Kujtim Shala bindshëm i pari në preferencat për kryeministër nga LDK: Lë pas Abdixhikun, Hazirin e Gashin

Periskopi.com Lajme

“Cili mendoni se do të ishte kandidati i duhur i LDK-së për kryeministër?” – ka pyetur lexuesit e saj Periskopi në njërën nga faqet e saj në Facebook.

Mbi 1,600 lexues iu përgjigjën pyetjes, ndërsa mendimet ishin të ndara – duke treguar edhe një herë mbi rëndësinë e madhe që do ta ketë bartësi i listës/kandidati për kryeministër nga kjo parti politike.

Alternativat e vëna nga Periskopi ishin Kujtim Shala, Arben Gashi, Lutfi Haziri dhe Lumir Abdixhiku – ndërsa shumë prej komentuesve kritikuan redaksinë për mos-përfshirjen e kryeministrit aktual, Avdullah Hotit.

Madje, shumë prej tyre dhanë emra krejtësisht të tjerë, që përfshinin këta politikanë:

Lista e votave të të painkuadruarve:

Agim Veliu – 27 vota;

Isa Mustafa – 12 vota;

Driton Selmanaj – 7 vota;

Avdullah Hoti – 4 vota;

Skënder Hyseni – 2 vota;

Natyrisht se kishte edhe emra të tjerë si Besjan Mustafa, Fatmir Rexhepi, Lirije Kajtazi, Anton Quni etj. Bile, komentuesit shkuan edhe më tej duke përmendur edhe Richard Grenellin, Aleksandër Vuçiqin, Ismet Munishin dhe – merreni me mend – gazetarin Valon Syla (që i mori katër vota). Për më keq, pati një votë edhe për presidentin e ndjerë, Ibrahim Rugova.

Një vërejtje që mund të bëhet këtu është se në seksionin e komenteve ka pasur komentues nga të gjitha partitë politike, shumë prej të cilëve ishin cinikë – veçanërisht në raport me Agim Veliun dhe Driton Selmanajn.

Por, si u votuan alternativat e vendosura nga Periskopi?

Nga komentet që redaksia vendosi t’i konsideronte të vlefshme – e të cilat nuk përmbanin fyerje e urrejtje – del se më i votuari ishte Kujtim Shala me 191 vota. 132 i mori Lumir Abdixhiku ndërsa 100 Lutfi Haziri e 49 Arben Gashi.

Duke hequr të gjitha komentet që ishin tallëse, mosvotuese, apo që zgjedhnin alternativa krejt të tjera – ishin pra gjithsej 472 vota nga 702 komente të shqyrtuara nga Periskopi (në tërësi ishin mbi 1600 sosh).

40% të votave të numëruara pra i fitoi Kujtim Shala. 27,9% i fitoi Lumir Abdixhiku. 21,2% shkuan për Lutfi Hazirin. 10,4% ishin për Arben Gashin.

Për më shumë shih vegëzën e mëposhtme.

Arben Gashi: Video e dëshmoi se s’kam qenë i përfshirë as në diskutim me deputetin e VV-së

Periskopi.com Lajme

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Arben Gashi, ka reaguar pas publikimit të videos ku shihet përplasja në Kuvendin e Kosovës pas mbledhjes në Komisionin për Punë të Jashtme.

“Megjithëse vlerësova se përmes konferencës për medie sqarova pozicionin tim lidhur me ngjarjen në mbledhjen e djeshme të Komisionit për Politikë të Jashtme, publikimi i videos dhe raportimi/interpretimi rreth saj po shoh se kanë shkaktu konfuzion, me thënë minimalisht!”, thotë ai.

“Unë nuk kam qenë i përfshirë në debatin në mbledhjen e komisionit, dhe as në diskutimin pasues në korridor. Në videon e publikuar (shih disa nga imazhet) është më se e qartë që unë kam distancë të madhe fizike me palet debatuese dhe nuk kam në asnjë formë kontakt fizik me deputetin e VV-së – përveç disa sekonda kur unë jam përpjekë me bë distancen fizike në mes të diskutantëve deputet ne korridor.”

“Kërkoj nga media Koha dhe KTV që për korrektësi dhe etikë, ti trajtojne lajmet me profesionalizëm lidhur me këtë çështje, dhe mos të bëhen palë duke shtrembëruar ngjarjen! Për sqarim, unë jam personi me pantolla ngjyre kafe/bezhë.”, përfundon Gashi. /Express/

 

Nesër në orën 11 shkruhet Historia: Arben Gashi flet për votimin e Qeverisë Hoti

Periskopi.com Lajme

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Arben Gashi ka bërë të ditur se nesër nga ora 11:00 do të mbahet seanca për Qeverinë Hoti.

Gashi ka thënë se i kanë votat për formimin e qeverisë se re.

Ai ka komentuar edhe deklaratën e mbrëmshme të deputeti të Nismës, Haxhi Shala i cili ka thënë se nuk do të votojë pro Qeverisë Hoti, raporton Periskopi.

“Është çështje e brendshme e Nismës, nuk e kam atë dilemë unë, pyteni Fatmir Limajn”, ka thënë ai pas përfundimi të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Tutje Gashi ka thënë se marrëveshjet me partitë tjera do të publikohen ditëve në vazhdimi nga kryeministri në ardhje, Avdullah Hoti./Periskopi/

Gashi: Autostrada e Dukagjinit është pezulluar

Periskopi.com Lajme

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Arben Gashi, pas mbledhjes së deputetëve të kësaj partie me kandidatin për kryeministër, Avdullah Hotin, ka treguar përmbajtjen e programit qeverisës të LDK’së me partnerët e saj.

AAK’ja ka kërkuar që të realizohet projekti i Autostradës së Dukagjinit, të cilën e ka anuluar Ministria e Infrastrukturës nën drejtimin e LDK’së gjatë Qeverisë Kurti.

Gashi thotë se ky projekt, edhe pse e ka kërkuar partneri i saj, nuk është prioritet dhe është pezulluar, për shkak të gjendjes së krijuar nga pandemia.

“Projektet madhore infrastrukturore nuk janë prioritet e para të kësaj Qeverie. Prioritet e kësaj Qeverie do të jenë lufta e Covid – 19, përballimi dhe rimëkëmbja ekonomike. Projektet madhore do të shikohen me mundësi të financimit të jashtëm. Ajo do të mbetet pezull përderisa nuk e kemi të qartë se si do të shkojë ekonomia. Jemi të harmonizuar me partnerë për rimëkëmbje ekonomike”, ka thënë Gashi.

Ndonëse Gjykata Kushtetuese e ka pezulluar dekretin për mandatimin e Hotit kryeministër, deri sa të dalë me një aktgjykim, Gashi thotë se do ta thirret seanca për votim të Qeverisë së re do të thirret sapo të dalë vendimi i Kushtetueses,

“Në momentin që del vendimi, do të aktivizojë kërkesën për seancë të jashtëzakonshme” , tha ai.

Gashi: Besnik Bislimi e Avdullah Hoti kanë xhelozi personale mes vete

Periskopi.com Lajme

Arben Gashi i LDK’së ka komentuar deklaratën e ministrit në detyrë,  Besnik Bislimi se Avdullah Hoti ka qenë personi më destruktiv në koalicion, transmeton Periskopi.

Gashi thotë se këtë gjë e ka thënë me mllef pasi kanë xhelozi personale mes vete.

‘’Këtu ka një problem personal mes të dyve. Vijnë nga një fushë. Kanë xhelozi profesionale. Hoti  e ka njoftë më mirë procedurën dhe politikat. Plus Hoti ka qenë personi kyq në Qeveri. Kjo i ka shkaku irritim Bislimit. Po shihet’’

Gjatë emisionit Bislimi ia coi një porosi Gashit, duke i thënë se po rren për deklaratën se Kurti nuk ia pranoi LDK’së disa emra për ministra./PERISKOPI/

 

Gashi thotë se Kurti provokoi prishjen e Qeverisë: Kishin paaftësi në tri gjëra

Periskopi.com Lajme

Arben Gashi i LDK’së, sonte në Debat Plus ka thënë se Albin Kurti provokoi rrëzimin e Qeverisë duke shkarkuar ministrin e LDK’së, Agim Veliun, transmeton Periskopi.

‘’Ishte heqje dore prej Qeverisë. Paftësi dhe njohuritë për menaxhimin e Covid 19, rreziku i madh me krizën ekonomike dhe paaftësia dhe mungesa e dëshirës me menaxhu me bisedimet me SHBA’’, ka thënë ai.

‘’Hyrja në një situatë të a kry të një nxitjeje të një lufte me SHBA, pa nevojë. Ka vepru gabimshëm Kurti’’/PERISKOPI/

Gashi thotë se votat që i mori Vjosa Osmani si bartëse e listës janë të partisë

Periskopi.com Lajme

Arben Gashi i LDK’së, sonte në Debat Plus është pyetur nëse pa Vjosa Osmanin në listë do të kishin më pak vota në zgjedhje, transmeton Periskopi.

Ai ka thënë ka shumë interpretive, megjithatë sipas tij bartësit e listës çdoherë marrin 70-80 për qind të votave.

‘Ndoshta do të kishim më shumë, ndoshta më pak. Ka shumë interpretime. Gjatë procesit të fushatës kemi nis me ra. Dicka ka ndodh. Kujt me ia lanë fajin’’’

‘Në të gjitha zgjedhjet, bartësit e listës i marrin 70-80 për qind të votave. Nuk janë vota individuale por të partisë’’, shton Gashi./Periskopi/

 

 

Gashi: Masat e marra kundër koronavirusit, marketing për Arben Vitinë

Periskopi.com Lajme

Arben Gashi i LDK’së sonte në Debat Plus ka thënë se masat dhe vendimet e Qeverisë janë marketing politik, veçmas për ministrin e Shëndetësisë në detyrë, Arben Vitinë, transmeton Periskopi.

Gashi ka theksuar se s’po bëhet ndonjë punë e mirë, veç marketing.

‘’Kurti po fokusohet më shumë në marketing se sa në punë. Marketingu është pak më shumë se sa paraqitje mediale. Konferenca për media, fokusimi i Qeverisë tek ministri, komplet infrastruktura të Qëverisë dhe partnërit të ëkoalicionit tek nj minister. Dhe bartja e kompetencave tëinstitucioneve të tjera tek ky ministër. Më shumë marketing se sa përmbushje e nevojave të doktorëve’’, ka thënë ai.

‘Masat janë marketing për ministrin. Mënyra se si e kanë trajtu dhe se si po sjellen në këtë punë, po bëjnë marketing politik. Edhe me vendime’’/PERISKOPI//

Gashi për Kurtin: Ai njeri nuk do me bashkëpunu, e rrezikshme që nuk mund ta trajtojë askënd si partner

Periskopi.com Lajme

Arben Gashi i LDK’së sonte në Debat Plus ka kritikuar  kryeministrin në detyrë për egoist dhe mosbashkëpunues, transmeton Periskopi.

Sipas tij, Kurti dëshiron veç të nënshtruar ndaj tij.

‘’Ai njeri nuk don me bashkëpunu. Ai nuk mund të ketë parnerë të barabartë. Nuk mundet me trajtu dikë si partner, dhe kjo është e rrezikshme. E shkeli kushtetutën, i thamë që je tu e bo. Shkarkoi ministrin dhe rrezikoi tërë sistemin për shkak të egos së tij personale Ai ose do të nënshktruar, por jo partner’’, ka thënë Gashi.

Tutje ai ka thënë se betejën dhe meritat më të mëdha në këtë johë pandemie i kanë mantel-bardhët, e jo kryeministri e ministrat në detyrë./PERISKOPI/

 

Mungon Vjosa Osmani, Gashi: Debat me pasion edhe në grupin parlamentar, në fund LDK na bashkon

Periskopi.com Lajme

Seanca e thirrur nga PDK sot në Kuvendin e Republikës nuk kaloi dhe e qetë.

Debate të ashpra pati, ndërsa përplasje kishte edhe nga ana e LDK-së, gjegjësisht mes kryeparlamentares Vjosa Osmani dhe deputetit, Driton Selmanaj.

Ndërsa, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi pas kësaj seance ka publikuar disa imazhe nga zyrat e partisë, ndërsa shihet ai dhe kolegët e tij duke qeshur.

“Debat me pasion edhe ne grupin parlamentar, por ne fund LDK na bashkon”, shkruan Gashi.

Arben Gashi qorton ashpër mbështetësit e VV-së që bënë montazhe me tekstet e Driton Selmanajt

Periskopi.com Lajme

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Arben Gashi ka dënuar mashtrimin që i është bërë deputetit tjetër të LDK’së, Driton Selmanajt.

Ai ka thënë se shpifësit janë vënë në aksion, transmeton Periskopi.

Gashi ka dhënë edhe një mesazh për Vetëvendosjen duke i thënë se duhet të përballën me të vertëtën dhe jo me montzha në Facebook.

Reagimi i tij:

Shpifesit ne aksion,
Dilni e perballuni me te verteten ne sallen e Kuvendit, jo me montazha ne Facebook.

Rasti i mashtrimit te publikut eshte denocuar ne polici dhe ne prokurori, nga deputeti Driton Selmanaj.
Pergjegjes eshte kushdo qe shperndane keto shpifje.

Shihemi!

Arben Gashi e merr me të mirë Kurtin: Askush nuk do të konsideroj frikacak nëse i nënshtrohesh Amerikës

Periskopi.com Lajme

Shefi i Grupit parlamentar të LDK’së, Arben Gashi gjatë seancës që po zhvillohet në Kuvend, i ka bërë thirrje kryeministrit Kurti që të hiqet taksa.

Gashi ka thënë se nëse Albin Kurti heq taksën nuk do të thotë që po i nënshtrohet presionit amerikan.

“Tarifa duhet të hiqet dhe për këtë dakordohemi të gjithë. Neve na kërkohet të veprojmë dhe jo të analizojmë dhe zhagisim kërkojmë nga kryeministri që të heq tarifën. Askush nuk do të konsideroj frikacak se ju nënshtrove presionit amerikan”, ka thënë ai.

Tutje Gashi ka thënë se me mos heqjen e taksës po dëmtojmë marrëdhëniet me SHBA.

“Dëmtuam një marrëdhënie speciale me SHBA, askush nuk e ka mbështetur këto masa, edhe SHBA edhe BE kanë kërkuar heqjen e menjëhershme të tarifës”, ka thënë tutje ai.

Po ashtu ai ka thënë se LDK kërkon që taksa duhet të hiqet dhe atë sa më shpejt./Periskopi/

Gashi: Aseti kryesor i Albin Kurtit është LDK’ja

Periskopi.com Lajme

Deputeti i LDK’së, Arben Gashi sonte në Rubikon ka thënë se partia e tij është aset në Qeveri për kryeministrin Albin Kurti, transmeton Periskopi.

”Qeveria Kurti do të kishte rënë, sikur të mos ishte LDK. Aseti kryesor i Kurtit është LDK. Përvoja, përkushtimi, kapacitetet janë të pamohueshm’, ka thënë ai.

‘’Ne jemi të bindur që LDK do të korrektojë çfarëdo veprimi të pamenduar të mirë apo të palogjikshëm. Po të mos ishte LDK, nuk do të kishim këtë qeveri’’/PERISKOPI/

 

Gashi e sheh të kotë letrën e Albin Kurtit: Edhe ashtu Trumpi nuk e lexon atë, sa letra i shkon në ditë

Periskopi.com Lajme

Arben Gashi, deputet i LDK’së sonte në Rubikon ka thënë se LDK nuk është konsultuar nga kryeministri Albin Kurti për letrën që ky i fundit ia adresoi presidentit amerikan, Donald Trump, transmeton Periskopi.

Gashi e sheh të kotë atë letër, duke ironizuar se Trumpi as nuk do ta lexojë atë.

‘’Kurti është dashur të dakordohet me LDK për ato letra. Edhe ashtu Trump nuk e lexon atë letër, sa letra i shkon atij në ditë. Me sa e di nuk ka pasë konsultim me LDK, dhe as daordim në përmbajtjen e asaj letre’’, ka thënë Gashi

‘’Edhe po të dojë të thotë që është mendim i tij personal, prap është kryeministër i vendit’’/PERISKOPI/

 

 

Gashi: Nuk ka nevojë të shpallet reciprociteti, thjesht institucionet duhet të veprojnë

Periskopi.com Lajme

Arben Gashi, deputet i LDK’së sonte në Rubikon ka thënë se nuk është nevoja që reciprociteti të shpallet si i tillë, por institucionet e Kosovës të veprojnë me punën e tyre, transmeton Periskopi.

‘’ Kemi këndvështrime të ndryshme për taksën, ndërsa për reciprocitetin e shohim si instrument ligjor, e jo politik. Nuk ka nevojë të shpallet reciprociteti, thjesht isntitucionet duhet të veprojnë. Nuk dëshirojë me pa Kosovën kur partneri jonë strategjik mund të  vendos sanksione ndaj neve’’

‘’Nuk përjashtohet mundësia që të ketë edhe masa sanksione ndaj Kosovës. Ka zëra në gjitha institucionet e Kosovës, edhe në LDK. Pse duhet të tregojmë kryenecesi për një cështje që vetëm duhet të shëndërrohet në fakt’’, ka shtuar Gashi.

‘’Nuk guxojmë të rrezikojmë këtë partneritet për një instrument që nuk mund të ketë efekt të madh ekonomik’’/PERISKOPI/

 

Gashi: Kurti ta heqë krejt taksën, përndryshe shkatërrohen raportet me SHBA’në

Periskopi.com Lajme

Deputeti i LDK’së, Arben Gashi sonte në Rubikon ka thënë se taksa duhet të hiqet krejt, sepse ndryshe do të rrezikohet shkatërrimi i raporteve me SHBA’në, transmeton Periskopi.

‘’Ne nuj jemi pajtuar dhe nuk pajtohemi me këtë cështje. Kurti e ka të qartë qëndrimin tonë dhe raportet e Kosovës dhe SHBA’së. Duhet ta trajtojmë me kujdes këtë cështje. Të mos shnëdërrohet në instrument që rrezikon shkatërrimin  e marrëdhënieve me SHBA. Ka reagim që janë të shqetësuar me këtë cështje, prandaj duhet të hiqet’’, ka thënë ai.

‘’Kryeministri akoma po heziton në një vendim final. Profiti nuk është i njejtë nëse taksa hiqet shpejt apo ngadalë. Nëse hiqet krejt, rrimë të marrim mbështetjen e ndërkombëtarëve’’/PERIKSOPI/

 

 

Gashi i LDK-së: Taksën ta heqim, reciprocitetin jo pa koordinim me Amerikën

Periskopi.com Lajme

Arben Gashi nga LDK, ka thënë se kjo parti qysh moti ka qenë kundër taksës. Ai ka thënë se pas heqjes së saj, nëse Serbia nuk ndryshon karshi Kosovës, atëherë duhet të vendosen masat e reciprocitetit, në bashkëpunim me ndërkombëtarët e në vecanti me SHBA-të.

“LDK dhe VV qysh në fushatë kanë qenë kundër tarifës ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina dhe kanë deklaruar se kjo do të zëvendësohet me masë reciprociteti. Kështu, votuesit tonë, përmes votës së tyre, kontribuan në përforcimin e qëndrimit tonë me këtë problematike. Anketimet joformale me qytetarë, konfirmojnë heqjen e tarifës për të ruajtur marrëdhëniet tona me aleatët tonë. Politika dhe diplomacia kosovare kanë dështuar të arsyetojnë tarifën 100%. LDK synon të bashkëpunojë dhe të bashkërendojë veprimet me aleatët tonë, në radhë të parë me SHBA-në, duke i njoftuar me pengesat që Serbia po ndërmerr ndaj Kosovës. Me tarifën e hequr, në rast se politika e Serbisë nuk ndryshon, masat reciproke do të rezolutojnë në bashkëpunim me partnerët e koalicionit dhe me spektrin e gjerë politik”, ka thënë Gashi./Periskopi/

Arben Gashi nga LDK: Do ta heqim taksën, reciprocitetin s’e bëjmë menjëherë sepse është kompleks

Periskopi.com Lajme

Deputeti i LDK’së, Arben Gashi, ka thënë se ka dakordim mes LDK’së dhe VV’së si partnerë në Qeveri për Reciprocitetin e proklamuar nga kryeministri, Albin Kurti.

Gashi ka thënë vendosja e masave të reciprocitetit është çështje ditësh ose javësh, shkruan Periskopi.

“Mendoj që ka dakordim mes LDK-së dhe VV-së, sa i përket reciporcitetit edhe Kurti në Munih e deklaroi që do ta heqë taksën, e që do të jetë shumë shpejt çështje ditësh apo javësh dhe zëvendësimi i saj me masa reciproke graduale dhe të arsyshme”, ka thënë ai në një tryezë të organizuar nga KDI.

Megjithatë, ai ka thënë se masa e reciprocitetit mund të mos jetë e menjëhershme sepse sipas tij është çështje më komplekse./Periskopi/

Arben Gashi i LDK-së: Po më pëlqen instalacioni artistik i PDK-së

Periskopi.com Lajme

Pasi deputeti i PDK-së Mërgim Lushataku, vendosi në bëllë të Kuvendit të Kosovës fotografinë e Presidentit të vendit Hashim Thaçi, ka reaguar shefi i GP të LDK-së, Arben Gashi.

Ai tha me të qeshur se po i pëlqen ‘instalacioni artistik i PDK-së.

“Po me pëlqen instalacioni artistik I PDKsë”, tha Gashi./Periskopi/

Gashi: Albin Kurti bëri hapa të njëanshëm, tash duhet t’na tregojë cili është opsioni i tij

Periskopi.com Lajme

Deputeti i zgjedhur i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga LDK, Arben Gashi ka folur pak orë para takimit të orës 15:30 në mes të Albin Kurtit dhe Isa Mustafës.

Deputeti Gashi, ndër të paktët që ka thyer heshtjen rreth 40 orëshe të LDK-së në raport me media, duke thënë se sot ose më së largu nesër do kemi finalizim të rezultatit të negociatave, qofshin ato pozitive qofshin negative.

“Po vijmë drejt finalizimit. Besoj se sot ose nesër rrjedha e ngjarjeve do të çoi deri tek konkluzioni, qoftë ai pozitiv apo negativ. Qoftë Po, qoftë Jo. pra limitet janë tek faza finale dhe kjo qëndron.”-shprehet Gashi.

Deputeti Gashi ka treguar në ‘RADIO 1’, se cilën përgjigje e pret sot Isa Mustafa nga Albin Kurti.

“Ajo çfarë është kërkuar dje dhe pardje nga kryetari ynë Mustafa në takim me z.Kurti është që meqenëse ai (Kurti) ka marrë hapa të njëanshëm, siç është zgjedhja e kryeparlamentarit dhe nominimi i disa emrave të Ministrave, qysh e mendon ai zgjidhjen tani. Cili është opsioni i tij me të cilin mendon ai ta ndërtoi qeverinë. Normal krahas kësaj ne mbetemi tek ajo që jemi dakorduar paraprakisht që të kemi qeveri të balancuar. Pra këtë po e pret z.Mustafa dhe besoi është korrekte nga ana jonë.”-tha Gashi.

Ndryshe, Arben Gashi ka qenë pjesë e disa prej takimeve të delegacioneve në mes të LDK-së dhe VV-së