Beteja kundër Serbisë, Kosova kërkon ndihmë nga Armando Duka

Periskopi.com Sporti

Federata e Futbollit të Kosovës kishte kërkuar ndihmë nga Federata Shqiptare e Futbollit gjatë kohës kur po tentonte të anëtarësohej në dy shtëpitë e mëdha të futbollit, UEFA e FIFA. Për këtë ndihmë, FFK-ja ka nevojë përsëri tani.

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, kishte qenë njëri ndër personat më të zëshëm për anëtarësimin e Kosovës në FIFA e UEFA, organet më të larta të futbollit në botë. Me këtë ndihmë, FFK-ja u anëtarësua në këto dy organe në vitin 2016.

E tani, edhe pse është vetë anëtare në UEFA, Kosova ka nevojë përsëri për ndihmën e FSHF-së pasi që presidenti i saj, Armand Duka, është anëtar në Komitetin Ekzekutiv, organin më të lartë organizativ në UEFA.

Ankesa e FFK-së

Një muaj më parë, më 3 mars, FFK-ja e kishte publikuar një reagim ndaj lajmit që e ashtuquajtura Federatë Serbe e Futbollit në Kosovë (FSFK) e kishte emëruar president Milan Radoiçiqin, i cili është i kërkuar nga Policia e Kosovës si i dyshuar për vrasjen e politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviqit.

FSFK-ja po tentonte që ta merrte kontrollin për zhvillimin e garave të futbollit në veri të Kosovës. Për shkak të këtij tentimi, Kosova e publikoi një reagim ku theksonte se vetëm ajo ka të drejtë të organizojë gara në Kosovë.

“Së këndejmi çdo tendencë për të themeluar një të ashtuquajtur Federatë serbe të futbollit për Kosovë për të  organizuar gara në futboll, është e papranueshme dhe e konsiderojmë si ndërhyrje të drejtpërdrejtë  në autonominë e FFK-së. Ndaj, FFK-ja nuk do të lejojë në asnjë mënyrë që një organizatë e tillë ilegale të organizojë gara në territorin e vet”, shkruhej në deklaratën e lëshuar nga FFK-ja.

Zgjidhja e problemit

Presidenti i kësaj federate, Agim Ademi, kishte bërë të ditur se ata ishin ankuar në UEFA. Tani, Ademi bëri të ditur për Gazetën Express se përkundër që ankesa e tyre nuk ka marrë përgjigje nga UEFA, ky problem pritet të zgjidhet së shpejti.

“Ne nuk kemi marrë përgjigje, mirëpo ankesa jonë pritet të diskutohet në kuadër të takimit të radhës të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, ku edhe do të jetë vërejtja e fundit për Federatën Serbe të Futbolli”, ka thënë Ademi.

Pasi që Armand Duka u zgjodh anëtar në Komitetin Ekzekutiv më 7 shkurt të këtij viti, ai do të ketë mundësi që të ndikojë në vendimin që UEFA e merr për këtë problem.

“Ne kemi biseduar me Armand Dukën gjatë takimit tonë dhe ia kemi sqaruar atij këtë problem sa më mirë që kemi mundur”, është shprehur Ademi në një bisedë me Gazetën Express.

Takimi i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s

Duka dhe 15 anëtarët e tjerë të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s priten të marrin vendim për këtë problem në takimin e tyre të radhës. Ky Komitet takohet çdo dy muaj dhe takimi i fundit është mbajtur më 7 shkurt të këtij viti, në Romë të Italisë.

FFK-ja pret që UEFA ta përkrahë Kosovën në këtë çështje, megjithatë tregon se FSFK-ja do ta ketë të pamundur të kryejë çfarëdo aktiviteti në Kosovë, pavarësisht vendimit që merret nga shtëpia e futbollit evropian.

“Ne kemi informata që këto veprime të Federatës Serbe të Futbollit në Kosovë ekzistojnë vetëm në letër. Ata e kanë të pamundur të kryejnë aktivitete këtu, veçanërisht kur e kemi parasysh që Radoiçiqi kërkohet nga policia jonë”, shtoi Ademi.

Për këtë problem është ankuar edhe Komiteti Olimpik i Kosovës në Komitetin Ndërkombëtar Olimpik. (Doruntina Baftiu).

Armando Duka konfirmon emrat e kandidatëve për stolin e Shqipërisë

Periskopi.com Sporti

Presidenti i Federatës së Futbollit të Shqipërisë, Armando Duka, i ka konfirmuar kandidatët e mundshëm për pozitën e trajnerit të ekipit kombëtar shqiptar, në mesin e të cilëve ka edhe shqiptarë.

Shqipëria është në kërkim të një trajneri të ri, pasi e shkarkoi Christian Panuccin para disa ditës pas humbjes kundër Turqisë në ndeshjen hapëse kualifikuese për Kampionatin Evropian 2020, transmeton Gazeta Express.

Duka ka treguar se ka biseduar me trajnerë të huaj dhe vendorë për stolin e Shqipërisë.

“Nuk mund ta mohoj se kam biseduar me trajnerë shqiptarë dhe të huaj dhe gjatë këtyre ditëve do të konkretizojmë ndonjë gjë më shumë. Reja është trajner i mirë, ashtu si të tjerët, por nuk kam bërë asnjë bisedë konkrete. Nuk duhet të nxitohemi. Kemi kohë për të vendosur, brenda muajit prill dhe të përgatitemi për ndeshjet e qershorit. Ajo që i jep më shumë avantazh një kandidati shqiptar është fakti që mund të njohë më mirë mentalitetin dhe mënyrën e komunikimit dhe ambientin. Kur themi trajner shqiptar që jetojnë në Shqipëri dhe jashtë saj, ekzistojnë mundësitë pse jo”, tha Duka për “A2”.

Kur është pyetur për emrat e Besnik Hasit apo Arjan Peços, Duka është përgjigjur. “Rrotull këtyre emrave, pasi nuk ka të tjerë. Pse jo dhe Ervin Bulku, pse jo dhe Sulejman Mema. Nuk e di nëse ishte kundërshtari modest, por përgatitja në një kohë të shkurtër nga Bulku dhe Mema, për mua ka qenë maksimal”, deklaroi Duka.

Armando Duka rikandidon për t’u bërë anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA’s

Periskopi.com Sporti

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka do të kandidojë sërish në zgjedhjet do të mbahen në shkurt të 2019-ës për tu bërë antar i komitetit ekzekutiv të UEFA-s.

Me një postim në faqen e tij zyrtare në Facebook, kreu i FSHF ka theksuar se shpreson që në kongresin e 43-të të UEFA-s të ketë sa më shumë mbështetje nga federatat europiane.

Miqtë e mi!

Do të jem një nga kandidatët për Anëtar të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s. Shpresoj që në Kongresin e 43-të që do të mbahet në Romë në 7 shkurt 2019, të ketë sa më shumë federata mbështetëse.

Kandidoj me dëshirën për të përfaqësuar futbollin shqiptar dhe interesat e federatave të vogla në organin më të lartë të futbollit Europian.

 

Armando Duka ‘shpërthen’, i jep ultimatum Panuccit

Periskopi.com Sporti

Duke përfituar nga vizita në selinë e re të federatës shqiptare të futbollit, që do të jetë gati ndoshta në mars të vitit 2019, presidenti Armand Duka ka folur edhe për disa çështje të tjera, nga trajneri Christian Panucci te moshat e kështu me radhë.

Fillimisht, e nisi me punimet në strukturën e re gjigante të federatës, që po ndërtohet në ish-kompleksin Dinamo. “Ndërtesa mbyllet brenda pak muajsh, punimet po ecin”.

Më pas, vëmendja te Shqipëria: “Duhet të fitojmë me Skocinë, nëse ia dalim edicioni nuk është dështim”.

“Kemi shumë mungesa, problem i madh. Bilanci i Panuccit bëhet pas dy ndeshjeve, tani nuk flasim dot”, shtoi ai.

“Stadiumi i ri? Në mars mund të jetë gati, të shohim edhe shortin e kualifikueseve të Europianit”.

“Trajnerët e moshave? Do ketë një analizë në fund të kualifikueseve, por mund të ndryshohen të gjithë”.

Duka i del në mbrojtje Panuccit

Periskopi.com Sporti

Armando Duka ka folur rreth situatave të fundit të krijuara në kombëtaren e Shqipërisë!

Një fitore një humbje, ky është produkti i kombëtares kuqezi në dy ndeshjet e para të Ligës së Kombeve. Tri pikë të grumbulluara, aq sa edhe Skocia, çka do të thotë se Shqipëria është ende në garë për vendin e parë në grup. Për momentin, vetëm Izraeli nuk ka asnjë pikë, por gjithçka është e hapur.

Gjë të cilën e kupton edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka, që sot ka rikonfirmuar në stolin kuqezi Christian Panucci. Përmes faqes së vet në Facebook, Duka ka nënvizuar: “Sapo kemi nisur një turne të ri dhe kemi luajtur dy ndeshjet e para. Kemi marrë tri pikë dhe pësuam humbjen e parë të hënën në mbrëmje, në Gllasgou. Një humbje nuk duhet trajtuar si një tragjedi. Kemi patur mundësitë tona, por që nuk i shfrytëzuam, ashtu sikurse edhe defektet, që jam i bindur se trajneri i ka tashmë pikë referimi.

Jemi në gjysmë të rrugës, me pikë të barabarta me rivalin. Na pret në tetor një transfertë e vështirë në Izrael. Të gjithë ne duhet t’i japim kohën e mjaftueshme trajnerit për të bërë ndryshimet dhe reflektimet e duhura në skuadër.

Koha e llogoreve nuk vlen për askënd. Kritikat janë normale për një skuadër, kur ajo humbet. Por, kur këto bëhen për interesa josportive, nuk i shërbejnë askujt. Unë mirëkuptoj çdo shqetësim të tifozëve tanë, apo çdo artikulim mediatik, por njëherësh i ftoj që këtë situatë jo të mirë ta shndërrojnë duke shpenzuar energji pozitive për kombëtaren tonë!”

Duka: Nuk na pengon largimi i De Biasit

Sipas kreut të FSHF-së, institucioni i tij do të ishte shumë fleksibil për çdo vendim që do të merrte ai, edhe nëse ikën.

Periskopi.com Sporti

Ngacmimi mediatik në lidhje me pozicionin e trajnerit Gianni De Biasi vjen pas ikjes së papritur të Paolo Tramezzanit në një kohë që vetë trajneri kërkon të vazhdojë punën.

“Ne nuk pengojmë askënd për më mirë” do të deklaronte Presidenti i FSHF-së Duka në një prononcim dhënë Supersportit.

 

Kujtojmë se Paolo ka marr drejtimin e skuadrës zvicerane Luganos.

Lajm i madh: Superkupa e Europës mund të luhet në Tiranë

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, është shprehur se në vitin 2019, në Tiranë mund të luhet Superkupa e Evropës.

Periskopi.com Sporti

Armando Duka i ka dërguar një dergesë shtëpis së futbollit europian, që në Shqipëri për herë të parë të zhvillohet një ndeshje e kësaj rëndësie.

Këtë kryetari i FSHFS e ka pranuar në një intervistë në SuperSport, se Tirana mund të jetë mikpritëse e Superkupës së vitit 2019.

“Kemi aplikuar pranë UEFA-s për të bërë të mundur luajtjen e Superkupës në 2019-ën. Është një proçedurë e gjatë e cila bëhet pas plotësimit të disa tenderëve dhe dokumentacioneve përkatëse. Jemi në pritje të një përgjigje, por ne duhet të bëjmë tonën, të punojmë me infrastrukturën e futbollit shqiptar”.

Kjo sfidë me shumë mundësi do të jetë ndeshja inauguruese e stadiumit të ri që po ndërtohet në kryeqytet, “Arena Kombëtare”.

Punimet për ndërtimin e ‘Arena Kombëtare’ janë ende duke vazhduar. /Periskopi/

Duka: Berisha më dëshpëroi ndaj Izraelit

Kryetari i FSHF-së, Armand Duka e ka dënuar incidentin që ndodhi në ndeshjen Shqipëri-Izrael

Periskopi.com Sporti

Duka u shprehë që gjesti që portieri i parë i kombëtares shqiptare nuk ishte i duhur, por ai kritikoi edhe referimin e dobët dhe reagimin e lojtarëve të Izraelit, tha duka për “Ora Skaner”
“E dënoj jashtë mase veprimin e Berishës që goditi me kokë sulmuesin e Izraelit, por pyetja që ende kam është nëse ishte simulim rrëzimi i Zahavit në zonën tonë?.
“Nëse nuk ishte penallti në rastin e parë, atëherë pse nuk e ndëshkon pasi që ai simuloi, po ta ndëshkonte nuk do të vinte deri te reagimi i Berishës dhe dhe prishja e ndeshjes.

“Pastaj çfarë bëri Berisha më shumë se sulmuesi izraelit, të dy ishin kokë me kokë,por portueri ynë u ndëshkua me kartonë të kuq, kurse Zahavi u shpërblye me nje 11-metërsh,” deklaroi Armand Duka.

Duka: Izraeli meritoi fitoren, luajtëm keq

Presidenti i Federatës Shqiptare të futbollit, Armando Duka, ka folur pas ndeshjes Shqipëri-Izrael.

Periskopi.com Sporti

Ai është shprehur i zhgënjëyer me disfatën dhe paraqitjen e skuadrës, duke thënë se rezultati ishte i drejt.

Ndeshje për tu harruar, realisht ishte e luajtur keq, rezultati ishte përgjigja e saktë çfarë dhamë në fushë”, ka thënë Duka pas ndeshjes.

““Pashë që folën shumë për gjyqtarin, por ne duhet t’i bëjmë edhe analizat tona dhe te shohim ku ishim keq”

“Asgjë nuk është e pamundur, gjithçka është e mundur. Ne kemi humbur vetëm një ndeshje dhe jo skuadrën. Duhet ta kalojmë këtë moment të keq dhe të kërkojmë objektivin që është vendi i tretë”, përfundoi presidenti i Federatës Shqiptare të futbollit. /Periskopi.com

 

Duka i përgjigjet Braçes: Vizitohu në psikiatri, je një mushkonjë

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka bërë një reagim mjaft të ashpër në faqen e tij zyrtare në Facebook kundër deputetit të Partisë Socialiste, Erjon Braçes, i cili si një tifoz i zjarrtë i Partizanit nuk ka ngurruar të sulmojë numrin 1 të Federatës.

Periskopi.com Sporti

Statusi i plotë i Armand Dukës 

Jashtë natyrës time, madje dhe jashtë dëshirës personale, por i detyruar nga karrigia që kam dhe në emër të progresit të futbollit shqiptar, dua t’i them dy fjalë deputetit të Partisë Socialiste, të ashtëqujturit tifoz Vip të Partizanit Erjon Braçe, por që në fakt po vërteton përditë se është një tifoz i degraduar i një ekipi dinjitoz si Partizani.

Po e bëj këtë, jo se jam i shqetësuar për fyerjet, shantazhet, të pavërtetat që thotë në adresë të Federatës Shqiptare të Futbollit, (Federata në rrugën e saj për ta sjellë futbollin këtu ku është ka pasur shumë mushkonja vërdallë), po për të vetmin fakt, e theksoj të vetmin fakt, se statuset e tij publike, të thëna jo thjesht nga bluza e një tifozi, por nga kostumi i një politikani e parlamentari, janë nxitje e pastër dhune në futbollin shqiptar.

Ka shumë politikanë tifozë fanatikë kudo në botë, por të gjithë janë të kujdesshëm dhe për shkak të pozicionit që kanë dhe impaktit që kanë në opinionin publik, që të mos përdorin një gjuhë të tillë si ajo prej rrugaçi e Braçes.

Ju kujtoj këtu dhe ish-liderin e Partisë Demokratike dhe ish-Kryeministrin Sali Berisha, i cili kur e pyesnin gazetarët se me kë ishte tifoz, përgjigjej jo pa qëllim “me atë që fiton”. Erjon, futbolli është një sport që luhet në fushë dhe jo në kokën tonë. Futbolli është një sport i burrave me karakter të fortë, që flasin pak dhe luajnë fort, jo i atyre si disa nga ju në Parlament, që flasin shumë dhe nuk bëjnë asgjë.

Unë dhe bashkëpunëtorët e mi mund t’i kapërdijmë shpifjet e tua për Federatën, por që të nxisësh dhunë dhe të “erionizosh” futbollin shqiptar siç bën me parlamentin dhe zonën e cila të zgjodhi deputet, këtë jo, këtë nuk e bën dot as me futbollin shqiptar dhe as me Federatën. Dhe a e di pse?

Jo se nuk të lejojmë unë dhe bashkëpunëtorët e mi, po për një fakt të thjeshtë: standartet dhe niveli i futbollit shqiptar dhe i organizmave të tij janë shumë e shumë më lart se niveli i poltikës shqiptare. Federata dhe futbolli shqiptar nuk janë Laguna e Karavastasë ku ti fut duart si të duash. Fatkeqësisht, kemi ëndrra të ndryshme:

Unë ëndërroj që politika shqiptare të arrijë nivelin e futbollit shqiptar, ndërsa ti ëndërron që futbolli shqiptar të arrijë nivelin e politikës. Duke pasur në subkoshiencë këtë ëndërr regresive, unë mendoj se ti nuk i duhesh as Partizanit si tifoz, gjithashtu mendoj se nuk i duhesh as Parlamentit si deputet.

Meqë ra fjala, kam dëgjuar se si në Divjakë, pikërisht, prej sjelljeve të tua dhe gjuhës tënde për herë të parë pas 100 vjetësh ka tifoza të Tiranës. Nuk e di sa kanë ndërruar mendje dhe përkatësinë partiake prej gjuhës tënde, të them të drejtën. Gjithsesi kjo punë nuk më takon ta gjykoj unë, i takon shefave të tu.

Unë nuk të ndaloj dot ty të vazhdosh të bësh “goren”, sepse dhe ti vetë, fundja fundit, ja ke pare hajrin rolit të gores në politikë, nuk të ndaloj dot as të jesh mushkonjë, por të jesh një “mushkonjë” që nxit dhe shpërndan dhunë e urrejtje në futbollin shqiptar këtë do të ta ndaloj gjithmonë sa të kem frymë, verbalisht dhe legalisht.

Si përfundim, jam i sigurtë që nuk ke ndërmend asnjëherë të vizitohesh te psikiatri, sepse përveç të tjerave, siç thashë dhe më parë deri tani të ka dalë për mirë ky rol. Po gjithsesi, kur të kalojnë helikopterët e Ministrisë së Shëndetësisë për dezifenktimin e mushkonjave në Divjakë, rri dhe ti aty: unë e di shumë mirë, ti nuk do pushosh kurrë së qeni “gore” apo “mushkonjë”, por të paktën të jesh një mushkonjë që nuk shpërndan dhunë, se këtë nuk ta ka për borxh futbolli shqiptar.

Çka po përgatitë Kosova për Armando Dukën?

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, nesër, në ora 13:00, në kabinetin e ministrit Kujtim Shala, organizon një pritje për kryetarin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Dukën.

Periskopi.com Sporti

Me ç’rast do t’i jepet Mirënjohje për kontributin e dhënë për futbollin shqiptar dhe për ndërkombëtarizimin e futbollit të Kosovës.