Ja pse Pacolli mbrojti Trumpin nga shkarkimi: Ja çka i ndodhi Bill Clintonit bash më 1999

Periskopi.com Lajme

Vetëm pak kohë para shënimit të trevjetorit të presidencës, Donald Trump përjetoi një traumë të rëndë me Dhomën e Përfaqësuesve që votoi për shkarkimin e tij.

Trump-i u bë presidenti i tretë që votohej për t’u shkarkuar.

Pas një dite të tërë në debate, Dhoma votoi me 230 vota për dhe 197 kundër që të votonte shkarkimin e Trumpit për abuzimin e pushtetit. Por, votat ishin të ndara në baza partiake, shkruan The Guardian, përkthen Periskopi.

Presidenti i 45 i ShBA-ve tash do të përballet me Senatin, ku pritet që të shfajësohet për shkak të shumicës republikane.

Por, një proces të tillë të rëndë e kishin përjetuar edhe dy presidentë, përfshirë Bill Clintonin.

Procedurat për shkarkimin e Bill Clintonin u nis më 8 tetor të vitit 1998.

“Jo, unë nuk kam bërë seks me atë grua,” – kishte thënë Clinton, duke gënjyer nën betim, dhe për më tepër kishte penguar drejtësinë që ishte një akuzë tjetër ndaj tij. Ai akuzohej se kishte pasur marrëdhënie seksuale me znj.Monica Lewinsky.

Në atë kohë, Dhomën e Përfaqësuesve e kontrollonin Republikanët, dhe natyrisht ata votuan për shkarkimin e Clintonit, ashtu siç votuan mbrëmë Demokratët për shkarkimin e z.Trump, përcjell Periskopi.

Seancat e Senatit ndërkohë kishin nisur më 7 janar të vitit 1999.

Pikërisht në shkurt ishte bërë votimi pas dështimeve me 45 vota që votuan për dënim dhe 55 kundër, gjë që e shfajësonte z.Clinton dhe e linte t’i shkonte deri në fund mandatit si president.

Në atë periudhë Kosova po përballej me masakra dhe një dhunë të jashtëzakonshme nga regjimi fashist i Sllobodan Millosheviqit. Imagjinoni sikur z.Rugova të dilte pro shkarkimit të z.Clinton, kjo pa asnjë dyshim se do të ishte problematike për intervenimin e NATO-s në Kosovë, për të cilën presidenti i asokohshëm amerikan kishte hezitime të mëdha edhe ashtu.

Kjo gjë e bën të kuptimshëm reagimin e shefit të diplomacisë tonë, z.Behgjet Pacolli, i cili në këtë rast doli kundër shkarkimit të z.Trump. Duke marrë parasysh natyrën hakmarrëse të tij, një qëndrim i përkundërt do të ishte tepër problematik për vendin tonë./Periskopi

Brenda shtëpisë së Bill dhe Hillary Clinton (FOTO)

Periskopi.com Lajme

20 vite më parë, Bill dhe Hillary Clinton u larguan nga Shtëpia e Bardhë por jo nga Washington- i.

Në fotot e realizuara për Architectural Digest shihen kënde të ndryshme të shtëpisë neo-xhorxhiane; përfshirë pishinat, serrat dhe oborret.

Aktori i famshëm do ta luajë Bill Clintonin në filmin për skandalin seksual që parapriu intervenimin në Kosovë

Periskopi.com Showbiz

Aktori britanik Clive Owen e ka fituar rolin e ish presidentit të SHBA-së, Bill Clinton, për sezonin e tretë të American Crime Story.

“Impeachment: American Crime Story” do të gërmojë në skandalin që e njollosi mandatin e presidentit të 42-të, pas aferës së tij me praktikanten Monica Lewinsky, e cila çoi në marrjen e tij në pyetje dhe hetimin në vitin 1998, shkruan KOHA Ditore.

Ylli i “Booksmart”, Beanie Feldstein, kohët e fundit është përzgjedhur si Lewinsky, ndërsa Sarah Paulson do ta luajë shoqen e saj të ngushtë, punonjësen e Shtëpisë së Bardhë, Linda Tripp, ndërsa tani ylli i “Children of Men”, Owen i është bashkuar formacionit si ish-Guvernatori i Arkansasit, raporton Deadline.

Ende nuk dihet asgjë për angazhimin e ndonjë aktoreje për bashkëshorten e tij dhe politikanen Hillary Clinton.

Seria, e cila do të bëhet me ko-produksion të Lewinskyt, është planifikuar të debutojë një muaj para zgjedhjeve të vitit 2020.

Hillary Clinton: Pasi më tradhtoi Billi, pata k*qe të rrija e martuar me të

Periskopi.com Lajme

Hillary Clinton tha sot që besonte se gjëja më “e fortë” që e kishte bërë jashtë syve të publikut ishte vendimi për të qëndruar e martuar me Presidentin Bill Clinton.  

Kjo fjali e sinqertë nga ish sekretarja amerikane e shtetit dhe e nominuara e Demokratëve në zgjedhjet presidenciale të 2016-s erdhi pas një paraqitjeje në një emision në ABC bashkë me çikën e saj Chelsean.

Ajo po promovonte librin e saj “Libri i gruas me k*qe.”

Kur u pyet se cili ishte veprimi më me ko*qe që kishte bërë, ajo u përgjigj.

“Mendoj se gjëja më me k*qe që kam bërë, veprimi më i fortë – ishte vendimi për të qëndruar në martesë me Billin. Publikisht, politikisht, garimi për presidente. Dhe po vazhdoj. Zgjohem në mëngjes dhe vazhdoj.”

Kur u pyet për të njëjtën gjë, çika e saj Chelsea, dukej tepër e befasuar nga përgjigjja që kishte dhënë nëna.

“Oh zot, mendoj se jam goxha e pushtuar nga përgjigjja e nënës sa mbeta pa fjalë,” tha Chelsea që u bë nënë e tre fëmijëve.

Thaçi takon ish-presidentin Clinton: Kujtuam Presidentin Chirac dhe angazhimin e përbashkët për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës

Periskopi.com Lajme

Presidenti, Hashim Thaçi ka takuar sot ish-presidentin e SHBA-ve, Bill Clinton gjatë ceremonisë së varrimit të ish-presidentit francez, Jacques Chirac, përcjellë Periskopi.

Këë e ka bër të ditur vet Thaçi përmes disa fotografive në facebook.

Mes tjerash ai ka shkruar se sot kanë kujtuar Presidentin Chirac dhe angazhimin e përbashkët për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës

Postimi i plotë:

Ish-ambasadori amerikan: Në dialog të përfshihen të gjithë, edhe Bill Clinton

Periskopi.com Lajme

Presidenti amerikan Donald Trump është i interesuar që t’i ndihmojë Beogradin dhe Prishtinën rreth dialogut, thotë ish-ambasadori amerikan në Serbi, Cameron Munter. Ish-diplomati amerikan në Serbi, është i mendimit se paralel me bisedimet dhe diplomacinë e ‘zhurmshme’, në rrethana të bisedimeve si këto mes Kosovës dhe Serbisë, nevojitet edhe një farë ‘diplomacie e heshtur’ – në mos siç thotë edhe vetë Munter – edhe ‘sekrete’. Interesimi i Kinës, Turqisë dhe Rusisë se çka po ndodh me Ballkanin, e në veçanti me dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, ka shtuar edhe interesimin e administratës amerikane së fundmi në këtë proces. ‘Ndryshe ishte situata para 10 vjetësh, kur isha unë ambasador’, thotë ai, duke shtuar se në dialog mes Kosovës dhe Serbisë, duhet të përfshihen të gjithë, pse jo edhe ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, shton Munter, përkthen Periskopi nga Danasi. 

U kthyet sërish në Beograd. Çfarë misioni keni tani?

Munter: Në kuadër të Dialogut në Ballkan (një temë) e Institutit Perëndim – Lindje, kemi nisur një seri të bisedimeve këtë vit dhe një tjetër do të mbahet shumë shpejt – në dhjetor. Jemi duke u munduar që të involvojmë sa më shumë njerëz që është e mundur, e posaçërisht lidhur me raportet mes Europës dhe Amerikës. Amerika tani ka një të dërguar të ri, Matt Palmer e po ashtu, edhe Bashkimi Evropian ka një komisioner të ri për politikën e jashtme, Kosova ka zgjedhje më 6 tetor, me një fjalë, njerëz të ri, ide të reja. Duam t’i bëjmë të gjithë bashkë e të flasim. Ky është edhe qëllimi i rikthimit tim këtu, t’i bëjmë njerëzit të flasin në këtë formë dialogu dhe të mësojmë se çka po ndodhë.

Çka prisni nga ky lloj dialogu?

Munter: Mendoj se jepen mundësi për njerëzit që punojnë në këtë formë bisedimi. Ne do ta vazhdojmë atë, jo vetëm që të bëjmë një debat të zhurmshëm publik, por përmes një ‘diplomacie të qetë’, të marrim përgjigje në disa pyetje të mëdha – përfshirë çështjen e Kosovës dhe Serbisë, ose lidhur me atë se cila është e ardhmja e Bosnjës, Maqedonisë Veriore, ose nëse më lejohet ta quaj një farë diplomacie transaksionale dhe të shohim se si mund t’i adrestojmë disa çështje. Çështja që ne besojmë në Institution tonë – përfshirë edhe mua – është se problemet rajonale nuk mund të zgjidhen nga një shtet i vetëm dhe kjo është ajo që e thotë edhe anëtari jonë i bordit në Institut, biznesmeni John Jovanoviq. Kështu që duhet përfshirje e politikanëve, ekonomistëve për çështja rajonale. Kemi ide që duken mjaft ambicioze për t’ua treguar të tjerëve dhe duam ta shohim se si po pranohen ato nga liderët politikë. Presidenti Vuçiq dhe zoti Daçiq, janë treguar mjaft ‘pranues’ në këto ide.

A keni pasur ndonjë diskutim me Vuçiqin lidhur me mundësinë e vazhdimit të dialogut tashmë të ngecur mes Beogradit dhe Prishtinës?

Munter: Derisa ky dialog ka ngecur, ne nuk kemi folur se çka ka ndodhur javën e kaluar, por kemi folur më shumë për planet dhe perspektivën e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë dhe lidhur me atë se çfarë lloj dialogu do të kemi në dhjetor, ndoshta mund t’i zgjidhim disa çështje. Natyrisht, ne ende nuk e dimë se kush do të jetë tash në anën e Kosovës (cilët politikanë do ta përfaqësojnë Kosovën në dialog, v.j), por e dimë se Presidenti Vuçiq është i interesuar që të vazhdojë ky dialog. Ne jemi të shqetësuar që tashmë kanë filluar të ngjajnë disa gjëra, të cilat, nuk kanë ndodhur para 10 vitesh, kur unë isha ambasador këtu. Puna është kështu tani, kemi një Kinë të interesuar këtu, poashtu edhe Turqinë si dhe Rusinë që vijnë me një sërë idesh të ndryshme. Duam të sigurohemi se po e kuptojmë pozicionin e secilit prej tyre sepse kemi të bëjmë me një çështje afatgjate.

A iu tregoi Vuçiqi ndonjë plan për Kosovën?

Munter: Jo, mënyra se si kemi diskutuar me Vuçiqin, nuk ka qenë e asaj natyre, që të themi: shiko ky është plani ynë, por kemi diskutuar në atë frymë se cila është zgjidhja më e duhur. Kemi diskutuar lidhur me problemet afatgjate, siç janë problemet e përbashkëta që kanë të bëjnë me rritjen e ekonomisë, transformimin e ekonomisë, problemin demografik që krijon një ndarje të njerëzve në regjion.

A mendoni se Mattheë Palmer mund t’i zhbllokojë bisedimet Prishtinë – Beograd?

Munter: Mendoj se ai mund të ndihmojë.

Situata duket mjaft e komplikuar, ka shumë të interesuar për dialogun. Berlini zyrtar dhe Parisi poashtu tashmë janë bërë pjesë e tij?

Munter: Jo vetëm ata. Është edhe Brukseli. Por ne i duam të gjithë ata të involvohen në dialog sepse çdokush që beson se mund të ndihmojë dialogun,  mund të involvohet. Mendoj se Palmer, është një person që ka njohur të mira për rajonin (Ballkanin) dhe me pozitën e tij të re si i dërguar i ShBA’së, mendoj se do të jetë  i fokusuar në bisedime, që përfshin edhe qëndrimin e qeverisë amerikane. Nuk mendoj se Palmer do ta vendos gishtin diku dhe të thotë se kështu zgjidhet problemi, por mendoj se ai është një zgjidhje shumë e mirë në këtë rast.

Çka mendoni për të emëruarin e ri si Këshilltar për Siguri Kombëtare në administratën Trump, pasi u largua John Bolton. Roli i tij në dialog?

Munter: Është vështirë të flas pasiqë nuk e njoh edhe aq mirë zotin O’Brien, por ai është ndryshe nga Bolton. Bolton ka një histori të gjatë të punës në Këshillin Kombëtar për Siguri. O’Brien në anën tjetër, nuk e ka një përvojë të tillë, mirëpo ai ka një reputacion mjaft të mirë me punën e tij me njerëz dhe ekipe e shto këtu që ka edhe besimin e presidentit amerikan, Trump, që është një gjë mjaft e rëndësishme. Për aq sa di, dhe njohurinë time e kam të bazuar në ato që lexoj çdo ditë në media, Presidenti Trump është i interesuar që të jetë ndihmues këtu (për dialogun, v.j). Ne e dimë këtë nga deklaratat e Bolton dhe Trump nga takime të ndryshme me shumë liderë dhe ato janë tregues të qartë se ai (Trump) është i interesuar për dialogun. Nga një këndvështrim amerikan, shihet që ka një fokusim të qeverisë amerikane në bisedime, por unë personalisht mendoj se ky fokusim nuk është i mjaftueshëm. Ata duhet të fokusohen në punën me njerëz, në reforma ekonomike dhe të punojnë pak më shumë në të ardhmen e ekonomisë. Kjo sepse, ajo që ne duam në këtë rajon – për vendet e këtij rajoni që të jetojnë në paqe me fqinjët e tyre, është të punojmë në reformat demokratike. Ju s’mund ta nënshkruani vetëm një copë letre, duhet punë pak më shumë dhe unë personalisht mendoj se Amerika mund të bëjë më shumë punë këtu. Mendoj se këtu, duhet të involvohen më shumë njerëz, të fushave të ndryshme.

Në një intervistë për N1, ju keni përmendur se Beogradi dhe Prishtina kanë pasur nëvojë për një ‘diplomaci sekrete’. Çka po ndodh prapa perdeve?

Munter: Kur shikojmë mirë, është një diplomacy e cila duket qartazi (vërehet) dhe një diplomaci që është më e heshtur. Kur njerëzit shohim se diçka është pak më sekrete, ata mendojnë se po ndodh kështu për shkak se ka ndonjë plan, por unë nuk punoj për ndonjë qeveri dhe nuk di ndonjë plan sekret. Por unë besoj se ka nevojë për ‘bisedime pak më të heshtura’.

Senatorët amerikanë ishin në Beograd javën e kaluar dhe thanë se Vuçiq është i gatshëm për një marrëveshje me Kosovën. Çka mendoni ju për këtë?

Munter: Interesane, nuk kam qenë pjesë e atyre takimeve dhe nuk e di çka saktësisht ka thënë Vuçiq, por në bazë të përkthimeve, Vuçiq është i gatshëm të flasë, por jo edhë të nënshkruajë. Sidoqoftë, kjo është e mirë, sepse kemi edhe në Kosovë njerëz që janë të gatshëm për bisedime. Mendoj se Vuçiq është poashtu i gatshëm për bisedime, sepse ai është i vetëdijshëm se e ardhmja e Serbisë është e lidhur pandashëm me të ardhmen e Kosovës. Asnjëra nuk mund të shkojë gjëkundi pa tjetrën.

A e e dini nëse ish-presidenti amerikan Bill Clinton është inkuadruar në bisedime, që kur Serbia ka ofruar 2 milionë dollarë për Fondacionin e tij?

Munter: Ka shumë njerëz që mund të përfshihen në dialog, edhe ish-Presidenti Bill Clinton do të ishte personi ideal të përfshihej në këto bisedime, por  unë nuk di asgjë për këtë.

Çka mendoni për idetë zyrtare që qarkullojnë nga lidershipi politik se Kosova dhe Shqipëria do të mund ta përbënin Shqipërinë e Madhe?

Munter: Kur unë kam qenë diplomat, ne kemi qenë kundër formimit të Shqipërisë së Madhe sepse ne besojmë se qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë duhet të jenë pjesë e Bashkimit Evropian, ashtu siç shqiptarët jetojnë në Maqedoninë Veriore.

Kur kemi biseduar herën e fundit, ju keni deklaruar se nuk e dini saktësisht çka kërkon administrata Trump për Ballkanin. A e dini tani?

Munter: Ka dhjetëra arsye që të bëjnë dëshmojnë se administrata Trump inkurajon dialogun dhe delegimi i një të dërguari të posaçëm, tregon këtë interesim. Mendoj poashtu, se presidenti Trump e do një fitore në politikën e jashtme. Nuk e di nëse ai është në dijeni sa duhet se si është situata në rajon, por e di që do të ishte një fitore në politikën e tij të brendshme duke e shënuar këtë (dialogun) si sukses të politikës së jashtme./Përktheu: PERISKOPI/

Shoku pedofil i Bill Clinton la amanetin 500 milionësh veç dy ditë para se të vriste veten

Periskopi.com Lajme

Jeffrey Epstein e rishkroi një pjesë të testamentit të tij vetëm dy ditë para se të vriste veten në burg, thuhet në regjistrat e gjykatës.

Dokumentet e gjykatës në Ishujt e Vigjër Amerikanë, ku Epstein zotëronte dy ishuj, nuk listojnë detaje të përfituesve por vlerësojnë që shuma e lënë trashëgimi ishte diku 500 milionë Euro, përfshirë më shumë se 50 milionë në kesh.

Ekzistenca e këtij testamenti ngriti pyetje shtesë mbi ditët e fundit të Epsteinit brenda Qendrës Korrektuese Metropolitane, ku ai po mbahej në paraburgim, shkruan Independent, përcjell Periskopi.

Epsteini e kishte nënshkruar dokumentin me 8 gusht dhe më pas ishte gjetur i vdekur në qelinë e tij në më pak se 48 orë.

Të hënën, prokurorët tërhoqën aktakuzën ndaj Epsteinit, por thanë se po konsiderojnë aktakuza për njerëz të tjerë që mundësuan abuzimin e dhjetëra vajzave të mitura.

Epstein shoqërohej me shumë personalitete të famshme në të kaluarën e tij, përfshirë presidentin aktual Donald Trump dhe ish presidentin tjetër amerikan Bill Clinton. /Periskopi

Thaçi ia uron ditëlindjen Bill Clintonit

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka uruar ish-presidentin amerikan Bill Clinton për ditëlindjen e 73-të.

Thaçi shkruan në FB:

Presidenti i 42-të, i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton sot feston 73 vjetorin e lindjes. Në këtë ditë i urojmë shëndet njeriut, i cili përjetësisht do të mbetet në kujtesën dhe historinë botërore për kontributin e dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. HTH

 

Kush është Jeff Epstein, shoku pedofil i Trumpit e Clintonit që dridhi Amerikën me ‘vetëvrasje’?

Periskopi.com Uncategorized

Jeffrey Edward Epstein u gjet i vdekur në qelinë e tij të burgut në Qendrën Korrektuese Metropolitane në Nju Jork para nëntë ditësh.

Shkaqet e vdekjes së tij ende janë duke u hetuar nga Departamenti i Drejtësisë. Më 11 gusht, një autopsi u krye në trupin e tij. Rezultatet preliminare tregonin se ai kishte pasur thyerje të shumëfishtë në eshtrat e qafës.

Më 16 gosht, ekzaminuesi mjekësor i Nju Jork Sitit vendosi që Epstein kishte vdekur nga vetëvrasja përmes varjes. Kjo çuditi të gjithë opinionin amerikan që menjëherë pyetën se si ishte e mundur të vritej vetja në një burg të sigurisë së lartë, përkthen Periskopi.

Një pjesë e madhe njerëzish akuzuan për vrasjen e tij familjen Clinton. Ai kishte qenë i afërt me ish presidentin Bill Clinton, dhe mendohej se kishte gjëra tepër të errëta e kriminale për të dëshmuar kundër tij. Një pjesë tjetër akuzuan presidentin aktual Donald Trump. Ky i fundit shihej në shumë fotografi dhe video i shoqëruar me të, madje në njërën prej tyre edhe duke komentuar bukurinë e vajzave.

Jeffrey Epstein ishte një miliarder që akuzohej për një varg gjërash, përfshirë atë të trafikimit seksual të vajzave të mitura. Sipas aktakuzës thuhej se ‘dhjetëra’ vajza ë vogla ishin trafikuar nëpër shtëpitë e Epsteinit për takime seksuale. Ai nuk i kishte përdhunuar të gjitha i vetëm, por i kishte ofruar si dhurata apo i kishte shitur edhe te njerëz të tjerë të famshëm. Mes të përmendurve si mik i tij, përveç Trumpit dhe Clintonit, është edhe avokati i famshëm Alan Dershovitz, Princi Endrju, Gjorgj Stefanopulos e Woody Allen. Kontaktet e tij përfshinin njerëz si Rupert Murdoch, Michael Bloomberg, Richard Branson, Michael Jackson, Tony Blair dhe princin saudit të kurorës Mohammed bin Salman.

Epstein shoqërohej edhe me shumë shkencëtarë, përfshirë laureatë të çmimit Nobel, me të cilët siç ka zbuluar The New York Times, përkthen Periskopi, ai ndante teori të ndryshme e të përçudshme. Njëra prej tyre kishte të bënte me eugjenikën. Ai kishte ambicie që të linte shtatzënë shumë gra, duke i shpërndarë kështu gjenet e tij.

Po ashtu, ai ka shfaqur interes në trans-humanizëm, nj studim që kërkonte të përmirësonte popullsinë njerëzore përmes teknologjive si ingjinieringu gjenetik dhe inteligjenca artificiale.

Prokurorët kanë thënë se rasti i tij mund të përfshijë miliona faqe të gjërave të zbuluara.

Shoqata ‘Miqtë e Amerikës’ ia festojnë ditëlindjen Bill Clinton’it, kanë një mesazh për Rusinë

Periskopi.com Lajme

Shoqata “Miqtë e Amerikës” do të kremtojë sot ditëlindjen e 73-të të mikut të madh të shqiptarëve e mbarë njerëzimit, ish-presidentit të SHBA-së Bill Clinton.

Në eventin që mbahet në zyrat e shoqatës, janë ftuar personalitete të larta shtetërore, deputetë, artistë, gazetarë, sportistë e miq të shoqatës, thuhet në njoftimin e kësaj shoqate, e cila sqaron se për shkak të hapësirës nuk ka pasur mundësi të ftojë shumë personalitete.

E veçanta e këtij eventi është se kryetari i shoqatës Agim Rexhepi gjatë prononcimit do të jetë i veshur me veshje nacionale.

“Ky veprim është reagim ndaj deklaratës së ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë Ivica Daçiq vitin e kaluar më 20 gusht, në Soçi të Rusisë në konferencën me media pas takimit me Ministrin e Punëve të Jashtme të Rusisë Sergej Lavrov, ku e ka potencuar festimin e ditëlindjes që e kemi bërë”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, ish-presidenti Bill Clinton mori pjesë në shënimin e 20-vjetorit të hyrjes së NATO-s, event ky i organizuar në muajin qershor në Prishtinë.

Ai deklaroi se Kosova është krenaria e tij dhe se e do shumë këtë vend.

Në fjalën e tij Clinton veç tjerash tha se ‘është i lumtur që bashkë me Albright, Clarkun dhe të tjerët e ndalën spastrimin etnik në Kosovë.

Majtakët më të famshëm në histori

Periskopi.com Lajme

13 gushti është Dita Ndërkombëtare e Majtakëve. Konsiderohet se vetëm 10 për qind e njerëzve në botë, shkruajnë me dorë të majtë, ose janë majtakë me veprime të tjera.

Bussines Insider liston 11 emrat më të njohur që janë majtakë, mes tyre edhe ish presidenti amerikan Bill Clinton.

1.  Bill Clinton duke nënshkruar një dokument në vitin 1992. Në prapavijë, shihet vajza e tij – atëkohë fëmijë – Chelsea. 

2. Barack Obama, foto në Shtëpinë e Bardhë, mars 2010. 

3. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, duke nënshkruar në librin e vizitorëve gjatë një vizite në Indi, janar 2018. 

4. Presidenti i Kenyas, Uhuru Kenyatta. 

5. Kryeministri i Singaporit, Lee Hsien Loong. 

6. Princi William 

7. Ish-kryeministri britanik David Cameron. 

8. Ish-presidenti George H.W Bush, foto e vitit 1989. 

9. Një majtak tjetër, ish presidenti Ronald Regan. 

10. Majtaku tjetër i famshëm, Winston Churchill. 

11. Dhe në fund, Jul Cezari. Nuk ka dokumente që e dëshmojnë por thuhet se ai ishte majtak. /Periskopi/ 

Familja Clinton në festë: Billi me Hillaryn shpërthejnë në gëzim pasi bëhen gjyshër për herë të tretë

Periskopi.com Lajme

Chelsea Clinton, e bija e Bill dhe Hillary Clinton, ka njoftuar se e ka lindur fëmijën e tretë të saj. Jasper Clinton Mezvinsky u lind të hënën.

Ish vajza e parë e ShBA-ve shkroi në Twitter se ajo dhe burri i saj, Marc Mezvinsky “janë stërmbushur me dashuri dhe mirënjohje dhe që nuk po iu pritet që ta njoftojnë me motrën dhe vëllain e madh.”

Çifti e ka një vajzë, Charlotte, të lindur në vitin 2014 dhe një djalë tjetër me emrin Aidan, të lindur në vitin 2016, shkruan Periskopi.

Edhe ish presidenti Bill Clinton me gruan e tij, ish sekretaren e shtetit Hillary Clinton e festuan lajmin.

Billi shkroi në Twitter se si gjysh “ishte shumë i kënaqur dhe mirënjohës që do të takonte nipin e ri. Ngjashëm veproi edhe Hillary.

39 vjeçari Clinton dhe bankieri 41 vjeçar Mezvinsky ishin martuar në vitin 2010 dhe jetojnë në Nju Jork./Periskopi

Rrahje në Prishtinë, vdes një person nga lëndimet

Periskopi.com Lajme

Një person ka vdekur si pasojë e lëndimeve të rënda gjatë një rrahje te nënkalimi i rrugës “Bill Clinton” në Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi  ka thënë se personi është dërguar në emergjencë, por për shkak të lëndimeve, ka ndërruar jetë.

“Në ora 17:51, policia ka pranuar një informatë për një rrahje tek nënkalimi i rrugës “B.Kllinton” saktësisht tek shkallët. Një person është dërguar në emergjencë, i njëjti kishte pësuar lëndime të rënda tek shkallët e nënkalimit dhe si pasojë ka ndërruar jetë”, ka thënë ai. Ai ka deklaruar se këto janë të dhënat fillestare dhe se Policia po mbledh informacione tjera rreth rastit.

 

Vdes Ross Perot – Njeriu që e bëri president Bill Clintonin

Periskopi.com Lajme

Ross Perot, miliarderi nga Teksasi që kishte garuar për president dy herë më 1992 dhe 1996, ka vdekur, sipas zëdhënësit të familjes. Ai ishte 89 vjeçar.

Z.Perot arriti të bënte pasurinë në periudhën e pas-depresionit të madh duke u bërë një ndër njerëzit më të pasur në ShBA si themelues i gjigantit të shërbimeve kompjuterike Electronic Data System Corporation.

Në vitin 1992, ai u bë kandidat i pavarur për president duke e sfiduar presidentin e atëhershëm George HW Bush dhe kandidatin e asokohshëm demokrat, Bill Clinton.

Z,Perot i mori gati 19 për qind të votave, përqindja më e madhe e fituar jashtë dy partive kryesore politike për 80 vjet. Republikanët e fajësuan për humbjen e Bushit ndaj Clintonit. /Periskopi

Hoxha nga Vitia: Do të shokoheshit sikur ta dinit pse ka ardhë Clinton në Kosovë

Periskopi.com Lajme

Imami i fshatit Skifteraj të Vitisë, Mubarek Misini, ka paraqitur teori të rënda konspirative se vizita e ish-presidentit amerikan, Bill Clinton në Kosovë ka prapavijë të keqe. Ka thënë se ka thënë se kosovarët do të shokohen sikur ta dinin se me çfarë qëllimi ka ardhur në Kosovë Bill Clinton. Por, hoxha nga Vitia sic duket është bërë pishman për deklaratat e tija. Misini ka deklaruar se statusin e ka bërë në formë shakaje. Arsyetohet duke thënë se donte të tallej me shokët e tij.

“O nuk ka qenë asgjë ai status. Thjeshtë e kam bërë për shokët e mi. Dëshiroja që të tallesha me ta”. Kështu po e nxjerrë vetën hoxha nga fshati Skifteraj i komunës së Vitisë i cili para pak minutave në rrjetin social facebbok kishte postuar një deklaratë duke i paralajmëruar ndjekësit e tij se ‘sikur ta dinin përse ish-presidenti amerikan, Bil Clinton ka ardhur në Kosovë, do të shokoheshin”.

Hoxha i Vitisë, Mubarek Misini, në një deklaratë për Express, thotë se është bërë pishman për statusin e tij.

Ai ka tentuar që ta shpërlajë vetën duke thënë se statusi i tij ishte shkruar për të bërë shaka me disa shokë.

“E kam fshirë pastaj statusin”, thotë Hoxha.

E nipi i Mubarek Misinit, 29-vjeçari Agon Misini, është një nga kosovarët që ishin pjesë e organizatës terroriste ISIS. Ai kishte qëndruar dy vjet në burg në Siri, pasi ishte dorëzuar tek autoritetet vendase për t’u rikthyer në Kosovë.

Ai kishte deklaruar se dëshironte të kthehej në Kosovë, por pavarësisht kësaj, Prokuroria Speciale ka rreshtuar një varg arsyesh pse Agon Misini duhet të qëndrojë në paraburgim.

“Ekziston frika e bazuar se po qe se i pandehuri Agon Misini do të mbrohet në liri mund t’i qaset arratisë për t’i ikur përgjegjësisë penale para së cilës ndodhet dhe në këtë mënyrë do të jetë i pakapshëm për organet e drejtësisë duke qenë se përballet me veprën penale të ndëshkueshme me burg në kohëzgjatje prej tre deri në pesëmbëdhjetë vite”, thuhet në arsyetimin e Prokurorisë.

Pos kësaj, Prokurori Special Afrim Shefkiu në gjykatë ka thënë se nëse lihet i lirë, i dyshuari Agron Misini, paraqet rrezik për fshehje të provave.

Ai ndodhet në paraburgim bashkë me dy kosovarë të tjerë

Djali i presidentit takohet me Clintonin: Mora ca këshilla nga njeriu i historisë së luftës dhe paqes

Periskopi.com Lajme

Endriti, djali i presidentit Hashim Thaçi ka treguar se dje është takuar me ish-presidentin amerikan, Bill Clinton gjatë vizitës së tij në Kosovë.

Endrit Thaçi ka postuar një fotografi me babain e tij Hashim Thaçin dhe me Bill Clinton, me të cilën ka treguar se atij i ka ardhë rasti të bisedojë pak me ish-Presidentin amerikan.

Endriti ka shkuar se ai madje ka marrë disa këshilla nga njeriu i historisë së luftës dhe paqes të vendit tone.

“Unë kam lind në vitin e luftës por jam rritë duke dëgjuar rrëfime për njeriun e paqes – Presidentin Bill Clinton. Tani si student pata nderin e madh ta takoj por edhe të dëgjoj ca këshilla nga ky njeri i historisë së luftës dhe paqes të vendit tim”, janë fjalët që Endriti i ka shoqëruar fotografisë së postuar.

Bill Clinton ka qenë në një vizitë të shkurtër në Kosovë, ku është ftuar bashkë me Madeleine Albright për 20 vjeotirn e çlirimit të Kosovës.

 

 

Kamarieri të cilin e përmendi sot Clinton rrëfen për takimin emocionues me të

Periskopi.com Lajme

Ish-presidenti amerikan Bill Clinton në fjalimin e tij sot veçoi një kosovar i cili i ka mbetur atij në memorie. Është kosovari Arben Hysenaj, ai i cili ishte ulur në gjunjë për ta falënderuar ish-presidentin amerikan.

Hysenaj, sot në një rrëfim për Insajderin, tregoi detajet e atij takimi me Clinton ku ai punonte si kamerier në njërin nga restorantet më të njohura në New York.

“Ishte një takim shumë spontan dhe shumë interesant. Unë isha duke punuar kamerier në njërin nga restorantet shumë të njohura në New York, i cili ka pronarë dy shqiptarë. Aty erdhi presidenti dhe pata një ndjenjë të veçantë, në ato momente kur e takova më erdhi një ide që ta falënderoj në emër timin dhe në emër të të gjithë kosovarëve për ndihmën që ai i ka bërë Kosovës”, tha fillimisht Arben Hysenaj, i cili tregoi se kjo ngjarje ka ndodhur më 17 shkurt të 2017-së, pikërisht në përvjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Ai shpalosi detaje të hollësishme të këtij takimi.

Gjatë intervistës, Hysenaj zbuloi edhe një detaj tejet interesant, fotografia e parë e realizuar nuk i kishte dalë mirë andaj pati një kërkesë për ish-presidentin, se cili ishte reagimi i Clinton a ia doli ta realizoi për herën e dytë fotografinë ndiqni intervistën.

Rrëfimin e plotë mund t’a ndiqni këtu.

 

Clinton takon edhe njëherë Veselin dhe prej aty niset drejt aeroportit (Foto)

Periskopi.com Lajme

Ka përfunduar vizita e ish-Presidentit amerikan, Bill Clinton, me rastin e 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës.

Pas takimit me Kryeparlamentarin Kadri Veseli, Bill Clinton është nisur drejt aeroportit të Prishtinës.

Ish-presidenti amerikan Bill Clinton ka ngritur të gjithë në këmbët kur mori fjalën sot në tubimin qendror. Ai tha se Kosova është krenaria e tij dhe se e do shumë këtë vend.

Në fjalën e tij Clinton veç tjerash tha se ‘është i lumtur që bashkë me Albright, Clarkun dhe të tjerët e ndalën spastrimin etnik në Kosovë’.

“Një rrëfim i shkurtër për të kaluarën. I falënderoj qytetetarët e Kosovës për këtë mikrpitje dhe mirësjelljen që ma bëtë mua dhe familjes. Më pëlqen shumë dhe e dua këtë vend dhe gjithëherë dua të jetë nderi më i madh në jetën time që kam qëndruar me juve kundër spastrimit etnik dhe për liri. Shumë mirënjohës që kemi qenë pjesë e asaj beteje, bashkë me Albright dhe gjeneralin Clark. E kam një poster të vogël në zyrën time në Nju Jork dhe të gjithë jemi në atë fotografi dhe cdo ditë që e shoh atë fotografi, ia kujtoj vetes se çka ka qenë qëllimi kryesor i politikës dhe cili ka qenë justitifkimi i përdorimit të forcës. Më kujtohet edhe fytyrat e qytetarëve kur ishim në Ferizaj.  Atë ditë thash, 79 ditë të bombardimeve të NATO’s e kanë fituar këtë luftë. Unë nuk kam dashur që shekulli 20 të përfundojë me gabime, me gjakderdhje”, tha vec tjerash fjalimin e plotë të të cilin mund ta ndiqni në këtë lidhje të drejtpërdrejtë./Periskopi/

 

 

 

Bill Clinton tundohet keq nga moderatorja kosovare: Nuk mund t’ia ndajë sytë (Video)

Periskopi.com Showbiz

Ish presidenti i ShBA-ve, Bill Clinton, sapo e ka përfunduar vizitën e tij në vendin tonë ku u shënua 20 vjetori i çlirimit nga forcat ushtarake serbe, shkruan Periskopi.

Në një episod gjatë kësaj feste, siç mund ta shihni në video dhe siç rrëfen një burim i Periskopit, z.Clinton nuk po mund t’ia hiqte sytë një moderatoreje kosovare, që mund të ketë qenë punonjëse në presidencën kosovare. Emri i kësaj të fundit nuk bëhet i ditur.

Mësohet se edhe gazetarja është tunduar nga shikimi i z.Clinton derisa i ka kthyer shikimin duke qeshur në disa raste duke i prekur flokët e saj. /Periskopi

Vi

S’i zënë sheshet, zyrtarët e MPJ’së përcjellin ceremonitë e Clintonit e Albrightit nga dritaret e ndërtesës

Periskopi.com Lajme

Qytetarë të shumtë i janë gëzuar tej mase vizitës së ish-presidentit amerikan në Kosovë, Bill Clinton dhe sekretares amerikane të shtetit, Madeleine Albright – raporton Periskopi.

Sheshet e Prishtinës ishin të pamjaftueshme për qytetarët e shumtë që kishin shprehur interesim të ndiqnin nga afër vizitën e tyre në Kosovë.

Kjo bëri që shumë prej qytetarëve, madje edhe zyrtarë shtetëror, ceremonitë t’i ndiqnin nga ballkonet e dritaret e ndërtesave ku jetonin.

Periskopi ka realizuar disa fotografi të ndërtesës së Ministrisë së Punëve të Jashtme, gjatë kohës sa po mbahej ceremonia e përurimit të bustit të sekretares amerikane Albright.

Aty shihen zyrtarë të kësaj Ministrie që po ndiqnin ceremoninë nga dritaret e ballkonet e ndërtesës./PERISKOPI