Vladimir Putin mysafir në një dasmë në Austri

Periskopi.com Lajme

Policia austriake ka nisur përgatitjet për siguri të lartë për shkak se martohet ministri i jashtëm austriak, Karin Knysel.

Në dasmën e tij është i ftuar edhe presidenti rus, Vladimir Putin, në të cilën ka konfirmuar pjesëmarrjen.

Ministri i jashtëm austriak, ka zgjedhur ditën e sotme në Austri, pasi që në këtë vend, kjo datë është shumë e njohur për organizmin e numrit të madh të dasmave.

Raportohet se Putin do të transferohet nga aeroporti i Vjenës për në Graz, por ende nuk është konfirmuar ora. Për këtë, do të përkujdesen helikopterë të vecantë, Kobra. Në mesin e të ftuarve në dasmën e ministrit të jashtëm të Austrisë, do të marrin pjesë emra të shumë personaliteteve të njohura, duke mos përjashtuar gjithë klasën politike austriake./Periskopi/

 

Formacionet zyrtare: Austria Vienna-Roma

Austria Vienna dhe Roma kanë publikuar formacionet zyrtare tashmë.

Periskopi.com Sporti

Skuadra austriake dhe ajo italiane do të ndeshen mes vete me fillim nga ora 19:00.

Ky takim është i vlefshëm për grupin E të Ligës së Evropës dhe dy skuadrat dëshirojnë të fitojnë.

Këto janë formacionet zyrtare:

Austria Vienna: Hadzikic, Larsen,Rotpuller,Filipovic, Martschinko, Serbest, Holzhauser, Pires,Grunwald, Venuto, Kayode

Roma: Alisson, Peres, Rudiger, De Rossi, Jesus, Strootman, Nainggolan, Paredes, El Shaarawy, Perotti, Dzeko. /Periskopi.com