Të shtëna me armë në Hajvali, një shtetas i Shqipërisë plagos një kosovar

Periskopi.com Lajme

Si pasoj e të shtënave me armë zjarri, mbrëmë rreth orës 22:40 është plagosur një person në Hajvali të Prishtinës.

Policia e Kosovës ka njoftuar se dëshmitari mashkull kosovar ka njoftuar se derisa ishin duke lëvizur me automjetin e tij së bashku me disa shokë, me të arritur në Hajvali janë sulmuar nga i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë me armë zjarri dhe si pasojë është plagosur bashkudhëtari i tij viktima mashkull kosovar.

“Viktima është duke u trajtuar në QKUK. Me vendim te prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë së Kosovës.

Rasti është hapur për “përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm/ lëndim i rënd trupor”.

Në Stacionin Policor të Zubin Potokut u morën armë në dhomën e dëshmive – Tre të suspenduar

Periskopi.com Lajme

Thellë në brendi të Zubin-Potokut, në veri te Mitrovicës, në një shtëpi private gjendet Stacioni Policor i Zubin-Potok.

Në këtë ndërtesë tejet të vjetruar dhe me mure e dritare të dëmtuara, ditë më parë dyshohet se ndodhi një vjedhje, raporton KTV.

Nga dhoma e dëshmive në këtë stacion dyshohet se u zhdukën disa armë dhe motosharra.

Armët që u nxorën nga ky stacion policor dyshohet se ishin të trazirave të marsit të vitit 2008, ka mësuar KTV-ja nga burime brenda Policisë.

Policia e Kosovës ditë më parë ka suspenduar përgjegjësin e dhomës së dëshmive, shefin e hetimeve dhe komandantin e Stacionit Policor me dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Zëvendëskomandanti i Policisë në veri të Mitrovicës, Besim Hoti, ka thënë se ata pas një inspektimi që i kishin bërë këtij stacioni kishin parë parregullsi në dhomën e dëshmive dhe menjëherë e kishin lajmëruar IPK-në.

Por, për shkak të hetimeve, Hoti ka thënë se nuk mund të flasë më shumë për këtë rast.

IPK-ja i ka suspenduar përkohësisht këta zyrtarë, por pastaj i ka rekomanduar Policisë që të vazhdojë me këtë masë deri në përfundim të hetimeve.

Për vjedhjen në Stacionin e Policisë në Zubin-Potok, hetime ka nisur edhe Prokuroria Themelore në Mitrovicë.

Por as ky institucion nuk ka dhënë detaje për hetimin dhe nuk ka sqaruar nëse ka ndaluar ndonjërin prej zyrtarëve të përfshirë në këtë skandal.

Derisa Inspektorati Policor i Kosovës përmes një përgjigjeje me shkrim ka thënë se janë duke punuar në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Por në përgjigje nuk specifikohet nëse ndonjëri nga zyrtarët policorë është ndaluar apo është në paraburgim.

IPK-ja nuk ka konfirmuar nëse armët që dyshohet se mungojnë nga dhoma e dëshmive ndërlidhen me ndonjë incident kriminal.

“Në konsultim me prokurorin kompetent të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, hetuesit e IPK-së janë duke ndërmarrë veprimet hetimore në drejtim të zbardhjes së rrethanave të rastit dhe përcaktimit të përgjegjësisë penale për zyrtarët e dyshuar. Në këtë fazë të hetimit IPK nuk mund të konfirmon nëse armët që dyshohet se mungojnë nga dhoma e dëshmive ndërlidhen me ndonjë incident kriminal. Ndaj zyrtarit policor përgjegjës për ‘dhomën e dëshmive’, shefit të hetimeve dhe komandantit të SP Zubin-Potok, sipas procedurave të parapara disiplinore është iniciuar suspendimi fillimisht nga niveli lokal i policisë, kurse nga Inspektorati Policor i Kosovës sot është rekomanduar vazhdimi i suspendimit deri në përfundimin e procedurës hetimore. Për shkak të integritetit të procesit hetimor në këtë fazë nuk mund të shpalosen më shumë detaje”, ka thënë Inspektorati Policor i Kosovës.

Inspektorati Policor i Kosovës në vazhdimësi ka dhëne vërejtje për dhomat e dëshmive në disa prej stacioneve policore.

Në raportin e fundit të inspektimit ky institucion kishte hasur në disa parregullsi sa i përket ruajtjes se provave brenda dhomave të dëshmive.

Vetëm në një rast IPK-ja në dhomën e dëshmive në Stacionin Policor të Ferizajt kishte gjetur se një shumë e parave të konfiskuara mbaheshin në një sef brenda një zyre tjetër e jo në dhomën e dëshmive.

 

10-vjeçari qëllohet aksidentalisht me armë zjarri nga kujdestarja në Teksas

Periskopi.com Lajme

Një djalosh 10-vjeçar është qëlluar me armë zjarri nga kujdestarja e tij, teksa ka tentuar t’i bëjë fotografi vetes duke mbajtur armën, ka thënë policia në Hjuston të Teksasit.

Caitlyn Smith është thënë të ketë qëlluar fëmijën në stomak, duke menduar se arma nuk është e mbushur.

Policia ka konfirmuar se ajo është tezja e fëmijës.

Smith, 19-vjeçare është akuzuar për plagosje të fëmijës me plagë serioze në trup.

Plagosen dy persona në Prishtinë

Periskopi.com Lajme

Në lagjen Kolovicë të Prishtinës, janë plagosur dy persona si rezultat i të shtënave me armë zjarri. Policia ka arrestuar një të dyshuar dhe janë duke punuar në arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në rast.

Lajmin  e ka konfirmuar, Flora Ahmeti nga Policia e Kosovës.

“Rreth orës 17 :00 kemi marrë informatën se në lagjen Kolovicë në Prishtinë, ka pasur të shtëna me armë zjarri. Ne këtë rast nga arma e zjarrit janë plagosur dy persona. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

“Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe personat e lënduar po marrin trajtimin mjekësor. Njësitet policore kane dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”.

Policia e Kosovës aktualisht po puno në zbardhjen e plotë të rastit, duke identifikuar dhe arrestuar personat e tjerë të përfshirë në këtë rast.

“Lidhur me ketë rast policia ka arrestuar një person të dyshuar dhe ka konfiskuar armën që dyshohet të jetë përdorur në rast. Aktualisht njësitet policore janë duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në rast”, ka thënë Ahmeti.

 

Grabitje në Prishtinë, e godasin me armë dhe ia marrin paratë dhe telefonin

Periskopi.com Lajme

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka raportuar se derisa kishte qenë duke lëvizur me veturë, tre persona të panjohur të maskuar dhe armatosur ia kishin zënë pritën me veturën e tyre, nën kërcënimin e armës dhe goditjes që ia kishin bërë me dorëzën e armës të dyshuarit ia kishin grabitur një çantë në të cilën kishte pas para dhe një telefon.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë, të hënën në ora 14:10.

Më pas  të dyshuarit ishin larguar në drejtim të panjohur, ndërsa viktima ka pësuar lëndime dhe pas tretmanit mjekësor në QKUK është liruar.

Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin.

Polici Sami Thaqi, si 16 vjeçar solli armë për UÇK-në (VIDEO)

Periskopi.com Lajme

Polici që u varros sot, do të kujtohet gjatë edhe për kontributin që dha për lirinë e Kosovës, krahas punës që bëri pas 11 qershorit 1999.

Ai si një 16 vjeçar, kishte kontribuar për UÇK-në.

Kronikë nga Rejhane Selimi.

Dy të arrestuar për posedim të paautorizuar të armëve

Periskopi.com Lajme

Policia e Kosovës sot në Pejë, përmes rrugëve operative ka siguruar një video-incizim i cili është shpërndarë në rrjetet sociale, se dy të dyshuar më datën 18.01.2020, në fshatin Shkrel në Rugovë-Pejë në një aheng kanë gjuajtur me armë zjarri.

Me të marrë informatën, hetuesit e Stacionit Policor Pejë, kanë ndërmarrë të gjitha veprimet operativo-hetimore për identifikimin rrjedhimisht arrestimin e personave të dyshuar.

Pas identifikimit të personave të dyshuar me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë bastisur shtëpitë e personave të dyshuar J.G. (1985) m/k/sh dhe E.A. (1988) m/k/sh.

Te të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë e tipit model 35. auto, kalibri 8mm, një pistoletë P.A.K. model  Blow TR17, kalibri 9 mm dhe një fishek 9mm.

Pas intervistimit nga hetuesit, të dyshuarve me urdhër të prokurorit të shtetit iu është caktuar masa e ndalimit prej 48-orësh.

Britania po heton trafikimin e armëve shqiptare

Periskopi.com Lajme

Britania e Madhe ka përfshirë prokurorinë shqiptare në një sërë veprimesh hetimore sa i takon një dosjeje për trafik armësh, të hapur nga zyra e të ardhurave dhe doganave në Mbretërinë e Bashkuar. Nën hetim janë dy shtetas dhe një kompani eksporti.

Mësohet se hetimet, që po zhvillohen nga Elspeth Pingel, kërkojnë të hedhin dritë mbi aktivitetin në fushën e armëve nga 2009 deri në 2016 dhe për këtë shkak kërkohet marrja në pyetje e një sërë personash që kanë dijeni për çështjet e armëve në Shqipëri.

Siç burimet pohojnë ekskluzivisht, pala britanike vë në dijeni akuzën shqiptare se hapja e hetimeve penale lidhet me trafikimin dhe ndërmjetësimin e supozuar të mallrave ushtarake ndërmjet Shqipërisë, Ugandës dhe Sudanit Jugor, të kryer pa një licencë të vlefshme, dhe në kundërshtim me kontrollet e eksportit dhe tregtisë së Mbretërisë së Bashkuar.

Dosja gjendet nën hetim pranë Prokurorisë së Posaçme SPAK, ndërsa përgjatë gjashtë muajve është mbajtur nën kompetencat e Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Britanikët kërkojnë nga akuza shqiptare të sekuestrojë dokumenta, por edhe korrespodencën që ka të bëjë me dërgimin e 10 mijë kallashnikovëve, 10 mijë aksesorëve, 40 mijë karikatorëve, 1 milion e 270 mijë municioneve dhe 100 pistoletave makarov për në Sudanin Jugor.

Kjo gjë, sipas dyshimeve, mund të ketë ndodhur gjatë periudhës 2009 deri në 2016, dhe mund të jetë kryer nga dy shtetas nën hetim dhe një shoqëri e cila dyshohet t’i ketë nisur nën emrin e njësisë ushtarake të Forcave Popullore të Mbrojtjes së Ugandës.

Njëri nga të hetuarit është me shtetësi greke bëjnë me dije burimet, ndërsa tjetri me shtetësi britanike, dhe pak vite më parë ata kanë udhëtuar drejt vendit tonë, por edhe kanë patur aktivitet biznesi në Shqipëri. Mes të tjerash britanikët kërkojnë dokumentacionin që i është depozituar palës shqiptare përmes të cilit autorizohen shtetasit në fjalë për të dërguar mallra nga Tirana për në Juba dhe Sudanin Jugor, ngjarje të dyshuara të kenë ndodhur duke përdorur edhe rrugën ajrore gjatë vitit 2014. /tch/

I jepet lamtumira çiftit shqiptar që u vra me armë nga babai i vajzës

Periskopi.com Lajme

Familjarët i kanë dhënë lamtumirën e fundit çiftit shqiptar që u ekzekutua me armë zjarri në Australi nga babai i vajzës.

Dy viktimat janë përcjellë për në banesën e fundit, ndërsa autori i krimit të dyfishtë ndodhet në spital në gjendje kome, sepse, shqiptari Osman Shaptafaj qëlloi veten me armë zjarri pasi vrau vajzën dhe dhëndrin.

E bija humbi jetën në vend nga plumbat, ndërsa dhëndri disa orë më vonë në spital, pasi plagët ishin të rënda. I ati sipas të afërmve të çiftit, kishte një formim të vështirë, ndërsa nuk ka qenë i ftuar as fejesën e çiftit dhe as në dasmë.

Tragjedia që pllakosi një familje shqiptare në Melbourne të Australisë, tronditi mbarë opinionin publik. Lindita Musai dhe bashkëshorti i saj, Vetoni një shqiptar nga Maqedonia do të prehen në varrezat e Melburnit.

Pista paraprake megjithatë tregon se shkak për vrasjen e 25 vjeçares dhe të shoqit të saj 29 vjec, mund të jenë bërë disa mosmarrëveshje familjare. Shtypi vendas shkruan se Shaptafaj, i ka shkuar në banesë të bijës dhe dhëndrit që sapo kishte festuar përvjetorin e parë të martesës, dhe ka hapur zjarr mbi ta.

Daily Mail thotë se Lindita i frikësohej shumë të atit. Një pjesëtar i familjes ka thënë në kushte anonimati se vajza kishte pasur me të një marrëdhënie të vështirë, dhe duket ishte përballur me të ndërsa përpiqej të kishte një jetë te qetë më të shoqin. Në momentin e incidentit, në shtëpinë e çiftit mendohet të ketë pasur disa njerëz të ftuar për festë. Lindita ishte recepsioniste në një firmë pasurish të patundshme në Melbourne, ndërsa bashkëshorti i saj punonte në një bankë aty pranë. /tch

Një person është lënduar e disa vetura janë goditur nga plumbat për ndërrimin e motmoteve

Periskopi.com Lajme

Gjatë kohës së festave kosovarët e kanë zakon që të festojnë me armë. Njëjtë ndodhi edhe në natën e ndërrimit të moteve. Sipas Policisë së Kosovës, një person në Prishtinë, derisa ishte në oborrin e shtëpisë së tij ishte goditur nga një ‘plumb qorr’. E disa vetura të tjera janë goditur nga armët.

“Rr. Bistrica Ilire, Prishtinë, 01.01.2020-00:02  Raportohet se viktima mashkull K-Shqiptar derisa ishte në oborrin e shtëpisë është goditur nga një ‘plumb qorr’. Viktima është dërguar ne QKUK-në, i njëjti është jashtë rrezikut për jetë. Lidhur me rastin është informuar prokurori”, thuhet në raportin e policisë.

E ndërkohë në Prishtinë, një ankues ka raportuar në polici se vetura e tij u godit nga gjuajtjet me armë zjarri.

“Rr. Aziz Kelmendi, Prishtinë 01.01.2020-13:25. Është raportuar se pas pranimit të në informate për gjuajtje me armë zjarri në rrugë janë gjetur dhe sekuestruar  nëntë (9) gëzhoja kalibër i panjohur. Rasti duke u hetuar”, tregojnë nga policia.

Vetura po ashtu i është dëmtuar edhe një personi tjetër në Podujevë e në Fushë Kosovë.

“Fsh. Sfeqel, Podujevë 01.01.2020-12:30.  Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se, vetura  e tij është goditur nga një ‘plumb qorr’. Në vendin e ngjarjes është gjetur një predhë. Nuk raportohet për lëndime në njerëz ndërsa rasti vazhdon të hetohet”

“Rr. Mehmet Behluli, F. Kosovë 31.12.2019-01.01.2020-23:00-14:50.    Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se nga një ‘plumb qorr’ është goditur vetura  e tij. Nuk raportohet për të lënduar ndërsa rasti vazhdon të hetohet”, thuhet tutje në raportin e Policisë së Kosovës.

Tre të plagosur rëndë nga të shtënat me armë në Teksas

Periskopi.com Lajme

Të paktën tre persona kanë marrë lëndime serioze trupore si pasojë e të shtënave me armë zjarri në një kishë në White Settlement të Teksasit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Departamentit të Zjarrit, Mike Drivdahl, shkruan CNN.

Policia e ka pranuar informatën pak para orës 10:00 të mëngjesit për disa persona të plagosur nga arma e zjarrit.

Njësitë përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur tre persona të plagosur – viktimat janë dërguar për në spital në gjendje kritike.

Dyshohet se edhe dorasi është në mesin e tre të plagosurve.

Londër: Qëllohet për vdekje me armë zjarri kosovari nga Ferizaj

Periskopi.com Lajme

Policia e Londrës ka nisur hetime mbi rastin e një vrasje të ndodhur në vazhdën e festës së Krishtlindjes.

Klan Kosova mëson se viktima që në Battersea u qëllua për vdekje me armë zjarri, është shqiptari nga Ferizaj, Flamur Beqiri.

Vrasjen e Flamur Beqirit i cili si producent i afirmimit të artistëve, njihej me emrin artistik Alex, e kanë bërë të ditur edhe familjarët e tij në Kosovë përmes rrjeteve sociale duke ndarë ngushëllime për humbjen e familjarit të tyre.

Fqinjët përshkruanin ngjarjen se dëgjuan zhurmë armësh të ndjekura nga një grua që bërtiste për ndihmë.

Vittoria Amati, 60 vjeçare tha se ishte duke shikuar televizion kur dëgjoi të shtënat.

”Ngjanë njëra pas tjetrës, shumë shpejt. Kishte midis tetë deri në 10 prej tyre”, është shprehur ajo për mediat e huaja.

Flamur Beqiri raportohet se u vra në prag të shtëpisë së tij në natën e Krishtlindjeve, dhe ishte 36 vjeçar. Lidhur me këtë rast, nuk është raportuar ende për të arrestuar.

I njohur me emrin Alex, Flamur Beqiri është po ashtu vëllau i modeles me origjinë shqiptare Misse Beqiri.

Konfiskohen armë në Istog, arrestohet i dyshuari

Periskopi.com Lajme

Policia e Kosovës në Rajonin e Pejës, ka arrestuar një të dyshuar për veprat penale ’mbajtje në pronësi, kontrollë ose posedim të paautorizuar të armëve’ dhe ‘ shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’.

Sipas listës së armëve të konfiskuara, i dyshuari H.Sh, kishte poseduar armë artizanale, por të cilat nuk kishin numër serik. /IndeksOnline/

 

 

Raporti i plotë:

Më datë 3 nëntor 2019 rreth orës 09:45 në fshatin Tomoc- Istog, Sektori Rajonal i Hetimeve së bashku me NJRSH-nga Drejtoria Rajonale e Policisë Pejë, me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Peje kanë realizuar urdhëresën duke kryer kontrollin e shtëpisë dhe objekteve përcjellëse tek i dyshuari

m / k / sh ( H.Sh. i lindur në vitin 1963) .

Të personi i dyshuar janë gjetur dhe konfiskuar:

Nje  pistoletë artizanal pa numër serik .

Një  pistoletë e gazit nr.EV 18080245

Një karikator  me  tete (8) te fishek te gazit

Tre fishek 7.62x25mm

Një gëzhojë 7.62×39

Fishek  gjuetisë kal.16 mm

Dhjet(10) fishek te gazit  dhe dhjet(10) te shkrepu r te gazit.

Pushkë e modifikuar nr.02478 nga  10 –she  ne te gjuetisë .

Një pushkë 9031098 e modifikuar 20-she

Dhjet (10)  pjesë te mekanizmave te armeve .

Tridhjet e dy(32) gëzhoja 7.62.x39mm

Tete(8) fishke për pushkë gjuetisë kal. 16 mm

Pese (5) fishekë  te pistoletës

Tete(8) fishekë për pushkë te gjuetisë kal. 16mm

Tridhjet e katër (34) gëzhoja  gazi .

Një kuti me diabolla për pushkë ajrore

Dhjet(10) gëzhoja për pushkë  gjueti kal.16mm dhe një fishek

Njezet (20) fishekë për pushke gjueti kal.20mm dhe një gë

Arsenal armësh në shtëpi, arrestohet një person në Gjilan

Periskopi.com Lajme

Një person është arrestuar në Gjilan, pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e tij.

Policia i ka gjetur dhe sekuestruar shtatë armë të gjata të llojeve dhe kalibrave të ndryshme, tri armë të shkurtra të llojeve të ndryshme, treqind e tridhjetë e dy 332 fishekë të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, gjashtë fitila iniciues, gjashtë copë eksploziv 3 RD 40mm, pjesë të ndryshme të armëve, dy radiolidhje, tri thika luftarake, një palë dylbi, pajisje tjera përcjellëse për armë, 80.000 copë cigare BOND me banderola të Serbisë.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë, rasti vazhdon të hetohet.

Ngritet aktakuzë ndaj katër personave për marihuanë dhe armë

Periskopi.com Lajme

Prokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, ka ngritur aktakuzë pran Gjykatës Themelore në Prishtinë, kundër katër personave me inicialet A.N., I.B., L.O. dhe V.E., për veprat penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe anologe”, si dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll, posedim apo shfrytëzim i paautorizuar të armëve”.

Prokuroria Speciale njofton se katër të pandehurit A.N., I.B., L.O. dhe V.E., me qëllim që të sjellin përfitime pasurore të kundërligjshme, e duke vepruar në grup, një natë para arrestimit janë takuar në Tiranë, ku janë dakorduar  dhe kanë ndarë rolet e tyre, që drogën ta sjellin nga Shqipëria në Kosovë.

“Ndërkaq, gjatë kohës kur janë arrestuar të pandehurit A.N., I.B., L.O. dhe V.E., dhe me rastin e kontrollit nga policia i janë gjetur dhe sekuestruar 55 kg e 432 gram të substancës narkotike të llojit marihuanë. Me këto veprime të pandehurit A.N., I.B., L.O. dhe V.E., kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe anologe”. Po ashtu, gjatë bastisjes te i pandehuri V.E. është gjetur një revole me mbishkrimin GAP 9 mm, P.A.K., pa numër serik dhe një karikator së bashku me 18 fishek e cila është sekuestruar”, thuhet në komunikatën e prokurorisë.

Me këto veprime V.E., akuzohet se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll, posedim apo shfrytëzim i paautorizuar të armëve”.

 

Plagosen katër persona me armë zjarri para klubit “Duplex” në Prishtinë

Periskopi.com Lajme

Katër persona  janë  plagosur në një përleshje të armatosur në qendër të Prishtinës. Më saktësisht janë gjuajtur me armë në hyrje të klubit të natës “Duplex”. 

Ngjarja ka ndodhur rreth orës orës 02:00 të mëngjesit.

Rastin e ka konfirmuar për Periskopin Flora Ahmeti zëdhënëse e Policisë për Rajonin e Prishtinës.

Ahmeti tregoj se personat e plagosur janë dërguar për tretman mjekësor.

Ajo tha se janë sekuestruar edhe tri armë zjarri që dyshohet të jenë përdorur

“Sot rreth  orës 02:00, policia  ka marrë informacionin se në rrugën Rinia në Prishtinë,  ka pasur të shtëna me armë zjarri. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet  e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes. Ne këtë rast katër persona kane marre plage nga arma e zjarrit dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Ndërkohë qe policia ka identifikuar personat e dyshuar dhe është ne kërkim te tyre. Nga njësitet policore ne vendngjarje janë sekuestruar tri arme zjarri qe dyshohet të jenë përdorur në këtë  rast.”, tha Ahmeti për Periskopin/Periskopi.

Më poshtë mund të shihni një video që ka siguar Insajderi.

 

 

U gjuajtën me armë si nëpër filma në Pejë, dënohen me rreth 9 vjet burg

Periskopi.com Lajme

Gjykata Themelore në Pejë ka dënuar sot me gjithsej tetë vjet e gjashtë muaj heqje lirie tre të pandehurit G.H, RR.H dhe RR.H., për vepër penale vrasje e rëndë e mbetur në tentativë.

Të pandehurit më 7.06.2017, rreth orës 15:05, në Pejë, pas marrëveshjes paraprake mes tyre , si bashkë kryes, me dashje tentojnë t’i provojnë nga jeta të dëmtuarit N dhe B.K.

Ata me këtë rast kanë vënë në rrezik jetën e personave tjerë, B.R. dhe G.L., ku pas një fjalosjeje në mes të dëmtuarit B dhe të pandehurve për renovimin e lokalit të të pandehurit G, ky i fundit shkon te vetura, nxjerrë pushkën automatike dhe nga mesi i rrugës fillon të shtije në drejtim të të dëmtuarve N e B, duke zbrazur mbi 17 plumba.

Si pasojë e të shtënave lëndimet trupore marrin dy kalimtarë të rastit.

Në të njëjtën kohë i pandehuri RR.H. që ishte ulur afër të dëmtuarve, në tavolinën tjetër, ngritet dhe nxjerrë nga brezi pistoletën duke shtënë në drejtim të të dëmtuarit N gjithsej 4 herë, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Ndërkohë i pandehuri tjetër RR.H. shtie me pistoletë në drejtim të të dëmtuarit B, duke i shkaktuar plagë trupore. Pas kësaj, të pandehurit hyjnë në veturë dhe ikin nga vendi  i ngjarjes.

Të pandehurit G.H., gjykata i shqiptoi dënim me burgim në kohëzgjatje prej tre vite e dy  muaj, në të cilin dënim i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim si dhe dënim plotësues konfiskimi i armës që kanë  qenë objekt i kryerjes së veprës penale e cila  pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit do të asgjësohet.

Të pandehurit RR.H., gjykata i shqiptoi dënim me burgim në kohëzgjatje prej tre vite e dy  muaj, në të cilin dënim i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim si dhe dënim plotësues konfiskimi i armës që kanë  qenë objekt i kryerjes së veprës penale e cila  pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit do të asgjësohet.

Të pandehurit RR.H., gjykata i shqiptoi dënim me burgim në kohëzgjatje prej dy vjet e dy  muaj, ku llogaritet edhe koha e kaluar në arrest shtëpiak si dhe dënim plotësues konfiskimi i armës që kanë  qenë objekt i kryerjes së veprës penale, e cila  pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit do të asgjësohet.

Të pandehurit obligohen veç e veç gjykatës t’ia paguajnë shpenzimet e procedurës penale në shumë prej 200 euro, ndërsa në emër të paushallit gjyqësor shumën prej 50 euro, si dhe shumën prej 50 euro për kompensimin e viktimave të krimit.

Të dëmtuarit për realizimin e kërkesës pasurorë juridike udhëzohen në kontest të rregullt  juridiko civil, teksa kundër këtij aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

Kompjuteri më i vogël në botë shëndërrohet në armën më të fuqishme vdekjeprurëse

Periskopi.com Lajme

Një ekip i quajtur Mert Arduino, në Hackster.io, ka njoftuar një projekt “bëje vetë” në të cilin Raspberry Pi u përdor për të krijuar një armë autonome të pajisur me një detektor lëvizjeje.

Revolja përdor një Raspberry Pi 3 Model B +, Stepper Motor HAT (pajisje motorike startuese për montim), një modul stafetash dhe një aparat fotografik Raspberry Pi.

Mert Arduino shprehet se entuziastëve të Raspberry Pi do t’iu duheshin rreth katër orë për ta bërë këtë armë.

Kjo “fole mitralozi” automatik zbulon lëvizjen dhe fillon të hapë zjarr posa të gjurmojë shënjestrën.

Mert Arduino nuk e ndërlidhi Raspberry Pi me një armë të vërtetë, por me një tregues laser për të demonstruar funksionalitetin e tij pa mundësinë që dikush të lëndohej.

Një sistem i ngjashëm, i cili përfshin një armë të vërtetë automatike, e cila zbulon lëvizjet e gjithçka që lëviz para saj, e cila është më e madhe se një lepur, përdoret nga Koreja e Jugut në kufirin me fqinjin e saj verior.

Nuk dihet nëse kjo armë operohet nga Raspberry Pi.

Kjo është këngëtarja që trafikonte armë për mafien serbe

Periskopi.com Showbiz

Një këngëtare dhe influencuese Instagrami në Serbi u arrestua bashkë me shoqen e saj pasi u kap me shumë armë të rënda në shtëpi, që nga pistoletat, automatikët, silenciatorët dhe municione.

Gjykata e la në burg 25-vjeçaren Radojka Kecman për armëmbajtje të paligjshme, prodhim dhe trafikim i armëve dhe lëndëve shpërthyese.

 

 

 

 

Konfiskohen armë dhe municion në Gjakovë

Periskopi.com Lajme

Sot Njësia e Hetimeve të Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare në Gjakovë, në bashkëpunim me njësitë tjera të Drejtorisë Rajonale në Gjakovë, kanë realizuar një operacion policor që ka rezultuar me konfiskimin të armëve dhe municionit.

Plani operativ ‘ARMËT’ është kryer në fshatin Fshej të Gjakovës, njofton Policia.

Armët dhe municioni i konfiskuar janë:

· 2 AK 47,

· 1 revole,

· 290 fishekë të kalibrave të ndryshëm,

· 7 karikatorë të armëve AK-47

· 4 copë krehër të fishekëve

· 1 pastrues të armëve,

· 2 shufra metalike,

· 3 thika ushtarake,

· 1 boks të hekurt.