Zyrtare: Dy ndeshje pezullim për Antonio Conten pasi ‘humbi kokën’ në ndeshjen kundër Udineses

Periskopi.com Sporti

Trajneri i Interit, Antonio Conte, i cili u përplas me gjyqtarin Fabio Maresca, është pezulluar me dy ndeshje dhe një gjobë prej 20 mijë eurove nga Komisioni Diciplinor.

Trajneri i ‘Nerazzurrëve’ është ndëshkuar për incidentin që zuri vend në ndeshjen Udinese-Inter fundjavën e kaluar, kur ai u përjashtua nga Maresca.

Menaxheri i skuadrës, Lele Oriall është dënuar me 5 mijë euro për sjelljen e tij, transmeton Periskopi.

Raporti nga trupi gjykues potencon se Conte është pezulluar për shkak të ‘protestave të vazhdueshme, duke bërtitur fraza fyese drejt gjyqtarit që vazhduan edhe pas përjashtimit, para se të largohej nga fusha.”

Pas ndeshjes, ”në tunelin që dërgon në zhveshtore, ai u konfrontua me gjyqtarin dhe iu drejtua me shprehje kërcënuese dhe fyese.” /Periskopi.com/

 

Punët keq në CL e keq në Serie A: Fansat e Interit kërkojnë shkarkimin e Antonio Contes

Periskopi.com Sporti

Ndërsa Interi dhe Antonio Conte duken të bindur se do të vazhdojnë së bashku, thirrjet po rriten mes tifozëve që trajneri të shkarkohet, pasi ‘hashtagu’ #ConteOut është në trend në rrjetin social Twitter.

Nerazzurrët janë praktikisht jashtë Ligës së Kampionëve pas humbjes së tyre në shtëpi nga Real Madridi me rezultat 2-0.

Me vetëm dy pikë nga katër ndeshje, ata gjithashtu rrezikojnë seriozisht që të dalin jashtë Evropës, pasi Shakhtar Donetsk është momentalisht në vendin e tretë.

Ata gjithashtu po hapsin në vështirësi në Serie A, por pavarësisht arritjes në finalen e Ligës së Evropës në gusht dhe përfundimit të sezonit të kaluar me vetëm një pikë larg, Juventusit, përvoja e Contes tashmë është quajtur një dështim nga disa.

Hashtagu #ConteOut është në trend në Twitter në Itali, megjithëse gazeta Corriere della Sera siguron që Conte nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen dhe as Interi nuk e konsideron mundësinë e një shkarkimi.

Interi tradicionalisht nuk ka shumë durim me teknikët e tyre, pasi në 43 vitet e fundit, vetëm tre trajnerë arritën të qëndronin në stol për më shumë se dy sezone me radhë – Eugenio Bersellini, Giovanni Trapattoni dhe Roberto Mancini.

Conte për Eriksenin: I kam dhënë shumë mundësi

Periskopi.com Sporti

Trajneri i Interit, Antonio Conte insiston se i ka dhënë shumë mundësi mesfushorit Christian Eriksen.

“Neurazurët” do përballen me Torinon, derisa sipas mediave italiane, danezi do nis nga stoli.

Tekniku italian para ndeshjes tha se Eriksenit i ka dhënë shumë shanse dhe që lojtari ka luajtur më shumë se disa lojtarë të tjerë.

“Gjithmonë them se vendimet i bëj për të mirën e Interit”.

“Mendoj se Christian ka pasur shumë mundësi, ka luajtur më shumë se disa lojtarë. Do nis nga fillimi ose stoli vendosi unë”, deklaroi ai.

Mbetet të shihet nëse Eriksen do largohet në janar, meqenëse kërkohet nga PSG dhe Borussia Dortmund.

Antonio Conte dëshiron të ribashkohet tek Interi me këta tre futbollistë të Chelseat

Periskopi.com Sporti

Trajneri i Interit, Antonio Conte dëshiron të ribashkohet me treshen e Chelseas, Marco Alonso, Olivier Giroud dhe Emerson.

Marcos nuk ka bërë ndonjë paraqitje që nga rikthimi ngase Frank Lampard i beson Ben Chilwell, andaj ka qëndruar vetëm në stol, transmeton lajmi.net.

E njëjta gjë mund të thuhet edhe për dyshen Emerson dhe Olivier Giroud, që nuk kanë besimin e teknikut anglez.

Thuhet se Interi synon të përforcojë skuadrën në janar dhe Conte ia ka bërë me dije drejtorit sportiv Beppe Marotta treshen e “Bluve”.

Të tre lojtarët ishin të lidhur me kalimin në “San Siro” gjatë afatit veror, por në fund vendosen t’i qëndrojnë besnik skuadrës londineze.

Chelsea është e hapur që t’i shet të tre lojtarët, derisa mbetet të shihet nëse do ndodhin këto transferime në afatin dimëror.

Fjalët e Contes pas humbjes së mbrëmshe do t’iu rrëqethin: Ky është Interi im, edhe i mirë edhe i keq…

Periskopi.com Sporti

Trajneri i Interit, Antonio Conte, ka folur për klubin e tij pas humbjes dhe është i bindur se ekipi i tij ishte në rrugën e duhur, përkundër humbjes nga Real Madridi, transmeton Periskopi.

“Ky është Interi im, edhe i mirë edhe i keq. Mendoj se këto hapa janë të nevojshëm për t’u rritur dhe nuk e di sa skuadra kanë ardhur këtu në Madrid dhe kanë zhvilluar këtë lloj futbolli, që nga 2-0 me dy gola të dhuruar, të kthehen në lojë dhe të kenë shanse të fitojnë 3-2”.

“E pranuam golin e tretë dhe rezultati nuk ua jep djemve atë që e merituan për përpjekjet e tyre, por dëshmon se detajet mund ta ndryshojnë lojën”.

“Real Madridi e quajti finale, prandaj dha maksimumin, ishin të përqendruar, të vendosur dhe morën rezultat të rëndësishëm”, ka deklaruar Conte për Sky Sport Italia.

‘Maniak’ i punës: Antonio Conte zbulon pamje nga zyra e tij të cilën e quan shtëpi të dytë

Periskopi.com Sporti

Trajneri i Interit, Antonio Conte ka postuar një fotografi nga zyrtare e tij, që e quan ‘shtëpinë e tij të dytë’.

Trajneri ka përdorur Instagramin për të publikuar një fotografi nga zyra e tij në qendrën stërvitore të Interit.

“Zyra ime … shtëpia ime e dytë!!! Në punë”, ka shkruar ai.

 

View this post on Instagram

 

Il mio ufficio… la mia seconda casa!!! At work 🖊 ⚽ My office… my second home!!! At work 🖊⚽

A post shared by Antonio Conte (@antonioconte) on

Dhoma e vogël është e mbushur me tabela, fletë të mëdha dhe një libër ku shihet Analiza e Kundërshtarit të radhës, që është Parma.

Mbi të gjitha, nuk mungon as fusha e madhe e njohur si Subbuteo, që përdoret për të punuar taktikat e tij për ndeshje.

Conte njihet si një nga trajnerët më punëtor në futbollin modern.

 

 

Conte pas humbjes kundër Milanit: Duhet të jemi më cinikë

Periskopi.com Sporti

Antonio Conte ka folur për Sky Sport pas humbjes së pësuar kundër Milan-it:

“Na vjen keq që kemi humbur një ndeshje që e kemi luajtur shumë mirë. Ata janë treguar të aftë dhe mendoj se kanë qenë edhe me fat. Gjithsesi, komplimente atyre”.

“Çdo ndeshje krijojmë shumë për të shënuar, duhet të jemi më cinikë në shfrytëzimin e rasteve. Kanë luftuar deri në fund për barazimin. Nuk kemi qenë me fat”.

“Soliditeti në mbrojtje dhe ekuilibri janë të rëndësishëm, por është e pashmangshme që duke luajtur me dy lojtarë si Perisic dhe Hakim në krah, që janë më shumë si mesfushorë, diçka paguan. Dhe të mendosh se ka disa që shtrembërojnë turinjtë sepse duan edhe fantazistin (trajneri zikaltër duket se i referohet Eriksen-it)”.

“Barella? Ka karakteristika të ngjashme me mua, edhe pse është shumë më i mirë në krahasim me mua. Mund të bëhet një top lojtar”.

Mënyra si Zhang e bindi Conten t’i bashkohet Interit nuk është aspak ashtu si e kishim menduar

Periskopi.com Sporti

Me Antonio Conte që vendosi të vazhdojë aventurën e tij tek Inter reagimi i parë i tifozëve zikaltër ka qenë: “Do ti kenë premtuar goditje të mëdha në merkato”.

Në realitet rruga e ndërmarrë nga shoqëria nuk është ekzaktësisht kjo e Zhang ka qenë i qartë me teknikun e tij: Inter, është thënë gjatë takimit, do të vazhdojë të investojë por nuk mund të mos ketë mendjen tek momenti ekonomik shumë i komplikuar për shkak të koronavirus. Kështu, Marotta nuk do të qendrojë pushim, por duhet të kënaqë Conte me cdo mënyrë për të përforcuar skuadrën, por jo me investime të cmendura.

Kështu, idea është për goditje të menduara e pjesërisht të lidhura me daljet. Këto të fundit mund të jenë shumë interesante për ta ngritur ndjeshëm buxhetin.

Me blerjen e Hakimi, sidoqoftë një blerje e mirë, zikaltrit mund ti dhurojnë Contes pa shumë probleme edhe Kumbullën e Tonalin. Në këtë pikë, për tiu përgjigjur kërkesave të teknikut, nevojitet një anësor i majtë, një qendërsulmues (ose dy nëse ikën Lautaro) e një mesfushor.

Për mesfushën emri që mund të kthehet në modë është ai i Vidal, që Barcelona ka vendosur ta lërë të lirë. Kiliani është i preferuar i Conte e, të paktën për këtë, teknikut do ti plotësohet dëshira. Pastaj duhen prekur rolet e tjerë. Në sulm, objektivët e gjashtë muajve më parë ishin Dzeko e Giroud por, për motive të ndryshme, të dy duken larg. Në javët e fundit janë përfolur shumë emra – mes tyre Aubameyang, për një operacion shumë kompleks – por e vërteta është se merkato e vërtetë do të nisë vetëm sot.

Trajneri i Interit në gjendje të rëndë: U përplas me një makinë duke ngarë biçikletën

Periskopi.com Sporti

Interi në panik për trajnerin e portirave. Adriano Bonaiuti pësoi një aksident pasi udhëtonte me biçikletë dhe u përplas nga një makinë tip “KIA”.

Panik për Interin, trajneri i portirave pëson aksident dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore

Aksidenti ndodhi në rrethin e San Francesco në Grottammare, afër Ascoli dhe 53-vjeçari është shtruar me urgjencë në spital. Sipas mediave italiane gjendja e tij është kritike dhe në kampin zikaltër janë tepër të shqetësuar për trajnerin e tyre.

 

Reagon ashpër Conte: Mohoj në mënyrë kategorike faktin që kam biseduar me lojtarë dhe drejtues të Juventusit

Periskopi.com Sporti

Antonio Conte shpërtheu kundër drejtuesve të Interit pas fitores 0-2 kundër Atalantës, që ishte ndeshja e fundit e këtij sezoni në Serie A.

“As puna ime dhe as puna e futbollistëve, nuk janë vlerësuar. Nuk kam gjetur mbështetjen e klubit kur kanë dalë zëra në media për pasardhësin tim.

Nëse do te shkurtosh diferencën me Juventusin, duhet të jesh shumë i fortë brenda fushës së lojës, por sidomos jashtë saj”, deklaroi trajneri zikaltër.

Kaq u desh që në mediat italiane të dilnin emrat e Max Allegrit dhe Mauricio Pochettinos si kandidatë për t’i zënë vendin.La Repubblica shkoi edhe më tej, duke raportuar se 51-vjeçari nga Lecce dëshiron të rikthehet te Juventusi, zëra rreth së cilave ka reaguar menjëherë trajneri italian.

“Mohoj në mënyrë kategorike faktin që kam biseduar me lojtarë dhe drejtues të Juventusit, duke i pyetur ata se a do të shkarkohet Sarri apo jo.

Do ta padis atë që ka shkruar këtë artikull. Kam firmosur një kontratë 3-vjeçare me Interin dhe, siç kam bërë gjithmonë në jetën time, do të punoj fort dhe do të luftoj me të gjithë forcën time për të bërë fitues këtë projekt”, theksoi Conte për Ansa.

Juventusi i uron ditëlindjen trajnerit të rivalit: Antonio Conte ndan në dysh fansat

Periskopi.com Sporti

“Gëzuar ditëlindjen, Antonio Conte!”, një postim i thjeshtë në Twitter bashkë me një emoji të një torte e një foto me fanellën bardhezi. Pavarësisht kalimit tek Inter e raporteve që duken më të tensionuara se kurrë, Juve nuk harron atë që vuri bazat për këtë cikël legjendar e që si lojtar ka qenë një flamur i vërtetë. Një gjest që ka ndarë në dysh tifozët bardhezinj, mes atyre pro e kundër, mes atyre që ndihen të tradhëtuar nga kalimi i teknikut tek Inter e atyre që nuk harrojnë triumfet e fitoret si lojtar e trajner.

Natyrisht edhe Inter ka dashur të kujtojë ditëlindjen e 51° të teknikut të tyre: “Në drejtimin e skuadrës së parë zikaltër nga 31 maji 2019, Antonio Conte feston sot ditëlindjen e dytë si trajner i Inter. Egërsi, ambicje, entuziazëm, dedikim punës e sakrificës janë ato që më mirë tragojnë pasionin e tij për futbollin e menyrën për ta interpretuar. Për teknikun zikaltër që mbush sot 51 vjec, urimet më të mira nga e gjithë bota interiste!”.

Contes i ‘ikën truri’: Se ku mund të shkojmë dhe çfarë do të ndodhë, nuk e di

Periskopi.com Sporti

Pas fitores në ndeshjen e prapambetur me Sampdoria, skuadra e Antonio Conte nuk shkoi më larg se barazimi në shtëpi, kundër Sassuolo, dhe rrëshqet përsëri në -8 pikë nga Juventusi. Trajneri zikaltër, i intervistuar nga DAZN në fund të lojës, nuk mundi ta fshihte zhgënjimin: “Është një barazim për keqardhje dhe që na dëmton. Kemi pasur disa raste sonte për ta mbyllur ndeshjen, por nuk e bëmë këtë. Ne arritëm të rikuperojmë katër minuta nga fundi, por i dhamë barazimin kundërshtarit. Kur ke mundësi për të shënuar në futboll, nuk duhet të falësh. Në fazën mbrojtëse duhej të ishim më të kujdesshëm”.

Conte nuk e drejton gishtin te fajtorë të veçantë, pavarësisht gabimit të bujshëm të Gagliardini në rezultatin 2-1, kur nuk shënoi dot me portën bosh: “Gabimi i Gagliardini? Ka zhgënjim nga të gjithë, sepse përpjekja për të marrë tri pikët ishte jashtëzakonisht e madhe. Në mesfushë kemi pasur defekte të shumta, por pavarësisht kësaj, ne mund të fitonim. Në tri ndeshjet e fundit kemi krijuar shumë, por kemi kapitalizuar pak. Detajet e bëjnë gjithmonë ndryshimin. Unë e përsëris këtë gjë pafund. Jemi ndëshkuar njësoj ndaj Napolit dhe sonte. Unë vazhdoj të punoj për ta ngritur nivelin”.

Trajneri i Interit i jep merita edhe kundërshtarit, por pranon se skuadra e tij humbi një mundësi të shkëlqyeshme: “Sassuolo është një ekip i vështirë, madje edhe kundër Atalantës u shfaq shumë herë para portierit. Ne krijuam shumë. Nuk mbaj mend që Handanoviç të ketë pritur kaq pak dhe ne pësuam tre gola. Nëse i çuam dëm këto pikë, duhet të shohim njëri-tjetrin dhe të përpiqemi të kuptojmë situatën. Se ku mund të shkojmë dhe çfarë do të ndodhë, nuk e di. Dua që të fitojmë 11 ndeshjet e mbetura. Dua të transferoj mentalitetin fitues te skuadra. Pastaj, nëse ka ekipe të tjera më të mira se ne, do t’i heqim kapelen…”

Conte në ankth nga koronavirusi, nuk i është nënshtruar ende testit

Periskopi.com Sporti

Interi u kthye në stërvitje këtë javë, por raportohet se Antonio Conte ende po pret rezultatet e testit COVID-19, prandaj ende është larg stafit të tij. La Gazzetta dello Sport shkruan se tekniku ende nuk i është nënshtruar testit të dytë.

Numri një i stolit nuk i ka rezistuar tundimit për të parë nga afër përgatitjet, prandaj ka gjetur një cep larg futbollistëve të tij dhe po sheh procesin stërvitor. Fatmirësisht të gjithë lojtarët e Interit janë negativ dhe nuk rrezikojnë.

Serie A ka patur disa probleme, pasi janë 8 futbollistë që kanë rezultat pozitiv dhe ende nuk ka një datë rifillimi të kampionatit. Italianët do të takohen për të vendosur datën e rifillimit.

E kërkoi te Juventusi e Chelsea por pa sukses: Conte më në fund afër të marrë sulmuesin që e dëshiroi gjithmonë

Periskopi.com Sporti

Trajneri i Interit, Antonio Conte ka një mundësi për të nënshkruar me Edinson Cavanin dhe duket se do të provojë deri në fund për ta kthyer këtë në realitet. Tekniku e ka preferuar gjithnjë uruguaianin duke e kërkuar në skuadrat ku trajnonte.

E kërkoi te Juventusi kur sulmuesi ishte te Napoli, e më pas e kërkoi edhe te Chelsea, por Cavani nuk lëvizte nga Parisi. Por, tashmë, 33-vjeçari nuk do të rinovojë me parisienët dhe në verë do të gjejë një tjetër akomodim.

U përfol për një transferim në Spanjë te Atletico Madrid, megjithatë ky plan tashmë duket se është zbehur. Ndaj, Conte do të lëvizë të gjithë gurët për të mbërritur te sulmuesi i preferuar, aq më tepër kur edhe pista Olivier Giroud është zbehur ndjeshëm.

Sot 16 vite më parë, Antonio Conte i dha lamtumirën futbollit kundër Interit

Periskopi.com Sporti

Më 4 prill të vitit 2004 kalonte 18 minutat e fundit në fushë, Lipi e thërret në minutën e 72-të për të marrë vendin e Camoranezit. Një shenjë e fatit: Antonio Conte sot stërvit rivalin e madh të kohës kur ka mbyllur karrierën e tij si futbollist.

Luhej në “San Siro”. Ishte paraqitja e fundit me fanellën e Juventusit. Sfida është speciale, “derbi i Italisë” kundër Interit, skuadër që sot drejton për të zbritur nga “froni” pikërisht Juven. Por, atëherë kush mund ta imagjinonte? Conte përjetoi derbin e fundit më 8 mars, në zbrazëtirën e “Allianz Stadium”.

Ndërsa në atë 4 prill do të fitonte Interi, 3-2: gola të Martins, Vieri dhe Stankoviç; autogol i Kili Gonzales dhe gol i Di Vaios për bardhezinjtë, por të dyja skuadrat ndodheshin mbrapa në klasifikim dhe Milani do të fitonte titullin.

Kishin kaluar 13 vite nga debutimi i tij me fanellën bardhezi, në një tjetër derb, atë kundër Torinos, kur Trapatoni e aktivizoi në vend të Skilaçit më 17 nëntor 1991. Fillimi i një aventure të jashtëzakonshme ku do të fitojë si protagonist absolut 1 Ligë Kampionësh, një Kupë UEFA, 5 tituj, 1 Kupë italiane dhe 4 Superkpa italiane.

Nga 1996-ta do të ishte edhe kapiten. Do të kalojnë 7 vite nga largimi dhe Conte bën edhe një tjetër debutim juventin, por në stol, duke i dhënë start ciklit të 8 titujve radhazi. Edhe ajo histori u mbyll. Kapitulli i ri quhet Inter. Një shenjë e fatit.

 

 

Gjest human nga Conte: Dhuron laptopë për studentët e mjekësisë në luftën kundër koronavirusit

Periskopi.com Sporti

Antonio Conte u është bashkuar një numri të madh të sportistëve dhe trajnerëve për të luftuar kundër koronavirusit.

Trajneri i Interit thuhet se ka blerë 12 laptope për studentët e mjekësisë në luftë kundër coronavirusit në Torino.

Conte ka dërguar pajisjet në Universitetin ‘Regina Margherita’, ndërsa lajmin e ka konfirmuar edhe rektorja Tiziana Catenazzo.

“Ne jemi takuar me Antonio Conte dhe gruan e tij Elizabeth dje dhe kemi biseduar për vështirësitë që po kalon reparti i neuropsikiatrisë”, ka thënë ajo.

“Shkaku i emergjencës nga coronavirusi, studentët e mjekësisë kanë mbetur pa mësuar pasi profesorët janë në karatin”.

“Me këta laptopë, ne do të jemi në gjendje që të paktën të zhvillojmë mësimet online dhe të mbajë studentët në rrjedhat e detyrave”, ka shtuar më tej Catenazzo.

Conte nuk i lë të qetë lojtarët as në karantinë – tërë kohën u shkruan mesazhe

Periskopi.com Sporti

Suspendimi i të gjitha aktiviteteve sportive pas përhapjes së Covid-19 ka bërë që lojtarët e skuadrave të qëndrojnë të mbyllur në shtëpitë e tyre, për të shmangur infektimin.

Një nga lojtarët e Inter, Danilo D’Ambrosio, i cili po tenton të shijoj kohën me familjen, ka thënë se trajneri i tyre, Antonio Conte, nuk i lë ata të qetë as në këtë kohë.

“Unë kurrë nuk kalojë kaq shumë kohë në shtëpi dhe duhet të them se koha me familjen është gjëja më e mirë në botë” ka thënë lojtari fillimisht, transmeton lajmi.net.

“Jam i lumtur të kaloj 24 orë në ditë me ta. Por, trajneri na shkruan gjatë gjithë kohës, për të na pyetur rreth asaj se si po ecën dieta jonë” ka shtuar mbrojtësi i Inter.

Inter, si të gjitha skuadrat e Serie A dhe disa kampionateve të tjera, ka suspenduar seancat stërvitore dhe lojtarët duhet të kujdesën vet për formën e tyre.

Pirlo: Conte kur humb shëndrrohet në demon, nuk guxoni as t’i flisni

Periskopi.com Sporti

Andrea Pirlo ka dhënë parashikimin e tij për derbin e Milanos, derisa ka thënë se Antonio Conte dhe Zlatan Ibrahimovic do të luajnë role kyçe.

“Ibra është fundamentalist, dhe rrit koncentrimin në grup. Ai është një perfeksionist kërkues në çdo aspekt dhe dëshiron që të gjithë të tjerët të jenë njejtë,” u shpreh legjenda italiane, transmeton Periskopi.

“E di këtë nga eksperienca.”

Sa i përket Contes, ai u shpreh: “Conte është trajneri më i mirë me të cilin kam punuar, për çdo ditë na tregonte video 40-50 minutëshe.

“Për shkak të tij fillova ta konsideroj të bëhem trajner.

“Ai është i obsesionuar me fitore, kështu që kur humb, shëndrrohet në demon. Nuk duhet t’i flisni fare.” /Periskopi.com/

Fabregas i është përgjigjur pyetjes që u intereson të gjithëve: Conte apo Sarri, cili është më i vështirë

Periskopi.com Sporti

Ish-mesfushori i Chelseat, Cesc Fabregas e ka etiketuar Antonio Conten si “trajnerin më të vështirë”, ndërsa Maurizio Sarrin “jo shumë fleksibil”.

Fabregas fillimisht nuk u pëlqye nga Conte por punoi shumë që ta fitonte besimin e tij, derisa fitoi titullin e Premier Leagues me të dhe FA Cup mes viteve 2017 dhe 2018, transmeton Periskopi.

“Conte me një distancë të madhe,” shkroi spanjolli kur u pyet për trajnerin më të vështirë me të cilin kishte punuar.

“Gjithmonë kam thënë se fakti se e kam bërë të ndryshojë mendje për mua është një prej gjërave më të kënaqshme që kam arritur në karrierë.

“U desh të qëndroja i heshtur dhe të djersitja shumë.”

32-vjeçari gjithashtu e diskutoi edhe Sarrin.

“Ai i ka taktikat e tij dhe vdes për to. Nuk është shumë fleksibil, por është njeri i mirë me zemër të mirë.” /Periskopi.com/

Jeta aktualisht kopsht me lule për Conten: Po lufton për Scudetto dhe sapo është pasuruar me 30 milionë euro

Periskopi.com Sporti

Chelsea raportohet se i ka paguar më shumë se 31 milionë euro Antonio Contes në formë kompensimi, pasi shkarkoi trajnerin e Interit në vitin 2018.

Conte fitoi Premier Leaguen për herë të parë në sezonin e tij debutues në Premier League, por eventualisht u zëvendësua nga Maurizio Sarri në “Stamford Bridge”, transmeton Periskopi.

“Sky Sports” raporton se vendimi për të ndarë rrugët me Conten pas vetëm dy sezoneve, u ka kushtuar “Të Kaltërve” me 31 milionë euro, pasi u analizuan shpenzimet e fundit të klubit.

Shuma është paguar në formë kompensimi për ish-trajnerin dhe stafin.”

Këtë verë, 50-vjeçari mori drejtimin e Interit dhe ka arritur që t’i ngris “Nerazzurrët” në krye të Serie A-së.

Ata janë aktualisht protagonistë për Scudetto, së bashku me Juventusin. /Periskopi.com/