Ky është biznesmeni shqiptar që mbrëmë u gjet i vdekur në një kanal (Foto)

Periskopi.com Lajme

Ka ndërruar jetë biznesmeni i kromit Murat Duriçi. 53-vjeçari mbrëmë, pasi është gjetur në një kanal nga kalimtarë të rastit mes qytetit të ri dhe të vjetrit. Duriçi në momentin që është gjetur nga kalimtarët ka qenë me shenja jete dhe është dërguar për ndihmë të parë në spitalin e Bulqizës.

Më pas duke parë gjendjen e rëndë në të cilën ndodhej, 53-vjeçari është nisur për në spitalin e Traumës për ndihmë më të specializuar, por rrugës për në spital në Tiranë ka ndërruar jetë. “Shqiptarja.com” ka siguruar foton e biznesmenit që ndërroi jetën mbrëmjen e sotme.

Paraprakisht dyshohet se Duriçi është përplasur nga një furgon duke përfunduar në kanal, por hetimet vijojnë nga policia për të zbardhur rrethanat. Policia ka marrë fillimisht dëshmitë e personave që e gjetën dhe e dërguan në spital. Në pjesën e rrugës ku është gjetur në kanal Duriçi nuk ka kamera sigurie.

 

Policia jep detaje për biznesmenin shqiptar që u gjet pa jetë në kanal

Periskopi.com Lajme

Policia e shtetit ka dhënë detaje për ndarjen nga jeta të biznesmenit të kromit në Bulqizë, Murat Duriçi, pronar i kompanisë “KELI-M-13”.

Sipas policisë rreth orës 21.00 të së premtes, në qytetin e ri të Bulqizës, shtetasi Mentor Ceku, 45 vjeç, banues në Bulqizë, duke drejtuar automjetin tip Ford ka përplasur këmbësorin Murat Duriçi, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Sipas policisë drejtuesi i automjetit pas aksidentit ka braktisur automjetin duke u larguar nga vendi i ngjarjes. “Pas kërkimeve nga ana e policisë është bërë e mundur kapja dhe shoqërimi i tij në komisariat. Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit” – thuhet në reagimin e policisë. Mësohet se autori i aksidentit ka qenë në gjendje të dehur. Sipas të njëjtave burime, biznesmeni 53-vjeçar kishte dalë për të bërë vrap kur është përplasur nga makina.

Ekzekutohet me 7 plumba biznesmeni anglez, ishe baba i dy fëmijëve

Periskopi.com Lajme

Janë publikuar pamjet e para të biznesmenit anglez, i cili është ekzekutuar me shtatë plumba, në një atentat të mirë organizuar, jashtë vilës së tij luksoze në Spanjë.

Viktima është Peter Andrew Williamson, 39-vjeç, i cili është ekzekutuar ndërsa parkonte makinën përpara shtëpisë së tij, në Riviera del Sol, pranë qytetit të Fuenirola në Spanjë.

Ora shënonte 15:15 dhe Williamson sapo ishte kthyer nga palestra, kur u qëllua për vdekje. Ai humbi jetën në vend, pasi një nga plumbat e qëlloi në zemër.

Biznesmeni ishte baba i dy fëmijëve, u godit në Audi-n e tij nga një tjetër automjet, në një atentat të mirë organizuar.

Paraprakisht, shkak i atentatit dyshohet lidhja e biznesmenit me trafikun e lëndëve narkotike, pasi ai ishte arrestuar në muajin mars të këtij viti nga policia spanjolle për transport kanabisi.

 

Biznesmeni shqiptar puth live një mashkull me maskë (Video)

Periskopi.com Showbiz

Provokimet e Eltonit gjatë qendrimit më shumë se dy mujor në Shqipëri kanë qenë të shumta, nisur nga lyerja e buzëve e fotot nudo, pa harruar ngacmimet dhe përplasjet me figurat politike.

Mirëpo në këtë ndalesë të fundit televizive, Eltoni dhuroi “surprizën” dhe provokimin e radhës, duke puthur në buzë një mikun e tij, që hyri i maskuar.

“Provokimi duhet për t’u thënë shqiptarëve që të puthet një mashkull me një mashkull nuk është asgjë që të të heqë mendjen… ose dy femra bashkë. Në gjatë gjithë ditës shohim femra të zbuluara, gjokset jashtë, “prapakolpet” siç thotë Kujtim Gjuzi jashtë, puthen e bëjnë gati dhe porno në media. Ndërkohë po të puthësh dikë të së njëjtës gjini bën lajm dhe unë dua që për herë të parë kjo të mos përbëjë lajm”, sqaroi ai.

Nipi i Haki Rugovës e rrah biznesmenin nga Istogu

Periskopi.com Lajme

Vllau i bizesmenit Bujar Rexhaj, ka folur për Indeksonline ku ka treguar se vllau i tij është sulmuar nga Jeton Mavraj, nipi i kryetarit Haki Rugova.

“Që 6 muaj ka pas telashe të kohë pas kohshme, mirëpo ka ndërmjetësu Gani Rugova, jemi marrë vesh qe mos me pas telashe”, tha vllau i tij.

Mirëpo sot Bujar Rexhaj është sulmuar nga Jeton Mavraj.

Po ashtu sipas tij arsyja për këtë konflikt ka qenë një kompani sigurimesh të cilën e zotëron biznesmeni Bujar Rexhaj.

Për gjendjen e Rexhajt, vllau i tij tha se është stabile, dhe ka marrë trajtim në spital e po ashtu edhe rasti është hapur në policinë e Pejës.

 

Dikur shiste televizorë, sot ka 5500 të punësuar

Periskopi.com Lajme

Pasditen e sotme në emisionin “Pushime on Top” me moderatoren Ori Nebijaj, ka qenë i ftuar biznesmeni shqiptar Saimir Mane, i cili ka ndarë pak nga historia e tij frymëzuese, por edhe pasionet dhe dëshirat e një multimilioneri.

Ai tregoi se si nga një shitës televizorësh sot kompanitë e tij kanë rreth 5500 të punësuar. Rrugëtimi ka qenë i gjatë dhe me shume pengesa, por sot ai është njeriu më i pasur në Shqipëri, aspiratat e së cilit janë bizneset internacionale.

Më poshtë intervista e plotë me gazetaren Ori Nebijaj

Në eksperiencen tuaj në bizneset më të fuqishme në Shqiperi, a ka një vendim të cilin po mos ta kishit marrë do ndryshonte rrjedhën e historisë në biznes dhe ju s’do ishit ketu ku jeni sot?

“Në fillimet e mia ka pasur plot raste të tilla, por më pas çdo gjë ka marre rrjedhën e vet graduale dhe s’do ndryshoja asgjë nga 25 vite më parë deri tani.”

Marrëdhënia juaj me paranë?

“Paraja te unë ka ardhur rastësisht, ndërkohe që punoja dhe është rritur në menyre graduale. Mua më vjen mire që parate i kam vënë në funksion të bizneseve që kenaqin njerezit. Më vjen mire kur dëgjoj komente pozitive ndërkohe që janë tek bizneset e mia. Paraja është e rëndesishme, por kur arrin në një faze si puna ime, më e rëndesishme është vlera që ti krijon me parane për njerezit.

Sa limit kane fëmijet e tu në shpenzime?

“Ata patjeter kane limitet e veta. Une kam lexuar per këtë punë dhe mendoj që kane limitet e mjaftueshme për shpenzime. Sot kam më shumë kohe të rri me ta sepse strukturat e mia punojnë dhe vetëm të menaxhuara nga 5500 njerëz të punësuar.

A shkon Samir Mane në kinema? Rezervon gjithë kinemanë?

“Shkoj por nuk rezervoj gjithe kinema. Ndryshimi i im si njeri i pasur me ty si njeri më pak i pasur është që blejmë të njëjten biletë. Më pëlqejnë filmat aksion, edhe komedi. Por këto serialet e fundit të famshme më mbajnë mbërthyer.

E ke menduar pensionin?

“Nuk besoj se do dal ne pension pasi jeta ime është e lidhur me biznesin. Unë do vazhdoj gjatë të merrem me kete pune pasi adrenalina është e madhe.

Ke pasur një ëndërr qe te ka shoqëruar gjithmonë? Si eshte sot kur ti i ke te gjitha?

“Ka gjithmonë ëndrra dhe sot eshte pozicioni im dhe ndikimi im ne rajon dhe ndërkombetarisht. Ky është qellimi im final per tu plotesuar.

Si e sheh turizmin shqiptar?

“Turizmi shqiptar eshte ne fillimet e veta. Ka shume per te bere dhe përmirësuar. Fokusi i bizneseve dhe institucioneve duhet të jetë turizmi. Nuk kam parë ne kete vend vizion me te mire se sa zhvillimi i turizmit. Ne madje mund të ofrojmë më mirë dhe më shumë se sa vendet fqinje duke qenë se tek ne akoma nuk ishte ndërtuar shumë për këtë fushë.”

Biznesmeni kosovar plagos tre shqiptarë në Finlandë

Periskopi.com Lajme

Një biznesmen 32-vjeçar nga Kosova, i cili jeton dhe vepron në Finlandë ka plagosur tre shqiptarë në Hietalahdenkatu.

Nuk dihen shkaqet e plagosjes dhe mediat nuk raportojnë të kenë qenë punëtorë të firmës së biznesmenit në fjalë. Tashmë policia ka arrestuar autorin dhe të premten do të dalë para Gjykatës së Qarkut në Helsinki.

Një bashkëpunëtor i afërt i biznesmenit iu ka thënë autoriteteve finlandeze se dorasi ishte person i mirë dhe shume serioz sa i përket çështjes së punës.

Po ashtu dhe disa punëtorë të tjerë, e kanë vlerësuar si person korrekt dhe të sjellshëm. Siç raportojnë mediat finlandeze, biznesmeni shqiptar kishte themeluar një kompani ndërtimi pesë vite me parë.

Kompania e biznesmenit shqiptar, nënkontrakton kompanitë e ndërtimit në Finlandë dhe ka 30 punëtorë. Mes tyre ka shqiptarë, hungarezë dhe rumunë.

Biznesmeni serb e shfaq flamurin e Kosovës në Bjellorusi, çmenden serbët

Periskopi.com Lajme

Para qendrës së vet tregtare në Minsk të Bjellorusisë, udhëheqësi i Lëvizjes për Fuqinë e Serbisë, Bogolub Kariq, e ka vendosur një flamur të Kosovës.

Ambasada e Serbisë në Bjellorusi ka kërkuar që flamuri të largohet menjëherë dhe mediat serbe kanë reaguar ashpër ndaj këtij veprimi.

Kosova sot fillon garimin në Lojërat Evropiane Minsk 2019, ku do të përfaqësohet nga 12 sportistë. Para fillimit të kësaj gare, në Minsk ka pasur tensione.

Bogoljub Karic është pronar i qendrës tregtare “Dana” në Minsk. Kjo është një ndër qendrat më të mëdha tregtare në kryeqytetin bjellorus dhe fotografitë tregojnë se aty është vendosur një flamur i Kosovës.

Ambasada e Serbisë ka kërkuar që ky flamur të largohet nga ai vend në mënyrë urgjente.

“Ambasadori Velko Kovaçeviq do ta informojë presidentin Alexandar Lukashenko për flamurin e vendosur dhe do ta kërkojë largimin e menjëhershëm të tij”, ka thënë zëdhënësi i Ambasadës serbe në Bjellorusi.

Kundër këtij veprimi të Kariqit ka reaguar ashpër edhe mediumi i famshëm serb, Telegraf, duke i referuar atij si “patrioti i madh i Kosovës”.

“Biznesmeni dhe udhëheqësi i Lëvizjes Forca e Serbisë, Bogolub Kariq, i cili përfaqëson veten si një patriot i madh, i lindur në Pejë të Kosovës, njeh Kosovën e pavarur”, shkruan gazeta serbe.

“Patrioti i madh i Kosovës madje ka vënë flamurin e Kosovës edhe para objekteve që ka jashtë vendit, siç është qendra tregtare e madhe në Bjellorusi, ku shihet flamuri i një shteti të rremë që ai njeh”.

 

Biznesmenit shqiptar ia rrëmbejnë djalin dhe 10 mijë euro, terrorizohet familja

Periskopi.com Lajme

Persona të paidentifikuar dhe me maska në kokë kanë grabitur një biznesmen në Shkozet të Durrësit, ndërsa nga të dhënat e para thuhet se vlera e grabitur është rreth 10 mijë euro.

Grabitësit nën presionin e armëve mësohet se e kanë pritur në hyrje të shtëpisë biznesmenin që operonte prej vitesh në fushën e inerteve.

Autorët  kanë lidhur familjarët brenda në shtëpi dhe aty kanë marrë sasinë e eurove dhe janë larguar. Në ikje e sipër, grabitësit kanë marrë me vete edhe djalin e familjes, por e lanë të lirë disa kilometra më tutje.

Policia tha se ka ngritur postblloqe në zonën e Shijakut për të kapur autorët.

Në përditësim…

Atentat me tritol në Vlorë, plagoset rëndë biznesmeni

Periskopi.com Lajme

Agron Allushaj, 48-vjeç, mbeti i plagosur rëndë në një atentat, ndërsa një sasi eksplozivi shpërtheu në makinën e tij ndërsa ai ndodhej në timon.

Ngjarja ndodhi pranë rrugës transballkanike në Vlorë.

Policia e Vlorës bëri me dije se eksplozivi ishte vendosur në makinën e të plagosurit dhe shpërtheu rreth orës 16.30 të së premtes.

Agron Allushaj, i cili njihet si sipërmarrës ndërtimi dhe pronar  guroresh, ndodhej brenda makinës të tipit “Benz” me targa AA703NG. Ai është dërguar menjëherë në spital.

Mjekët bënë me dije se Allushaj është në gjendje të rëndë ndërsa ka dëmtime  në të dyja këmbët.

Dëshmitarë thanë se shpërthimi i fortë ndodhi në momentin kur automjeti po dilte nga një lavazh.

Policia ka nisur hetimet në lidhje me këtë atentat, ndërsa paraprakisht njoftohet se biznesmeni nuk ka precedentë penalë.

48- vjeçari i cili ndodhet në reanimacionin e spitalit është vëllai i ish-drejtoreshës së hipotekës së Vlorës.

Policia ka shoqëruar për të marr në pyetje gjithë punonjësit e lavazhit dhe ka sekuestruar kamerat e sigurisë.

Lirohet Sabit Pacolli pas thuajse një viti, shpallet i pafajshëm nga gjykata suedeze

Periskopi.com Lajme

Në dhjetor të vitit të kaluar, Gjykata e Qarkut në Malmo të Suedisë, ka arrestuar biznesmenin dhe ish-zyrtarin e AKR’së, Sabit Pacollin, për keqpërdorim të parave gjatë viteve 2015-2017.

Mirëpo gjatë ditës së sotme, një mik i tij ka shkruar në Facebook se Pacolli është liruar.
“Një lajm i mirë nga Suedia. Sot është liruar Sabit H. Pacolli nga të gjitha akuzat. Ai është mbajtur 11 muaj padrejtësisht në paraburgim në Suedi. Drejtësia ka fituar”, ka shkruar Naim Murseli në Facebook.

Pacolli gjithashtu ka shkruar në Facebook, duke thënë ndër tjera se “duhet të jetë bërë njëherë e padrejtë në jetë, për të ia ditur vlerën drejtësisë”.

Ndërkaq, për arrestimin e Pacollit kishin shkruar edhe mediat suedeze, të cilat kishin thënë se ai si Kryetar i Shoqatës kishte marrë hua për të bërë renovime të banesave. Ndërtime këto të panevojshme dhe të kryera pa kualitet. Në këtë mënyrë ka futur në borxhe shumë banorë suedezë, të cilët nuk kanë qenë në dijeni se Shoqata përgjegjëse për mirëmbajtjen e ndërtesave ka marrë hua për të bërë renovime të panevojshme. Lajme këto të cilat Pacolli i kishte mohuar.

Shpërthim eksplozivi në shtëpinë e biznesmenit

Periskopi.com Lajme

Një shpërthim është regjistruar 45 minuta pas mesnatës së kësaj të diele në lagjen numër 1 të qytetit të Pogradecit.

Për fat të mirë, nga shpërthimi i lëndës plasëse të hedhur në lulishten e banesës së një biznesmeni 60-vjeçar, nuk ka shkaktuar dëme në njerëz apo materiale, për shkak edhe të distancës prej 25 metrash nga banesa.

Megjithatë, oficerë të policisë po punojnë për të mësuar rrethanat e ngjarjes, si dhe për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes.

 

 

Deputeti biznesmen injoron gjykatën, nuk i përgjigjet akuzave për vjedhje rryme

Periskopi.com Lajme

Ka dështuar fillimi i shqyrtimit gjyqësor në rastin në të cilin deputeti aktual i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ramiz Kelmendi, është duke u ngarkuar me akuza për vjedhje të rrymës, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ndryshe, gjykimi ndaj Kelmendit ka filluar sipas aktakuzës së prokurorisë e cila pretendon se në vitin 2012, kompania ETC, të cilën e drejton Kelmendi, për shkak të dyshimit se  prej datës së pavërtetuar e deri më 30 qershor 2011, ka keqpërdorur energjinë elektrike, duke dëmtuar Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), në shumën prej 22.801.19 euro.

Shkak i shtyrjes së seancës së kësaj të marte ishte mungesa së të akuzuarit Kelmendi.

Gjykatësi Rrustem Begolli, e njoftoi prokurorin Shkelzen Ibrahimi dhe dëshmitarët Sheqri Demiri dhe Hajrullah Pronaj, se në gjykatë, më 10 shtator 2018 është pranuar një shkresë nga përfaqësuesja e ndërmarrjes “ELKOS GROUP”, të cilën e drejton Kelmendi, me të cilën ka kërkuar që të shtyjë këtë seancë, me arsyetimin se i akuzuari në javën e ardhshme do të bëjë një ndërhyrje kirurgjike dhe për këtë duhet të pushojë.

“Me anë të kësaj parashtrese ju njoftoj se i pandehuri Ramiz Kelmendi, javën e ardhshme do ti nënshtrohet operacionit për transplantim jashtë vendit, andaj sipas udhëzimeve të mjekut i duhet të pushoj dhe të përgatitet psiqikisht. Për këtë arsye kërkoj nga Gjykata shtyrjen e seancës së dt.11.09.2018”, thuhet në parashtresën të cilën e ka dorëzuar në gjykatë përfaqësuesja e Elkos Group.

Ndryshe, në prill të këtij viti, pavarësisht se Prokuroria e Apelit, kishte kërkuar që për shkak të parashkrimit absolut të veprës penale, të pushohet procedura ndaj pronarit të kompanisë “Elkos”, njëherësh deputetit të Kuvendit të Kosovës, Ramiz Kelmendi, Gjykata Themelore në Prishtinë, e kishte konfirmuar aktakuzën ndaj tij.

Kjo gjykatë, me aktvendim e kishte refuzuar si të pabazuar kërkesën e të akuzuarit Kelmendi për hudhjen e aktakuzës dhe pushimin e procedurës ndaj tij të ushtruar kundër ish-Prokurorisë Komunale në Prishtinë si dhe gjithashtu si të pabazuar e kishte vlerësuar edhe kërkesën e Prokurorisë së Apelit për pushimin e procedurës ndaj të akuzuarit Kelmendi.

Sipas aktvendimit të gjykatësit Rrustem Begolli, që e kishte siguruar “Betimi për Drejtësi”, thuhet se kjo gjykatë ka gjetur se pretendimet e Prokurorisë së Apelit nuk qëndrojnë me arsyetimin se vepra penale “vjedhje e rëndë”, nga neni 253, paragrafi 2, pika 1. lidhur me paragrafin 1 të KPK-së, është e dënueshme nga gjashtë muaj deri në pesë vjet dhe bazuar në nenin 90, paragrafi 1, nënparagrafi 4, është pesë vjet nga kryerja e veprës penale së dënueshme më shumë se tre vjet burgim, ndërsa sipas nenit 91, paragrafi 6 të KPK-së “ndjekja penale ndalohet në çdo rast kur të ketë kaluar dyfishi i kohës së afatit të parashkrimit (ndalesa absolute mbi ndjekjen penale).

“Pas analizimit dhe shqyrtimi të shkresave të lëndës, gjykata ka gjetur se kërkesa e të pandehurit në këtë fazë të procedurës penale për hedhje të aktakuzës nuk mund të aprovohet, për arsye se gjendja faktike për ekzistimin ose jo të veprës penale, do të vërtetohet pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, në të cilin shqyrtim duhet të merren në pyetje dëshmitarët Shaqir Demiri dhe Hajrullah Pllana, punëtorë të KEK-ut, distrikti në Prishtinë”, thuhej në aktvendim.

Gjithashtu, aty thuhet se në procedurën e provave do të bëhet shikimi i disa procesverbaleve, rrjedha e njehsorit të energjisë elektrike aktive, disa raporte, fatura e departamentit të faturimit dhe inkasimit e të tjera.

Sipas këtij aktvendimi, gjykata duhet të konstatojë se kush ka qenë përgjegjës në kohën e kryerjes së veprës penale, pasi që në seancën e dytë, të mbajtur më 23 prill 2018, i akuzuari Ramiz Kelmendi, ka deklaruar se në atë kohë përgjegjës kanë qenë Driton Rrahmani dhe Agron Bajraktari. Për të vërtetuar pretendimin e të akuzuarit, në aktvendim thuhet, se gjykata duhet t’i marrë në pyetje Rrahmanin dhe Bajraktarin.

Prokuroria e Apelit kishte dal kundër ish-Prokurorisë Komunale në Prishtinë, e cila më 12 dhjetor të vitit 2012, kishte ngritur aktakuzë ndaj pronarit të kompanisë “Elkos”, njëherësh deputetit të Kuvendit të Kosovës, Ramiz Kelmendi, i cili akuzohet për vjedhje të rrymës.

Prokurori i kësaj prokurorie, Enver Sokoli, më 22 shkurt të këtij viti, i është drejtuar Gjykatës së Apelit, me propozimin që aktakuza ndaj Ramiz Kelmendit të ndryshohet, të hudhet poshtë dhe të pushohet procedura penale.

Në këtë shkresë të prokurorit, drejtuar Gjykatës së Apelit, që e kishte siguruar “Betimi për Drejtësi”, ky propozim arsyetohej me faktin se në këtë çështje ka arritur parashkrimi absolut i ndjekjes penale, pasi që nga ngritja e aktakuzës, më 12 dhjetor 2012, e deri te veprimi i parë i gjykatës së shkallës së parë, më 21 dhjetor 2017, kanë kaluar më shumë se gjashtë vjet.

Kjo Prokurori, siç thuhej në shkresën e saj, konsideronte se në rastin konkret ka ardhur deri te parashkrimi absolut i ndjekjes penale, për të cilën edhe gjykata e shkallës së dytë kujdeset sipas detyrës zyrtare.

“Duke pasur parasysh nenin 106, par1, pika 1.5 të KPRK-së, ndjekja penale nuk mund të ndërmerret nëse ka kaluar 3 vjet nga kryerja e veprës penale, e dënueshme me më shumë se 1 vit burgim, ndërsa neni 107, par8 të KPRK-së, ndjekja penale ndalohet në çdo rast kur të ketë kaluar dyfishi i kohës së afatit të parashkrimit, meqenëse, dyshohet se vepra penale është kryer deri me datë 30.06.2011, e deri me datën e sotit nuk ka aktgjykim të formës së prerë dhe se prej datës së kryerjes së veprës penale ka kaluar më shumë se 6 vjet, konsideroj se në rastin konkret ka ardhur deri te parashkrimi absolut i ndjekjes penale dhe në këtë mënyrë konsideroj se është shkelur dispozita e ligjit penal, për të cilat shkelje edhe kjo gjykatë kujdeset sipas detyrës zyrtare”, thuhej ndër të tjerash në shkresën e prokurorit të shtetit, Enver Sokoli drejtuar Gjykatës së Apelit.

Kurse, në bazë të vendimit të 26 shkurtit 2018, të Gjykatës së Apelit, që gjithashtu e kishte siguruar “Betimi për Drejtësi”, kjo gjykatë kishte marrë vendim me anë të së cilit kishte aprovuar ankesën e Kelmendit dhe kishte anuluar vendimin e shkallës së parë, duke e kthyer rastin në rivendosje.

Sipas Apelit, shkalla e parë nuk ka dhënë arsyetim bindës, kur ka hedhur poshtë pretendimet e Kelmendit se për akuzën e prokurorisë, nuk është ai përgjegjës, por nëse ka përgjegjësi penale këtë duhet të kenë personat përgjegjës të kompanisë së tij.

“Gjykata e shkallës së parë përkundër asaj që i pandehuri ka paraqitur kërkesë për hudhjen e aktakuzës, me pretendim se për të gjitha pikat e biznesit të tij janë angazhuar personat e autorizuar me kontrata pune, e të cilat sipas të pandehurit duhet të japin përgjegjësi, nëse ka përgjegjësi penale në rastin konkret, e ka refuzuar kërkesën e të pandehurit pa një arsyetim bindës, por vetëm duke konkluduar se për ekzistimin apo jo veprës penale në fjalë do të vërtetohet në shqyrtimin kryesor”, thuhej me tej në vendimin e Apelit.

Sipas Gjykatës së Apelit, veprimet për të cilën akuzohet Kelmendi është një vepër që mund ta kryejnë edhe shumë persona tjerë.

“Kolegji penal i kësaj gjykate, vlerëson se konkludimi i gjykatës së shkallës së parë në rastin
konkret nuk është i drejtë, për shkak se gjykata nuk është lëshuar fare në faktet kyçe që vërtetojnë dyshimin e bazuar mirë nëse është kryer vepra penale e vjedhjes së rënd nga i pandehuri apo jo, sepse sipas dispozitave ligjore veprimet inkriminuese të pretenduara në aktin akuzues janë veprime   që mund t’i kryej çdo person që do të thotë poseduesi i njësorit, mirëpo në rastin konkret nuk përjashtohet mundësia që kryerës i kësaj vepre penale të jetë edhe personi tjetër i cili vepron në interes të shfrytëzuesit të njësorit, pra personi i cili ka autorizim përkatës për përkujdesje në lami të caktuara. Duke pasur parasysh faktin se i pandehuri është pronar i kompanisë “Elkos” përfshin disa pika punuese në tërë territorin e Kosovës, si dhe duke pasur parasysh edhe faktin se nëpër të gjitha pika e tij punuese i ka të angazhuar personat përgjegjës, gjë që ofron edhe prova konkrete në këtë rast dhe atë kontratat e punës, atëherë del se përgjegjës për veprimet e pretenduara inkriminuese mund të bien në barrën e personave përgjegjës të cilët posedojnë kontrata të punës dhe në bazë të kontratave kanë përgjegjësi për punën e tyre, prandaj kjo gjykatë vlerëson se pretendimet ankimore te të pandehurit në këtë drejtim janë të bazuara”, thuhej në vendimin e Apelit, të 26 shkurtit 2018.

Gjykata e Apelit, po ashtu kishte kërkuar nga gjykatësi i rastit që t’i evitojë shkeljet e gjetura nga kjo gjykatë, që të vlerësojë kundërshtimet dhe ankesën e Kelmendit dhe të ketë parasysh propozimin e Prokurorisë së Apelit.

“Ne rivendosje gjyqtari i çështjes duhet t’i eviton shkeljet e theksuara më lartë, të vlerësoj edhe provat e ofruara nga i pandehuri dhe si pas nevojës të ketë parasysh edhe pretendimet tjera ankimore në ankesë, si dhe propozimin e Prokurorit të Prokurorisë së Apelit, e pastaj të merr vendim të drejtë dhe të bazuar konform dispozitave ligjore”, thuhej në përfundim të Gjykatës së Apelit.

Ndryshe, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ishte mbajtur seanca fillestare më 21 dhjetor 2017, dhe shqyrtimi i dytë më 29 janar 2018, në të cilat Kelmendi e kishte mohuar fajësinë dhe kishte kërkuar që gjykatësi Rrustem Begolli ta hedh aktakuzën ndaj tij.

Gjykatësi Begolli, më 29 janar 2018, kishte refuzuar kundërshtimet e Kelmendit dhe në këtë mënyrë kishte konfirmuar aktakuzën.

Sipas arsyetimit të vendimit të Begollit që e kishte siguruar “Betimi për Drejtësi”, thuhej se pas analizimit dhe shqyrtimit të shkresave të lëndës, gjykata ka gjetur se kërkesa e të pandehurit Kelmendi në këtë fazë të procedurës penale për hudhje të aktakuzës, nuk mund të aprovohet, për arsye se gjendja faktike për ekzistimin ose jo të veprës penale, do të vërtetohet pas shqyrtimit gjyqësor.

Kundër këtij vendimi, Kelmendi i ishte drejtuar Gjykatës së Apelit me pretendimin se shkalla e parë ka bërë shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, vërtetim të gabuar apo jo të plotë të gjendjes faktike dhe shkelje të ligjit penal.

Kelmendi kishte propozuar që Apelit ta ndryshojë vendimin e gjykatësit Begolli dhe ta hedh aktakuzën si të pabazuar.

Kelmendi në kundërshtimet e tij kundër aktakuzës kishte theksuar se e gjitha kjo është shkaktuar nga zyrtarët e KEK-ut, të Distriktit në Prishtinë, me qëllim që atij t’i shkaktohet dëm dhe të njolloset emri i tij.

Ndërkaq, në seancën e shqyrtimit të dytë, prokurori Menduhi Kastrati, i cili e kishte ngritur aktakuzën ndaj Kelmendit, kishte thënë se kundërshtimet e Kelmendit kundër aktakuzës janë të pabaza dhe kishte kërkuar nga gjykatësi Begolli që të refuzojë kundërshtimet e Kelmendit.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka pranuar parashtresën e të akuzuarit që ka të bëj me kundërshtimin e provave dhe kërkesën për hudhjen e aktakuzës. Ne kemi analizuar parashtresën e të akuzuarit dhe në seancën e sotme gojarisht deklarohemi duke e kundërshtuar të njëjtën parashtresë. I akuzuari në parashtresën e tij i ka bashkangjitur disa prova që nuk janë në relevancë, si p.sh ka paraqitur listë me cilën dëshmohet se ka qenë deputet i legjislaturës së 4, pastaj, një kopje të numrit të biznesit, një informacion mbi regjistrimin e biznesit, transaksionet e konsumatorit, të lëshuar nga pala e dëmtuar dhe po ashtu një kontratë pune të një punëtori që punon në kuadër të biznesit të tij”, kishte thënë prokurori Kastrati.

Kastrati kishte deklaruar se aktakuza ka prova të mjaftueshme të bashkëngjitura që vërtetojnë dyshimin e bazuar, me ç’rast i ka kërkuar gjykatës që të vendos me aktvendim për refuzimin e kërkesës për kundërshtim të provave dh hedhjen e aktakuzës.

Sipas aktakuzës së 12 dhjetorit 2012, të cilën gjithashtu e kishte siguruar “Betimi për Drejtësi”, Kelmendi akuzohet për veprën penale “vjedhje e rëndë”, për shkak të dyshimit se prej datës së pavërtetuar e deri më 30 qershor 2011, kompania “Elkos”, në Fushë Kosovë, pronë e Kelmendit ka bërë keqpërdorim të energjinë elektrike.

Prokuroria pretendon se kur punëtorët e KEK-ut kanë shkuar për të bërë kontrolle në atë kompani kanë hasur se i pandehuri me qëllim të vjedhjes ka shfrytëzuar në mënyrë të paautorizuar energjinë elektrike, duke mos regjistruar dy të tretat e energjisë, pasi aty janë gjetur dy transformator të rrymës që kanë qenë jashtë matjes, ndërsa një përçues ishte shkëputur nga lidhja.

Në bazë të aktakuzës, me këto veprime, dy të tretat e energjisë elektrike nuk ishte regjistruar, me ç’rast KEK-ut i është shkaktuar dëm në vlerë prej 22.801.19 euro.

Modelja e njohur 20-vjeçare gjendet e vdekur në jahtin e biznesmenit miliarder

Periskopi.com Showbiz
Një modele 20-vjeçare është gjetur pa shenja jete në një jaht luksoz, në pronësi të biznesmenit miliarder meksikan, Alberto Bailleres.

Sinead McNamara ishte pjesë e ekuipazhit të jahtit, ndërsa mediat e huaja shkruajnë se jahti ka qenë i ankoruar prej disa ditësh në Kefalonia të Greqisë, kur trupi i pajetë i modeles është gjetur brenda.

Shkaqet e ndarjes nga jeta të 20-vjeçares janë ende të paqarta, por policia greke ka nisur hetimet për vrasje.intv

Zbulohet i dashuri i Elvana Gjatës (Foto)

Periskopi.com Showbiz

Prej gati 2 vitesh, Elvana Gjata po përflitet se është në një lidhje me një mashkull, identitetin e të cilit këngëtarja ka preferuar që ta mbajë të fshehtë.

Por, vetëm pak më parë, nëpërmjet një videoje në Instagram, Elvana zbuloi padashur fytyrën e partnerit të saj, i cili shfaqej i ulur në sediljen e parme të një makine luksoze.

Ata kishin bërë një udhëtim me helikopter së bashku dhe më pas Elvana hodhi një video teksa bënte xhiro me makinë nëpër rivierën franceze. Disa burime të afërta pranë çiftit kanë thënë për “Iconstyle.al” se i dashuri i Elvanës është djali i një biznesmeni të njohur shqiptar, i cili ka edhe një hotel luksoz në Tiranë.

Këto burime kanë treguar se Elvana dhe i dashuri i saj janë parë së bashku teksa kanë qenë duke drekuar me familjarët e tyre në restorantin e këtij hoteli, duke e bërë kështu lidhjen e tyre serioze. Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë, miku dhe stilisti i njohur, Valdrin Sahiti, postoi në Instagram një video me një unazë diamanti, në të cilën etiketonte këngëtaren, duke rritur dyshimet se i dashuri kishte propozuar për martesë Elvanën.

Pasi ndihmoi skamnorët, ka gati një ndejë me plot yje të estradës (Foto)

Biznesmeni kosovar që jeton në Dubai, Skënder Pagarusha ka patur një vit të bereqetshëm në punën e tij.

Periskopi.com Showbiz

Krahas bizneseve të suksesshme që kishte, Pagarusha ka ndihmuar shumë njerëz në nevojë me gjësende të ndryshme.

Biznesmeni nga Pagarusha e Malishevës ka vendosur që fundvitin ta festojë me një ndejë të veçantë.

Gati 20 këngëtarë të estradës kosovare janë të ftuar në mbrëmjen e 17 dhjetorit për të festuar sukseset e vitit 2016.

Këngëtarë të zhanreve të ndryshme pritet të krijojnë atmosferë qindra mysafirë të ftuar. Kujtojmë se Pagarusha muaj më parë ka dhuruar 1000 batanije për Klinikën Universitare të Kosovës ndërsa ka paralajmëruar javën e ardhshme edhe shumë ndihma të tjera për nevojtarët.

Faqja e tij në Facebook numëron gati 300.000 mijë ndjekës në Facebook dhe është një nga personalitetet e biznesit më të ndjekur shqiptarë.

 

15591821_10154623175225664_369693746_n

 

https://www.facebook.com/SkenderPagarushaOfficial/?__mref=message_bubble

Paditet biznesmeni, përfitoi nga shteti rreth 2 milionë euro

Buritme të TCH thanë se është Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve në Tiranë që ka dorëzuar një javë më parë një kallëzim pranë njësisë task forcë.

Periskopi.com Lajme

Sipas burimeve, në raport përmendet një shoqëri e themeluar në Shqipëri në vitin 2005 me ortak dhe zotërues të vetëm serbo-boshnjakun Damir Fazliç.

Përmes kësaj shoqërie, me aktivitet tregtar në fushën e projekteve të zhvillimit urban dhe të ndërtimit, ka dyshime se mund t’i jetë shkaktuar shtetit shqiptar një dëm prej 2 milionë eurosh, duke ndjekur një skemë mashtrimi me rimbursimet fiktive.

Sipas raportit ka dyshime se kjo skemë është aplikuar gjatë vitit 2011, ndërkohë që nën hetim përveç dyshimeve për mashtrim janë edhe disa punonjës të mëparshëm të Tatimeve. Ata dyshohen se kanë shpërdoruar detyrën dhe falsifikuar dokumentat.

Emri i Fazliç është denoncuar shpesh nga opozita socialite në atë kohë për përfitime dhe privatizime të paligjshme të pronave në vendin tonë. Në valën e këtyre akuzave, Prokuroria e Tiranës çeli hetimet kryesisht mbi dyshimet e pastrimit të parave, shkruan TCH, përcjellë Klan Kosova.

Megjithëse prokuroria pretendoi se përmes një shoqërie të regjistruar në gjykatë Fazliç kishte kryer transaksion me 1.7 milion euro fitime, kjo kompani u dyshua se nuk kishte kryer asnjë aktivitet në Shqipëri.

Në përfundim të gjykimit u konkludua se Damir Fazliç ishte i pafajshëm me argumentin e mos vërtetimit se ai kishte kryer ndonjë vepër penale në vendin tonë.