Pas këtij gabimi që bëri, Martial sonte nuk do të mund të fle – shiheni autogolin

Periskopi.com Sporti

Është barazuar rezultati në ndeshjen Paris Saint-Germain-Manchester United.

Golin për skuadrën franceze e shënoi gabimisht në portën e tij Martial.

Kurse, United kishte kaluar në epërsi me golin e shënua nga Fernandes, nga penalltia.

Shiheni më poshtë.

‘Djajtë e Kuq’ zgjohen nga gjumi, Martial nga një tjetër planet

Periskopi.com Sporti

Manchester United ka arritur t’i shënojë dy gola të shpejtë kundër Southamptonit.

Ky rezultat tani e favorizon luftën  e Manchesterit për të qenë pjesë e Ligës së Kampionëve, përcjell Periskopi.

Golin e parë për ‘Djajtë e Kuq’  e shënoi, Rashford pas një superasisti të Martial, i cili shënoi edhe për 2-1.

Shihni golat. /Periskopi

 

Martial theu mallkimin shtatë vjeçar të Unitedit – shënoi hat-trickun e parë që nga koha e Van Persie

Periskopi.com Sporti

Anthony Martial mbrëmë arriti ta shënojë hat-trickun e parë që prej shtatë vitesh për klubin e Premier Ligës, Manchester Unitedin, transmeton Periskopi.

Sulmuesi francez, shënoi tre herë për të udhëhequr skuadrën e tij drejt një fitoreje vendimtare 3-0 ndaj Sheffield United.

 Anthony Martial was the star man as he bagged a treble against Sheff Utd

Vlënë të theksohet se, ishte hat-tricku i parë i Man Utd në Premier League që nga ndeshja e Robin van Persie kundër Aston Villa në 2013-ën.

Shihni videon. /Periskopi

 

Mënyra se si Pogba komentoi golin e Anthony Martial kundër Man Cityt është thjesht briliante

Periskopi.com Sporti

Skuadra e Manchester Unitedit ishte në formë të shkëlqyer përpara se kampionati të pezullohej në mars, shkaku i pandemisë koronavirus.

Ndeshja e tyre e fundit në Premier League erdhi gati tre muaj më parë kundër rivalëve të ashpër të tyre, Manchester City.

United fitoi me rezultat 2-0 atë ditë – me golin e Bruno Fernandes dhe atë të Anthony Martial, shkruan Periskopi.

Këtë po e vëzhgontë nga stendat Paul Pogba, pasi po vuante nga lëndimi,

“Mbreti ka topin … çfarë pasimi, çfarë goli! Shënon Anthony! GOOOL! GOOOL! GOOOL!” – tha ai.

Shihni videon më poshtë. /Periskopi.com

 

Pamje të tmerrshme, Martial shënoi kundër Cityt por e pësoi keq me këmbën

Periskopi.com Sporti

Martial tregoi dëmtimin që kishte pësuar mbrëmë në ndeshjen kundër Cityt.

“Të Kuqtë” fituan kundër “Qytetarëve” ndë ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të në Premier Ligë.

Martiali ishte jo karakteristikisht agresiv gjatë gjithë ndeshjes, dhe veç golit të parë, ai gati sa dyfishoi epërsinë e United në fillim të pjesës së dytë.

Martiali postoi fotografinë në Instastory, mirëpo për pak kohë fotoja nuk u gjetë më pasi ishte fshirë. /Periskopi.com/

Image

 

Man United nuk mundet ta mposht as Bruggen: Mezi nxjerr një barazim

Periskopi.com Sporti

Manchester United nuk ka arritur të nxjerr më shumë se një barazim 1-1 si mysafir i Club Brugge, të enjten mbrëma.

“Djajtë e Kuq” e gjetën veten në disavantazh në minutën e 15-të, pas një goli interesant nga Dennis i cili u asistua nga portieri, Simon Mignolet.

Mirëpo, nëntë minuta para përfundimit të pjesës së parë, Anthony Martial barazoi për epilogun final.

Gjithçka do të vendoset në ndeshjen e kthimit, me belgët që dukshëm tash janë në avantazh. /Periskopi.com/

Man United nuk e lë turpin të zgjatë shumë: Barazon rezultatin Martial

Periskopi.com Sporti

Manchester United ka barazuar rezultatin si mysafir i Club Brugge, të enjten mbrëma.

Anthony Martial ka barazuar në minutën e 36-të, pas një gabimi katastrofal nga mbrojtja kundërshtare.

Shikoni golin më poshtë. /Periskopi.com/

Man United po e tmerron Partizanin e Beogradit, ia shënon edhe golin e dytë

Periskopi.com Sporti

Manchester United ka shënuar edhe golin e dytë kundër Partizanit të Beogradit në minutën e 32-të të ndeshjes.

Anthony Martial ka realizuar pas një tjetër gabimi trashanik në mbrojtjen e serbëve.

Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/

United me kontratë të re për futbollistin francez

Periskopi.com Sporti

“Djajtë e Kuq”, duan ta vazhdojnë bashkëpunimin me mesfushorin francez.

 Nga një lojtar jashtë projektit të Manchester United dhe pothuajse i larguar me Jose Mourinhon në stol në një futbollist kyç për Manchester United, përcjell Periskopi.

Bëhet fjalë për Paul Pogba i cili ka gjetur sërish lumturinë te Djajtë e Kuq dhe e ardhmja do të vazhdojë të jetë në Old Trafford.

Sipas asaj që raportojnë mediat angleze drejtuesit e Manchester United kanë nisur bisedimet me agjentin e mesfushorit francez për t’i rinovuar atij kontratën aktuale e cila i skadon pas dy vitesh e gjysmë.

Paul Pogba nën udhëheqjen e trajnerit të ri Ole Gunnar Solskjaer në Premier Ligë ka realizuar 4 gola dhe ka asistuar në 3 prej tyre.

Bashkëpunimi mund të zgjatet deri në 2023 ose 2024-ën, teksa pritet të jetë thjeshtë një formalitet./Periskopi/

Mourinho zbulon arsyen kryesore pse Martial ka udhëtuar në drejtim të Parisit

Periskopi.com Sporti

Anthony Martial ka udhëtuar në drejtim të Parisit për shkak të lindjes së fëmijës së tij të dytë

Jose Mourinho e ka konfirmuar që Anthony Martial është larguar nga kampi i Manchester Unitedit jo për arsye të ndonjë transferimi, por shkaku i lindjes së fëmijës së tij të dytë, shkruan Periskopi.

“Kur një njeri do të jetë një baba në këtë rast, është hera e dytë që ai do të jetë një baba dhe ai vendos se është shumë e rëndësishme që ai të shkojë, askush nuk ka të drejtë ta ndalojë atë të shkojë” ka thënë Mourinho.

Ndryshe Manchester United është duke qëndruar në SHBA ku po kryen përgatitjet në prag të sezonit të ri në Premier League. /Periskopi/

Mourinho s’heq dorë nga Perisic

Periskopi.com Sporti

Anthony Martial për Ivan Perisic. Një vit pasi Mourinho nuk arriti ta merrte kroatin, Manchester United duket se është duke përgatitur një sulm të ri.

Lajmi është dhënë nga britanikja “Daily Mail”, sipas së cilës, trajneri portugez ka studiuar një plan të ri , që bazohet te shitja e sulmuesit francezi.

Drejtuesit e Inter kanë kërkuar ta përfshijnë atë në negociatat e zhvilluara vitin e kaluar, por anglezët kanë refuzuar. Tani situata ka ndryshuar dhe duket se “Djajtë e Kuq” do t’ia plotësojnë dëshirën lojtarit, i vendosur të ndryshojë ekip.

Mou kërkon 90 milionë euro për kartonin e Marital. Një shifër shumë e lartë, por janë të shumtë klubet që do të ishin të gatshëm të viheshin në lëvizje.

Me atë shumë, Mourinho do të kthehej të trokiste në derën e Inter për Ivan Perisic, i cili e ka bindur akoma më shumë portugezin pas paraqitjeve të bëra në Kupën e Botës.

 

 

10 futbollistët që u blenë me ‘pare të ima’ dhe u shitën me shuma marramendëse

Periskopi.com Sporti

Aktualisht është në pikën më të nxehtë tregu i transferimeve të verës, me shumë blerje e shitje të kartonëve të lojtarëve që tashmë kanë ndodhur. Më i bujshmi, padyshim është Cristiano Ronaldo që për 100 milionë euro kaloi në Juventusin e Torinos, shkruan Periskopi.

Natyrisht, nuk ka të bëj gjithçka me kualitetet e lojtarëve në fushën e blertë. Tashmë, që futbolli është hiperkomercializuar, klubet shfrytëzojnë futbollistët për t’i shtuar fitimet e tyre financiare.

Këto janë 10 blerjet më të lira që u bënë nga klubet e ndryshme evropiane që më pas u kthyen në shitje marramendëse.

I pari që do të përmendim është Zinedine Zidane. Ai ishte blerë nga Juventus për vetëm 3 milionë e gjysmë, por kartoni i tij u shit nga “Zonja e Vjetër” për 77,50 milionë.

Riyad Mahrez u transferua këtë verë te Manchester City nga Leicester City për 67,80 milionë euro. Te Leicesteri, Mahrezi ishte transferuar për vetëm 500 mijë.

Edhe Thomas Lemar, futbollisti i Atletico Madridit që u transferua sivjet për 66 milionë ishte blerë fare lirë nga Monaco [prej Caen] për 4 milionë.

A e dini për sa ishte blerë Luis Figo nga Barcelona? Për vetëm 2 milionë e gjysmë. Ndërkohë, ishte shitur në Real Madrid për 60 milionë.

As Leite Kaka nuk kishte kushtuar shtrenjtë. AC Milan e kishte blerë për 8 milionë e 250 mijë euro nga Sao Paolo dhe e kishte shitur drejt Real Madridit për hiç më pak se 56,75 milionë.

Një tjetër është edhe Anthony Martial, i cili u ble nga Manchester United për 60 milionë ndërsa ishte blerë nga Monaco [prej Lyon] për vetëm 5 sosh.

Edhe Hernan Crespo ishte pikasur herët nga skautët e Parmës. Klubi që kishte bankrotuar disa herë, e që së fundi u rikthye në Premier Ligë, i kushtoi parmanëve veç 4,13 milionë ndërsa u shit në vitin e largët 2000 për 56,81.

John Stones, i cili i kushtoi Cityt një mal me para [55,60] ishte blerë nga Barnsley për vetëm 3 milionë. Pastaj, Jorginho që kaloi në Chelsea ishte blerë nga Napoli për vetëm 9,50 milionë [e u shit për 57]. Dhe të fundit që po e përmendim është portieri i Cityt, Ederson, i cili u transferua për vetëm 500 mijë nga Benfica, për t’u shitur për 40 milionë. /Periskopi

Mourinho: Martial nuk duhet të dëgjojë agjentin e tij

Jose Mourinho thotë se Anthony Martial nuk duhet t'a dëgjojë agjentin e tij lidhur me të ardhmen e tij.

Periskopi.com Sporti

Shkaku i minutazhës së ulët, shumë herë Martial është lidhur me një largim nga ”Old Trafford”, megjithatë Mourinho e ka paralajmëruar sulmuesin francez.

”Martial ka luajtur, ka krijuar raste, ka shënuar dhe ka sfiduar. Mendoj që ai ishte shumë pozitiv dje”.

”Unë e di se Martial është top talent. Por, ai duhet të më dëgjojë mua dhe jo agjentin e tij për çdo gjë”, tha Mourinho për mediat britanike.

Manchester United viziton fëmijët në prag të Krishtlindjëve

Futbollistët e klubeve nga Liga Premier, si Manchester United, Tottenham e Chelsea, ua kanë zbukuruar ditën fëmijëve me vizitën e tyre të përvitshme për festat e fundvitit.

Periskopi.com Sporti

Yjet e Djajve të Kuq, Zlatan Ibrahimovic dhe Paul Pogba, ishin kryesorët që vizituan Spitalin Mbretëror të Fëmijëve në Mançester, të shoqëruar nga bashkëlojtarët e tyre, Marcos Rojo, Marouane Fellaini, Anthony Martial dhe Daley Blind.

fella

Ata bënë vizita edhe në disa spitale tjera të fëmijëve, në prag të ndeshjes kundër Sunderlandit.

roj

“Jemi me fat që kemi shëndet të mirë dhe për ne është shumë e veçantë që t’u sigurojmë fëmijëve buzëqeshjen”, thuhet në njoftimin e Unitedit.

 

Sulmuesi i Monacos që refuzoi Real Madridin, dëshiron të bëhet lojtari më i shtrenjtë

Sulmuesi francez, Kylian Mbappe që nesër feston ditëlindjen e 18, është njëri nga lojtarët më të kërkuar në treg momentalisht.

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi i Monacos ka shënuar 3 gola në 10 paraqitje, gjithashtu ka asistuar 5 herë në sezonin e tij debutues te Monaco.

Megjithatë, francezi me prejardhje kamerunase, i ka vendosur vetes një kriter.

Kylian Mbappe monaco
Kylian Mbappe, As Monaco

 

” Dua të kalojë rekordin e shitjes së Martial te Monaco. Martial është një lojtarë fantastik por unë dëshirojë të rritem edhe më shumë si lojtarë, këtu pastaj të transferohem diku në top ligat evropiane.”

Martial u shit 2 sezone më parë nga Monaco te Manchester United për 50 mil euro.

Ndërkaq rekordin te Monaco për shitjen më të shtrenjtë e mban, James Rodriguez i cili u largua për te Real Madridi për 75 mil euro.

‘El Clasico’ zhvillohet edhe për yllin e Manchester United

Dy gjigandët spanjoll, Barcelona dhe Real Madrid do të tentojnë të nënshkruajnë me yllin e Manchester United, Anthony Martial.

Periskopi.com Sporti

Sipas ‘The Sun’ dy skuadrat janë të gatshme të paguajnë shumën prej 60 milionë euro për të siguruar shërbimet e francezit.

Martial i cili erdhi të United për 50 milionë euro, shumë lehtë tani mund të perfundojë të ndonjëri nga gjigandët spanjoll. Barcelona e kishte kërkuar para se ai të shkonte në Angli, por nuk arriti të mposhte Unitedin në garë për shërbimet e tij.

martial
Anthony Martial, Manchester United

‘Los Blancos’ do të tentojnë të joshin ‘djajët e kuq’ për të shitur yllin e tyre duke ia ofruar kolumbianin James Rodriguez dhe të holla.

20 vjeçari në këtë sezon është duke pasur probleme private që si duket kanë ndikuar edhe në formën e tij, ku aspak nuk ka filluar mbarë këtë sezon të ri. /Periskopi/

Martial largohet nga Manchester United?

Paris Saint-Germain jan duke shpresuar se do mund të transferojnë sulmuesin e Manchester United, Anthony Martial.

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi francez, iu bashkua ‘djajëve të kuq’ në vitin 2015, por në këtë sezon ka dështuar të sigurojë një vend në formacionin bazë nën urdhërat e Jose Mourinhos.

Martial sezonin e kaluar ishte një lojtarët kyç të skuadrës ku kishte shënuar 17 gola në 49 paraqitje. /Periskopi/

Man United shënon edhe golin e tretë (Video)

Manchester United ka arritur të shënojë edhe golin e tretë ndaj West Ham United.

Periskopi.com Sporti

Kësaj radhe ishte Valencia i cili asistojë për francezin Martial që shënoi për golin e dytë të tij personal dhe të tretin për Manchester United. /Periskopi/

https://www.youtube.com/watch?v=yM5QyJuwLhQ

United përsëri në epërsi ndaj West Hamit (Video)

Manchester United ka rikthyer epërsinë ndaj West Ham United.

Periskopi.com Sporti

Pas një topi të fituar nga Valencia i cili gjeti Miki në afërsi të zonës, ku ky i fundit asistojë për francezin Martial i cili e konvertoi në gol për rezultatin 2-1. /Periskopi/

https://www.youtube.com/watch?v=BZxxTkpSMKU

Mourinho nuk përfshinë dy super yje për derbin?

Spekulohet se Anthony Martial dhe Mkhitaryan janë lënë jashtë 18-shes së Jose Mourniho për derbin ndaj Liverpool.

Periskopi.com Sporti

Të dy lojtarët janë në gjendje fizike të gatshëm për lojë por thuhet se Mourinho nuk i ka përfshirë në listën e fundit për lojë, sipas Sport.

Armeni Mkhitaryan është rikthyer këtë javë nga lëndimi dhe është i gatshëm për lojë po ashtu dhe Martial nuk ka problem fizike.

Manchester United është mysafir i Liverpool në derbin e javës në Premier Ligë. /Periskopi.com