Pesë vjet nga heqja e barrikadës mbi lumin Ibër

Periskopi.com Lajme

Gjatë natës së 17 qershorit 2014 u largua barrikada mbi lumin Ibër, e cila që nga viti 2011 ishte simbol i ndarjes fizike së veriut të Kosovës.

Aksioni për heqjen e kësaj barrikade, që dikur ishte vendosur nga të ashtuquajturat “rojat e urës”, është hequr nga të njëjtit, dhe ka zgjatur rreth katër orë, ndërsa nuk është shënuar ndonjë incident.

Gjatë këtij aksioni, mbi urë janë vërejtur forca të shtuara të Policisë së Kosovës dhe karabinierëve italianë, të cilët nuk lejonin praninë e qytetarëve afër urës.

Ndryshe, heqja e barrikadës e cila prej shumë kohësh ka ndarë qytetin e Mitrovicës dhe ka penguar lirinë e lëvizjes u bë nga dy ekskavatorë që kanë ardhur nga veriu.

 

UNMIK tregon pse u gjend rusi te barrikada në veri

Periskopi.com Lajme

Pas aksionit policor në veri të Mitrovicës ku u arrestuan rreth 30 persona, në mesin e së cilëve kishte edhe persona zyrtarë, Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, ka treguar pse u gjend një pjesëtar rus i kësaj organizate tek barrikadat që kishin vendosur serbët në Zubin Potok.

Mediat lokale kanë raportuar se personi në fjalë ka qenë bashkëpjesëmarrës në vendosjen e barrikadave, për këtë arsye edhe është arrestuar, transmeton Klan Kosova.

Ndërsa sipas UNMIK-ut, pjesëtarët e saj ishin aty vetëm për të raportuar dhe për të kryer punën e tyre e cila është në përputhje me mandatin e misionit.

“Derisa ishin duke kryer detyrat e tyre të monitorimit dhe të raportimit (në përputhje me mandatin e Misionit), për situatat e zhvilluara, dy pjesëtarë të UNMIK-ut u arrestuan në veri të Kosovës në mes të një operacioni policor të kryer në mëngjesin e hershëm të 28 majit, i cili operacion kishte të bëjë me rrjetet e dyshuara të krimit të organizuar dhe keqpërdorimet e supozuara të pozitave zyrtare”, ka thënë Sanam Dolatshahi, i cili është zëdhënës për çështjet publike të Misionit të Komeve të Bashkuara në Kosovë.

“Të dy anëtarët e stafit, njëri i rekrutuar ndërkombëtarisht dhe tjetri në nivel lokal, janë lënduar gjatë arrestimit dhe kanë kërkuar trajtim mjekësor. Detajet e tjera rreth këtij incidenti janë ende duke u qartësuar”.

 

ROSU kalon barrikadën në fshatin Zhupç, niset drejt Varagut

Periskopi.com Lajme

Njësia Speciale e Kosovës, ROSU ka kaluar barrikadën në fshatin Zhupç dhe kanë vazhduar drejt fshatit Varag.

Kështu shkruajnë mediat serbe pasi raportuan se ROSU’n nuk po e lejojnë serbët e veriut që të shkojnë në Zubin Potok.

Një aksion i madh policor po zhvillohet që nga mëngjesi në veri.

Policia ka sqaruar se s’ka të bëjë me vrasjen e Oliver Ivanoviqit dhe Enver Zymberajt, sic po raportohet në media./PERISKOPI/

Reagimet nga Serbia s’kanë të ndalur, ja çka thotë tani Stefanoviq për protestën në Skenderaj

Periskopi.com Lajme

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, tha këtë mëngjes me rastin e barrikadave në rrugë të vizitës së sotme të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se situata në Kosovë është komplikuar dhe po monitorohet nga minuta në minutë.

“Ky është një test për Policinë e Kosovës dhe KFOR-in, pasi ata janë të detyruar të sigurojnë vizitën e presidentit të Serbisë në krahinën jugore serbe”, ka thënë Stefanoviq për rts.

 

Katër vjet nga rivendosja e barrikadës së ashtuquajtur ‘Parku i paqes’

Periskopi.com Lajme

 

Vetëm disa orë pas heqjes së barrikadës së mëparshme me rërë dhe gurë, nga ana e autoriteteve lokale të Mitrovicës së veriut, si dhe me mbështetjen dhe në praninë e autoriteteve të Serbisë, më 18 qershor të vitit 2014 serbët lokalë serish vendosën barrikadën e ashtuquajtur Parku i paqes në urën kryesore mbi lumin Ibër, që ndan jugun dhe veriun e Mitrovicës.

Edhe pse heqja e barrikadës së ashtuquajtur “Parku i paqes” si dhe lirimi i kësaj ure për qarkullim, është pjesë e marrëveshjes për lirinë e lëvizjes, e cila është arritur në bisedimet në Bruksel, ndarjet mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e BE-së, serbët lokalë e patën vlerësuar “Parkun e paqes” jo si barrikadë, por si dorë e zgjatur për pajtim ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve në Mitrovicë.

Në anën tjetër, institucionet e Kosovës patën reaguar duke thënë se barrikada e mëparshme është zëvendësuar me një të re, por vetëm me pamje tjetër dhe se ky veprim e shkel marrëveshjen për qarkullimin e lirë, të arritur në dialogun në Bruksel.

Më 18 qershor, të vitit 2014, kur edhe u vendos barrikada e ashtuquajtur “Parku i paqes”, Goran Rakiq, kryetar i komunës së Mitrovicës së veriut, pati theksuar se vendimi për ndërtimin e parkut mbi urë është marrë në konsultim me Qeverinë e Serbisë.

Më 10 shkurt të vitit 2015, kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Isa Mustafa, në takimin me kryeministrin e atëhershëm serb Aleksandër Vuçiq, në kuadër të dialogut në Bruksel, ndër të tjera pati kërkuar hapjen e urës qendrore mbi lumin Ibër dhe largimin e barrikadës të quajtur “Parku i paqes”.

Më pas, të dy kryetarët e komunave të Mitrovicës, Agim Bahtiri i komunës jugore dhe Goran Rakiq i komunës veriore, deklaruan se kanë marrë mbi vete obligimin që të gjejnë një zgjidhje për heqjen e barrikadës “Parku i paqes”.

Barrikada e ashtuquajtur Parku i paqes” ka zëvendësuar barrikadën e mëparshme me rërë e gurë në urën kryesore mbi lumin Ibër , që ishte vendosur nga banorët lokalë serbë në korrik të vitit 2011, në shenjë kundërshtimi ndaj përpjekjeve të Prishtinës zyrtare për të vendosur autoritetin në veri.

Përfundimisht, i ashtuquajturi Parku i paqes është larguar nga vetë serbët më 26 tetor 2016.

Përmes buldozerëve dhe me ndihmën e mekanizmave tjerë, ata kanë hequr barrikadën e cila është gjendur në afërsi të shkollës teknike në këtë pjesë të Kosovës.

 

Veriorët kërcënojnë me kthimin e barrikadave

Përfaqësues të komunave veriore të populluara me shumicë serbe kanë paralajmëruar Prishtinën me ndërprerje të bashkëpunimi, nëse nuk ka ndryshim të qasjes karshi tyre.

Periskopi.com Lajme

Madje në Zubin-Potok kanë kërcënuar edhe me rikthim të barrikadave dhe rritje të pakënaqësisë qytetare. Sebep është alokimi i mjeteve të buxhetit nga kuleta e shtetit për katër komunat veriore, si dhe moszbatimi i “detyrimeve” që dalin nga marrëveshjet e Brukselit për këto komuna, shkruan sot Koha Ditore.

Udhëheqës të Komunës së Zubin-Potokut kanë thënë t’i kenë dërguar Qeverisë së Kosovës paralajmërimin e fundit për shkëputje të marrëdhënieve. Ankesat e tyre janë për reduktim të vazhdueshëm të fondeve për investime kapitale, pengim i shfrytëzimit të fondit për veriun, si dhe moskryerje pagesash qe një vit për 20 pjesëtarët e ish-mbrojtjes civile.

Përmes zëdhënësit të kësaj komune, Srdjan Vuçiniq, ata kanë kërcënuar se “zemërimi” i tyre do të manifestohet edhe me vendosje të barrikadave. Për marrjen e kësaj mase kanë kërkuar përkrahjen edhe të tri komunave të tjera në veri.