Trajneri i ri i Kosovës: Besnik Hasi – po bën namin si trajner në futbollin ndërkombëtar

Periskopi.com Sporti

Kosova shquhet për talentët e jashtëzakonshëm që prodhon në futbollin e burrave. E megjithatë, deri tash, vendi ynë ka dështuar që të nxjerrte trajnerë të dëshmuar në futbollin evropian. 

Ismet Munishi realizoi një sukses të jashtëzakonshëm te Vushtrria në vitin 2014 kur ia doli ta bënte kampione ekipin e vogël kosovar dhe në të njëjtën kohë e nxori një supertalent si Milot Rashica. Por, dyert atij i mbetën të mbyllura nga ekipet rajonale të futbollit. Sidoqoftë, karriera e Munishit që u vetëshpall “babë i futbollit në Kosovë” është rindezur sivjet me sukesin te Ballkani.

Sidoqoftë, ende asnjë trajner kosovar nuk po arrin daljen në ndonjë ekip të fuqishëm rajonal apo evropian. E megjithatë, ekziston një ish-futbollist i famshëm i cili deri tash ka qenë në aventura të ndryshme e të rëndësishme si trajner.

Ai ishte përfolur vazhdimisht si trajner i mundshëm i kombëtares së Shqipërisë, duke qenë një ndër futbollistët më të shquar, shkruan Periskopi.

Është fjala për Besnik Hasin, që aktualisht drejton ekipin e madh saudit Al Raed.

Hasi e kishte nisur karrierën e tij si trajner në mënyrën më të mirë të mundshme te ekipi i madh belg, Anderlecht. Ai madje ishte shpallur edhe kampion i Belgjikës qysh në edicionin e parë te kjo skuadër në vitin 2014.

Pas Anderlechtit, ai kishte kaluar në Poloni për të drejtuar ekipin më të madh të këtij vendi, Legian e Varshavës. Në Poloni, Hasi nuk kishte pasur asnjëherë mbështetjen e plotë të bordit dhe ishte dorëhequr pas pak kohe.

Por, ajo që do të vinte për karrierën e tij ishte e jashtëzakonshme. Një ofertë nga Olympiacos, ekipi i madh grek që shquhet për sukseset në Champions League dhe Europa League.

Megjithatë, fati i keq bëri që Hasi të shkëpuste kontratën para kohe me gjigantin grek dhe më pas të kalonte te Al-Raedi saudit.

Hasi është një ndër favoritët që një ditë të drejtojë kombëtaren e Kosovës në futboll, por edhe atë të Shqipërisë.

Besnik Hasi tregon pse nuk e zgjodhi kombëtaren shqiptare

Periskopi.com Sporti

Besnik Hasi e ka folur rreth Kombëtares së Shqipërisë pasi mori drejtimin e skadrës Al Raed në Lindjen e Mesme.
Ndoshta disa nuk e kanë kuptuar zgjedhjen e tij pasi ka hequr një mundësi të mirë për tu bërë i njohur duke u larguar nga Evropa. Megjithatë në një intervistë për mediat ai u shpreh:

“Ne këto muaj ka pasur ekipe të ndryshme belge që më kanë kontaktuar. Nuk ishte momenti i duhur ajo qe prisja. Arabia ka ndryshuar sistemin e garës, kane investuar shumë në aspektin teknik, është liga më e fortë në Azi. Përveç anës të rëndësishme financiare, është edhe ana sportive”.

Ndërkohë për një lidhje të mundshme me kombëtaren shqiptare Hasi u shpreh se është e kot të flasim tani. “Kombëtarja ngelet një ëndërr jo vetëm për mua, por për çdo futbollist që ka luajtur në kombëtaren e Shqipërisë, mbetet si mendim për ta drejtuar atë. Por të flasim tani për të është e kotë, se kombëtarja e ka një trajner, do të ishte mungesë respekti”. /Panorama/

 

Besnik Hasi nga gjigandi europian në atë shqiptar

Pas shumë rezultateve zhgënjyese, shkarkimi i Andrea Agostinelit nga Skënderbeu duket thjeshtë çështje kohe. Këto janë më të rejat e fundit që vijnë nga kampi bardhekuq.

Periskopi.com Sporti

Ndërkohë mësohet se drejtuesit e kampionëve kanë filluar punën për të gjetur trajnerin e ri që do të marrë drejtimin e kampionëve për pjesën e mbetur të sezonit.

Sipas asaj që raporton SuperSport, emri më i përfolur është ai i Ilir Dajës. Ish-trajneri i Tiranës ka qenë edhe më parë i lidhur me Skëndërbeun, por asnjëherë nuk e mori drejtimin e kampionëve.

Por jo vetëm emri i Dajës qarkullon në Korçë. Orët e fundit përmendet edhe një emër tjetër i mjaft i njohur, dhe është pikërisht Besnik Hasi.

Ish trajneri i Anderlehtit dhe Legias së Varshavës aktualisht është pa skuadër, por megjithatë duket e vështirë që ai të marrë drejtimin e Skënderbeut.

Megjithatë emri i tij qarkullon në ambjentin sportiv në Korçë, aty ku ndoshta Agostineli po kalon orët e fundit si trajner i kampionëve

Besnik Hasi-Real Madrid, a e keni ditur këtë?

Besnik Hasi është një tifoz i zjarrtë i Real Madrid dhe trajneri shqiptar e pranon hapur këtë pasion që ka.

Periskopi.com Sporti

Portali belg, “Het Laatste Nieuws”, duke njohur këtë pasion të tij për madrilenët, e ka ftuar Hasin për një intervistë të veçantë pak para ndeshjes “El Clasico” ndaj Barçës.

Gjakovari ishte përkrah holandezit Johan Boskamp, i cili në të kaluarën ka drejtuar gjithashtu Anderlehtin dhe është një tifoz i Barcelonës, ata kanë bërë përzgjedhjet për atë që do të ishte ekipi ideal.

Hasi, edhe pse tifoz i Realit, nuk ka ngurruar që në ekipin e tij ideal të përzgjidhte Suarez para Benzema në rolin e qendërsulmuesit, edhe pse e cilëson lojtar krejt të ndryshëm.

Ndërkaq, në mbrojtjen e tij ideale, do të preferonte që të ishte Pique përkrah Sergio Ramos.

 

Hasi gjen skuadrën e re?

Besnik Hasi mund të marrë drejtimin e skuadrës së Lokerenit.

Periskopi.com Sporti

Ish-futbollisti kuqezi shihet si një ndër favoritët për t’u ulur në stolin e bankën së skuadrës belge, pas eksperiencës së gjatë që pati me Anderlechtin.

Ekipi i Lokerenit u mund javën e shkuar me rezultatin 1-2 në shtëpi, nga Ostende. Kjo ka bërë që drejtuesit e skuadrës belge të kërkojnë një trajner të ri, në mënyrë që të vijnë edhe rezultatet e kërkuara, transmeton newsport.

Ja sa do të fitojë Hasi pas shkarkimit

Periskopi.com Sporti

Trajneri i deritanishëm i Legia Warshavës, Besnik Hasi do të përfitojë një shifër prej 1 deri në 1.5 milionë euro, si pasojë e shkarkimit të tij nga klubi polak, shkruajnë mediat polake.

Ky klub vendosi ta shkarkonte trajnerin nga Kosova pas humbjes së thellë prej 6:0 nga Borussia Dortmund në Ligën e Kampionëve.

Ka qenë një klauzolë në kontratën e Hasit e cila e ka sqaruar një gjë të tillë, që në rast se marrëveshja prishet në formë të njëanshme si në rastin konkret, atëherë trajnerit në fjalë do t’i  takonte një dëmshpërblim i tillë. /Periskopi.com

Hasi shpërthen pas debaklit nga Dortmund

Periskopi.com Uncategorized

Trajneri i Legia Varshavës, Besnik Hasi ka thënë se humbja e mbrëmshme prej 6:0 nga Borussia Dortmund është katastrofë për skuadrën.

44-vjeçari nga Kosova shton se gabimet e mbrojtjes ishin alarmante dhe këtë e quan si të papranueshme.

“Rezultati është katastrofal, por ky është realiteti. Iu thash lojtarëve që 20 minutat e para do të jenë shumë të rëndësishme për vazhdimin e ndeshjes”, deklaroi Hasi.

“Gabimet e mbrojtësve ishin alarmante, organizimi i lojës ishte i varfër. Kjo është e papranueshme. Borussia Dortmund është më e mirë se ne, por kjo nuk duhej të ndodhte”, shtoi ish-kapiteni i Kombëtares Shqiptare. /Periskopi.com