Dy lojtarë pozitiv me koronavirus te gjiganti turk

Periskopi.com Sporti

Një nga ekipet kryesore të futbollit në Turqi, Besiktas, ka njoftuar se dy prej lojtarëve të tyre kanë testuar pozitivisht për koronavirus.

Kjo ka ndodhur pas testimeve ditën e mërkurë, por emrat e tyre nuk janë zbuluar, derisa shëndeti i lojtarëve po monitorohet.

“Të gjithë lojtarët, personeli teknik dhe punonjësit e klubit janë testuar të mërkurën, më 24 qershor. Dy futbollistë u testuan pozitivë për COVID-19”, tha ekipi turk në një deklaratë.

Mediet turke raportojnë se këto rezultate te Besiktas, mund të bëjnë që ndeshja e paraparë të zhvillohet sot mes Besiktas dhe Konyasport, të shtyhet.

Turqit vazhdojnë ‘peshkimin’ në Kosovë – Fidan Aliti po kërkohet nga gjiganti i Super Ligës turke

Periskopi.com Sporti

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Fidan Aliti, mund të vazhdojë karrierën në Turqi.

Është gjiganti turk, Besiktas që ka shprehur interesim për lojtarin që momentalisht luan tek Kalmari i Suedisë.

26-vjeçari mund të transferohet gjatë afatit kalimtar të verës, transmeton Periskopi.

Aliti u transferua në Kalmar vitin e kaluar nga Skënderbeu për shumën në vlerë 150 mijë euro. /Periskopi.com/

 

Tronditet sërish Superliga turke, tetë raste të reja me koronavirus te klubi i njohur

Periskopi.com Sporti

Njëra nga skuadrat më të mëdha turke Besiktas ka konfirmuar se presidenti i klubit, Ahmet Nuri Cebi, është diagnostikuar me koronavirus. Klubi i elitës turke në futboll ka njoftuar se në testet që i janë nënshtruar skuadra dhe gjithë anëtarët e klubit, tetë kanë dal pozitive.

Raportohet se një nga ta është futbollist. Të premten janë raportuar dy raste tjera me koronavirus te klubi, duke dërguar numrin total në dhjetë.

“Të mërkurën, 13 maj, testet për COVID-19 i janë bërë gjithë futbollistëve, stafit teknik dhe antarëve të klubit. Tetë rezultate kanë qenë pozitive. Testi për COVID-19 i presidentit tonë, Ahmet Nuri Cebi, që është bërë të mërkurën, po ashtu ka dal pozitiv. Procesi i trajtimit ka filluar menjëherë”, është thënë nga klubi turk.

Ata kanë qenë në karantinë siç kërkon protokolli mjekësor, ndërsa Superliga e Turqisë do të rifillojë më 12 qershor.

Dy raste të reja me koronavirus te gjiganti turk i futbollit

Periskopi.com Sporti

Një futbollist i Besiktas dhe një punonjës i klubit kanë dalë pozitiv në testet për COVID-19.

Me t’u rikthyer në stërvitje, dhe me testimin paraprak të lojtarëve, shumë skuadra po zbulojnë infektimin e tyre.

Besiktas përmes një komunikate ka bërë të ditur se testet që gjithë ekipi kanë  bërë ditën e premte, kanë rezultuar me një futbollist dhe një pjesëtar tjetër të infektuar.

Lojtari menjëherë është dërguar në izolim, sipas protokolleve shëndetësore.

Kujtojmë se në Turqi skuadrat e futbollit kanë filluar të rikthehen në stërvitje, duke shpresuar se do të përfundojnë në fushë sezonin 2019/2020.

Gjiganti turk futet në garë për transferimin e Fidan Alitit, ka interesim edhe nga Italia

Periskopi.com Sporti

Përhapja e pandemisë së ‘koronavirusit’ ka izoluar edhe futbollon botëror.

Gjatë kësaj kohe të vështirë të pandemisë, skuadrat e mëdha evropiane po mendojnë për transferimet e tyre.

Së fundi, është skuadra e njohur turke Besiktas e cila po mendon për afrimet në afatin kalimtar të verës.

Sipas ‘Hurriyet’, gjiganti turk në listën e emrave është edhe ai i qendërmbrojtësit të Kombëtares së Kosovës, Fidan Aliti.

Pas paraqitjeve të jashtëzakonshme me Kosovën dhe gjithashtu me skuadrën e Kalmar në Suedi ka bërë që shumë skuadra të interesohen për shërbimet e Alitit.

Kujtojmë që për futbollistin shqiptar kanë shfaqur interesim edhe disa skuadra nga kampionati italian.

Fidan Aliti me fanellën e Kosovës ka arritur t’i realizoi 18 paraqitje.

Vazhdon ‘bredhja’ e Joe Hart nepër Evropë, klubi i tij i ri është i befasishëm

Periskopi.com Sporti

Portieri i njohur anglez, Joe Hart, mund të përfundojë në Superligën e Turqisë.

Sipas raportimeve të ‘DailyMail’, Besiktas po konsiderojnë një lëvizje për portierin e Burnley, Joe Hart.

Gjiganti turk do të tentojë të ketë ish reprezentuesin e Anglisë si zëvendësues të Loris Kariues.

Karius pritet të kthehet në ‘Anfield’ pas dy viteve huazim në Besiktas, edhe nëse Liverpool do të jetë vetëm si urë lidhëse për ndonjë transferim tjetër.

Besiktas mund ta transferojë lojtarin me parametra zero, kur kontrata e tij me Burnley të skadojë më vonë gjatë këtij viti.

Mbetet të shihet nëse ish portieri i Manchester City do të gjejë marrëveshje me Besiktas.

Në Turqi i shpallin ‘luftë’ koronavirusit: Superderbi luhet në praninë e 50 mijë personave

Periskopi.com Sporti

Pjesa më e madhe e ligave të futbollit në gjithë Evropën janë pezulluar përkohësisht për shkak të koronavirusit, e njëjta nuk mund të thuhet për Superligën e Turqisë.

Në Turqi është vetëm një i infektuar me këtë virus, kështu që jeta e përditshme është normale.

Kjo natyrisht vlen edhe për kampionatin e tyre të futbollit.

Të dielën në ‘Ali Sami Yen’, do të zhvillohet derbi i madh turk mes Galatasaray dhe Besiktas, dhe atë para 50 mijë tifozëve.

“Derbi mes Galatasaray dhe Besiktas do të luhet para tifozëve. Ne kemi marrë të gjitha masat e nevojshme”, tha Nihad Ozdemir, president i Federatës së Futbollit të Turqisë.

Karriera e Kariusit merr një tjetër kthesë katastrofale: Besiktasi e përjashton për një arsye interesante

Periskopi.com Sporti

Loris Karius pritet të përjashtohet nga Besiktasi, pasi klubi beson se i huazuari nga Liverpooli e ka frekuentuar shumë shpesh jetën e natës, sipas raporteve.

“Fotospor” potencon se stili i jetës së shfrenuar të gjermanit pas ndarjes nga e dashura, Sophia Thomalla ka ndikuar në paraqitjet e tij në fushë, transmeton Periskopi.

Portieri, i cili është fotografuar në klube nate në Stamboll, po kalon nëpër një formë turbulente në Turqi.

 The goalkeeper has reportedly been partying a lot following his split from Sophia Thomalla

Modelja gjermane, Sophia një herë e kishte gjetur veturën e saj të shkarravitur me sprej ku shkruhej “humbës”, pas gafeve konsistente të Kariusit.

26-vjeçari ka dështuar ta fitojë besimin e fansave të Besiktasit, të cilët e vërshëllyen pas çdo prekje gjatë një ndeshjeje muajin e kaluar, pas gabimeve të tij në përballjen kundër Erzurumspor, që i kushtoi skuadrës së tij me eleminim nga Kupa. /Periskopi.com/

E bujshme: Gjiganti turk ia vë syrin portierit të Superligës së Kosovës

Periskopi.com Sporti

Në ndeshjen e sotme miqësore, Prishtina – Ordbasy, prezent ishte edhe menaxheri/skaut i portierëve të klubit të madh turk të Stambollit, Besiktas.

Nën vëzhgimin e tij të afërt ishte portieri prishtinas, Visar Bekaj, njofton faqja zyrtare e Prishtinës.

“Bekaj, njëherësh edhe anëtar i Përfaqësueses së Kosovës, sot nuk pati aq shumë punë meqenëse ishte Prishtina ajo që po kërkonte të shënonte duke mos i lejuar raste shënimi skuadrës kundërshtare.

Padyshim që prezenca e skautëve të klubeve të mëdha nuk i bënë nder vetëm Prishtinës, por në përgjithësi futbollit tonë kosovar”, bën të ditur klubi bardhekaltër.

Bekaj ishte pranë kalimit në Gjermani gjatë afatit kalimtar të verës, mirëpo transferimi dështoi në fund.

Portieri më i tmerrshëm në futboll, Karius vazhdon me gabime horror: Bën dy gafe që ta rrotullojnë lukthin

Periskopi.com Sporti

Edhe pse Loris Karius nuk pritet që përsëri ndonjëherë të luajë për Liverpoolin, fansat e “Të Kuqve” nuk po munden t’i shmangin paraqitjet e tij me Besiktasin.

“Kopties” sigurisht se nuk do të befasohen nga gabimet e tij si i huazuar në Turqi, transmeton Periskopi.

Mirëpo, këtë sezon ai përmirësuar dukshëm. Në përgjithësi, megjithatë.

Besiktas v Wolverhampton Wanderers: Group K - UEFA Europa League

Sidoqoftë, në miqësoren e fundit, barazim 2-2 kundër Altindorus, gjermani përsëri e shëndrroi veten në protagonist të padëshiruar.

Jermain Lens i dha epërsinë Besiktasit pas 12 minutave, kur Karius e katandisi keq punën pas një krosimi rutinor, me topin që përfundoi në rrjetë.

Shikoni autogolin e tij më poshtë.

Disa minuta më vonë, ai bëri edhe këtë. /Periskopi.com/

Vashat e Prishtinës mposhten me rezultat të thellë nga Besiktasi

Periskopi.com Sporti

Mabetex Prishtina ka pësuar humbje nga skuadra turke Besiktas TRC Insaat me rezultat 58:95 (20:32, 15:21, 10:27, 13:15), në ndeshjen e vlefshme për Grupin B të Euro Cup Women.

Mysafiret nga Turqia gjatë gjithë kohës ishin në epërsi, ndërsa basketbollistet e trajnerit Fidan Shatri në disa periudha treguan lojë të mirë, por që nuk mjaftoi për të shmangur humbjen.

Yvonne Anderson me 22 dhe Nina Bogicevic me 19 pikë ishin më efikaset te Besiktas, ndërsa Irma Konjusha me 20 e Nyilah Dominique Jamison-Myers me 16 pikë u dalluan te Mabetex Prishtina.

Çfarë klasi, çfarë goli, Muriqi i shënon edhe Besiktasit (Video)

Periskopi.com Sporti

Vedat Muriqi vazhdon me formën e lartë në Superligën e Turqisë

Vedat Muriqi ka shënuar gol për Rizesporin në ndeshjen kundër Besiktasit, raporton Periskopi.

Ylli kosovar me gjakftohtësi arriti që ta mposhtë portierin Loris Karius.

Rezultati pas pjesës së parë është 2-1 në të mirë të Besiktasit.

Muriqi tani ka shënuar 12 gola dhe është i treti në listën e golashënuesve më të mirë në Turqi. /PERISKOPI/

Një ‘arnaut’ ëndërron Kombëtaren e Kosovës, por ky rregull po ia mohon që të luajë për ‘Dardanët’

Periskopi.com Sporti

Vetëm një arsye po e mban larg Kosovës futbollistin e Beshiktashit, Nexhip Uysal, historia e të cilit me “Dardanët” ka nisur tri vite më parë.

Bajram Shala, menaxheri i kombëtares që trajnohet nga Bernard Challandes, ka thënë se Uysalin po e mban larg Kosovës një rregull i Federatës Turke të Futbollit.

“Ai [Uysal, v.j] mund ta humbte statusin e lojtarit vendor në Turqi nëse do vinte tek Kosova”, është shprehur Shala, teksa ka thënë se kjo është e vetmja arsye pse 28-vjeçari me origjinë shqiptare nuk i është bashkuar Kosovës deri tash.

“Normalisht që Uysalit nuk i ka konvenuar ta humbte këtë status”.Shala ka thënë se Uysal është shprehur i interesuar t’i bashkohej Kosovës pas ndeshjeve të para të Ligës së Kombeve.

“Me Nexhipin kam folur edhe pas ndeshjeve të para të Nations League.

Ai ka pasur interes të vijë; madje ka qenë goxha i interesuar të vijë tek Kosova, si ai edhe agjentët e tij”, ka vazhduar menaxheri i kombëtares kosovare, në një prononcim për Insportin.

Uysal së fundi në rrjetin social Instagram, ka vendosur një fotografi të flamurit të Kosovës pranë atij të Turqisë.

Uysal kishte qenë pranë Kosovës tri vite më parë, kur ish-selektori Albert Bunjaki ishte shprehur i gatshëm ta afronte atë tek “Dardanët”.

Bunjaki ishte shprehur optimist për afrimin e Uysalit, por kjo nuk ndodhi kurrë.

“Menjëherë pasi UEFA na pranoi, ne e kontaktuam Uysal-in dhe menaxherin e tij. Nexhip ka prejardhje nga Kosova dhe përfaqësuesja e Kosovës dëshiron që t’ia ofrojë atij këtë uniformë. Në bisedimet e para që kemi bërë jemi mjaft optimist”, kishte thënë Bunjaki në një intervistë për mediet turke më 2016.

Uysal ka zhvilluar vetëm një ndeshje me Turqinë. Ai kishte debutuar me përfaqësuesen turke më 20 maj të vitit 2010 në një miqësore ndaj Hondurasit.

Ajo ka qenë hera e parë dhe e fundit që futbollisti shqiptar ka luajtur me përfaqësuesen turke.

Ai luan në pozitën e mesfushorit defensiv, mirëpo mund të alternohet shumë lehtë edhe në pozitën e mbrojtësit të qendrës.

Mbrojtësi, stinorin e kaluar është shpallur kampion i Turqisë me skuadrën e Beshiktashit.

Pepe arrogant? Gjesti i tij po përflitet në të gjithë botën

Periskopi.com Sporti

Mbrojtësi aktual i Besiktas, Pepe ka bërë një gjest të jashtëzakonshëm. 

Portugezi njihet si një ndër lojtarët më arrogant që ka njohur historia e futbollit, por ky gjest ndoshta do ta ndryshoj mendimin e shumëkujt, përcjell Periskopi.

Ekipi turk Besiktas është duke u përballur me probleme financiare kohëve të fundit, çka ka bërë që edhe rezultatet të jenë shumë të dobëta këtë sezon.

Image result for pepe besiktas

Pepe ka ndërprerë kontratën me gjigantin turk pasi i kanë mbetur shumë borxhe, megjithatë ai ka vendosur që t’ia falë klubit.

Përveç kësaj, Besiktas i kishte mbetur borxh edhe një pjesë të stafit ndërsa ish-mbrojtësi i Real Madrid ka vendosur t’i paguaj ato dhe të largohet në mënyrën më të mirë të mundshme. /Periskopi

Klubi i madh anglez ofron 25 milionë euro për Domagoj Vida

Periskopi.com Sporti

Domagoj Vida pati paraqitje të mëdha në Botërorin ‘Rusia 2018’ dhe ofertat për të tani nuk kanë të ndalur

Mbrojtësi kroat është pjesë e Besiktasit, por nga edicioni i ri mund të jetë pjesë e ndonjë klubi më të madh, transmeton Periskopi.

Raportet e fundit nga Anglia bëjnë të ditur që Arsenali kërkon shërbimet e kroatit dhe ka gati edhe një ofertë të majme për Besiktasin.

Londinezët janë të gatshëm që të ofrojnë 25 milionë euro për Domagoj Vida, për të cilin në këtë merkato ka shprehur interesim edhe Liverpooli. /Periskopi/
Image result for domagoj vida

Klubi turk interesohet për dështakun e Liverpoolit

Periskopi.com Sporti

Beskitas po e kërkon Simon Mignolet

Simon Mignolet nuk është në planet e Jurgen Klopp dhe me ardhjen e Alisson Becker, belgu tani është portieri i tretë i Liverpoolit, transmeton Periskopi.

Besiktasi po e kërkon portierin 30 vjeçari që viteve të fundit ka bërë shumë gabime me fanellën e Liverpoolit.

Klubi turk ka bërë një ofertë prej 12 milionë euro për Mignolet. /Periskopi/

Everton, Newcastle dhe Besiktas shfaqin interesim për yllin kosovar

Periskopi.com Sporti

Donis Avidjaj nuk ka të ardhme te Schalke 04

Trajneri i klubit gjerman, Domenico Tedesco nuk e ka në planet e tij Donis Avdijajn me yllin kosovar që pritet të largohet përfundimisht këtë verë nga Schalke, transmeton Periskopi.

Avdijaj edicionin e kaluar ishte i huazuar te Roda në Holandë ku tregoi paraqitje të mëdha, por nuk dëshiron që karrierën ta vazhdojë aty.

Tri klube janë të interesuar për shërbimet e 21-vjeçarit.

Evertoni dhe Newcaslte nga Premier League dhe klubi i njohur turk Besiktas janë në garë për të nënshkruar me Avdijajn. /Periskopi/

Klubi i madh anglez arrinë marrëveshje me Domagoj Vida

Periskopi.com Sporti

Liverpooli ka arritur marrëveshje personale me Domagoj Vidan

Gazeta turke ‘A Spor’ raporton që mbrojtësi kroat ka arritur marrëveshje personale me Liverpoolin ku do të nënshkruajë kontratë dy-vjeçare, transmeton Periskopi.

Liverpooli tani do të takohet me drejtuesit e Besiktasit për të negociuar për çmimin e Vidas.

Sipas kësaj gazeta, Besiktasi kërkon 22 milionë euro për ta lënë të lirë mbrojtësin 29-vjeçar që shkëlqeu në Kupën e Botës me Kroacinë. /Periskopi/

Besiktas kërkon Jahmir Hykën

Luzern po bën një sezon të mirë, teksa aktualisht mban vendin e katërt në tabelën e renditjes.

Periskopi.com Sporti

Kjo ka bërë që disa prej lojtarëve të saj të vihen në shënjestrën e ekipeve të tjera.

Mes këtyre lojtarëve është edhe Jahmir Hyka.

Sipas Blick, pas mesfushorit të Kombëtares shqiptare është skuadra e Besiktasit, e cila po lufton për titullin kampion në Turqi me Basaksehir.

Hyka këtë sezon po paraqitet mirë, teksa arriti të rifitojë sërish Kombëtaren.

UEFA reagon ndaj sulmit të ndodhur në Turqi (Foto)

Vetëm një orë pas fitores së Besiktasit ndaj Bursasport me rezultat 2-1, ka nodhur një shpërthim i madh afër stadiumit Vodafon Arena.

Periskopi.com Sporti

Pas sulmit të nodhur shtëpia e futbollit europian UEFA, ka dënuar dhe ka shprehur ngushëllimet ndaj familjarëve të viktimave.

capture-20161211-015052

“UEFA dëshiron të shpreh ngushëllimet më të thella për familjet e të gjitha viktimave të bombardimeve të sonte në Stamboll”.

“Ne fuqimisht dënojnë këtë akt të tmerrshëm dhe dërgojmë gjithë mbështetjen tonë Federatës së Futbollit të Turqisë dhe klubeve të futbollit, Besiktasit dhe Bursaspor”, shkruan faqja e UEFA-së në Twitter. /Periskopi/

capture-20161211-015119