Goli që sapo ka shënuar Argjentina duhet të jetë më i veçanti që keni parë sot

Periskopi.com Sporti

Argjentina ka barazuar në 1-1 rezultatin kundër Bolivisë në kualifikimet për Kupën e Botës.

Martinez ka shënuar për 1-1 në minutën e 45-të, duke qëlluar cakun në mënyrë interesante.

Ai depërtoi për mrekulli në zonë, por kur u duk se humbi topin, ai realizoi nga topi i bllokuar pas një goditje të një prej mbrojtësve kundërshtar.

Shikoni golin më poshtë. /Periskopi.com/

 

Videoja e Messit duke shikuar rastet e humbura nga Argjentina në Kupën e Botës më 2014, është zemërthyese

Periskopi.com Sporti

Pavarësisht se ka fituar gjithcka që mund të fitohet në karrierën e tij magjike, ekzistojnë të tillë që besojnë se Lionel Messi nuk mund të konsiderohet më i miri i të gjitha kohëve sepse, ndryshe nga legjendat e tjerë si Diego Maradona dhe Pele, ai nuk e ka fituar Kupën e Botës.

Legjenda e Barcelonës dhe Argjentinës ishte jashtëzakonisht afër të siguronte trofeun më të rëndësishëm të futbollit, më 13 korrik të vitit 2014.

Mirëpo, goli i fitores së Mario Gotzes në vazhdime ia siguroi Gjermanisë titullin, transmeton Periskopi.

Messi, i cili ishte kapiten i Kombëtares në kompeticionin që u mbajt në Brazil, ishte vetëm 26-vjec atë kohë dhe në kulminacion të karrierës.

Ai shënoi katër gola në ndeshjet e mëparshme dhe pati mundësinë ta cementonte vendin e tij si lojtari më i mirë në histori.

Messi nuk tregoi formën më të mirë të mundshme të tij në finale, por prapë ishte rrezik konsatant sa herë që kishte topin.

Ai së bashku me të tjerët humbën disa raste, dhe Messi me trimëri i shikoi ato përsëri, vetëm një vit pas Kupës së Botës, për një video të FIFA.com.

Shikoni pamjet më poshtë.

 

Ne shohim fytyrën e Messit teksa shikon mundësinë e humbur nga vetë ai dhe dhimbja është evidente.

“Nuk e di, cka të them… është mëkat,” thotë Messi.

“Mëkat marrë parasysh rastet që patëm në ndeshje. Ne patëm rastet më të mira dhe, epo… do të pendohemi tërë jetë për rastet që i patëm por nuk shënuam.”

Mundësitë janë shumë të mëdha që Messi kurrë më të mos jetë kaq afër të fitojë Kupën e Botës. /Periskopi.com/

Befason Higuain: Pas finales së Botërorit në vitin 2014, doja ta lija futbollin

Periskopi.com Sporti

Gonzalo Higuain në një intervistë për gazetën spanjolle Marca ka treguar një prapaskenë shumë interesante të karrierës së tij.

Gjithçka lidhet me humbjen në finalen e Kupës Botës së Botës Brazil 2014, ku në sfidën mes Argjentinës dhe Gjermanisë El Pipita u bë protagonist negativ duke humbur një mori me raste përpara portës së mbrojtur nga Manuel Neuer.

“Kisha vendosur të tërhiqesha nga futbolli pas asaj ndeshjeje, ishte mamaja ime ajo që më bëri të ndryshoja ide.

Nëse do të varej vetëm nga unë me siguri do ta kisha mbyllur me futbollin e luajtur”, theksoi Higuain, i cili aktualisht është nën kontratë me Juventusin por me siguri do të largohet nga bardhezinjtë në merkaton e verës, edhe pse ka edhe 1 vit tjetër kontratë.

Statujës së Maradonës i vendoset maska, qytetarët nuk u binden autoriteteve por idhullit të tyre po

Periskopi.com Sporti

Pandemia e koronavirusit e cila ka kapluar të gjithë botën ka bërë që qytetarët të vetizolohen në mënyrë që ta ndalojnë përhapjen e virusit.

Kështu pothujase të gjitha shtetet kanë marrë masa të ashpra shtrënguese, ku më e rëndësishmja ka të bëjë me distancimin social.

Izolimi duket se për njerëzit po paraqet ‘sfidën’ më të madhe, pasi po duket se nuk po është aspak i lehtë dhe shumë njerëz në të gjithë botën e kanë të vështirë të rezistojnë.

Në Argjentinë një mënyrë interesante për t’i bindur qytetarët, pasi thirrja e autoriteteve nuk po mjafton, ata kanë përdorur Diego Armando Maradonën, idhullin e padiskutuar të argjentinasve.

foto galeri

Pasi përdorimi i maskave është i detyruar në Buenos Aires, një maskë i është vendosur edhe statujës së Maradonës, si mënyrë për të bindur njerëzit për rëndësinë e kësaj mase mbrojtëse. /Periskopi.com/

foto galeri

Video me titullin ‘paraqitja e Messit në finalen e Kupës së Botës më 2014 është e nënvlerësuar’ po shkon viral

Periskopi.com Sporti

Nga koha në kohë, Lionel Messi zgjohet me djersë të ftohtë pas një ëndrre për finalen e Kupës së Botës më 2014.

Ishte ndeshja ku argjentinasi ka mundur ta vendoste emrin e tij si lojtari më i mirë i të gjitha kohëve, por goli i Mario Gotzes në vazhdime ia siguroi një tjetër triumf Gjermanisë, transmeton Periskopi.

Që nga atëherë, janë ngritur pikëpyetje nëse Messi mund të konsiderohet më i miri në histori, pasi nuk e ka fituar ende trofeun më prestigjioz të futbollit në botë.

Messi after full-time

Diego Maradona dhe Pele shkëlqyen me Kombëtaret e tyre, me këtë të fundit që e fitoi plot tre herë kompeticionin – derisa Cristiano Ronaldo të paktën e ka shijuar triumfin në Kampionat Evropian me Portugalinë.

Por futbolli është sport ekipor dhe Messit i duhen paraqitjet e mira edhe të dhjetë bashkëlojtarëve të tjerë për të fituar një trofe si Kupa e Botës.

Një video është duke shkuar viral aktualisht në rrjetet sociale, ku mundohet të nënvizohet paraqitja fantastike e Messit atë natë në finale, por që ka kaluar paksa nën radar. /Periskopi.com/

Fillojnë talljet me Messin pasi fiton një trofe qesharak me Argjentinën

Periskopi.com Sporti

Lionel Messi më në fund ka fituar një trofe me Kombëtaren e Argjentinës, pasi mposhti Brazilin për atë që quhet titulli Superclassico de las Americas.

Superylli i Barcelonës shënoi golin e vetëm të ndeshjes, duke realizuar nga topi i kthyer pasi huqi penalltinë, raporton Periskopi.

Gabriel Jesus poashtu huqi një penallti për Brazilin në një ndeshje që nuk përmbushi pritshmëritë.

Messi holds his first international trophy

Por pavarësisht 90 minutave zhgënjyes futbolli, Messi më në fund arriti të ngrejë një trofe në fund, epo… disi ashtu.

Superclassico de las Americas është një trofe që kontestohet nga dy skuadra, Brazili dhe Argjentina dhe në fakt konsiderohet si një përballje miqësore.

Ishte themeluar në vitin 2011 dhe është zhvilluar pesë herë, me Brazilin që e ka fituar në katër raste.

E pas këtij triumfi të Messit kanë filluar talljet me të në rrjetet sociale. /Periskopi.com/

Messi shkund Brazilin, shikoni golin që sapo e ka shënuar kundër shtetit ku futboll është religjion

Periskopi.com Sporti

Në Riad të Arabisë Saudite është duke u zhvilluar ndeshja miqësore ndërmjet Brazilit dhe Argjentinës.

Kjo e fundit ka kaluar në epërsi me golin e Lionel Messit, i cili dështoi të shënonte nga penalltia, por topin e kthyer e dërgoi në rrjetë. /Periskopi.com/

 

 

Zgjedhjet në Argjentinë, fiton kandidati i qendrës së majtë Alberto Fernandez

Periskopi.com Lajme

Kandidati i qendrës së majtë Alberto Fernandez është zgjedhur president i Argjentinës me një votim të mbizotëruar nga shqetësimet ekonomike.

Fernández siguroi më shumë se 45% të votave të nevojshme për të fituar, duke mposhtur konservatorin  Mauricio Macri, shkruan BBC.

Një numër  i madh i qytetarëve u mblodhën në selinë zgjedhore të Fernandez për të festuar rezultatin.

Votimi u mbajt mes një krize ekonomike që ka lënë një të tretën e popullsisë së Argjentinës në varfëri.

Qytetarët votuan kryesisht për atë që besonin se është i duhuri që mund të largojë vendin nga kriza ekonomike.

Macri  ndërkohë kishte premtuar se do të arrijë që ta shndërrojë vendin në ‘zero varfëri’, por gjërat u përkeqësuan gjatë  mandatit të tij 4 vjeçar.

Mbështetësit e tij thonë se ai kishte trashëguar një ekonomi ‘përtokë’  për rimëkëmbjen e së cilës i nevojitej më shumë kohë. /Persikopi/

Gjermania mendon se është Barcelona, tenton tiki-taka në mbrojtje – e pëson keq nga Argjentina

Periskopi.com Sporti

Argjentina ka barazuar rezultatin si mysafire e Gjermanisë, pavarësisht se ishte në disavantazh prej 2-0.

Golin e barazimit e shënoi Ocampos në minutën e 85-të, pasi nikoqirët u munduan të bëjnë pasime tiki-taka në mbrojtje.

Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/

 

Argjentina nuk është kërkah, Gjermania me lehtësi ia shënon edhe të dytin

Periskopi.com Sporti

Gjermania ka shënuar edhe golin e dytë si nikoqir i Argjentinës, në përballjen miqësore që është duke u zhvilluar aktualisht.

Pasi fillimisht Gnabry kaloi gjermanët në epërsi, Havertz shënoi edhe të dytin pas një kundërsulmi të shpejt të nikoqirëve.

Shikoni golin në videon e mëposhtme. /Periskopi.com/

 

Gnabry nuk është normal definitivisht, i pandalshëm edhe me Kombëtaren

Periskopi.com Sporti

Kombëtarja e Gjermanisë ka kaluar në epërsi kundër Argjentinës së Lionel Messit me një gol në minutën e 15-të.

I jashtëzakonshmi, lojtari që është në flakë aktualisht, Serge Gnabry ka shënuar për t’i kaluar gjermanët në epërsi.

Shikoni golin fantastik të tij më poshtë. /Periskopi.com/

 

 

Argjentina publikon listën e të ftuarve për ndeshjet e tetorit, mungojnë dy emra të njohur

Periskopi.com Sporti

Trajneri i Kombëtares së Argjentinës, Lionel Scaloni ka publikuar listën e të ftuarve për ndeshjet e muajit të ardhshëm.

Paulo Dybala e Lautaro Martinez vazhdojnë të jenë të besuarit e tij në sulm, me Angel Di Marian dhe Lionel Messin që mungojnë për shkak të lëndimit, raporton Periskopi.

Nuk ka vend për Gonzalo Higuainin në sulm, pavarësisht formës së mirë të tij.

Mauro Icardi vazhdon të injorohet, me yllin e PSG-së që mund të “fshihet” me një dëmtim të lehtë të cilin e ka pësuar së fundmi. /Periskopi.com/

Spanja poshtëron Argjentinën në finale dhe shpallet kampione e botës

Periskopi.com Sporti

Spanja është kampionia e re e botës në basketboll, pasi mposhti Argjentinën në finalen e Kampionatit Botëror “Kina 2019”.

Spanjollët triumfua me rezultat bindës 95-75, derisa e dominuan takimin që nga fillimi.

Franca më herët e fitoi vendin e tretë, pasi mposhtin për medaljen e bronztë Australinë. /Periskopi.com/

Vdes “Tata” – Heroi i Argjentinës në Kupën e Botës 1986

Periskopi.com Sporti

Heroi i Kupës së Botës 1986 Jose Luis “Tata” Brown ka ndërruar jetë në moshën 62 vjeçare në vendin e tij të lindjes, La Plata në Argjentinë.

Ish-mbrojtësi argjentinash vuante prej kohësh nga “Alzheimeri”.

Brown, i cili gjatë karrierës së tij u bë i njohur me nofkën “Tata”, e shënoi golin e tij të parë dhe të vetëm për Argjentinën gjatë finales së Kupës së Botës 1986, të cilën Argjentina e fitoi me rezultat 3:2 kundër Gjermanisë Perëndimore.

Afër fundit të ndeshjes, “Tata” e kishte nxjerrë nga vendi shpatullën e tij, mirëpo nuk pranoi të zëvendësohej, duke u bërë kështu njëri ndër lojtarët e preferuar të argjentinasve, shkruan albeu.com

Brown luajti në Estudientes, në La Plata, për shumicën e karrierës së tij, duke i bërë rreth 300 paraqitje para se të transferohej në klubin kolumbian, Atletico Nacional.

Ai luajti për pak kohë në Boca Juniors dhe Deportivo Espanol para Kupës së Botës 1986, mirëpo zgjedhja e tij në skuadrën e Argjentinës për Kampionatin Botëror erdhi si befasi nga trajneri Carlos Bilardo.

Ishte zgjedhur vetëm për të qëndruar në stol në rast se ndonjë lojtar lëndohej, mirëpo ai e fitoi një vend në formacionin e parë dhe luajti në çdo ndeshje në rrugëtimin e suksesshëm të Argjentinës në atë Botëror.

 

Fansa se jo mahi – shikoni me çfarë entuziazmi pritet De Rossi në Argjentinë

Periskopi.com Sporti

Avioni i ‘Alitalias’, që kishte në bord Daniele De Rossin dhe bashkëshorten e tij, Sarah Felberbaum mbërriti në aeroportin e Ezezias në Buenos Aires pak para mesditës me orën evropiane.

Të shumtë ishin tifozët e Bocas, mes të cilëve edhe italiane, si dhe gazetarët që kishin dalë për ta pritur legjendën e Romës, nënshkrimi i të cilit ka rritur entuziazmin te skuadra argjentinase.

Në orën në vazhdim pritet dhe zyrtarizmi i marrëveshjes, me De Rossin që për herë të parë do të ndryshojë skuadër në karrierën e tij. /Periskopi.com/

Vjen dënimi për Leo Messin pas veprimeve të tij në ndeshjen kundër Kilit

Periskopi.com Sporti

Lionel Messi është dënuar me një ndeshje moslojë për Argjentinën dhe 1500 dollarë gjobë për fjalët e tij pas ndeshjes me Kilin.

Pasi u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjet e Copa America, ylli i Barcelonës bëri akuza për korrupsion kundrejt CONMEBOL.

Këto fjalë i kushtuan shumë Messit që tashmë është i detyruar ta paguaj borxhin. /Periskopi.com/

Messi e kritikoi rëndë referimin pas eleminimit nga Copa America – më në fund reagon gjyqtari

Periskopi.com Sporti

Zhvillimet pas eleminimit të Argjentinës nga Copa America në gjysmëfinale të kompeticionit kanë qenë të shumta.

Lionel Messi mund të pezullohet me dy vite nga aktiviteti me Kombëtaren, pasi akuzoi CONMEBOL për korrupsion.

Superylli i “Albaciestes” ishte i frustruar pasi u përjashtua me të kuq kundër Kilit, por nervozizmi nxori më të mirën e tij pas humbjes nga Brazili në gjysmëfinale, transmeton Periskopi.

“Selecao” fitoi 2-0 por rezultati ka mundur të ishte ndryshe nëse “VAR” do të përdorej më shpesh.

FBL-COPA AMERICA-2019-BRA-ARG

Fillimisht, Sergio Aguero u rrëzua në zonë – nuk u akordua penallti – dhe më vonë, Arthur bllokoi Nicolas Otamendin që t’i afrohej golit duke e goditur me bërryl, derisa nuk i kishte fare sytë nga topi.

Reagimi i Messit ka fituar vëmendjen më të madhe:

“Përgjatë kompeticionit ata dhanë penallti m*ti dhe ndërhyrje m*ti. Por disi sot, refuzuan ta përdorin ‘VAR’.

“Nuk ka arsyetime për ne, por duhet ta shikojmë këtë, ta analizojmë dhe të shpresojmë se CONMEBOL do të bëjë diçka për këtë – por sigurisht jo, sepse Brazili ka shumë fuqi në organizatë.”

Gjyqtari tani ka dalë me prononcim për ta adresuar konfuzitetin në lidhje me përdorimin e “VAR”.

“Otamendi gjithashtu u përfshi në një ndërhyrje, nuk është bërryl [nga Arthur],” tha Roddy Zambrano.

“‘VAR’ e shikoi dhe vendosi se ishte 50/50, ata nuk më ftuan ta shikoja, nuk e konsideruan penallti të qartë.

“Në raportin e së hënës, them se ata është dashur të më ftonin [të shikonte incidentin].” /Periskopi.com/

Skuqja e Messit nuk e pengon Argjentinën, fiton medaljen e bronztë në Kupën e Amerikës

Periskopi.com Sporti

Argjentina ka triumfuar me rezultat 2-1 kundër Kilit në ndeshjen e vlefshme për vendin e tretë në Kupën e Amerikës.

Ishte një ndeshje që u përshkua nga shumë drama, derisa Sergio Aguero kaloi Argjentinën në epërsi qysh në minutën e nëntë, pas një asistimi brilant të Lionel Messit, transmeton Periskopi.

Dhjetë minuta më vonë, Paulo Dybala dyfishoi shifrat dhe me epërsi 2-0 të “La Albaciestes” u mbyll intervali i parë.

Mirëpo, golat mbetën nën hijen e dy kartonave të kuq në këtë interval.

Pas një kacafytje mes Gary Medelit dhe Lionel Messit në minutën e 37-të, të dy u përjashtuan me të kuq nga gjyqtari.


Në 45-minutëshin e dytë, krejt çka arriti të bëjë Kili ishte të shënonte një herë në minutën e 59-të me anë të Arturo Vidalit, i cili shënoi nga penalltia.

Kujtojmë se finalja e Kupës së Amerikës luhet nesër mes Brazilit dhe Perusë me fillim nga ora 22:00. /Periskopi.com/

Kili e ka ngushtuar epërsinë kundër Argjentinës – shënon ylli i Barcelonës

Periskopi.com Sporti

Kili ka ngushtuar epërsinë në 2-1 në ndeshjen kundër Argjentinës, në kuadër të përballjes për vendin e tretë në Kupën e Amerikës.

Takimi po përshkohet me shumë drama, derisa Argjentina shënoi dy herë në pjesën e parë.

U ndanë gjithashtu edhe dy kartona të kuq, një për Lionel Messin dhe një për Gary Medelin pas një kacafytje.

Arturo Vidal ka ngushtuar epërsinë në minutën e 59-të me një shënim nga penalltia. /Periskopi.com/

 

Messi me shokë kërkojnë medaljen e bronztë në Kupën e Amerikës kundër Kilit: Formacionet zyrtare

Periskopi.com Sporti

Argjentina dhe Kili i kanë publikuar formacionet zyrtare në kuadër të përballjes për vendin e tretë në Kupën e Amerikës.

‘Les Albiceletes’ u eliminuan në gjysmëfinale nga Brazili, ndërsa kilianët u mposhtën nga Peruja, ndërsa sot (6 korrik) do ta kërkojnë medaljen e bronztë, transmeton Periskopi.

Në këtë përballje, Argjentina do të jetë pa Lautaro Martinez dhe Acunan, pasi janë të suspenduar për shkak të numrit të kartonëve.

Nga ana tjetër, Kili do t’i ketë të gjithë lojtarët në dispozicion. Lionel Messi do të jetë nga minuta e parë në këtë përballje edhe pse pritej që ai të mos startonte.

Kjo përballje do të fillojë në ora 21:00, e që do të zhvillohet në stadiumin “Arena Corinthias” në Sao Paulo.

Formacioni startues i Argjentinës: Armani; Foyth, Pezzella, Otamendi, Tagliafico; De Paul, Paredes, Lo Celso; Dybala, Messi; Aguero.

Formacioni startues i Kilit: Arias, Isla, Diaz, Medel, Jara, Beausejour, Pulgar, Aranguiz, Vidal, Sanchez, Vargas. /Periskopi.com/