Në Allianz nuk u ndal bora, por Bayerni shënoi 3 gola – ndan pikët me Arminia Bielefeld

Periskopi.com Sporti

Sonte (e hënë) është zhvilluar një ndeshje mjaftë interesante mes Bayern Munichut dhe Arminia Bielefeld.

 

Pavarësisht që Bayerni shihej si favorit, nuk ka arritur të fitojë më shumë se një pikë në shtëpi ndaj Arminisë, duke barazuar me rezultat 3 – 3.

Ishin mysafirët që kaluan të parët në epërsi përmes Vlap (9′).

Pieper arriti të dyfishojë rezultatin pas një aksioni të shpejtë (37′), rezultat me të cilin skuadrat shkuan në pushime.

Pjesa e dytë ishte edhe më interesante, ku u shënuan edhe katër gola të tjerë.

Lewandowski në fillim të 45-minutëshit të dytë, arriti që të ngushtoi epërsinë (48′).

Por, mysafirët u përgjigjen qysh pas një minutë përmes Geabuer, që realizoi pas asistimit të Voglsammer (49′).

Bayerni nuk heq dorë nga shpresa dhe shënoi përmes Tolissos (58′).

Ndërsa, golin e fundit në ndeshje e shënoi talenti Davies (70′), gol që për “Bavarezët” vlen një pikë.

Bayerni mban kreun me 49 pikë, derisa Arminia renditët në pozitën e 16-të me 18 sosh.

Bayern Munich synon sonte Finalen e Kupës së Botës për Klube

Periskopi.com Sporti

Skuadra bavareze, Bayern Munich e nis sonte aventurën në Kupën e Botës për Klube, shkruan Periskopi.

“Bavarezët” kanë përballë në gjysmëfinale ekipin nga liga egjiptiase, Al Ahlyt, ndeshje kjo që nis nga ora 19:00.

Kjo garë është duke u mbajtur në Katar, kurse tashmë është mësuar edhe finalisti i parë.

Ekipi meksikan, U.A.N.L Tigres mposhti minimalisht Palmeiras mbrëmë dhe siguroi finalen.

Këta janë futbollistët e ftuar nga Bayern Munich për Kupën e Botës për Klube

Periskopi.com Sporti

Kupa e Botës për Klube, FIFA Katar 2020 do të shohë ekipet më të mira të botës të bashkohen këtë muaj për të garuar për çmimin e më të mirit në botë. 

Kupa Botërore e Klubeve do të zhvillohet në praninë e tifozëve, por masat e rrepta të sigurisë COVID-19 të krijuara për të ruajtur mirëqenien e tifozëve do të jenë në fuqi gjatë gjithë turneut.

FIFA tashmë ka publikuar listat e ekipeve me lojtarët që do të marrin pjesë në këtë kompeticion.

Nga Evropa do të marrë pjesë Bayern Munichu, ndërsa tashmë është publikuar lista e tyre me lojtarët e ftuar.

Ndeshjet do të fillojnë më 4 Shkurt, me finalen që do të zhvillohet më 11 shkurt.

Bayerni mposht Schalken – bavarezët të sigurt në krye të tabelës

Periskopi.com Uncategorized

Skuadra e Bayern Munchen e ka mposhtur Schalken me rezultat 0-4 në ndeshjen e javës së 18-të të Bundesligës, përcjell Periskopi.

Dy gola për Bayernin i shënoi Thomas Muller në minutat 33-të dhe 88-të dhe nga një Lewandowski në minutën e 54-të dhe Alaba në minutën e 90-të.

 

 

Bayerni mbetet në krye të tabelës me 42 pikë derisa Schalke po lufton për mbijetesë me 7 pikë në vendin e fundit.

Bayerni fiton me shumë vështirësi në udhëtim te Augsburgu

Periskopi.com Sporti

Bayern Munichu ka fituar me rezultat minimal 1-0 ndeshjen e tyre në udhëtim te Augsburgu në kuadër të javës së 17-të në Bundesliga.

Bavarezët kanë vazhduar serinë pozitive në kampionat duke marrë fitoren e radhës dhe duke ruajtur distancën me ndjekësin më të afër, RB Leipzig në katër pikë.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të Bayernit, i cili prodhoi shumë raste me anë të Robert Lewandowski dhe Serge Gnabry, por shënoi vetëm një gol.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 13-të me anë të polakut Lewandowski, i cili shënoi nga penalltia për 0-1.

Edhe pjesa e dyti foli në të mirë të Bayernit që prodhoi më shumë, por rastin më të mirë në këtë pjesë e patën vendasit.

Augsburg ishte afër të barazonte shifrat, por Alfred Finnbogason (76’) goditi vetëm shtyllën nga penalltia dhe ndeshja u mbyll me fitoren 1-0 të Bayernit.

 

Pas kësaj fitore, Bavarezët e shohin veten në pozitën e parë me 39 pikë, ndërsa Augsburgu zë vendin e 12-të me 19 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Bayerni udhëton te Schalke, ndërsa Augsburgu e pret Union Berlinin

Bayern Munich me fitore spekatakolare ndaj Mainz, triumfon me përmbysje rezultati

Periskopi.com Sporti

Kampioni gjerman, Bayern Munich ka vijuar serinë e triumfeve në kuadër të Bundesligës, pasi sonte në takimin e vlefshëm për xhiron e 14’të të kësaj lige, bavarezët e kanë mposhtur skuadrën e Mainzit me rezultat 5:2, me një rikthim senzacional, raporton Periskopi.

Ishin mysafirët ata që surprizuan bavarezët, duke mbyllur pjesën e parë me 2 gola avantazh, kurse pjesa tjetër e lojës ishte e rezervuar për spektaklin e Bayernit, të cilët shfaqjen e nisën me golin e Kimmich, i cili shënoi në minutën e 50’të të takimit, për të shënuar pesë minuta më vonë Sane.

Në minutën e 70’të për 3:2 shënoi Sule, kurse dy golat e tjerër i shënoi sulmusi polak, Lewandowski.

Me këtë fitore Bayerni ngjitet në pozitën e parë me dy pikë më shumë se skuadra e Leipzigut. /Periskopi

Mbyllet pjesa e parë: Bayern turpërohet nga Mainz

Periskopi.com Sporti

Skuadra e Mainzit, e cila pritjet optimale i ka të mbijetojë në Bundesligë, është duke turpëruar rekordkampionin e kësaj gare, Bayern Munich, pasi në vetëm 45 minuta lojë ia ka shënuar dy gola në Bayer Arena, shkruan Periskopi.

Aktualisht rezultati i takimit është 0:2, teksa pritet se si do të vijojë takimi në pjesën e dytë.

Kujtojmë se, aktualisht Bayerni gjendet në pozitën e dytë në tabelë, me një pikë më pak se skuadra e Leipzig.

Një gjë e tillë nuk kishte ndodhur që nga viti 1981: Këtë rekord e arriti Bayern Munich

Periskopi.com Sporti

Skuadra bavareze, Bayerni Munich, ka thyer rekordin e vitit 1981, duke mos marr asnjë humbje në shtëpi këtë vit, përcjell Periskopi.

Pas 5 trofeve të fituar në 2020-ën në pritje që të zhvillohet edhe Botërori i klubeve, bavarezët mund t’i gëzohen një tjetër arritjeje të shkëlqyer.

Një gjë e tillë kishte ndodhur për herë të fundit në vitin e largët 1981. Ndeshja e fundit për këtë vit do të luhet të shtunën (18:30).

Djemtë e Flick do të luajnë jashtë fushe me Leverkusen dhe do të tentojnë fitoren për të parakaluar “Aspirinat” dhe për të mbyllur vitin kalendarik në krye të Bundesligës.

Gjuajtje briliante nga Coman, Lewa shënon me kokë

Periskopi.com Sporti

Bayern Munich ka arritur ta realizojë golin e barazimit ndaj skuadrës së ëolfsburgut, përcjell Periskopi.

Ishte polaku, Robert Lewandowski ai që gjeti golin krejt në fund të pjesës së parë, saktësisht në minutën e 45’të.

Kujojmë se, bavarezët ndodhen në vendin e dytë në tabelë, derisa me një fitore eventuale do të ngjiteshin në vendin e parë.
Shihni golin. /Periskopi

 

Tri ndeshje pa gola, kampioni i Gjermanisë dhe Evropës ‘shokohet’ nga Wolfsburgu

Periskopi.com Sporti

Kampioni aktual i Bundesligës, përkatësisht rekordkampioni i kësaj gare, skuadra bavareze, Bayern Munich, po zhvillon përballjen e saj kundër mysafirëve të ëolfsburgut, shkruan Periskopi.

Tani kur sfida po hynë në minutën e saj të 6’të, bavarezët po gjenden në disavantazh.

Golin për skuadrën e ëolfsburgut e shënoi gjermani, Philipp.

Kujtojmë se, bavarezët nuk ka fituar në dy takimet e fundit, duke luajtur baras 3-3 me RB Leipzig dhe 1-1 në udhëtim te Union Berlin. /Periskopi

Bayern Munich sonte në kërkim të fitores, publikohen formacionet zyrtare

Periskopi.com Sporti

Bayern Munich pret Wolfsburgun në një ndeshje ku kërkon të rikthehet te fitorja.

Kampioni në fuqi i Gjermanisë dhe Evropës nuk ka fituar në dy takimet e fundit, duke luajtur baras 3-3 me RB Leipzig dhe 1-1 në udhëtim te Union Berlin.

Bavarezët ndodhen në vendin e dytë në tabelë, derisa kërkojnë triumfin ndaj Wolfsburg për të kaluar në vendin e parë.

Në anën tjetër mysafirët që janë duke kaluar nëpër një formë mjaftë të mirë, kanë udhëtuar drejt Munichut për të shkaktuar befasi.

Formacionet zyrtare:

Bayern Munich: Neuer; Alaba, Süle, Boateng, Lucas Hernández; Tolisso; Sané, Müller, Gnabry, Coman; Lewandowski.

Wolfsburg: Casteels; Mbabu, Pongracic, Lacroix, Roussillon; Schlager, Arnold; Philipp, Brekalo, Baku; Weghorst

Rikthehet sonte Champions League, këto janë ndeshjet që na presin

Periskopi.com Sporti

Shëtitje dhe finale, Champions League rikthehet sonte me përballje mjaft interesante dhe që në orën 18:55, kur rekordmenët e Real Madrid do të kërkojnë fitoren në transfertë kundër Shakhtar Donetsk.

Kjo përkthehet me kalimin në fazën tjetër dhe spanjollët do të zbresin në fushë të karikuar dhe për t’u hakmarrë për humbjen e pësuar në përballjen e parë me ukrainasit.

Takimi tjetër që tërheq vëmendjen është sërish i të njëjtit grup, B-së, me Interin që e ka finale në Gjermani.

Zikaltërve vetëm fitorja u bën punë kundër Borussia M’Gladbah, që momentalisht mban vendin e parë në grup. Gjermanët edhe me një barazim do të ishin të kënaqur, pasi skuadra e Contes zyrtarisht do të dilte jashtë gare.

Atletico Madrid-Bayern Munich, duke u nisur nga emrat, është sfidë e gjithë për t’u parë, por fituesit e fundit të Champions League e kanë siguruar kualifikimin dhe mund të bëjnë rotacion.

Spanjollët nga ana tjetër kanë nevojë për tre pikët dhe janë të motivuar në maksimum, për të vulosur kualifikimin në raundin tjetër. Lokomotiv Moscow-Salzburg është takimi tjetër i grupit A, me vendasit që mund të sigurojnë sonte vendin tretë.

Grupi i Manchester City ka dy pikëpyetje, që mund të zgjidhen sonte. Porto, me një barazim në shtëpi me “Qytetarët” merr vendin e dytë dhe kualifikimin, kurse Marseille-Olympiacos luajnë për vendin e tretë, gara për të cilin është e hapur.

Në grupin D Atalanta dhe Berat Gjimshiti presin një dhuratë nga Liverpool, por nga ana tjetër duhet të mposhtin në shtëpi danezët e Midtjylland.

“The Reds” përballen me Ajax, që gjithashtu do maksimumin e pikëve. Për vendin e dytë vendoset gjithçka në takimin e fundit, kur italianët dhe holandezët ndeshen mes tyre.

Bayerni mbyll pjesën e parë: Kalon nga disavantazhi në epërsi

Periskopi.com Sporti

Kampioni i kësaj gare, Bayern Munich e ka mbyllur me avantazh pjesën e parë në austri kundër skuadrës së Salzburgut, transmeton Periskopi

Fillimisht ishin austriakët që në minutën e 4’të shënuan pëe 1:0, gol ky që erdhi nga sulmuesi shqiptar, Mergim Berisha.

Për ta barazuar rezulatatin nga penalltia shënoi polaku, Leëandoëski, kurse pak para përfundimit të ndeshjes për 1:2  shënoi gabimisht në portën e tij futbollisti i Salzburgut, Kristensen.

Muller ‘bombardon’ portën e Koln – kalon bavarezët në epërsi

Periskopi.com Sporti

Skuadra bavareze, Bayern Munich ka udhëtuar për në Koln, për ta zhvilluar ndeshjen e javës së gjashtë të Bundesligës, transmeton Periskopi.

Aktualisht, kampioni në fuqi i Gjermanisë po avancon ndaj nikoqirëve Koln me rezultat 1:0, pas golit të cilin nga penalltia  e shënoi sulmuesi gjerman, Thomas Muller.

Shihni golin. /Periskopi

FC Koln – Bayern Munich, formacionet zyrtare

Periskopi.com Sporti

Skuadra bavareze, Bayern Munich do të udhëtojë për në Koln, për ta zhvilluar ndeshjes e javës së gjashtë të Bundesligës, transmeton Periskopi.

Kampioni në fuqi i Gjermanisë do të përballet me Kolnin, një kundërshtar tradicionalisht i përshtatshëm për bavarezët.

Skuadra e Hansi-Flick synon të marrë maksimumin e pikëve pasi kërkon të dalë në pozitën e parë.

Formacionet zyrtare:

Koln: Horn, Wolf, Bornauw, Czichos, Horn, Skhiri, Ozcan, Liminos, Duda, Jakobs, Andersson.

Bayern Munich: Neuer, Sarr, Pavard, Sule, Boateng, Kimmich, Martinez, Muller, Choupo-Moting, Sane, Gnabry.

Klopp i ‘uritur’ për yjet e Bayernit, ja kë do t’ia rrëmbejë kësaj radhe

Periskopi.com Sporti

Hansi Flick, trajneri i Bayernit ka folur rreth mbrojtësit të bavarezëve, David Alabas, i cili nuk ka pranuar ta rinovojë kontratën dhe se po shkon drejt skadimit të kontratës aktuale, transmeton Periskopi.

“Shpresoj që të qëndrojë me ne. Sidoqoftë, Alaba duhet të vendosë vetë”, tha Flick.

Kështu, këtë situatë po e shfrytëzon Liverpooli si më së miri, kjo pasi sipas “Bild”, Liverpool është i etur të nënshkruajë me mbrojtësin, sikurse bëri në verë me spanjollin, Thiago Alcantara.

Bayern Munich e pati më të vështirë se ç’mendonte me rusët, mezi ia del të fitojë

Periskopi.com Sporti

Kampioni i 6-fisht i ligës më prestigjioze për klube, Ligës së Kampionëve, Bayern Munich, ka vijuar me formën e saj të lartë brenda kësaj gare, pasi edhe sonte ka realizuar triumf ndaj skuadrës ruse, Lokomotivës së Moskës në terenin e kësaj të fundit, me rezultat minimal 1:2, shkruan Perikopi.

Ishin bavarezët ata që fillimisht shënuan në minutën e 13’të, ku rrjetën e gjeti Goretzka.

Kurse në pjesën e dytë, përkatësisht në minutën e 70’të barazuan vendasit për 1:1.

Nuk vonoi shumë nga goli i vendasëve dhe gjermanët reaguan duke rikthyer avantazhin përmes mesfushorit me tipare mbrotjëse Kimmich. /Periskopi

Goretzka në sulm, shënon midis Moske

Periskopi.com Sporti

Kampioni aktual i Ligës së Kampionëve, skuadra gjermane Bayern Munich, sonte ka udhëtuar për në Moskë, për t’u përballur me klubin nga kryeqyteti rus, Lokomotivën e Moskës, shkruan Periskopi.

Kur po luhet minuta e 14’të e takimit, bavarezët kanë shënuar gol, autor i së cilës është Goretzka.

Shihni golin. /Periskopi

 

Lokomotiva – Bayern Munich, formacionet zyrtare

Periskopi.com Sporti

Bayern Munich kërkon fitoren e dytë në Ligën e Kampionëve këtë sezon.

Kampionët në fuqi të kësaj gare, sonte me fillim nga ora 18:55 takohen me Lokomotivën e Moskës.

Formacionet zyrtare:

Kombinimi Goretzka – Coman, nuk i llogarisin në fushë lojtarët e Atletico Madridit

Periskopi.com Sporti

Skuadra e Bayern Munich ka arritur ta shënojë edhe golin e radhës në takimin kundër Atletico Madridit duke e çuar në 2:0 rezultatin e takimit, transmeton Periskopi.

Golashënuesi për skuadrën nga Bundesliga është, Goretzka, i cili e ‘bombardoi’ rrjetën e madrilenëve, pas asistimit briliant të Coman.

Shiheni golin. /Periskopi