Pacolli: Xhelali prap më kërcënoi me arrestim nëse shkoj në Parlament

Periskopi.com Lajme

Deputeti i AKR’së, Behgjet Pacolli ka thënë se Xhelal Sveçla e ka kërcënuar me arrestim nëse shkon në Kuvendin e Kosovës.

Pacolli ka shkruar në Twitter se kjo është sfida më e madhe për Kuvendin e Kosovës që nga viti 1989 kur është suprimuar dhunshëm autonomia e Kosovës në ish-Jugosllavi.

“Ushtruesi i detyrës së Ministrit të Punëve të Brendshme më ka këcënuar me arrestim nëse shkoj në Kuvend për të ushtruar detyrën time si deputet. Kjo është sfida më e madhe për Kuvendin e Kosovës që nga viti 1989. Qeveria është përgjegjëse para Parlamentit, jo deputetët ndaj qeverisë. Demokracia duhet të triumfojë”, ka shkruar Pacolli në Twitter.

U.d. i ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se deputeti Pacolli do të ndalohej e ndoshta edhe do të arrestohej, në rast se do të kthehej ilegalisht në Kosovë nga Tirana.

Sveçla ngul këmbë se Pacolli duhet të respektojë masat për parandalimin e përhapjes së koronavirusit në vend. Ndër këto masa është edhe vetizolimi i tij, meqë erdhi nga jashtë. Po ashtu tha se Pacolli do të ndalohej nëse të shtunë do të t’ia mësynte Kuvendit, ku pritej të mbahej seanca e jashtëzakonshme për votimin e Qeverisë Hoti.

“Ai do të qëndrojë në vetizolim, në momentin që ai potencialisht thyen izolimin, normalisht ka masa edhe për këtë veprim. Me dijen time, nëse thyhet izolimi ka masa tjera, nuk shkohet direkt në arrestim, ka gjobë mandatore, kthehet në vetizolim apo dërgohet në karantim”, tha Sveçla, duke pohuar se nuk do të lejohej të shkonte në parlament.

Policia ndalon 44 persona që nuk i respektuan masat kundër koronavirusit

Periskopi.com Lajme

Policia e Kosovës brenda 24-orëve të fundit ka ndaluar 44 persona, të cilët nuk i kanë respektuar masat e vendosura nga autoritetet për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës thuhet se në 26 raste janë hasur 44 persona që dyshohen për veprën: “Mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë”.

Më qëllim të parandalimit të përhapjes së sëmundjes COVID-19, që shkakton koronavirusi, më 15 prill në Kosovë kanë hyrë në fuqi masat e reja të qarkullimit të qytetarëve.

Bazuar në masat e vendosura nga Ministria në detyrë e Shëndetësisë në Qeverinë e Kosovës, qytetarët mund të dalin nga shtëpitë e tyre vetëm për 90 minuta në ditë, me qëllim furnizimi.

Orari i daljes është i organizuar në shtatë grupe, nga ora 07:00 deri në 22:30, dhe përcaktohet nga numri i parafundit personal në letërnjoftim.

Këto masa do të vlejnë deri më 4 maj, porse do të shqyrtohen në varësi të rezultateve, jo më vonë se data 30 prill.

Kosova aktualisht ka konfirmuar 703 raste të të infektuarve me koronavirus, 19 pacientë kanë vdekur, ndërsa 162 janë shëruar.

Policia arreston pesë persona, dyshohet se shkaktuan rrezik përmes zjarrvënies

Periskopi.com Lajme

Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona të dyshuar për shkak se shkaktuan rrezik të përgjithshëm përmes zjarrvënies. Të gjithë të arrestuarit janë shtetas të Kosovës dhe vetëm njëri prej tyre është nën moshën 18-vjecare.

Gjithashtu, policia gjatë këtij aksioni ka sekuestruar edhe një armë automatike të tipit ‘Thomson’.

Policia e Kosovës njofton se personat e arrestuar janë dërguar në qendrën e mbajtjes.

Më poshtë gjeni njoftimin e plotë të Policisë së Kosovës:

Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë, njësiti i hetimeve të stacionit policor të Obiliqit, ka realizuar një operacion policor, i cili ka rezultuar me arrestimin e pesë (5) personave të dyshuar për dy raste të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm (zjarrvënie). Personat e dyshuar, të arrestuar nga policia gjeni si në vijim me iniciale: R. P. 17 vjeçar, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, E. P. 18 vjeçar, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, R. S., 19 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, A. P. 19 vjeçar, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës dhe G. P. 20 vjeçar, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës,

Përderisa, të lartëpërmendurit sipas dyshimeve të bazuara dyshohet të jenë të përfshirë në rastet që janë raportuar me datën 29 mars dhe 16 prill të vitit 2020. Njësiti i hetimeve ka arrit të gjejë dhe sekuestrojë një armë automatike (e tipit Thompson) dhe disa prova të tjera që mund të shërbejnë në procedura të mëtejme gjyqësore. Personat e dyshuar janë intervistuar nga ana e hetuesve dhe pas intervistimit me aktvendim të prokurorit janë dërguar në qendrën e mbajtjes.

Arrestohet personi që kërcënoi Muhaxherin e LDK’së

Periskopi.com Lajme

Një person nga Podujeva është arrestuar pasi ka kërcënuar me jetë kryetarin e Pejës, Gazmend Muhaxherin, përmes telefonit.

Lajmin për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.

“Është ndaluar një person i dyshuar për kanosje të kryetarit të komunës së Pejës, Gazmend Muhaxherit. Kanosja është bërë përmes telefonit, kurse i dyshuari është ndaluar për 48 orë”.

Kanosja është bërë në muajin mars.

Solano arrestohet pasi nuk respektoi shtetrrethimin për shkak të koronavirusit

Periskopi.com Sporti

Ish ylli i Newcastle, Nolberto Solano, është arrestuar në Peru pasi ka refuzuar të respektojë shtetrrethimin që ka vendosur ky vend në mënyrë që ta parandalojë përhapjen e koronavirusit.

E gjithë bota tashmë është paralizuar për shkak të virusit që po merr mijëra jetë ditë pas dite.

Ai ka kërkuar falje për veprimet e tij.

“Pendohem shumë dhe kërkoj të falur”, tha Solano.

“S’do të justifikohem. Është e vështirë për të gjithë, por më e rëndësishmja është shëndeti ynë, pa të s’mund të bëjmë asgjë”.

​Arrestohen dy shqiptarë dhe një serbe në veri

Periskopi.com Lajme

Tre persona, dy meshkuj dhe një femër, janë arrestuar nga policia sonte rreth orës 21:45, derisa po udhëtonin me automjetin e tyre në veri të Mitrovicës.

KosovaPress-i mëson se në automjetin e tyre policia ka gjetur një pistoletë të markës TT, ndërsa dyshohet se edhe automjeti është me origjinë të dyshimtë.

Burimet e KP kanë bërë të ditur po ashtu se të dy personat e gjinisë mashkullore janë shqiptarë nga jugu i Mitrovicës, ndërsa personi i tretë, femër, është e nacionalitetit serb nga qyteti Cacak i Serbisë.

Lajmin e ka konfirmuar për KosovaPress edhe zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Besim Hoti.

Sipas tij, policia gjatë kontrollit të një veture ka gjetur një armë dhe dy palë targa të automjetit të njëjtë, me ç’rast ka arrestuar tre persona.

“Arma është konfiskuar, ndërsa automjeti është dërguar për verifikim. Jemi në procedurë dhe mbetet që prokurori të vendos për rastin” ka thënë për KosovaPress majori Hoti. /

Arrestohet ish-kampioni i botës gjatë matjeve zyrtare të Fury dhe Wilder

Periskopi.com Sporti

Adrien Broner apo i njohur ndryshe si “The problem”, është arrestuar në Las Vegas gjatë kohës kur dy boksierët ishin duke kryerë matjet zyrtare.

Ish kampioni i botës besohet se është arrestuar për shkak që e kishte të ndaluar të hynte në këtë hotel, shkruan TMZ

Po ashtu sipas këtyre raportimeve boksierit i ishte tërhequr vërejtja që të largohet nga aty mirëpo ai kishte refuzuar andaj edhe ishte lajmëruar policia.

Në kohën kur Adrien Broner u arrestua ishte duke dhënë intervistë kurse aryse për këtë ndalesë besohet se është sherri që kishte pasur vitin e kaluar me Gervonta David.

Nga një muaj arrest shtëpiak dy edukatoreve të “Cambridge Kids”

Periskopi.com Lajme

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni për Çështje Penale ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurës T.G. për shkak të veprës penale, ‘Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës’ dhe kundër të pandehurës SH.A., për shkak të veprës penale, ‘Mosraportimi i abuzimit të fëmijëve’.

Gjykata ka marrë aktvendim dhe ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit, ashtu që të pandehurave T.G. dhe SH.A. ju ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji për secilin veç e veç.

Gjykata ka konstatuar se masa e arrestit shtëpiak iu caktohet në bazë të nenit 183 par.1 nënpar.1.1 e 1.2 lidhur me nenin 187 par.1 nënpar.1.2 pika 1.2.3 të KPPRK-së. Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

IPK jep detaje pas arrestimit të udhëheqësit të Krimeve Ekonomike në Prishtinë

Periskopi.com Lajme

Inspektorati i Policisë ka realizuar një operacion arrestimi që ka përfunduar me dy të dyshuar nën pranga.

Njëri nga ata është zyrtar policor që po dyshohet se ka kryer veprën penale “marrje ryshfeti dhe keqpërdorim i autoritetit zyrtar”, ndërsa tjetri qytetar.

Lajmin për klankosova.tv e ka konfirmuar Arber Beka nga Inspektorti Policor.

“Sot në orët e mbrëmjes në Prishtinë janë arrestuar dy persona, njëri prej të cilit është zyrtar policor, ndërsa tjetri qytetar. Operacioni është duke u zhvilluar akoma”.

Në pranga ka përfunduar Lavdim Osmani, udhëheqës i Krimeve Ekonomike në Prishtinë.

 

Dalin pamjet: Kështu u arrestua shefi i Krimeve Ekonomike i Policisë në Prishtinë

Periskopi.com Lajme

Është publikuar videoja nga arrestimi ne qendër të Prishtinës, ku në pranga ka përfunduar Lavdim Osmani, udhëheqës i Krimeve Ekonomike në Prishtinë.

Mësohet se ky polic ka qenë udhëheqësi i një grupi policësh që cilët dyshohen se u kanë vënë haraç bizneseve.

Insajderi mëson se priten  edhe arrestime të tjera në krime ekonomike.

 

Arrestohet shefi i Krimeve Ekonomike i Policisë në Prishtinë

Periskopi.com Lajme

Inspektorati Policor i Kosovës sapo ka kryer një aksion-arrestimi në qendër të Prishtinës.

Burime të Indeksonline brenda IPK-së kanë thënë se në pranga ka përfunduar Lavdim Osmani, udhëheqës i Krimeve Ekonomike në Prishtinë.

Ende nuk dihen arsyet që quan deri në arrestimin e tij, por IPK këtë rast ishte duke e hetuar për një kohë të gjatë.

Inspektorati Policor kryen arrestim në qendër të Prishtinës

Inspektorati Policor kryen arrestim në qendër të Prishtinës

Gepostet von IndeksOnline am Mittwoch, 5. Februar 2020

 

​Tre të arrestuar në Prishtinë për mashtrim me viza

Periskopi.com Lajme

Policia e Kosovës ka realizuar planin operativ të koduar “Vizat”, ku ka arrestuar tre të dyshuar, të cilët kishin mashtruar shumë qytetarë duke u premtuar viza punë në Gjermani.

Siç njofton Policia, të dyshuarit në vitin e shkuar, qytetarëve u kishin premtuar punë kryesisht në ndërtimtari, ndërsa qytetarët detyroheshin të paguanin para në faza të ndryshme.

Komunikata e plotë e Policisë:

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë, me datë 24 janar 2020 ka realizuar planin operativ të koduar ‘’Vizat’’.

Pas dyshimeve të bazuara në përfshirjen e disa personave të dyshuar në një bashkëpunim me një person tjetër në Gjermani, gjatë periudhës kohore janar-maj të vitit 2019, të njëjtit ju kanë premtuar qytetarëve të Republikës së Kosovës punësim në profesione të ndryshme, e kryesisht në fushën e ndërtimtarisë në shtetin e Gjermanisë, ku në këmbim të kryerjes së këtyre shërbimeve, qytetarët duhet të paguanin shuma të parave në faza të ndryshme (në fazën e aplikimit, fazën e sigurimit të kontratës së punës, si dhe fazën e fitimit të të drejtës për vizë).

Me këtë rast, Policia e Kosovës gjatë fazës së hetimeve, ka aplikuar masat e nevojshme të hetimit të fshehtë, me ç’rast janë mbledhur dëshmitë nga personat e dyshuar.

Personat e dyshuar të arrestuar janë :

I.B.       viti i lindjes  1983                M/Shqiptar

Sh. B.   viti i lindjes  1952                M/Shqiptar

E. P.     viti i lindjes  1996                M/Shqiptar

Në lidhje me rastin janë sekuestruar para në vlerë prej 700 (shtatëqind) euro si dhe 3 (tre) telefona mobil, të cilët do të shërbejnë si prova materiale përgjatë procedurave.

Ndërsa me urdhër të prokurorit, personat e dyshuar të arrestuar dërgohen në mbajtje për 48 orë.

Arrestohet 60-vjeçari, dyshohet se përdhunoi një të mitur me aftësi të kufizuara

Periskopi.com Lajme

Një 60-vjeçar, banues në Lezhë ka rënë në pranga pasi ka ngacmuar një të mitur me aftësi të kufizuara.

Po kështu, dyshohet se shtetasi me iniciale V.N mund të ketë kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur me aftësi të kufizuara.

Gjithashtu, në momentin e arrestimin nga Policia, ky shtetas ka qenë duke drejtuar mjetin e tij , ku ka rezultuar në gjendje të dehur, në masën 0.93mg/l.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”, “Vepra të turpshme” dhe “Drejtimi i mjetit në gjendje të dehur./TCh/

Arrestohen 17 policë në Durrës

Periskopi.com Lajme

Një aksion i madh i SHÇBA-së në Durrës ka bërë të mundur arrestimin e 17 policëve.

Sipas News 24, prokuroria ka lëshuar 17 urdhër-arreste. Mësohet se policët akuzohen për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

FNSH po punon për shoqërimin e tyre. Pritet qe SHÇBA të dalë me deklaratë për mediat për detajet e operacionit.

Mediat botërore shkruajnë për arrestimin e Ikballe Berisha-Hudutit

Periskopi.com Lajme

Disa media ndërkombëtare kanë raportuar për arrestimin e kosovares, Ikballe Huduni, nga Policia e Kosovës për komentet ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës për vrasjen e komandantit iranian, Qassem Soleiman.

Agjencitë e lajme në Evropë, mediet në Lindje të Mesme dhe SHBA kanë raportuar mbi vendimin e autoriteteve kosovare për ta arrestuar përkrahësen e Iranit, nën akuzën për nxitje të kryerjes së sulmeve terroriste përmes shkrimeve në rrjetet sociale.

“Arrestohet përkrahësja e Iranit nga Kosova pas komenteve për vrasjen e Soleimanit”, është titulli që agjencia e lajmeve “Reuters” i ka vendosur artikullit që ka të bëjë me arrestimin e sotëm të Huduti-Berishës.

Artikulli i njëjtë është shpërndarë edhe nga “MiddleEastMonitor”, medium ky që merret me monitorimin dhe raportimin e situatës në Lindjen e Mesme.

 

Arrestohet redaktorja e një portali në Mal të Zi: Raportoi se ROSU është e gatshme të intervenojë atje

Periskopi.com Lajme

Është arrestuar redaktorja e portalit “Fos Media” në Mal të Zi, Andjela Djikanoviç.

Ajo është arrestuar nën dyshimin se ka përhapur panik me lajmin se 250 anëtarë të Policisë Speciale të Kosovës i janë vënë në dispozicion autoriteteve malazeze për intervenim, me rastin e Natës së Krishtlindjeve Ortodokse.

Policia e Malit të Zi e ka demantuar shkrimin e Djikanoviç.

Sipas tyre ajo ka “nxitur panik duke dhënë lajme të rreme”.

Poashtu është thënë se gjithçka në tekstin e këtij lajmi ishte gënjeshtër absolute dhe përpjekje për përhapjen e dezinformatave, që për qëllim kishte përhapjen e panikut, shkruan RTCG përcjellë Klan Kosova.

Reagon Pacolli pas paraburgimit ndaj Mehmetajt: Kjo marrëzi të marrë fund

Periskopi.com Lajme

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka reaguar lidhur me dënimin e Gjykatës së Beogradit për paraburgimin prej 30 ditësh të Nezir Mehmetajt.

Pacolli dënoi këtë vendim duke thënë  kjo marrëzi duhet të marrë fund.

Ai ka bërë të ditur se është në kontakt të ngushtë me Brukselin, dhe se ka alarmuar institucionet e Bashkimit Evropian për arrestimin e Mehmetaj, si dhe praktikën e vazhdueshme nga Serbia të ndalimit të shtetasve kosovar.

Serbia nuk mund të pengojë më pafund lëvizjen e lirë të njerëzve dhe duhet të ndalojë me përndjekjet dhe arrestime politike të shtetasve kosovar”, ka shtuar Pacolli, transmeton Indeksonline.

Në një komunikatë për media u shtua se Ministria e Punëve të Jashtme mbetet e angazhuar në mënyrë aktive për të siguruar lirimin e Nezirajt dhe kthimin e tij në familje.

 

 

MPJ alarmon BE-në për arrestimin e shtetasit kosovar në Serbi

Periskopi.com Lajme

Ministria e Punëve të Jashtme përmes një komunikate dënon ashpë​r arrestimin e shtetasit kosovar Nezir Mehmetaj nga policia serbe, në pikën kufitare në Merdare dhe bën thirrje për lirimin e menjëhershëm të tij. 

“Zyra Ndërlidhesë e Kosovës në Beograd është aktive dhe po merr të gjitha masat e duhura për të siguruar lirimin e Nezir Mehmetaj, familja e të cilit tashmë ka angazhuar edhe një avokat lokal.

Mehmetaj është transferuar në qendrën e paraburgimit në Beograd, është marrë në pyetje nga hetuesit serbë dhe po rëndohet me akuza politike.

MUP-i serb ka kryer krime lufte në Kosovë, dhe ky institucion, si i tillë, nuk mundet dhe nuk do të jetë në gjendje të luajë kurrë një rol drejtësie ndaj shtetasve kosovarë. Nëse ndonjë institucion apo individ është përgjegjës për krimet e luftës në Kosovë, është vet MUP-i serb, udhëheqja e tij e mëparshme dhe aktuale”, thuhet në komunikatë.

Tutje, theksohet se Ministria e Punëve të Jashtme është në kontakt të ngushtë me Brukselin, dhe ka alarmuar institucionet e Bashkimit Evropian për arrestimin e z.Mehmetaj, si dhe praktikën e vazhdueshme nga Serbia të ndalimit të shtetasve kosovar.

“Serbia nuk mund të pengojë më pafund lëvizjen e lirë të njerëzve dhe duhet të ndalojë me përndjekjet dhe arrestime politike të shtetasve kosovar.

Kjo praktike është në kundërshtim me marrëveshjen e Brukselit dhe Bashkimi Evropian, nga ana tjetër, duhet të marrë masa urgjente për të parandaluar veprimet e Beogradit kundër qytetareve  të Kosovës dhe për të siguruar lëvizjen e lirë të qytetarëve.

Ministria e Punëve të Jashtme mbetet e angazhuar në mënyrë aktive për të siguruar lirimin e z. Neziraj dhe kthimin e tij në familjen e tij”.

Në të njëjtën kohë, Ministria e Punëve të Jashtme përsërit thirrjen e majit 2019, me anë të së cilës nxiten qytetarët e Kosovës që të shmangin udhëtimet drejt dhe përmes Serbisë, për shkak të ndjekjës politike të shtetasve kosovarë me akuza të motivuara politikisht nga qeveria serbe.

Mësohet arsyeja e arrestimit të shtetasit kosovar nga autoritetet serbe

Periskopi.com Lajme

Shtetasi kosovar, Nezir Mehmetaj, është arrestuar mbrëmë nga autoritetet serbe derisa po kalonte në pikën kufitare në Merdare.

Agjencia e lajmeve serbe Tanjug raporton se Mehmetaj është arrestuar nën dyshimin se ka kryer krime lufte dhe se të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, transmeton Klan Kosova.

 

 

Kujtojmë se për arrestimin e Mehmetajt ka reaguar edhe kryediplomati kosovar, Behgjet Pacolli, i cili ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të tij.

Vdes në vendin e punës, arrestohen dy persona

Periskopi.com Lajme

Policia e Shqipërisë ka arrestuar në Korçë, përgjegjësin teknik dhe manovratorin e firmës së ndërtimit, që kryente punime në pallatin në të cilin u aksidentuan gjatë punës dy punëtorë, njëri prej të cilëve gjeti vdekjen.

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur dje ku gjeti vdekjen një punëtor, ndërsa tjetri ndodhet në Spital jashtë rrezikut për jetën.

Policia në Korçë thotë se ka arrestuar në flagrancë shtetasit F.P., 67 vjeç, banues në Korçë me detyrë përgjegjës teknik i firmës së ndërtimit dhe A.Z., 41 vjeç, me detyrë manovrator.

“Këta shtetas dyshohet se kanë konsumuar elementë të veprës penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi gjatë procesit të hedhjes së betonit në objekt, është dëmtuar një segment metalik i presës, i cili ka goditur në kokë duke i shkaktuar vdekjen shtetasit E.J., 36 vjeç, si dhe ka dëmtuar jashtë rrezikut për jetën shtetasin P.F., 59 vjeç, të dy banues në Korçë”, thuhet në njoftim.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.