Koronavirusi “pushton” Atletico Madridin

Periskopi.com Sporti

Atletico Madrid po kryeson kampionatin spanjoll me 7 pikë më shumë se dyshja Barcelona-Real Madrid (Colchoneros kanë luajtur edhe dy takime më pak).

Problemi aktual për trajnerin argjentinas quhet Covid-19.  Dy raste të reja pozitive janë regjistruar në ekipin iberik.

Të infektuarit janë Hector Herrera dhe Thomas Lemar. Të dy mesfushorët kanë nisur menjëherë karantinën.

Jashtë fushave prej rezultimit pozitiv me Covid-19, janë edhe emra si Moussa Dembele, Yannick Carrasco, Joao Felix dhe Mario Hermoso.

Një situatë e vështirë tek Atletico Madrid, por Marca raporton se ndeshja e mbrëmjes së sotme përballë Celta Vigo nuk është në rrezik.

Rikthehet sonte Champions League, këto janë ndeshjet që na presin

Periskopi.com Sporti

Shëtitje dhe finale, Champions League rikthehet sonte me përballje mjaft interesante dhe që në orën 18:55, kur rekordmenët e Real Madrid do të kërkojnë fitoren në transfertë kundër Shakhtar Donetsk.

Kjo përkthehet me kalimin në fazën tjetër dhe spanjollët do të zbresin në fushë të karikuar dhe për t’u hakmarrë për humbjen e pësuar në përballjen e parë me ukrainasit.

Takimi tjetër që tërheq vëmendjen është sërish i të njëjtit grup, B-së, me Interin që e ka finale në Gjermani.

Zikaltërve vetëm fitorja u bën punë kundër Borussia M’Gladbah, që momentalisht mban vendin e parë në grup. Gjermanët edhe me një barazim do të ishin të kënaqur, pasi skuadra e Contes zyrtarisht do të dilte jashtë gare.

Atletico Madrid-Bayern Munich, duke u nisur nga emrat, është sfidë e gjithë për t’u parë, por fituesit e fundit të Champions League e kanë siguruar kualifikimin dhe mund të bëjnë rotacion.

Spanjollët nga ana tjetër kanë nevojë për tre pikët dhe janë të motivuar në maksimum, për të vulosur kualifikimin në raundin tjetër. Lokomotiv Moscow-Salzburg është takimi tjetër i grupit A, me vendasit që mund të sigurojnë sonte vendin tretë.

Grupi i Manchester City ka dy pikëpyetje, që mund të zgjidhen sonte. Porto, me një barazim në shtëpi me “Qytetarët” merr vendin e dytë dhe kualifikimin, kurse Marseille-Olympiacos luajnë për vendin e tretë, gara për të cilin është e hapur.

Në grupin D Atalanta dhe Berat Gjimshiti presin një dhuratë nga Liverpool, por nga ana tjetër duhet të mposhtin në shtëpi danezët e Midtjylland.

“The Reds” përballen me Ajax, që gjithashtu do maksimumin e pikëve. Për vendin e dytë vendoset gjithçka në takimin e fundit, kur italianët dhe holandezët ndeshen mes tyre.

Bayern Munich-Atletico Madrid, formacionet zyrtare

Periskopi.com Sporti

Kampioni aktual i Evropës do të ndeshet sonte kundër Atletico Madridit në kuadër të Ligës së Kampionëve, transmeton Periskopi.

Të dyja skuadrat do të startojnë me mungea, bavarezëve do t’iu mungojë Gnabry e Sane, kurse spanjollëve në këtë ndeshje pritet t’ju mungojë Diego Costa, i cili është i lënduar.

Formacionet zyrtare:

Presidenti i Atleticos e fton Messin t’i bashkohet Suarezit

Periskopi.com Sporti

Presidenti i klubit spanjoll, atij të Atletico Madridit, Enrique Cerezo në një deklaratë drejt mediave spanjolle ka thënë se ylli i Barcelonës Lionel Messi është i mirëseardhur tii bashkohet transferit më të ri të Atleticos, Luis Suarez.

Fjalët e Cerezos për mediat ishin: “Në jetë, nëse dëshiron diçka, nëse Messi dëshiron që të luaj përkrah Suarez, atëherë do i thoja ‘eja për Krishtlindje’. Nëse Messi ka dëshirë të luaj përkrah Suarezit, atëherë dëshira dhe vullneti i lojtarit e bëjnë çdo gjë të mundur”, tha ai për “Cadena Cope”.

Pavarësisht spekulimeve gjatë shtatë javëve të fundit që presidenti i Barcelonës, Bartomeu ka marrë shumë kritika rreth udhëheqjes së klubit, Cerezo tha fjalë të mira për të:

“Jemi shumë të kënaqur me blerjen e re (Suarez)” tha ai. Me Bartomeun kemi miqësi të mirë, ai është një president i shkëlqyer”

“Në këto momente gjërat nuk po shkojnë mirë tek Barcelona, Bartomeu duhej të vepronte siç ka vepruar, dhe asgjë më shumë nuk ka ndodhur. Transferi u bë siç kemi pritur dhe Suarez është duke luajtur në një vend ku ka dashur të luaj gjithmonë”, shtoi Cerezo.

Zyrtare: Suarez transferohet tek Atletico Madridi

Periskopi.com Sporti

Luis Suarez ka bërë lëvizjen e radhës në karrierën e tij.

Skuadra e Atletico Madrid ka zyrtarizuar transferimin e Luis Suarez.

Faqja zyrtare e ‘Rojiblancos’ bën të ditur se Suarez është anëtari më i ri i skuadrës.

Uruguaiani ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me skuadrën e Atletico Madrid.

Ai bën këtë lëvizje pas një aventure të shkëlqyer me Barcelonën, ku fitoi shumë trofe, përfshirë tripletën.

Suarez është shënuesi i tretë më i mirë në histori të Barcelonës. Nga sot, ai zyrtarisht është anëtar i Atleti.

Pamje nga momenti kur Suarez mbërrin në Madrid, para transferimit sensacional tek Atletico

Periskopi.com Sporti

Luis Suarez sezonin tjetër do të luajë sërish në Spanjë, por me fanellë të një klubi tjetër, atë të Atletico Madrid.

Ai është larguar nga Barcelona, jo me dëshirë, për t’u transferuar te ekipi i Diego Simeones.

Ai tashmë ka arritur në Madrid ku do t’i kryejë testet mjekësore para se të nënshkruajë kontratë 2-vjeçare me Atletico Madridin.

El Chiringuito ka publikuar pamje të momentit kur Suarez del nga aeroporti i Madridit.

Suarez do të prezantohet këtë vikend, pasi të kompletojë gjitha gjërat e nevojshme.

Luis Suarez arrin ‘marrëveshje totale’ me gjigantin evropian [Mundo Deportivo]

Periskopi.com Sporti

E ardhmja e Luis Suarezit ka qenë një prej temave më të përfolura këtë afat kalimtar.

U raportua muajin e kaluar se trajneri i ri i Barcelonës, Ronald Koeman e ka informuar sulmuesin se ai më nuk është i nevojshëm në ‘Camp Nou’ dhe i ka thënë të gjejë një klub menjëherë.

Juventusi u lidh shumë me transferimin e tij, por problemet me dokumentacion, si pasaporta dhe lejen e punës, ndikuan që transferimi të dështonte, pavarësisht se ai kaloi provimin për gjuhën italiane.

Suarez could still be part of Barca's plans

Dhe tash, sipas ‘Mundo Deportivo’, uruguaiani ka arritur marrëveshje personale me Atletico Madridin.

Gazeta spanjolle raporton se Suarezi ka arritur ‘marrëveshje totale’ me madrilenët dhe klubi do t’i ofrojë atij një kontratë dy-vjecare.

Edhe pse detajet e pagës së tij nuk janë zbuluar, gazeta shton se Diego Simeone dhe pronari i Atleticos, Miguel Angel Gil Marin kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm me Suarezin që të sigurohen që të jenë zgjedhja kryesore e lojtarit.

Mirëpo, fakti se ka marrëveshje personale, nuk do të thotë se gjithcka do të zyrtarizohet së shpejti.

Atletico tash duhet të gjejë marrëveshje me Barcelonën për shumën e transferimit, me ‘Los Colchoneros’ që pritet të largojnë Diego Costan për të liruar fonde financiare. /Periskopi.com/

Leipzig ia del pa Wernerin, mposht Atleticon – kalon në gjysmëfinale të LK për herë të parë në histori të klubit

Periskopi.com Sporti

Befasia e këtij edicioni të Ligës së Kampionëve, klubi nga Bundesliga gjermane, Leipzig ka arritur ta mposht Atletico Madridin me rezultat 2:1. Triumf ky që gjermanëve për herë të parë në histori të klubit ua siguron kalimin në fazën gjysmëfinale të Ligën së Kampionëve, shkruan Periskopi.

Gjermanët golin e parë e gjetën me fillim të pjesës së dytë, të cilën e realizoi spanjolli, Olmo.

Nuk vonoi shumë, dhe madrilenët arritën të barazojnë përmes një penalltie të fituar nga Joao Felix në minutën e 71-të cilën arriti edhe ta konvertonte në gol.

Kurse në çastet kur po pritej të përfundonin minutat e kohës së rregulltë, më saktë në minutën e 88-te, gjermanët arritën ta shënojnë golin e 2-të, i cilia ua mundëson ta jetësojnë ambicien që minimalisht të jenë pjesë në mesin e katër skuadrave më të mira në Evropë. /Periskopi

Formacionet zyrtare: RB Leipzig – Atletico Madrid

Periskopi.com Sporti

Sonte zhvillohet çerekfinalja e dytë e Ligës së Kampionëve në Portugali.
Mbrëmjen e kaluar, PSG arriti më shumë dramë ta mposht Atalanten dhe të sigurojë një vend në gjysmëfinale, ku do ta pret fituesin e duelit të sotëm mes Leipzigut dhe Atletico Madridit.

Gjermanët do të luajnë për herë të parë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, ndërkohë do të jenë të hendikepuar nga mungesa e sulmuesit kryesor Timo Werner, i cili u transferua muajin e kaluar tek Chelsea.

Ndërkohë, është territor i njohur për Atletico Madridin e Diego Simeones të cilët nën drejtimin e tij janë paraqitur në dy finale, të cilat i kanë humbur të dyja ndaj Real Madridit.

Ndeshja nis me fillim nga ora 21:00.

Formacionet zyrtare:

I papërshkrueshëm është niveli i poshtërimit që Messi i bëri yllit të Atl Madridit me këtë lëvizje mbrëmë

Periskopi.com Sporti

Barcelona bëri një tjetër hap prapa në luftën për titull mbrëmë në La Liga, duke barazuar 2-2 me Atletico Madridin.

Lionel Messi shënoi golin jubilar të 700-të dhe një autogol nga Diego Costa shpëtuan blaugranët, derisa Saul Niguez realizoi të dy golat për madrilenët, shkruan Periskopi.

Sidoqoftë, goli nuk ishte momenti i vetëm që vlen të ceket nga paraqitja e Messit mbrëmë.

Gjashtë herë “Topi i Artë” dhuroi edhe një lëvizje tjetër absolutisht poshtëruese, duke evituar me një prekje të lehtë një zhagitje potente Lodin.

Shikoni më poshtë momentin. /Periskopi.com/

Sonte superderbi në Camp Nou, Barcelona nuk guxon të gabojë

Periskopi.com Sporti

La Liga do ta sjellë sonte derbin e javës së 32-të ndërmjet Barcelonës dhe Atletico Madridit.

Gjiganti katalunas nuk guxon të gabojë ndaj “Los Colchoneros” sonte nëse dëshiron të vazhdojë ta kërkojë titullin e kampionit.

Blaugranët nuk kanë më vend për gabime nëse dëshirojnë të mbeten në garë për titull të kampionit.

Ekipi i Quique Setien i ka dy pikë më pak se Reali dhe duhet t’i fitojë ndeshjet në vijim, në tentim për ta mbrojtur titullin e kampionit.

Nga ana tjetër, ekipi i Diego Simeones është mjaft i papërshtatshëm dhe do të shkojë paksa më i relaksuar në “Camp Nou”.

Atletico është në vendin e tretë me 58 pikë, 6 më shumë se Getafe, që është e pesta.

Kjo ndeshje do të zhvillohet sonte dhe do të fillojë në orën 22:00.

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Athletic Bilbao – Atletico Madrid, u shënuan dy gola të shpejtë

Periskopi.com Sporti

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen Athletic Bilbao dhe Atletico Madrid.

Rezultati deri më tani është i barabart, teksa kanë mbetur edhe 45 minuta lojë të pjesës së dytë.

Golin e parë për Bibaon e shënoi, Iker Munian, ndërsa ajo e barazimit erdhi dy minuta më vonë nga Costa.

‘Los Rojiblancos’ po luajnë në udhëtim te Bilbao, në ndeshjen e parë pas rifillimit të sezonit në La Liga. /Periskopi.com/

 

 

Hapen dyert e ‘Wanda Metropolitanos’ për Real Madridin, aty mund t’i luajë ndeshjet si nikoqir

Periskopi.com Sporti

Presidenti i Atletico Madridit, Ernique Cerezo ka hapur dyert për Real Madridin që ta shfrytëzojë “Wanda Metropolitanon” nëse dëshiron.

“Los Blancos” kishin planifikuar t’i zhvillonin ndeshjet e mbetura të sezonit në “Estadio Alfredo Di Stefano”, derisa “Santiago Bernabeu” po ristrukturohet, transmeton Periskopi.

Sidoqoftë, mundësia që fansat të rikthehen në tribuna më herët se që ishte menduar, ka hapur opsionin që të përzgjidhet një stadium më i madh.

“A do ta lëshoja me qira ‘Wandan’? Do ta heq maskën për t’iu përgjigjur,” tha Cerez fillimisht në prezencë të kryebashkiakut të Madridit, Jose Luis Martinez Almeida.

“Mos të keni dyshim se jemi në dispozicion të Real Madridit.”

“Nuk do të jetë hera e parë,” shtoi Martinez-Almeida, i cili është fans i Atleticos.

“Atletico luajti ndeshjen e parë të edicionit 1996/97 në ‘Bernabeu’ sepse ‘Vicente Calderon’ ishte në punime.

“Ka ndodhur më herët dhe për këtë, nëse klubi nuk e ka problem, as fansat nuk do ta kenë.” /Periskopi.com/

‘Santiago Bernabeu’ në rinovim, Atletico të gatshëm ta ndajnë stadiumin me Realin

Periskopi.com Sporti

Presidenti i Atletico Madridit, Enrique Cerezo, ka thënë se do ta lë me dëshirë rivalin lokal Real Madridin, që t’i luajë ndeshjet e mbetura të stinorit në stadiumin e vet “Wanda Metropolitano”.

Stadiumi i Realit “Santiago Bernabeu” është duke u rinovuar. Real Madridi ka vendosur të fillojë punët e renovimit dhe të luajë ndeshjet e mbetura të stinorit në stadiumin ku luan skuadra e dytë.

Por, Qeveria e Spanjës është e hapur të lejojë tifozët në stadiume në kapacitet të reduktuar. Kjo nënkupton se Barcelona do të luajë në “Camp Nou” para 30 mijë tifozëve, por Reali mund të luajë vetëm para 1800 tifozëve pasi stadiumi “Alfredo Di Stefano” ka kapacitet vetëm 6000 ulëse.

Duke folur të mërkurën, kreu i Atleticos ka thënë se është i gatshëm ta lë Realin të luajë në stadiumin e vet.

“Asnjëri nuk duhet të dyshojë për këtë, ne jemi të gatshëm ta ndihmojmë Real Madridin”, ka thënë Cerezo, njofton agjencia Reuters.

Diego Costa në telashe, akuza kërkon 6 muaj burg dhe 500.000 euro

Periskopi.com Sporti

Mundo Deportivo ka bërë të ditur se Diego Costa, sulmuesi i Atletico Madrid, do të duhet të paraqitet në gjykatë më 4 qershor, për t’iu përgjigjur akuzave për evazion fiksal.

Gjithçka, ka shpjeguar EFE, lind nga një kontratë sponsorizimi me Adidas, që Diego Costa e ka nënshkruar në fillimin e vitit 2014-të, para se  të transferohej te Chelsea.

Sipas autoriteteve spanjolle, vlera e plotë e kontratës duhej të ishte deklaruar në Spanjë, duke parë se gjashtë muaj pas nënshkrimit të saj, Costa ka qenë me banim në Madrid.

Akuza kërkon gjashtë muaj burg dhe një gjibë gjysmë milionë euro. Megjithatë, si shumë kolegë të tij, sulmuesi nuk do ta shlyerj dënimin në rast se do të dënohet.

Ndeshja e 11 marsit mes Liverpool dhe Atletico ua ka marrë jetën 41 tifozëve me koronavirus

Periskopi.com Sporti

Të dhënat e shërbimit shëndetësor britanik (NHS), të analizuara nga Edge Health e publikuar nga Times, flasin qartë. Liverpool-Atletico Madrid e 11 marsit i ka kushtuar jetën, për shkak të koronavirus, 41 spektatorëve anglezë prezentë atë mbrëmje në Anfield Road. Spanja kishte, deri në atë moment, rreth 2.200 raste pozitive, një përqindje 500% më e lartë në krahasim me atë të Anglisë në të njëjtën periudhë kohe.

Ndeshja e polemikave është e destinuar të krijojë akoma diskutime. Prezenca e 3.000 tifozëve spanjollë, kur një ditë më parë Valencia-Atalanta ishte luajtur me dyer të mbyllura e kur virusi kishte shkaktuar mbylljen në shumë shtete, është një nga motivet që kanë transformuar një ndeshje të Champions në një ndeshje me pasoja dramatike. Këtij fakti i shtohet edhe pakujdesia se tifozëve të Atleticos nuk i është matur as temperatura kur mbërritën në Angli.

Është frikësues mendimi se sa të vdekur më shumë ka shtuar kjo ndeshje, duke qenë se llogaria është bërë duke marrë në konsideratë vetëm tifozët anglezë prezentë në Anfield atë mbrëmje.

Reagon Atl Madridi pasi Mark Clattenburg tha se goli i Real Madridit në finalen e CL ishte pozitë jashtë loje

Periskopi.com Sporti

Pika kulminante e secilit gjyqtar është të drejtojë ndonjë finale të rëndësishme.

Të ndani drejtësinë në finalen e Kupës së Botës ose Champions Leagues, është qershia mbi tortë, transmeton Periskopi.

Fatkeqësisht, për gjyqtarin anglez Mark Clattenburg, në finalen që ai e drejtoi të Champions Leagues mes Real Madridit dhe Atletico Madridit më 2016, ekipi i tij bëri një gabim të madh.

Real Madrid v Club Atletico de Madrid - UEFA Champions League Final

Reali kaloi në epërsi përmes Sergio Ramosit pas 15 minutave lojë por, në kolumnën e tij të sotme për ‘Daily Mail’, Clattenburg e pranoi se goli ishte i parregullt.

“Në finale, Reali kaloi në epërsi në pjesën e parë por goli ishte nga pozita jashtë loje, dhe këtë e kuptuam në pushimin mes pjesëve,” shkroi Clattenburg. “Ishte rast i vështirë dhe asistentit i iku.”

Pasi këto komente të Clattenburgut rrëmbyen vëmendje të madhe, Atletico Madridi u përgjigj në Twitter.

Ata publikuan foto të artikujve spanjoll në lidhje me rrëfimin e Clattenburg dhe shtuan një emotik duke menduar.

Natyrisht, atë kohë nuk ishte VAR për t’i ndihmuar gjyqtarët. /Periskopi.com/

Ndeshja e Champions Leagues besohet se ia dha hovin koronavirusit në Britani

Periskopi.com Sporti

Ndeshja e Champions Leagues Liverpool – Atletico me shumë gjasa ka influencuar në përhapjen e koronavirusit në Britaninë e Madhe si dhe infektimin në masë të njerëzve në ishull. Është kjo një ndër hipotezat më të debatuara të këtyre ditëve në Mbretërinë e Bashkuar, një mundësi që së fundmi është diskutuar gjithashtu edhe nga vetë këshillëtarët e qeverisë britanike, për sektorin e shëndetësisë.

Bëhet fjalë për sfidën e kthimit në Champions Liverpool–Atletico Madrid, ndeshje e luajtur në ‘Anfield’ më datë 11 mars, ku bardhekuqtë përmbysën disavantazhin në kohën shtesë, për të siguruar kualifikimin për në fazën cerekfinale me rezultatin e përgjithshëm 4-2, duke eliminuar në këtë mënyrë pikërisht kampionët në fuqi.

Në ‘Anfield’ ishin të pranishëm plot 52.000 spektatorë, 3.000 prej të cilëve kishin udhëtuar nga kryeqyteti spanjoll. Shumë raste fatale në zonën e Merseysidet janë lidhur pikërisht me këtë takim dhe me të drejtë në ishull vazhdojnë diskutimet nëse kjo ndeshje duhej të ishte zhvilluar, apo duhet të ishte shtyrë në kohë, njësoj siç u veprua edhe me sfidat e tjera Bayern – Chelsea, Juventus – Lyon dhe Barcelona – Napoli.

Deri tani nuk ka asgjë të dëshmuar, megjithatë këtij debati së fundi i është bashkuar vetë zëvendës/këshilltarja e Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për sektorin e shkencës Angela McLean, e cila shpjegoi se një cështje e tillë meriton një hetim të mëtejshëm.

McLean deklaroi se të gjithë duan të kuptojnë nëse janë bërë zgjedhjet e duhura dhe kërkimet e nevojshme shkencore, në një rast të tillë, për të gjetur pra lidhjen e koronavirusit me duelin Liverpool – Atletico dhe për të zbuluar detaje të mëtejshme për virusin COVID-19 që ka qarkulluar ato kohë në Madrid apo dhe nivelin e përhapjes së këtij virusi ato ditë në qytetin më të madh të zonës në Merseyside.

Angela McLean është gjithashtu profesoreshë për biologjinë matematikore në Departamentin e Zoologjisë, në Universitetin e Oksfordit dhe këshilltare shkencore kryesore në Ministrinë e Mbrojtjes, e në konferencën e përditshme për koronavirusin ndihmësja e kryeministrit Boris Johnson la të kuptohet se qeveria ka të dhëna për një shtim të ndjeshëm të rasteve në qytetin e Liverpulit menjëherë pas këtij takimi.

Më herët Drejtori i Këshillit të këtij qyteti për Shëndetësinë Publike Matthew Ashton deklaroi për The Guardian se ndeshja e kthimit Liverpool–Atletico as që duhej të ishte luajtur fare, ndërsa kryebashkiaku i Madridit Jose Luis Martinez– Almeida rrëfeu në fundjavë se ishte një gabim i rëndë fakti që u lejuan me mijëra fansa të Atleticos për të udhëtuar drejt ishullit për të ndjekur këtë takim.

Martinez–Almeida shtoi për Radion Spanjolle Onda Cero se nuk kishte asnjë lloj kuptimi fakti që iu krijuan mundësitë 3.000 tifozëve të “Los Colchoneros”, për të ndjekur sfidën e kthimit në Angli. Mbretëria e Bashkuar deri ditën e hënë kishte 125.000 raste me koronavirus, prej të cilëve 16.500 kanë rezultuar fatale, e dhënë kjo që e klasifikon këtë vend në pozicionin e pestë në rruzull për nga vdekshmëria, me një koeficient tepër të lartë, afërsisht 13.5 %, pra pothuajse aq sa edhe Italia.

Statistikat më të fundit kanë konfirmuar se janë plot 246 vetë që kanë humbur jetën këto kohë vetëm në Spitalet e Liverpoolit, sakaq në krahun tjetër Madridi përfaqëson një ndër qytetet më të prekura në Evropë me virusin COVID-19, ndërsa Spanja me 200.000 raste renditet sipas Universitetit Johns Hopkins në Baltimore në vendin e dytë në glob, pas vetëm Shteteve të Bashkuara dhe vendi iberik numëron plot 21.000 të vdekur.

Ndeshja tjetër e Ligës së Kampionëve, ajo mes Atalantas dhe Valencias u konsiderua si ‘bombë biologjike’ për përhapjen e koronavirusit në Itali dhe Spanjë.

Kjo është përbërja ‘anonime’ e Atleticos që bëri sensacion në vitin 1996 duke fituar La Ligën dhe Copa del Reyn

Periskopi.com Sporti

Sezoni 1995-96, për ligën e futbollit spanjoll, La Ligan, që sot e gëzon epitetin e ligës më atraktive në Evropë, shënon epokën e kalimit nga një ‘revolucion’ në tjetrin.

Kjo për faktin se, klubi i Atletico Madridit, ndonëse me një përbërje ekipore pothuajse ‘anonime’ dhe, përkundër që në ekipet rivale të saj, Barcelona, Real Madrid dhe Valencia, gëlonin talentët dhe viganët e futbollit, ‘Los Colchoneros’ prapësepraëp ia dolën, që përveç La Ligën ta fitojnë edhe Kupën e Mbretit, shkruan Periskopi.

Me keto suksese, ‘Los Colchoneros’ njëherit bën që t’i ndërpritet rruga e revolucionit Barcelonës së Cruyff, e cila me lojtarët si Guardiola, Figo, Stoichkov, Romario, Koeman, Jace Amaro, ejt., kishte triumfuar 6 vite radhazi në La Liga dhë në kompeticione të tjera.

Kjo është skuadra e Atleticos, e cila bëri senzacion duke lënë Barcelonën dhe Realin në pozitat tabelare 4 gjegjësisht 6. /Periksopi.com/

Zyrtari shëndetësor në Liverpool: Ndeshja Liverpool – Atl Madrid nuk është dashur të luhej

Periskopi.com Sporti

Drejtori i Shëndetit Publik në qytetin e Liverpulit, Mattheë Ashton ka thënë se ndeshja e Ligës së Kampionëve mes Liverpoolit dhe Atletico Madridit nuk duhej të ishte zhvilluar, pas rritjes së rasteve të koronavirusit aty.

Ashton, i cili e mori rolin e tij të mërkurën, është përgjegjës për koordinimin të masave ndaj pandemisë duke punuar nga shtëpia, derisa rastet e konfirmuara në Liverpul kanë shkuar në 262.

“Nuk ishte vendimi i duhur për t’u luajtur ndeshja”, ka thënë Ashton për të përditshmen angleze “The Guardian”.

“Edhe pse nuk do ta dimë kurrë, ndeshja me Atletico Madridit mund të ketë qenë njëra prej eventeve kulturore dhe tubimeve që kanë ndikur në rritjen në Liverpul”, shtoi ai.