Blero po martohet – zbulon detaje rreth dasmës me Afronën

Periskopi.com Showbiz

Blero Muharremi dhe Afrona Dika pritet të martohen në shtator të këtij viti.

Blero ishte i ftuar në një intervistë për “Mirage” bashkë me Gasson dhe Fisin, me të cilët ka bashkëpunuar në projektin e ri, shkruan lajmi.net.

Këngëtari ka folur lidhur me suksesin e këtij projekti si dhe arsyen pse ka zgjedhur që së fundi të sjell më shumë bashkëpunime me artistë të rinj.

Po ashtu, ai ka zbuluar edhe disa detaje rreth dasmës së tij me Afronën, që pritet të mbahet në shtator të këtij viti.

Ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm dhe mësoni se çfarë tha Blero.

Blero shtrihet në spital (Foto)

Periskopi.com Showbiz

Blero duket se ka pasur nevojë për përkujdesje mjekësore.

Këngëtari me anë të një postimi ka treguar për ndjekësit e tij se është shtrirë në spital për të marrë një infuzion.

Duket se i ftohti nuk i ka bërë aspak mirë Bleros, i cili pak kohë më parë ka kaluar disa ditë pushimi në Dubain e ngrohtë.

 

Blero befason me deklaratën e tij: Kam luajtur kundër Ibrahimovic

Periskopi.com Sporti

Në rubrikën ”10 gjërat që nuk i kemi ditur për të” në emisionin Prive, këngëtari i njohur Blero ka befasuar me një detaj të treguar. 

Ai ka thënë se sa ishte në Suedi, ka luajtur kundër futbollistit të famshëm Zlatan Ibrahimovic.

Kur kam qenë më i ri, isha aktiv në futboll, në Suedi. Më ka ra me luajt një herë kundër futbollerit shumë të famshëm, që tash njihet në krejt botën, Zlatan Ibrahimovic”, rrëfeu sekretin Blero.

Shikojeni videon nga minuta 3:40:


Blero gjithashtu është i njohur si fans i Barcelonës, ndërsa projekti i tij i fundit mbetet ”Ishe si lule”, që nuk u prit edhe shumë mirë nga publiku. /Periskopi

Afrona e Bleros paralajmëron festë të madh në prag të martesës

Periskopi.com Showbiz

Modelja Afrona Dika dhe partneri i saj, këngëtari Blero Muharremi do të kurorëzojnë historinë e tyre të dashurisë në vjeshtën e këtij viti. Dyshja do të lidh kurorë më 21 shtator të 2019-ës, duke celebruar kështu historinë e tyre të dashurisë, në një ceremoni që pritet të ketë edhe vëmendje në rrjetet sociale

Por siç e do edhe zakoni, nusja e ardhshme ka vendosur që të organizojë edhe festën e saj të beqarisë e madje ka publikuar edhe disa informacione rreth saj. Sipas edhe vet asaj që ka publikuar në Instagram, Afrona dhe mikeshat e saj më të ngushta do të udhëtojnë drejt ishullit të njohur të Mykonos, në Greqi pas 5 muajsh për të festuar festën e beqarisë së modeles.

Në fakt destinacioni i zgjedhur nga Afrona, është i njëjtë me atë që zgjodhi edhe një tjetër nuse e e njohur shqiptare. Është fjala për Sara Hoxhën që lidhi kurorë në gushtin e 2017-ës në Liqenin e Como-s në Itali, e që festën e beqarisë me mikeshat e saj më të ngushta dhe motrat Lorin dhe Redian e organizoi në fund të korrikut po në Mykonos.

Afrona nis me përgatitjet e dasmës, provon fustanin e nusërisë

Periskopi.com Showbiz

21 shtatori i vitit të ardhshëm do t’i kurorëzojë ata si burrë e grua. Blero Muharremi dhe partnerja e tij Afrona duket se kanë filluar me përgatitjet e dasmës që tani. Bukuroshja ka preferuar të mos humbë kohë, e pasi ka projektuar në kokë fustanin e ëndrrave, ka shkuar të bëjë provën. Në një foto të postuar në instastory Afrona na ka njohur me një pjesë të fustanit të saj për ditën e madhe.

“Ajo lloj ndjenje. Prova e parë e fustanit të nusërisë. Ishte një ditë shumë emocionuese”: përshkruan bukuroshja ndjesinë e bukur e tejet emotive të këtij momenti magjik për çdo vajzë.

Blero dhe Afrona kanë një marrëdhënie prej 4 vitesh, ndaj edhe hapi i rëndësishëm i historisë së dashurisë është mëse i nevojshëm.

Blero ka menduar se në futbollin e Kosovës ekziston sistemi VAR

Periskopi.com Showbiz

Blerim Muharremi i njohur si Blero ka thënë se nuk e përcjell edhe aq shumë futbollin kosovar, megjithatë, ai pranon se ka njohuri, raporton Insporti.com.

Këngëtari Blero është ftuar në emisionin “Dueli sportiv”, ku ka komentuar jo pak për futbollin kosovar.

Ai ka menduar që Ipko Superliga e ka sistemin VAR.

“A nuk ka në Kosovë VAR?”, ishte pyetja e tij.

Duke e pranuar që s’ka asnjë lidhje me futbollin vendor, Blero i bëri thirrje FFK-së që të instalojë këtë sistem sa më shpejtë.

Në minutat në vazhdim priten “perla” tjera nga Blero, nëse vazhdojnë t’ia kërkojnë opinionet e tij për futbollin kosovar.

 

Blero ‘takohet’ me Messin në Amsterdam

Periskopi.com Showbiz

Blero shpesh ka treguar që është një adhurues i zjarrtë i futbollit.

Ai madje edhe gjatë shëtitjeve nuk harron aspak të vizitojë gjëra që kanë të bëjnë me futbollin.

Së fundmi këngëtari po qëndron në Holandë, ndërsa në Amsterdam ai ka ndaluar edhe tek muzeu i personazheve të njohura nga dylli. Në mesin e tyre edhe ajo e futbollistit Lionel Messi, ku Blero ka realizuar një fotografi me të, ndërsa ka shkruar: bir e paske pre mjekrren!

Kujtojmë që së fundmi Blero lansoi projektin muzikor ‘A e din’ në bashkëpunim me Ylber Osmanin.

Bleros ia keqpërdorin Instagramin, reagon këngëtari

Periskopi.com Showbiz

Shpesh herë këngëtarët shqiptarë kanë rënë pre e sulmeve kibernetike.

Në të shumtën e rasteve atyre u janë hackuar faqet në rrjetet sociale, apo u janë bllokuar edhe klipet në YouTube.

Jo të pakta janë rastet kur dëgjojmë për vjedhje të Instagramit kohëve të fundit.

Një gjë e tillë i ka ndodhur së fundmi këngëtarit të njohur Blero.

Disa persona të paidentifikuar kanë krijuar çasje në llogarinë personale të Bleros pa dijeninë e tij, duke i shkaktuar kështu probleme.

Në një reagim të publikuar së fundmi në InstaStory, këngëtari u kërkon falje personave të cilët mund të jenë shqetësuar nga përdoruesit që tentuan t’ia thyejnë llogarinë.

“Instagramin tim e ke keqpërdorur dikush nga ekipa që ka akses dhe këtë do a kuptoj së shpejti. Unë jam njeri familjar i devotshëm, baba dhe i fejuari i Afronës. Nuk toleroj këtë gjë”, ka shkruar Blero.

Afrona feston, por shikojeni çka bën Blero

Periskopi.com Showbiz

Shumë nga yjet shqiptarë që kanë lindur në Zvicër dhe nga ky vend arritën shumë suksese, njëri ndër ta është edhe Xherdan Shaqiri i cili uroj Zvicrës ditëlindjen, gjithashtu edhe Afrona sot më disa pamje të bukura nga atje ka uruar vendin e saj të lindjes ditëlindjen ku Zvicra feston 727 vite, shkruan Kosovarja.

E deri sa Afrona ka zgjedhur një vend të bukur të natyrës për të kaluar këto ditë e Zvicra shquhet për alpet e bukura që ka, Blero ndjehet shumë i mallëngjyer ndaj saj. Me anë të kësaj fotografie ai tregon se sa shumë i mungon.

Blero dhe Afrona me kohë kane dëshmuar se janë për njëri tjetrin, edhe pse fillimet e tyre kane qenë shumë të vështira si lidhje.

Kaq shumë është dobësuar Afrona Dika, nuk do ta njihni

Periskopi.com Showbiz

Edhe pse para disa javësh u përfol se çifti i dhanë fund lidhjes, shumë shpejt Afrona u kthye te Blero, shkruan Kosovarja.

Por, duket se kjo gjë e ka munduar shumë, së bashku me angazhimet të cilat ajo ka në botën e modës.

E këtë gjë mund ta shihni në fotografinë e radhës që ajo ka ndarë në rrjetet sociale, ku vërehet dukshëm se ka rënë në peshë.

Megjithatë, modelja po duket për mrekulli./Kosovarja/

 

Blero flet për takimin mes Teutës dhe Afronës

Periskopi.com Showbiz

Këngëtari foli për takimin mes partneres së tanishme dhe ish-gruas së tij

 Nuk është folur shumë për takimin mes Teuta Krasniqit e Afrona Dikës, pasi jo shumë detaje ishin të njohura për atë takim.

Këngëtari Blero, i cili është në lidhje me Afronën tani, kurse dikur ishte i martuar me Teutën, foli mbi këtë çështje në emisionin “21 Gradë“, shkruan rtv21.tv.

Ai së pari lavdëroi prindërit e Afronës për mënyrën se si e kanë rritur atë, pasi kjo shfaqet edhe tek mënyra se sillet ajo me Tarën, vajzën e Bleros në lidhjen e kaluar.

I pyetur se a ka ndikuar edhe Teuta në lidhjen e afërt të Tarës me Afronën, Blero tregoi se të dyja janë takuar dhe kanë drekuar bashkë, për të biseduar rreth kësaj çështje, duke bërë që të dyja palët të ndihen komodë në lidhjet e tyre si dhe marrëdhëniet e tyre me Tarën

Blero publikon këngën e re (VIDEO)

Periskopi.com Showbiz

Këngëtari Blero ka realizuar këngën e tij më të re.Blero nuk ka zgjedhur që të rri indiferent gjatë kësaj vere.

Këngëtari i baladave ka sjell një këngë me një titull shumë interesant të cilën e ka titulluar “Bingo”.

Edhe kënga e fundit është e një stili baladë, por me elemente latine në të.

Kënga është prodhuar nga “BINGOPRODUCENT EGZEKITIV” dhe Blero Muharremi, muzika dhe teksti është punuar nga Blero, Lorik Zhuja, Egzon Surkishi dhe Astrit Stafa.

Produced by: CekicBeatz, kurse Mix Master: Johan Bjerholm

Kështu ia shërben kafenë ai Afronës, ajo e quan kamarieri më i mirë në botë

Periskopi.com Showbiz

Janë ndër çiftet më të komentuara në estradën tonë.

Blero dhe Afrona ka ditë që po shijojnë pushimet e tyre, ku sipas fotove që ata publikojnë, shihet se po kalojnë momente të bukura në vende luksoze, shkruan Kosovarja.

Afrona po vazhdon të mahnitë me pozat e saj të lezetshme, por sot ajo vjen me një imazh nga Blero.

“Kamarieri më i mirë në botë” ka shkruar ajo në një fotografi të postuar në “Instastory”. Teksa shihet Blero duke i sjellë kafe Afronës.

Edhe ky gjest i Bleros e dëshmon dashurinë dhe respektin që ai ka ndaj Afronës.

 

Blero bëhet edhe kamarier për Afronën

Periskopi.com Showbiz

Blero dhe Afrona ka ditë që kanë nisur pushimet verore.

Çifti i njohur kanë zgjedhue Moroccon për të kaluar disa ditë relaksi.

Ata herë pas here po ndajnë edhe imazhe mjaftë të ëmbla nga ky qëndrim.

E së fundmi Afrona përmes një instastory ka treguar se si i fejuari i saj i shërben asaj: “Të dua, kamarieri më i mirë në botë”, ka shkruar modelja.

Ndryshe çifti këtë verë pritet ta kurorëzojnë me martesë lidhjen e tyre disavjeçare.

Si nëna si biri, sa shumë i ngjan Blero nënës së tij (Foto)

Këngëtari Blero është subjekt i shpeshtë i portaleve shqiptare, por ne pothuajse asnjëherë nuk e kemi ditur se kujt i ka ngjarë ai më shumë – nënës apo babait

Periskopi.com Showbiz

Por, edhe kjo dilemë është hequr në një foto që ai ka postuar sot nëpër rrjetet sociale, shkruan periskopi.com.

Këngëtari është një kopje e nënës së tij, sidomos nëse e bëjmë krahasimin me Bleron kur ai nuk e kishte të bërë hundën opracion.

Blero ka postuar sot një foto me nënën e tij ku ja ka uruar edhe ditëlindjet me fjalët:

“Urime ditëlindja më e shtrenjta ime, të dua dhe te uroi shëndetin qysh ma uron ti mua”. /Periskopi.com/

Blero ‘harron’ Afronën, ja kë po e do kaq shumë (Foto)

  Këngëtari i njohur Blero këto ditë ka qenë lajm në mediet rozë për shkak të lidhjes së tij më modelen Afrona Dika.

Periskopi.com Showbiz

 

Pavarësisht asaj se është apo jo drejt fundit lidhja e tyre, Blero në jetën e tij ka shumë persona që i do shumë,transmeton  Express.

Përveç vajzës së tij Tarës, Blero e do shumë nënën e vëllaun e tij.

Ishte vëllau i Bleros, Burimi që kishte postuar një fotografi me nënën e tyre në Instagram. E Blero i kishte komentuar atij se të dy i do shumë.

nena-e-vellau-i-bleros_1486561680-2069469

Afrona me kërkesë të veçantë për krishtlindje! (Foto)

Bukuroshja e njohur, Afrona Dika, lirisht mund të themi se është një ndër femrat më aktive në rrjete sociale.

Periskopi.com Showbiz

Profili i saj ka kohë që është shndërruar në një Blog, teksa po shërben si model inspirimi për shumë kë.

E tashmë kur jemi në prag të festave dhuratat e shumta për një Blogere mjaft të njohur natyrisht se nuk do të mungojnë.

Edhe pse disa ditë para krishtlindjeve Afrona duket ta ketë zgjedhur dhuratën për veten e saj e cila është një çantë e markës së njohur Chanel modeli Boy.

Çanta në fjalë kap një çmim super të lartë në treg teksa nuk dihet ende nëse ajo e ka marrë këtë “dhuratë” pasi sipas mbishkrimit ajo tregoi se mezi po pret ta marrë atë.

afrona_1480974796-9369401

Blero nuk di të shkruaj

Periskopi.com Showbiz

Diçka aspak e këndshme i ka ndodhur Bleros në aeroportin e Suedisë.

Në Kosovë një problem i tillë edhe mund të mendohet por në Suedi assesi.

Në aeroport është ndalur rryma dhe sigurisht kjo ka qenë një befasi aspak e këndshme për këngëtarin i cili ishte nisur nga Suedia për në Kosovë.

Mirëpo, ajo që bie në sy, në postimin e Bleros, është se nuk ka ditur të shkruaj korrekt as emrin e shtetit të tij. “… a jom ne Kosov a ne Suedi??”, ka shkruar Blero.

blero aeroporte

Blero se ka harruar akoma Teutën?! Kjo foto flet jo pak!

Periskopi.com Showbiz

Përderisa akoma interesi vazhdon të jetë tek ndarja më e freskët, ajo me Afronën, detaje të reja po dalin në pah edhe për relacionin e këngëtarit Blero me aktoren Teuta Krasniqi.

Kjo e fundit në dokumentarin ‘E vërteta e fshehur e yjeve’ pak ditë më parë deklaroi se me gjithë gjërat e provuara, nuk ka shkuar më relacioni, por Blero megjithëse të përmbyllur, duket se nuk është përpjekur ta lë pas krahëve komplet këtë kaptinë.

Në një prej fotove të siguruara nga Prive.al, shihet qartazi se në banesën e këngëtarit vazhdon akoma të jetë e varur në mur fotoja e portretit familjar të dikurshëm kur vajza ishte e vogël.

Ndryshe nga Blero, gjurmë të së kaluarës bashkë nuk ka më të dokumentuara si fotografi tek banesa e aktores.

Fotot e vajzës vetëm dhe bashkë me nënën dominojnë në shumicën dërmuese duke qenë të vetmet që mund të hasen. /Prive.al

151515