Basketbolli me rregulla të reja nga 1 tetori, i konfirmon FIBA

Periskopi.com Sporti

Pas ndryshimeve të paraqitura nga Komisioni Teknik dhe miratuar nga Bordi Qendror i FIBA-s në Mars 2020, FIBA ka publikuar Rregullat Zyrtare të Basketbollit 2020.

Ndryshimet kryesore të rregullave të reja përfshijnë:

Definicionin e “cilindrit” të lojtarit

Definicionin e faullit e dyfishtë

Definicionin e faullit jo-sportiv në kundërsulm

Detyrat e zyrtarëve të ndeshjes

Përdorimi i sistemit instant të rishikimit dhe protokollet e raportimit

Specifikimet e pajisjeve të basketbollit

Kryetari i Komisionit Teknik FIBA, Patrick Hunt, tha: “Këto ndryshime, të miratuara nga Bordi Qendror i FIBA-s, janë krijuar për të ngritur standardin dhe cilësinë e lojës.

Bashkëpunimi midis Komisionit të Lojtarëve të FIBA-s, Shoqatës Botërore të Trajnerëve të Basketbollit, Komisionit të Garave të FIBA-s dhe Grupit Këshillues të Rregullave, para se të ofrojnë propozime për Komisionin Teknik për shqyrtimin e tyre, kanë qenë shumë pozitive dhe konstruktive”.

Sipas procedurës së vendosur, Grupi Këshillues i Rregullave të FIBA-s, i përbërë nga ekspertë të referimit, studiuan nga afër të gjitha propozimet për ndryshimet e rregullave para se t’i paraqisnin ato pranë Komisionit Teknik të FIBA-s për rishikimin përfundimtar.

Gjatë procesit, të gjithë akterët kryesorë, përfshirë trajnerët, lojtarët, përfaqësuesit e NBA dhe NCAA, u përfshinë të gjithë në analizën e ndryshimeve të rregullave./

Lista Serbe reagon pas ndalimit të ekipit “Sloga”: Po vazhdon politika e vjetër anti-serbe në Kosovë

Periskopi.com Lajme

Lista Serbe ka reaguar pas moslejimit të hyrjes në Kosovë të ekipit të basketbollit nga Serbia “Sloga” gjatë ditës së djeshme.

Sipas LS-së “kjo ndalesë është bërë me vlerësimin se ishte një vazhdim i praktikës së motivuar politikisht të qeverisë së mëparshme në Prishtinë, gjë që i pengoi të rinjtë serb të praktikojnë sporte”.

“Populli serb pret që qeveria e sapokrijuar në Prishtinë të shfuqizojë të gjitha vendimet e paraardhësve të saj që rrezikojnë jetën normale të të gjithë qytetarëve në Kosovë dhe ndaj të cilëve po bëhet segregacion klasik ndaj qytetarëve në baza kombëtare”, thuhet në një deklaratë të kësaj liste, raporton Tanjug.

Ekipit të basketbollit nga Serbia “Sloga”, të dielën i është ndaluar hyrja në Kosovë pasi nuk ka pasur leje nga autoritetet kosovare.

Ekipi serb tentoi të hyjë në Kosovë pa lejen e autoriteteve

Periskopi.com Lajme

Policia e Kosovës ia ka ndaluar hyrjen në Mitrovicë ekipit basketbollistik Slloga nga Batoçina.

Gjatë së dielës, Policia e Kosovës ka ndaluar hyrjen në territorin e saj ekipit të basketbollit nga Botaçina e Serbisë Slloga.

Ata kishin të caktuar një ndeshje me Trepçën në kuadër të ligës së dytë serbe.

Ky ndalim është bërë për shkak se sportistët serbë kishin tentuar të hynin në Kosovë pa leje adekuate nga autoritetet kosovare.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Ekipi i potencuar nga ana juaj nuk ka pas leje nga ministria kompetente, prandaj edhe iu është refuzuar hyrja në Republikën e Kosovës”, ka deklaruar Hoxha për lajmi.net.

Në anën tjetër, mediet serbe raportojnë se ky është rasti i dytë në 20 ditët e fundit që basketbollistëve nga Serbia u ndalohet hyrja në Kosovë.

Diçka tejet e veçantë për Bryantin është planifikuar për ndeshjen më të famshme të basketbollit në botë, ‘ALL-STAR’

Periskopi.com Sporti

NBA ka marrë vendim që ndeshjet që do të zhvillohen në All-Star t’i kenë nga nëntë yje në fanellë.

Po ashtu, dy skuadrat që përballen mes vete, njëra do të bartë numrin 2, ndërsa tjetra atë 24, për ta nderuar Kobe Bryant.

Legjenda e basketbollit humbi jetë të dielën e javës së kaluar në një aksident me helikopter, aty ku mbetën të vdekur edhe vajza e tij 13-vjeçar Gianna, me shtatë persona të tjerë.

Skuadra e LeBron James do të ketë numrin 2, ndërsa ajo e Giannis do të ketë atë 24-të.

NBA ka vendosur t’i nderojë të nëntë viktimat, duke i vendosur në fanellat e lojtarëve nga nëntë yje.

Gati e pabesueshme me çfarë çmimi po shitet një top i firmosur nga Kobe Bryant në eBay

Periskopi.com Sporti

Kërkesa për gjësende që kanë të bëjne me Kobe Bryantin kanë prekur kulminacionin, menjëherë pasi legjenda e basketbollit vdiq tragjikisht në një përplasje me helikopter, së bashku me të gijën, Gianna, 13-vjeçare dhe shtatë të tjerë.

Gjësendet e Bryant në uebsajtin e Nike u shitën krejtësisht brenda më pak se një dite pas incidentit, me kompaninë që e konfirmoi vet këtë lajm të mërkurën, transmeton Periskopi.

Tani, shumica e fansave kanë kthyer vëmendjen nga uebsajti ku bëhet shit-blerja e gjërave, eBay, ku po vihen në shitje llojlloj gjërash të Bryantit.

Një shfrytëzues i këtij uebsajti vuri në shitje për 3 milionë euro një top basketbolli të nënshkruar nga Bryant të mërkurën.

Një tjetër kërkoi nga fansat e Bryantit 2.88 milionë për një “top të vetmit të atij lloji” të nënshkruar nga Bryant pasi fitoi titullin e NBA.

Ky i fundit tha se topi do të vlente 10 milionë brenda 10 viteve. /Periskopi.com/

Të gjitha shënimet që fituan ndeshjet në sekondat e fundit janë përmbledhur në një video rrëqethëse

Periskopi.com Sporti

Të bëmat e Kobe Bryantit tejkalojnë basketbollin.

Legjenda e LA Lakers u bë pesë herë kampion i NBA përgjatë 20 viteve karriere jashtëzakonisht të bujshme, gjatë të cilës u shëndrrua në një prej basketbollistëve më të mëdhenj të të gjitha kohëve, transmeton Periskopi.

Mirëpo, miliona tributet rreth e qark botës pas vdekjes tragjike të tij, tregojnë se ai pati impakt në njerëz jashtë fushës së sportit.

Bryant, poashtu edhe bija e tij 13-vjeçare Gianna – vet basketbolliste premtuese – dhe shtatë të tjerë vdiqën në përplasjen e helikopterit me të cilin po udhëtonin afër Kalabasas, Kaliforni, të dielën.

Nuk pati të mbijetuar.

Tribute kanë ardhur nga gjithëandej për Bryantin, 41-vjeçar, dhe në mesin e tyre, është përpiluar një video të të gjitha shënimeve të tij që fituan ndeshjet në fund. /Periskopi.com/

Pakti që ia shpëtoi jetën: Kobe Bryant dhe gruaja e tij ishin marrë vesh që kurrë të mos fluturonin bashkë

Periskopi.com Sporti

Kobe Bryant pëlqente shumë të fluturonte me helikopter, por kishte bërë një pakt me gruan e tij, Vanessan, që kurrë të mos fluturonin së bashku.

“Ai dhe Vanessa kishin një marrëveshje që kurrë të mos fluturonin bashkë,” një burim tha për revistën “People”, të hënën, transmeton Periskopi.

Raporti nuk dhuroi ndonjë shpjegim prapa kësaj marrëveshje të pazakontë.

I njëjti burim tha se legjenda e Los Angeles Lakers fluturonte “vetëm” me pilotin, Ara Zobayan, i cili ishte në drejtim në përplasjen që e la atë, Bryantin dhe shtatë të tjerë të vdekur.

Në intervistën e 2018-tës, Bryant, 41-vjeçar, kishte thënë se preferonte të fluturonte me helikopter për ta shmangur trafikun.

Bryant, bija e tij Gianna dhe të tjerë mbetën të vrarë gjatë rrugës për një kompeticion basketbolli në Kaliforni. /Periskopi.com/

E jashtëzakonshme: Tre minutat e fundit të Kobe Bryant si basketbollist para se të mbyllte karrierën

Periskopi.com Sporti

Tributet po vazhdojnë të vijnë për Kobe Bryantin dhe familjen e tij, me basketbollistin legjendar që vdiq tragjikisht pas përplasjes së helikopterit me të cilin po udhëtonte ai, të dielën.

Si 41-vjeçar, Bryant dhe bija e tij 13-vjeçare, Gianna ishin në mesin e nëntë të vdekurve nga përplasja e helikopterit, i cili u përplas në qytetin Kalabasas, Kaliforni, transmeton Periskopi.

Nuk pati të mbijetuar.

Dhe derisa bota po mundohet të rikuperohet nga kjo humbje e jashtëzakonshme, momente legjendare nga karriera e tij si basketbollist po shpërndahen nëpër rrjetet sociale.

p1dvj4o6us1pfqg84pp01min14q9.jpg

Një prej videove më të mira tregon tre minutat e fundit në ndeshjen e fundit të Bryant si basketbollist – dhe nëse nuk e keni parë më herët, jeni me fat. Është e jashtëzakonshme.

Para ndeshjes së fundit të Bryantit, kundër Utah Jazzit në prill të vitit 2016, biletat u shitën deri në 27,500 dollarë.

Por të gjithë ata brenda “Staples Center” u shpërblyen me një prej paraqitjeve më të jashtëzakonshme ndonjëherë.

Bryant realizoi 23 pikë vetëm në çerekun e katërt, derisa ndihmoi ekipin e tij të rikthehet nga një deficit prej 15 pikëve për ta fituar ndeshjen. Në total, ai shënoi 60 pikë.

Gjithçka që ai prekte shëndrrohej në flori.

Shikoni videon e mëposhtme. /Periskopi.com/

Orari i Kosovës për Kupën e Botës në basketboll

Periskopi.com Sporti

Është publikuar orari për Raundin e Parë parakualifikues për Kupën e Botës 2023.

Kosova ndodhet në Grupin B, ku do të përballet me Islandën, Sllovakinë dhe Luksemburgun.

Dy kombëtaret e para të grupit kualifikohen në Raundin e Dytë.

Ndeshjet do të zhvillohen nga 20 shkurti i vitit 2020 deri më 21 shkurt të vitit 2021.

Takimin e parë Kosova do ta ketë ndaj Islandës në shtëpi më 20 shkurt 2020, derisa më 23 shkurt 2020 përballet me Luksemburgun në udhëtim.

Në muajin nëntor, “Dardanët” do të kenë dy ndeshje në udhëtim. Më 26 nëntor 2020 do të përballen me Sllovakinë, kurse më 29 nëntor me Islandën.

Më 18 shkurt 2021, Kosova e pret Luksemburgun, derisa më 21 shkurt 2021 e pret Sllovakinë. /Periskopi.com/

Kur është LeBron James në formë LA Lakers gjithmonë fiton, regjistrohet fitorja e parë

Periskopi.com Sporti

Los Angeles Lakers ka marrë fitoren e parë këtë edicion në NBA.

Pas humbjes në ndeshjen e parë nga LA Clippers, Lakers kanë triumfuar para adhuruesve të vet përballë Utah Jazz.

Në një ndeshje me mbrojtje shumë të fortë, Lakers triumfuan me nëntë pikë diferencë 95:86.

LeBron James ishte më meritori për këtë fitore të Lakers me 32 pikë, 10 asistime e shtatë kërcime.

Me lojë të mirë u dallua edhe Anthony Davis me 21 pikë e shtatë kërcime, ndërsa Daniels shtoi 15 pikë të tjera.

Tek mysafirët më efikasi ishte Mitchell me 24 pikë e pesë kërcime, por që nuk mjaftuan për fitoren e Jazz.

Ndeshje tejet interesante është zhvilluar edhe në TD Garden mes Boston Celtics dhe kampionit në fuqi Toronto Raptors.

Në një ndeshje të baraspeshuar deri në fund, Celtics ka triumfuar me gjashtë pikë diferencë 112:106.

Jayson Tatum dhe Brown ishin fantastik në këtë takim duke shënuar nga 25 pikë, ndërsa Kemba Walker kontribuoi me 22 të tjera për triumfin e Celtics.

Torontos nuk i mjaftuan 33 pikët e Pascal Siakam për të marrë fitore nga përballja me Bostonin.

Rezultatet:

Boston Celtics – Toronto Raptors 112:106
Charlotte Hornets – Minnesota Timberwolves 99:121
Brooklyn Nets – New York Knicks 113:109
Memphis Grizzlies – Chicago Bulls 102:110
New Orleans Pelicans – Dallas Mavericks 116:123
Oklahoma City Thunder – Washington Wizards 85:97
Denver Nuggets – Phoenix Suns 108:107
LA Lakers – Utah Jazz 95:86

Basketboll: Këtë javë luhet derbi mes Pejës dhe Prishtinës

Periskopi.com Sporti

Të shtunën do të zhvillohen të gjitha ndeshjet e javës së tretë të Superligës së Kosovës në basketboll.

Kjo xhiro sjell edhe super derbin mes Pejës dhe Sigal Prishtinës. “El Klasiko” e basketbollit rikthehet pas një viti mungesë, derisa atmosfera në ‘Karagaçi’ pritet të jetë fantastike, me tifozët pejanë që gjithmonë e kanë përkrahur skuadrën e tyre dhe do të dëshmojnë se sa u ka munguar klubi në Superligë.

Prishtina edicionin e kaluar fitoi titullin, Kupën e Superkupën, derisa në xhiron e parë pësoi nga Rahoveci, kurse në mesjavë mundi Ponte Prizrenin.

Kjo e fundit do të ndeshet me Feronikelin, kurse ndeshje interesante shihet ajo mes Golden Eagle Yllit dhe Trepçës. Ndeshja e fundit për këtë xhiro është mes Rahovecit dhe Lipjanit. Bashkimi në këtë xhiro pushon.

Superliga – Java 3

E shtunë

15:00 Ponte Prizreni – Feronikeli

17:00 Golden Eagle Ylli-Trepça

19:00 Peja – Sigal Prishtina

21:00 Rahoveci – Lipjani

Bashkimi pushon

Serbi – Turqi: Dëgjohen thirrje ‘Kosova është zemra e Serbisë’ në tribuna

Periskopi.com Sporti

Serbi dhe Turqia janë duke u përballur në Athinë në këto momente në ndeshjen e Kupës “Akropolit” në basketboll, sipas ‘Zëri’, transmeton Periskopi.

Palestra është e stërmbushur me tifozë, derisa një pjesë e tyre janë duke bërë vazhdimisht thirrje raciste si “Kosova është zemra e Serbisë”, shkruan portali serb, Kurir i cili i falënderon grekët për këtë mbështetje /Periskopi.com/

Basketbollisti suspendohet sepse ‘është shtatzënë’

Periskopi.com Sporti

Një basketbollist amerikan që luan në Evropë është suspenduar, pasi që testet e dopingut kanë konkluduar se “ai është shtatzënë”.

Donell “DJ” Cooper ka luajtur në Evropë që kur dështoi të draftohej në NBA. Ai ka bërë karrierë në Greqi e Francë, raporton “Yahoo! Sports”.

Cooper u largua nga AS Monaco në vitin 2018 për “shkaqe familjare” dhe ato arsye janë bërë të ditura vetëm të hënën, kur u konstatua se ai kishte dështuar në test dopingu, shkruan sot “Koha Ditore”.

Duke kërkuar që t’i bashkohej përfaqësueses së Bosnjë-Hercegovinës si lojtar i natyralizuar, Cooper duhej t’i nënshtrohej një testi të dopingut si pjesë e formaliteteve.

Zyrtarët kanë zbuluar se mostra që kishte dorëzuar ai përmbante hormonin hCG, një hormon që prodhohet gjatë shtatzënisë.

Në një raport të lëshuar së fundi është thënë se në fakt urina i takonte të dashurës së tij, që nuk ishte e vetëdijshme se ishte shtatzënë.

Federata Ndërkombëtare e Basketbollit (FIBA) ka suspenduar Cooperin për mashtrim dhe ai nuk ka të drejtë të luajë deri në qershor të vitit 2020.

“Unë kam vendosur të pushoj pak nga basketbolli dhe të përfundoj kontratën time me Roca Team për shkaqe familjare”, kishte shkruar Cooper në një deklaratë të lëshuar në faqen zyrtare të Monacos vitin e kaluar.

“Në gjendjen aktuale, ku mendja dhe përqendrimi im nuk janë në basketboll, unë nuk kam dashur të shkaktoj shpërqendrim te skuadra. Unë e dua këtë skuadër, kjo skuadër përfaqëson Principatën e Monakos që është e jashtëzakonshme, që më ka sjellë një përvojë unike në jetë. Kjo skuadër përfaqëson një organizatë profesionale të udhëhequr nga njerëz të përkushtuar dhe pasionantë. U uroj bashkëlojtarëve dhe trajnerëve sukses maksimal”./Koha/

Basketbollisti serb po e pëson keq pasi tha “harrone Kosovën, është koha të mendohet për të ardhmen”

Periskopi.com Sporti

Trajneri i Serbisë Aleksander Djordjeviç ka vendosur t’i hakmerret edhe mëtutje basketbollistit serb Nikola Kalinic duke mos e ftuar në përfaqësuese vetëm pse më herët kishte thënë se është koha të harrohet Kosova dhe të mendohet për të ardhmen.

Përzgjedhësi serb ka publikuar listën me të cilët do të merr pjesë në botëror, derisa Kalinic nuk është ftuar, transmeton Periskopi.

Basketbollisti serb në një intervistë për BBC në gjuhen serbe ka thënë se nuk e kupton arsyen e lënies jashtë ekipin, derisa nuk dëshiron të besoj se është për shkak të deklaratave që ka dhënë për Kosovën.

“Në asnjë moment nuk kam thënë se duhet dorëzuar Kosovën, por duhet të gjendet një zgjidhje dhe të mendohet për të ardhmen.

“Sigurisht që dikush dëshiron ta ketë vëmendjen dhe mua tash me etiketojë si ‘Kalinic tradhtar’.”

Kam pritur që ato reagime të vijnë nga njerëz të moshuar që kanë përjetuar luftëra, por ndodhi e kundërta, ata më kanë thënë se kam të drejtë dhe është koha ta kthejmë kokën dhe të mendojmë për të ardhmen”, ka thënë Kalinic, duke i qëndruar prapa fjalëve të dhëna më herët.

Kosova arrin fitoren e parë në Evropian, mund Armeninë

Periskopi.com Sporti

Kosova U20 (M) ka shënuar fitoren e parë në Kampionatin Evropian, Divizioni B, duke mundur bindshëm Armeninë me rezultat 97:40.

Kosova ka dominuar nga fillimi deri në fund, duke arritur fitore të merituar. Çerekun e parë e fituan me rezultat 20:14, kurse shumë më bindës ishin në atë të dytë, duke e fituar 23:10, për të shkuar në pushim me rezultat 43:24. Me dominim total kanë vazhduar edhe në pjesën e dytë. Periodën e tretë e fitojnë me rezultat 23:4 dhe atë të fundit 31:12, për të fituar në fund me rezultat bindës me rezultat 97:40.

Atik Koshi u dallua me 22 pikë, derisa pikë dyshifrore shënuan edhe Leon Neziri 14, Andi Vrapcani 13 dhe Meriton Ismaili 13. Dardan Kapiti kontribuoi me gjashtë pikë e nëntë kërcime.

Kosova ndeshjen e ardhshme në grupe e zhvillon ndaj Gjeorgjisë të martën, kurse të mërkurën do të përballet me Suedinë.

Më herët, Dardanët kishin pësuar nga Holanda dhe Estonia.

Pamje nga festa e Toronto Raptors menjëherë pasi u shpall kampion i NBA

Periskopi.com Sporti

Tashmë është mbyllur edicioni 2018/19 i basketbollit në ligën më të fortë në botë.

Toronto Raptors ka fituar serinë e finaleve me rezultat 4-2, duke mposhtur Golden State Warriors në eventin më të madh të basketbollit në botë, transmeton Periskopi.

Padyshim se Kawhi Leonard ishte më meritori për këtë triumf të kanadezëve, derisa shpërblimi për të erdhi pas finales kur u shpall edhe “MVP” i finales.

Për Leonard ky ishte çmimi i dytë personal që e fiton si basketbollisti më i mirë i ndeshjeve finale.

Më poshtë, ju sjellim pamje nga festa e Torontos disa momente pas triumfit. /Periskopi.com/

Shkruhet historia – Toronto kampion i NBA

Periskopi.com Sporti

Toronto Raptors është kampion i vitit 2019 në NBA, pasi mposhti Golden State Warriors të premten në mëngjes.

Ndeshja ishte e ngushtë, por në fund kanadezët triumfuan me rezultat 114-110, duke arritur një seri të fitoreve në finale prej 4-2, transmeton Periskopi.

Kjo është hera e parë që Raptors fiton titullin në kampionatin më prestigjioz të basketbollit në botë.

Kawhi Leonard u emërua MVP i finaleve për herë të dytë. Kyle Lowry dhe Pascal Slakam treguan paraqitje spektakolare, duke shënuar nga 26 pikë secili.

Për Golden State Warriors ishte një ndeshje që duhej fituar domosdoshmërisht, por ekipi dështoi ta fitonte titullin e tretë rresht dhe të katërtin në pesë vitet e fundit. /Periskopi.com/

Prishtina deklason Rahovecin në finalen e tretë

Periskopi.com Sporti

Z Mobile Prishtina ka shënuar fitore bindëse në ndeshjen e tretë finale ndaj Rahovecit me rezultat 106:80.

Divine Myles me 27 pikë, Dardan Berisha me 20 dhe Ahmed Bashir 17 pikë ishin më efikasit në radhët e Z Mobile Prishtinës.

Te Rahoveci më të dalluarit ishin Frederick Richardson me 19 dhe Andrew Washington me 16 pikë.

Prishtinës i duhet edhe një fitore për tu kurorëzuar me titullin e kampionit, ndërkaq ndeshja e tretë finale do të zhvillohet të premtën në Rahovec me fillim nga ora 20:30.

Rahovecit i takon finalja e dytë

Periskopi.com Sporti

Skuadra e Rahovecit sonte ka shkruar historinë, pasi ka arritur të shënojë fitoren e parë në serinë finale të play-offit.

Rahoveci në palestrën e stërmbushur “Mizahir Isma” dhe me pëkrahje të parezervë të “Vreshtarëve” ka arritur të mposht Z Mobile Prishtinën me rezultat 87:84 në ndeshjen e dytë finale të play-offit në Superligën e Kosovës, transmeton Periskopi.

Në këtë ndeshje te Rahoveci kanë shkëlqyer Fred Richardson me 25 pikë, 8 kërcime e 2 asistime dhe Deshon Minnis me 24 pikë, 4 kërcime e 7 asistime.

Në anën tjetër te Z Mobile Prishtina më efikasit ishin Dardan Berisha me 26 pikë e 6 kërcime e 4 asistime dhe Ahmed Bashir me 25 pikë, 8 kërcime e 1 asistim.

Ndeshja e radhës zhvillohet në Prishtinë të marten me fillim nga ora 20:30. /Periskopi.com/

Ju kujtohet momenti kur Prishtina dhe Rahoveci kishin ndërruar basketbollistët

Periskopi.com Sporti

Një ngjarje e jashtëzakonshme dhe komike kishte ndodhur në vitin 2017 në basketbollin kosovar.

KB Sigal Prishtina dhe KB Rahoveci ishin përforcuar me nga një basketbollistë amerikan, Mike Moser përkatësisht Ronald Farmer-Blanchard, shkruan Periskopi.

Të dy këta basketbollistë kishin zbarkuar përnjëherë në Prishtinë dhe kjo ka mjaftuar që të ndodh një gabim qesharak.

I deleguari i KB Prishtinës ka hasur në basketbollistin e KB Rahovecit, Ronald Farmer-Blanchard, për të cilin ka menduar se është basketbollisti i tyre, Mike Moser, ndërsa ky i fundit ka mbetur në aeroport.

Por, situata është qartësuar, kur në aeroport kanë mbërritur zyrtarët e Rahovecit, të cilët kanë parë që amerikani që ishte në aeroport ishte Moiser, basketbollisti i KB Prishtinës.

Pastaj të dy skuadrat kanë komunikuar, ka ndodhur shkëmbimi dhe të dy basketbollistët kanë vazhduar për atje ku ishin nisur.

Megjithatë, ky rast do të mbetet gjatë në kujtesat e basketbolldashësve në Kosovë, si një nga situata më komike që ka ndodhur ndonjëherë. /Periskopi