Ekskluzive: Reagojnë trajnerët e Superligës pas vendimit për rikthim më 2 qershor

Periskopi.com Sporti

Të premten në mesditë Ministria e Shëndetësisë mori vendim që të mos ketë aktivitete sportive deri më 2 qershor.

Kjo nënkupton se, deri në këtë datë, nuk do të jenë të lejuara stërvitjet në grup, shkruan Periskopi.

Sidoqoftë, është evidente se nuk ekzistojnë kushtet e duhura që të vazhdohet fushata e rregullt, derisa zgjidhjet e tjera si përshembull, zhvillimi i dy-tri ndeshjeve brenda javës do të ishin edhe më problematike.

Gazetari dhe opinionisti i Periskopit, Andin Lokaj kishte propozuar që takimet të luhen në formatin playoff, ide të cilën edhe presidenti i FFK-së kishte deklaruar se do ta konsideronte, por ende nuk ka asgjë konkrete.

Federata e Futbollit të Kosovës ende nuk ka reaguar me asnjë komunikatë rreth hapave të mëtutjeshëm, gjë që lë të nënkuptohet se ekziston mundësia që kampionati të anulohet, opsion të cilin presidenti i këtij institucioni, Agim Ademi nuk e përjashtoi kur u kontaktua nga Periskopi.

Se është gati e pamundur të vazhdohet me futboll në këtë situatë, pajtohen edhe trajnerët e disa klubeve të Superligës.

Periskopi ka kontaktuar me teknikun e Drenicës, Gani Sejdiun i cili ka thënë se nuk ka kohë të mjaftueshme për përgatitje.

“Ne jemi të gatshëm për t’u rikthyer, por periudha dyjavore për stërvitje absolutisht nuk mjafton,” tha fillimisht ai.

Gani Sejdiu: Kjo dukuri negative po vazhdon në futbollin e Kosovës ...

“Nëse rikthehemi mund të jetë shumë e rrezikshme që lojtarët të lëndohen dhe pastaj pasojat të barten edhe në edicionin e ardhshëm.”

“Sidoqoftë, cilido vendim që merret ne do ta respektojmë.”

Edhe drejtori sportiv i Flamurtarit, Arbnor Morina tha se nuk ka kohë të mjaftueshme të luhet pjesa e mbetur, duke shtuar se fjalën e fundit e thonë organet shëndetësore së bashku me Federatën.

“Ministri ka mendu me 2 qershor me fillu me stërvitje në grup, e kjo domethënë se nuk do të ketë kohë të luhet pjesa e mbetur, sepse ritmi ka me qenë shumë i ngjeshur,” u shpreh Morina për Redaksinë.

E thotë Arbnor Morina: Gjilani po bëhet klub i madh

“Fjalën kryesore do ta kenë ekspertët shëndetësor.

“A duhet të ndërpritet, apo të vazhdohet, vendos FFK me instancat mjekësore e shtetërore, e jo klubet sipas qejfit të tyre.

“Mbi të gjitha, bëhet fjalë për shëndetin e futbollistëve, sepse janë të ri dhe e kanë jetën përpara.”

I qartë dhe i vendosur se nuk ka kushte të vazhdohet edicioni 2019/20 në Superligën e Kosovës është edhe ndihmës-trajneri i Ballkanit, Agim Maliqi i cili është shprehur:

“Ne jemi të gatshëm për të vazhduar gjithmonë, por sa ka kushte? Aspak nuk ka,” tha Maliqi i pyetur nga Periskopi nëse duhet të vazhdohet apo të anulohet sezoni.

Agim Maliqi: Edhe nëse ndërprehet Kampionati, Ballkani e meriton ...

“Dy javë përgatitje është shumë pak, kur e dimë se disa klube kanë stërvitur që dy javë pandërpre.

“Neve na duhen së paku tre deri në katër javë të përgatitemi, mos të harrojmë se lojtarët nuk janë robotë me përballu tërë këtë ngarkesë. Nuk ka kushte për vazhdim të kampionatit.”

Krejt ndryshe nga këtë më lart është shprehur trajneri i Feronikelit, Afrim Tovërlani.

Ai ka thënë se kampionati duhet të vazhdojë, pasi tërë situatë pandemike është një panikë dhe lojë e bizneseve.

“Të gatshëm si duhet nuk jemi, por jam për të vazhduar aty ku kemi mbetur,” tha ai.

Image may contain: 1 person

“Në fillim do të jetë e vështirë por me kalimin e kohës besoj se do të stabilizohemi.

“Po e shohim që shtet e rajonit dhe Evropës po insistojnë që fusha të vendos. Nëse nuk vazhdohet do të ketë shumë pakënaqësi dhe llafe të kota. Janë lehtësuar disa profesioni që do të kenë kontakt të afërt më shumë se ne që mund të punojmë në grupe.

“Sinqerisht po më duket e pakuptimtë mos të lejohet puna në grupe dhe të bëhemi gati për futboll kur tashmë mbarë bota po mendon të fillojë.

“Nëse nuk luajmë do të jetë katastrofale, pauzë e gjatë për futbollistët. Tek e fundit grip është, dhe cdo ditë e më shumë po e shohim se ka qenë një panikë në mbarë rruzullin dhe një lojë e madhe biznesore.”

Mbetet të shihet cilat hapa do t’i ndërmarrë Federata e Futbollit të Kosovës në vazhdim, pasi ekziston presioni edhe nga UEFA për vazhdim të fushatës. /Periskopi.com/

Të izoluar dhe pa aktivitete: Trajnerët zbulojnë për Periskopin si po i mbajnë në formë lojtarët

Periskopi.com Sporti

Pandemia e koronavirusit që për një kohë shumë të shkurtër përfshiu të gjithë botën, pasojat e saj e kanë ndikuar edhe në boten sportit, duke bërë kështu të ndërpriten të gjitha aktivtetet.

Futbollistët nga klube të mëdha evropiane po tregojnë se po punojnë nga shtëpia në palestrat e tyre personale, në menyrë që të mbajnë formen e tyre sa më solide.

Por, si po ia bëjnë futbollistët kosovarë gjatë kohës kur po qëndrojnë të izoluar? A po shërbehen ata me ndonjë  udhëzues për ushtrime  dhe dieta?

Redaksia e Periskopit ka kontaktuar me disa nga trajnerët e klubeve të kosovare duke i pyetur  lidhur me atë cili është modusi i tyre ne kuadër te vazhdimit te aktiviteteve brenda botës së karantinës.

Gani Sejdiu, trajner i Drenicës, tregoi për Periskopin se ai iu ka dërguar lojtarëve të Drenicës, një udhëzues përmes grupit, në mënyrë që ata të informohen çka duhet të punojnë.

“Po, ju kam dërguar dy programe, në mënyrë që lojtarët të informohen, se cka duhe të punojnë gjatë izolmit”, tha Sejdiu.

Njësoj ka vepruar edhe trajneri i Llapit, Tahir Batatina, i cili edhe e dërgoi planprogramit, duke thënë se as një ditë të vetme nuk i ka lënë lojtarët pa planprogram.

“Asnjë ditë nuk i kam lënë lojtarët pa planprogram”, ka thënë Batatina.

Skënder Shengyli, trajneri i Lirisë, konfirmoi se një udhëzues për dietë nuk ua ka dhënë. Mirëpo ua ka dhënë udhëzuesin për ushtrime dhe, të jenë individuale sipas mundësive pasi situata është jonormale.

Se lojtarët janë duke u stërvitur individualisht, ka treguar edhe ndihmës trajneri  i Ballkanit, Agim Maliqi, i cili poashtu shprehu dëshirën që kjo gjendje të kalojë sa më shpejt.

Ndërsa, Arbnor Morina, trajner i Famurtarit poashtu ka treguar se futbollistët po i kryejnë ushtrimet dhe po përcillen përmes një aplikacioni.

Për ta bërë edhe më të bindshme këtë çka e thanë trajnerët e klubeve, Redaksia ka kontaktuar edhe sulmuesin e Dritës, Kastriot Rexha, i cili tregoi se planet stërvtire u shkojnë çdo mbrëmje.

“Për çdo mbrëmjë na dërgojnë planin stërvitorë”, ka thënë ai.

“Sa u përket dietave, është  ditur se çka duhet të konsumohet para dhe pas ushtrimeve”, ka thënë trajneri i Flamurtarit.

Megjithatë, opinionisti i Periskopit, Andin Lokaj ka një këkesë për të gjithë futbollistët.

“Një gjë e di sigurt që futbollistët tonë furrën e bukës nuk bon me vizitu assesi, buka në kuptimin e plotë të fjalës në menynë e këtyre ditëve te futbollistët nuk bënë të figurojë, ëmbëlsira shumë pak, tjerat tolerohen, mishi i viqit në veçanti, përndryshe Superliga jonë do të duket xhirim i ngadalësuar kur të rikthehet në skenë”, ka thënë ai. /Perikopi.com/

 

Arbnor Morina: Portieri është problemi kryesor i Kosovës

Periskopi.com Sporti

Kosova do të përballet sot me Çekinë në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian të vitit 2020.

Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për “Dardanët”, pasi që kanë vetëm një pikë më pak sesa Çekia në grupin A.

Ndeshja fillon në orën 15:00.

Trajneri i njohur kosovar, Arbnor Morina thotë se problemi i vetëm i Kosovës në këtë takim mund të jetë mos kontinuiteti i portierëve në klubet e tyre.

“I vemti problem mund të jetë te mos kontinuiteti i portierëve. Asnjëri prej 3 portierëve nuk ka pasur minuta të mjaftueshme. Por, me përkushtim, me vetëmohim, me punë kjo mund të mbulohet”. /Periskopi.com/

Befason Morina: Nuk fitoi Gjilani

Trajneri i Gjilanit, Arbnor Morina është shprehur shumë i lumtur me fitoren përballë Dritës në derbin lokal.

Periskopi.com Sporti

Të kuqtë triumfuan me rezultat minimal 1:0 përballë rivalit të qytetit.

Ai thotë në këtë ndeshje nuk fitoi Gjilani, por vetë futbolli kosovar.

“Nuk fitoi Gjilani e nuk humbi Drita. Sot fitoi futbolli kosovar”, tha Morina pas ndeshjes.

“Ne ishim më mirë psiqikisht dhe psikologjikisht. Isha shumë i nervozuar sepse gjyqtari ndali disa goditje të njëpasnjëshme dënimi rreth zonës sonë, të cilat nuk ekzistuan”.

Ai foli edhe për përjashtimin që iu bë atij, të cilin e quan të padrejtë.

“Përjashtimi im ishte i padrejtë, por unë i kërkoj falje të gjithëve për sjelljet e mia”, përfundoi Morina. /Periskopi.com

Aksidentohet trajneri i njohur kosovar

Periskopi.com Sporti

Trajneri i Gjilanit, Arbnor Morina ka pësuar një aksident komunikacioni, por për fat të mirë pa pasoja.

Ende nuk dihet nëse ka të lënduar tjerë nga ky aksident, i cili ndodhi afër ‘Menzës së Studentëve’ në Prishtinë. /Periskopi.com