kam kërkuar punësim për dikë”, tha ajo.

Haxha ka treguar se edhe ish kryetari i Komunës së Vushtrrisë Bajram Mulaku i kishte dërguar persona për t’i punësuar duke e shantazhuar se nëse nuk ndodh kjo do të thonë se vëllai i Shyqeri Haxhës Bahri Haxha nuk ka qenë dëshmor i kombit.

“Dy persona m’i ka dërguar Bajram Mulaku nga Vushtrria. Më kanë thënë që nëse nuk punësohen,   do të themi se Bahri Haxha nuk ka qenë dëshmor. Qata nuk janë punësuar”, tha ai.

 

Buzëqeshja ‘fake’ e deputetes së PDK’së (Foto)

Periskopi.com Fun

Blerta Deloi është një nga deputetet më aktive të Partisë Demokratike të Kosovës – raporton Periskopi.

Deliu, përveç Kuvendit, është e zëshme edhe në tubime e aktivitete tjera të partisë me struktura.

Para pak çastesh, ajo ka publikuar një fotografi në rrjetin social “Facebook”, me siç i ka quajtur ajo “të palodhurit e PDK’së”.

Deliu, në fotografi shihet me disa aktivistë të rinj të partisë, kontributin e të cilëve duket se e vlerëson lart.

Por, në këtë fotografi, Deliu duket se e ka bërë një veprim, për të cilin shpeshherë kritikohemi kur publikojmë fotografi në rrjete sociale.

Ajo shihet se ka buzëqeshur, ta themi – pak me zor, sa për fotografi./PERISKOPI

Me të palodhurit e PDK-së ?

Posted by Blerta Deliu on Tuesday, 28 May 2019

 

 

Deputetja tregon linjat nga Gërmia

Periskopi.com Showbiz

Pasi sot në Kosovë është ditë pushimi, deputetja e ka shfrytëzuar për aktivitete fizike.

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, sot ka nisur ditën me aktiviete fizike duke vrapuar në parkun e kryeqytetit Gërmia, shkruan Magazina.al

Ajo ka publikuar fotografi ku shihet me veshje sportive, ndërsa në sy bien linjat e saj trupore.

Blerta Deliu: Kadri Veseli s’shkon fshehtë në Speciale, qysh po mendon dikush

Periskopi.com Lajme

Deputetja e PDK’së, Blerta Deliu është përfshirë në vazhdën e reagimeve të deputetëve të PDK’së për raportimet e rreme se Kadri Veseli është ftuar nga Gjykata Speciale – raporton Periskopi.

Deliu në një reagim të shkurtër në Facebook ka shkruar se Veseli nuk shkon fshehtë edhe nëse ftohet nga Specialja.

“Kadri Veseli në Speciale nuk shkon msheftë qysh mendon dikush”, ka shkruar Deliu.

Edhe ajo ka shprehur qëndrim të njëjtë me bashkëpartiakët se ndaj shefit të tyre po zhvillohet një luftë speciale.

Gjatë ditës së sotme u raportua se Veseli është ftuar nga Gjykata Speciale në cilësinë e të dyshuarit.

Këto raportime u demantuan nga vetë Veseli i cili bëri të ditur se ka shkuar në Lublanë për çështje të doktoraturës dhe se s’ka pranuar ftesë nga Specialja./PERISKOPI

 

Për dallim nga Bekim Haxhiu, Blerta Deliu e uron Sami Lushtakun

Periskopi.com Lajme

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka komentuar zgjedhjet në degën e PDK-së në Skenderaj, duke falënderuar të gjithë delegatët që e votuan atë duke u bërë anëtare e Këshillit Drejtues të PDK-së në Skenderaj për angazhimin në këtë proces – shkruan Periskopi. 

Për dallim nga kolegu i saj partiak Bekim Haxhiu, Blerta Deliu vendosi që ta uroj kryetarin e zgjedhur Sami Lushtakun, duke publikuar fotografi në Facebook.

Statusi i saj i plotë

Pas një procesi të gjatë zgjedhor dega e PDK-së në Skenderaj përmbylli zgjedhjet.

Delegatët me votën e tyre për kryetar të degës votuan edhe për një mandat kryetarin Sami Lushtaku për të udhëhequr degën.

Faleminderit për besimin e dhënë të gjithë delegatëve të cilët më votuan që të jem anëtare e Këshillit Drejtues të PDK-së në Skenderaj. Besimi i dhënë është motiv për më shumë punë e përkushtim.

Urime kryetarit Lushtaku dhe të gjitha strukturave të zgjedhura.

Na priftë e mbara bashkë!

 

 

 

A po synon PDK ta rrëzojë Qeverinë Haradinaj? Flet Blerta Deliu

Periskopi.com Lajme

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj të dielën ka alarmuar bashkëpartiakët e koalicionit PAN, se me  Kadri Veselin kryeministër dhe me PDK’në në qeverisje, vendit do t’i kthehet dinjiteti dhe besimi. Analistët vlerësojnë se këto deklarata mund të shpiejnë në rrëzim të Qeverisë dhe në zgjedhje të parakohshme. Por, deputetja e PDK’së, Blerta Deliu për Periskopin sqaron se diçka e tillë nuk është diskutuar brenda partisë së tyre.

Përderisa deklarata e Hoxhajt është interpretuar sikurse paralajmërim për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj, të përbërë nga AAK, PDK dhe Nisma, deputetja Blerta Deliu thotë se diçka e tillë nuk është diskutuar në Partinë Demokratike të Kosovës.

‘Për këtë temë ndoshta më mirë është ta komunikoni vetë Enver Hoxhajn. Po unë mund të them që brenda PDK’së nuk kemi diskutuar për rrëzimin e Qeverisë’, ka thënë Deliu për Periskopin.

Në anën tjetër, Rasim Selmanaj, deputet i AAK’së deklaratën e Hoxhajt e ka quajtur joserioze, duke thënë se PDK nuk mund ta rrëzojë Qeverinë pasi koalicioni është duke funksionuar.

“Deklaratat e PDK-së nuk janë kërcënuese, ambiciet për ta udhëhequr Qeverinë janë normale. Janë deklarata normale si të të gjitha partive dhe janë edhe demokratike. Mirëpo në këto rrethana ne jemi duke punuar dhe Qeveria është stabile”, ka thënë Selmanaj.

Ka kohë prej kur dy partitë opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, po kërkojnë rrëzimin e qeverisë “Haradinaj” dhe shkuarjen në zgjedhje të parakohshme. Kurse Partia SocialDemokrate u ka thënë atyre që posa ta marrin një iniciativë serioze, do t’i japin 12 votat për rrëzimin e Qeverisë. Megjithatë, deputeti i PSD’së, Dardan Molliqaj para disa ditësh tha se duhet të dëgjohet edhe versioni i partisë së tij për këtë çështje.

Kujtojmë që PDK njëherë e kishte rrëzuar partnerin e koalicionit, LDK’në. Ishte 10 maji i 2017’s, kur partia e Kadri Veselit dha votat e krejt deputetëve të tij për ta larguar nga skena qeverisëse Isa Mustafën. Kjo ishte konsideruar si tradhti. Madje LDK ende mban inate me PDK’në për këtë shkak./PERISKOPI/

 

Deliu – Kodra  mirëpret mbështetjen e PE-së për liberalizimin e vizave

Periskopi.com Lajme

Blerta Deliu – Kodra, kryetare e Komisionit për Integrime Evropiane në Kuvendin e Kosovës, ka mirëpritur debatin parlamentar të zhvilluar dje në Parlamenti Evropian për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës si dhe vendimin e marrë sot.

Gjithashtu, ka falënderuar euro-deputeten Tanja Fajon, raportuese, për angazhimin dhe punën e saj të vazhdueshme në përkrahje të së drejtës së qytetarëve të Kosovës që t`u jepet mundësia e lëvizjes së lirë pa viza në zonën Shengen.

“Përkundër faktit që institucionet e  Kosovës që nga korriku i vitit 2018 kanë përmbushur të gjitha kriteret e paraparë nga Udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave, përmbushja e të cilave është konfirmuar nga Komisioni dhe Parlamenti Evropian, ka qenë Këshilli ai i cili nuk ka ndërmarrë veprime në këtë drejtim”, ka thënë Deliu-Kodra.

Andaj, ky takim në Parlamentit Evropian në Strasbourg, sipas saj, shihet si një mundësi që t`i bëhet presion dhe inkurajim Këshillit që sa më shpejt të marrë një vendim të drejtë për qytetarët e Kosovës, të cilët janë të vetmit qytetarë në Ballkanin Perëndimor që nuk kanë përfituar nga marrëveshja për lëvizje pa viza.

“Madje, mungesa e vendimit të institucionit të BE-së, pra, Këshillit, për lëvizje të lirë, ka frikë se është duke ndikuar në dekurajimin e qytetarëve të Kosovës dhe si rrjedhojë edhe humbjen e besimit në institucionet e BE-së”, thuhet në deklaratën e kryetares Blerta Deliu-Kodra. ​

 

Publikohet për herë të parë kjo fotografi e rrallë e komandantit Adem Jashari

Periskopi.com Lajme

Një fotografi e rrallë është publikuar nga deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, ku shihet komandanti legjendar, Adem Jashari në një odë të Drenicës duke dëgjuar muzike me sharkia.

Përpos komandantit, i pranishëm në odën e Prekazit shihej edhe presidenti i tanishëm, Hashim Thaçi.

“Prekazi, është vet historia e luftës dhe e sakrificës për Liri. Vendi i kthesave më të mëdha historike”, ka shkruar deputetja Deliu.

Ajo shpjegoi se kjo fotografi është realizuar në odën e Dan Lubovecit në Drenicë. Përpos komandantit dhe Thaçit, aty janë të pranishëm edhe vëllezërit Bashkim e Ilir Jashari bashkë me Rexhë e Skënder Jasharin që ishin të njohur për këngë rapsodike.

Ndryshe, sot është dita e dytë e Epopesë së UÇK-së ku vazhdojnë homazhet në Prekaz si dhe mbahet një seancë dhe akademi për nder të kësaj date historike për vendin.