Me një lojtarë më pak, begamezët rezistojnë deri në fund por ndëshkohen nga Mendy

Periskopi.com Sporti

Klubi nga Serie A, Atalanta Bergamo e ka betonuar epitetin e skuadrës ‘senzacioni i Evropës’, pasi sonte anipse me një lojtarë më pak, italianët rezistuan triumfalisht deri në minutat e fundit të takimit përballë 14 herë kampionit evropian, Real Madridit, kur këta të fundit realizuan tek në minutën e 86’të përmes Mendyt, shkruan Periskopi.

Ferland Mendy shënoi një gol të bukur nga distanca për 1-0, që ishte edhe rezultati përfundimtar.

Takimi i ardhshëm në Spanjë do të luhet me 16 mars. /Periskopi

 

Berat Gjimshiti shkund Lazion: Vedat Muriqi godet këmbën e shqiptarit dhe topi përfundon në rrjetë

Periskopi.com Sporti

Berat Gjimshiti ka kaluar Aatalantan në epërsi në ndeshjen çerekfinale të Kupës së Italisë kundër Lazios, për të cilën po luan nga minuta e parë Vedat Muriqi.

Mbrojtësi shqiptar realizoi pas një karambolli të krijuar në zonën e romakëve dhe, në tentativë për ta larguar topin, Muriqi goditi këmbën e Gjimshitit me top, duke përfunduar në rrjetë.

Shikoni golin më poshtë. /Periskopi.com/

Kampioni i 4-fisht i Ligës së Kampionëve përshëndetet nga LK

Periskopi.com Sporti

Qyteti i Amsterdamit, përkatësisht stadiumi i saj ishte sonte ‘Arenë’ e ballafaqimit vendimtar midis 4 herë kampionit të Ligës së Kampionëve, Ajaxit dhe sensacionit të kësaj gare, Atalantës nga Bergamo, shkruan Periskopi.

Kur po zhvillohej minuta e 86’të e takimit, bergamezët e Atalantës arritën ta shënojnë golin e fitores, autor i së cilës ishte kolumbiani, Muriel.

Me këtë fitore Atalanta i bashkohet Liverpoolit në fazën e eliminimit direkt. /Periskopi

Liverpooli shokohet nga Atalanta midis ‘Anfield’, luftë e zjarrtë për dy pozitat e para në Grupin D

Periskopi.com Sporti

Atalanta ka mposhtur Liverpoolin si mysafire në ‘Anfield’ me rezultat 2-0, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e katërt të Grupit D në Champions League.

Ishte Josip Ilicic ai që i pari shpartaolli mbrojtjen e ”Të Kuqve”, duke shënuar pas një krosimi brilant në zonë nga Gomez në minutën e 60-të, transmeton Periskopi.

Vetëm katër minuta më vonë, mbrojtja e Liverpoolit u ekspozua përsëri pas disa kombinimeve të bukura të kundërshtarit.

Gosens ishte ai që realizoi.

Pas kësaj fitoreje, Atalanta grumbullon shtatë pikë dhe zë pozitën e tretë në grup, me pikë të barabarta me Ajaxin që zë vendin e dytë, teksa Liverpooli ka dy pikë më shumë në vendin e parë. /Periskopi.com/

Atalanta – Liverpool, ky është vendimi për Shaqirin

Periskopi.com Sporti

Klubi nga Bergamo, Atalanta do të jetë nikoqir i kampionit aktual anglez, Liverpoolit për takimin që zhvillohet në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, përcjell Periskopi.

Të dy skuadrat tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare për sfidën që fillon në ora 21:00 në stadiumin ‘Gewiss Stadium’ në Bergamo.

Formacioni startues i Atalantas: Sportiello, Toloi, Palomino, Mureil, Gomez, Freuler, Berta Gjimshiti, Mojica, Hateboer, Pasalic, Zapata.

Formacioni startues i Liverpoolit: Becker, Wijnaldum, Mane, Salah, Joe Gomez, Henderson, Jones, Diogo Jota, Robertson, Williams, Alexander-Arnold.

Atalanta me disa mungesa kyçe për përballjen me Liverpoolin

Periskopi.com Sporti

Robin Gonsens dhe Marten de Roon janë lënë jashtë skuadrës së Atalantës për takimin ndaj Liverpoolit në Ligën e Kampionëve.

Trajneri Gian Piero Gasperini ka marrë një lajm fantastik se Hans Hateboer do të jetë i gatshëm për këtë sfidë të vështirë.

Mattia Caldara do të jetë një tjetër mungesë e madhe për Atalantan. Ish-anëtari i Milanit ka pasur një operacion në gju në muajin që lamë pas dhe do të mungojë deri në fillim të vitit 2021.

Takimi mes të dy skuadrave zhvillohet të martën në mbrëmje nga ora 21:00 në stadiumin Gewiss:

Lista e lojtarëve të ftuar nga Atalanta:

Portierë: Rossi, Sportiello, Gollini.

Mbrojtësit: Toloi, Palomino, Romero, Djimsti, Mojica, Depaoli, Hateboer, Ruggeri.

Mesfushorët: Freuler, Malinovskyi, Pessina, Miranchuk, Pasalic.

Sulmuesit: Lammers, Muriel, Gomez, Ilicic, Diallo, Zapata.

Atalanta i ka treguar Lazios së Muriqit sonte si luhet futbolli

Periskopi.com Sporti

Atalanta ka marrë një fitore me rezultatin e thellë 1:4 ndaj Lazios në transfertë. Skuadra zikaltër ka fituar me “poker” duke shkatërruar ekipin kryqytetas.

Atalanta gjeti golin e parë që në minutën e 10-të me Gosens, ndërsa në minutën e 32-të ishte Hateboer që dyfishoi epërsinë, ndërsa Gomez vulosi pjesën e parë në 0-3.

Lazio u zgjua në pjesën e dytë duke hapur ndeshjen me Caicdon, por ishte sërish kapiteni zikaltër, Papu Gomez që shënon një supergol duke mposhtur Strakoshën për herë të 4-t e duke vulosur përfundimisht ndeshjen në 1-4.

Kjo ishte fitorja e dytë e Atalantës në kampionat në po kaq ndeshje të luajtura, ndërsa Lazio pësoi kështu humbjen e parë të sezonit.

Ilicic i rikthehet Atalantas pas një kohe të gjatë në depresion

Periskopi.com Sporti

Josip Ilicic pritet të kthehet te skuadra e Atalantas.

Ylli slloven i Atalanta, Josip Ilicic, pritet që nesër t’i bashkohet skuadrës së Atalantas, pas një mungese të gjatë.

Lojtari ka vuajtur nga depresioni së fundmi, duke mos mundur t’i ndihmojë as skuadrës së tij.

‘Gazzetta dello Sport’ shkruan se Ilicic do të kthehet nesër në fushën stërvitore, pas gjashtë javëve qëndrimi në Slloveni, transmeton lajmi.net.

Mbetet të shihet nëse Ilicic do të mund të rikthehet në tempon e duhur për fillimin e sezonit. 

Atalanta mbrëmë ua mori zemrën të gjithëve, sot ia riktheu Bergamos buzëqeshjen – ja si u pritën nga tifozët

Periskopi.com Sporti

Ekipi nga Bergamo, Atalanta është eliminuar mbrëmë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pasi u mposht me rezultat 2:1 nga PSG, shkruan Periskopi.

Ëndrra e bergamezëve u shua tek në minutat e fundit të lojës – kur parisienët arritën t’i shënon dy gola të shpejtë, duke kaluar kështu në gjysmëfinale të LK.

Sidoqoftë, Atalanta, ky ekip i vogël por me një numër futbollistësh të jashtëzakonshëm arriti t’i merrte zemrat e të gjithë tifozëve. Ata madje u pritën në mënyrë te jashtëzakonshme edhe në qytetin e Bergamos, për t’ia rikthyer këtij të fundit buzëqeshjen pas numrit të madh të të vdekurve nga Covid19tshi.

Shihni videon. /Periskopi

 

PSG përmbys Atalantën, shkon në gjysmëfinale të LK me gjysmë shpirti

Periskopi.com Sporti

Sonte u zhvillua çerekfinalja e parë e Ligës së Kampionëve për edicionin 2019/20, ndeshje kjo që solli mjaft spektakël.

Skuadra e parisiene, PSG, është treguar kafshatë e pakapërdishme për senzacionin nga Serie A, Atalantën, duke mposhtur këtë të fundit në takimin çerekfinal të Ligës së Kampionëve, me rezultat 2:1, transmeton Periskopi.

Italianët nuk arritën ta administrojnë avantazhin e sguruar në minutën e 27-të të pjesës së parë të takimit, dhe rrjedhimisht ta përmbushin ambicien historike për ta prekur gjysmëfinalen e kompeticionit më prestigjioz për klube, Ligës së Kampionëve.

Ëndrra e bergamasëve u përmbys në minutat e fundit të takimit, kur parisienët realizuan dy gola.

Kujtojmë që, deri në këtë fazë, Atalanta ishe mohikani i fundit nga skuadrat e Serie A, që mbrojti nderin e skuadrave italiane në Ligën e Kampionëve. /Periskopi

Magjia e Gasperinit: Atalanta shënon kundër PSG-së

Periskopi.com Sporti

Ballafaqimi i skuadrave italiano- franceze, gjegjësisht asaj të kryeqytetit francez, PSG dhe klubit bergamez, Atalanta, e ka hapur sonte çerkfinalen e parë të Ligës së Kampionëve, shkruan Periskopi.

Tani kur kemi hyrë në minutën e 27-të të takimit, skuadra e Gasperinit kanë realizuar gol, autori i së cilës është kroati, Pasalic.

Shihni golin më poshtë./Periskopi/

 

Formacionet zyrtare: Atalanta – PSG

Periskopi.com Sporti

Sonte do të zhvillohet çerekfinalja e parë e Ligës së Kampionëve për edicionin 2019/20.

Në “Estadio da Luz”, Paris Saint-Germain do të përballen në një ndeshje që premton spektakël.

Ndeshja nis nga ora 21:00 dhe pak më shumë se një orë para fillimit të ndeshjes, trajnerët e të dyja skuadrave i kanë publikuar formacionet zyrtare.

Atalanta: Sportiello; Toloi, Caldara, Djimsiti; Hateboer, De Roon, Freuler, Gosens; Gomez, Pasalic; Duvan Zapata

Paris Saint-Germain: Navas; Kehrer, Thiago Silva, Kimpembe, Bernat; Herrera, Marquinhos, Gueye; Neymar, Icardi, Sarabia.

Ilicic në depresion të thellë: Largohet nga kampi i Atalantas, rikthehet në Slloveni në kohën kur i duhet klubit

Periskopi.com Sporti

Josip Ilicic raportohet se është rikthyer në Slloveni për shkak të problemeve personale, dhe nuk do të luajë në Champions League, transmeton Periskopi.

“La Gazzetta dello Sport” raportoi të premten në mëngjes se lojtari fluturoi për të qenë më afër familjes, teksa “Sky Sport Italia” ka zbuluar detaje të tjera, teksa është potencuar se Ilicic po vuan nga depresioni pas kohës së vështirë në Itali me pandeminë.

Përndryshe, ai kishte shënuar 21 gola në 34 ndeshje kompetitive këtë sezon, duke dhuruar nëntë asistime, përfshirë pesë gola në shtatë ndeshje të Champions Leagues. /Periskopi.com/

Milani vazhdon me formë të mirë, nxjerr një pikë kundër Atalantas

Periskopi.com Sporti

Milan po vazhdon të tregojë formë të lartë pas rikthimit nga pauza e pandemisë, duke qenë skuadër e vështirë për t’u mposhtur.

Në ndeshjen e sotme, Milan ka arritur të marrë një pikë të rëndësishme kundër skuadrës së Atalanta, pas barazimit 1:1.

‘Rosoneri’ kaluan të parët në epërsi në këtë takim, duke gjetur rrugën e golit me anë të Hakan Calhanoglu, i cili nga gjuajtja e lirë la pa mundësi portierin e Atalanta.

Atalanta reagoi me anë të Duvan Zapata, i cili pas një tollovie të krijuar në mbrojtjen e Milan, dërgoi topin në rrjetë për rezultatin 1:1.

Me këto dy gola u vendos fati i takimit të xhiros së 36 në Serie A, ndërmjet Milan dhe Atalanta.

Me këtë pikë, Milan numëron 60 pikë për pozitën gjashtë, kurse Atalanta numëron 75 pikë në pozitën e dytë.

Nuk i shkon gjatë Milanit, sikleti në mbrojtje i kushton me gol – barazon Atalanta

Periskopi.com Sporti

Atalanta ka barazuar rezultatin kundër Milanit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 36-të në Serie A.

Zapata ka realizuar në minutën e 34-t pas një momenti të sikletshëm në mbrojtjen “Rossonere”.

Shikoni golin më poshtë. /Periskopi.com/

 

Turku më i famshëm i Millanos shënon sueprgol nga një kënd gati i pamundur kundër Atalantas

Periskopi.com Sporti

Hakan Calhanoglu kaluar në epërsi Milanin në ndeshjen e vlefshme për javën e 36-të në Serie A, kundër Atalantas.

Calhanoglu qëlloi cakun direkt nga një kond gati i pamundur, teksa goditi nga ndërprerja.

Shikoni golin më poshtë. /Periskopi.com/

 

 

Milani – Atalanta: Publikohen formacionet zyrtare

Periskopi.com Sporti

Milani pret në shtëpi sonte Atalantan, në ndeshjen e vlefshme për javën e 36-të në Serie A, shkruan Periskopi.

“Rossonerët” pritet ta kenë shumë të vështirë kundër një Atalante të frikshme, që aktualisht zë vendin e dytë në tabelë.

Ndeshja fillon nga ora 21:45.

Më poshtë, formacionet zyrtare:

Milan:

Atalanta: Pas pak…

Ekip fantastik: Atalanta shënon 3 gola për 5 minuta

Periskopi.com Sporti

Atalanta ka kaluar në avantazh në ndeshjen kundër Brescias për 2-1. Ekipi i trajnerit Gasperini është në formë shumë të mirë dhe argëtohet në fushën e lojës.

Goli i dytë i shënuar nga De Roon e tregon mjaft mirë diçka të tillë. Një aksion fantastik i bergamezëve që mbyllet mjaft mirë nga goditja e De Roon. Ekipi vendas del mjaft lehtë para portës kundërshtare.

Furia e vendasve nuk u ndal sepse pas 3 minutash shënuan dhe golin e 3-1 me anë të Malinovsky. Një goditje e fortë që u ndal në rrjetë. Në festivalin e golave nuk mund të mungonte dhe Duvan Zapata që me një zhytje me kokë çoi rezultatin në 4-1.

Ronaldo i ka rënë n’fije me penallti, të gjitha po i shënon – sonte i realizoi dy për një pikë

Periskopi.com Sporti

Cristiano Ronaldo ka shënuar sot dy gola, të dyja nga penalltia, për t’ia shpëtuar një pikë Juventusit në shtëpi kundër Atalantas, në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të në Serie A, e cila përfundoi me rezultat 2-2.

Atalanta u tregua arrë e fortë sonte për biankonerët, teksa kaloi në epërsi përmes Zapatas në minutën e 16-të, por specialisti i penalltive, Cristiano Ronaldo barazoi në minutën e 55-të nga penalltia (e dimë që po e përmendim si shpesh “penallti”), shkruan Periskopi.

Mirëpo, mysafirët rikthyen avantazhin në minutën e 81-të, duke shënuar përmes Malinovskyt i cili nguliti topin në rrjetë me një goditje të fuqishme nga afërsia, por mbreti i penalltisë goditi sërish.

Një penallti u akordua në minutën e 90-të për Juven, dhe ky ishte lajm fantastik për Ronaldon, i cili – natyrisht – bëri disa hapa prapa, filloi të vraponte drejt topit që po qëndronte i ngrirë në një pikë 11 metra larg portës, para se ta godiste atë me ëndje në rrjetë.

Pas këtij barazimi, Juve grumbullon 75 pikë dhe zë vendin e parë, ndërsa Atalanta – nëse i intereson ndokuj, e që dyshojmë se po – zë vendin e tretë me 66 pikë. /Periskopi.com/

Atalanta shokon Juven përsëri, rikthen epërsinë 9 minuta para përfundimit

Periskopi.com Sporti

Atalanta ka rikthyer epërsinë si mysafir i Juventusit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të në Serie A, shkruan Periskopi.

Malinovsky e ka ngulitur topin në rrjetë në minutën e 81-të, pas një reagimi të dobët nga mbrojtja e Juventusit.

Shikoni golin më poshtë. /Periskopi.com/