BBC Sport: Sikur futbolli të kishte më tepër tifozë si kosovarët

Periskopi.com Sporti

Tifozët e futbollit të Kosovës kanë filluar të shfaqen si model për t’u ndjekur nga gjitha tifozëritë e botës për mirëpritjen që u bën anglezëve në Prishtinë.

Kombëtarja e Kosovës të dielën ka pritur në “Fadil Vokrri” Kombëtaren e Anglisë, e po ashtu edhe qindra tifozë anglezë që ia kishin mësyrë Prishtinës.

Atmosfera sportive që atë ditë fundjavë mbizotroi në kryeqytetin e Kosovës, ka bërë jehonë në mediet e mëdha botërore, e në veçanti ato angleze.

Mediume të mëdha angleze si BBC, The Guardian, DailyMail dhe Mirror kanë qëndruar në Kosovë në këto ditë.

Pas shumë shkrimeve të jashtëzakonshme për Kosovën, BBC tani pyet pse në futboll sot nuk ka më shumë tifozë siç janë kosovarët.

“Sikur të kishte më tepër tifozë futbolli si kosovarët, një veprim klasi” shkruan BBC.

Kombëtarja angleze vjen në Kosovë

Periskopi.com Sporti

Kombëtarja e Anglisë sot vjen në Kosovë.

Kombëtarja më e famshme që ka ardhur ndonjëherë në Kosovë, Anglia mbërrin në Aeroportin “Adem Jashari” në ora 18:30.

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate mban konferencë në njërin nga hotelet në Prishtinë në ora 19:30.

Të dielën nga ora 18:00, në Stadiumin “Fadil Vokrri”, zhvillohet ndeshja Kosova-Angli, e vlefshme për kualifikim në Euro 2020.

Pamje fantastike, kështu do të mirëpriten anglezët që nga aeroporti i Prishtinës

Periskopi.com Sporti

Me të arritur në aeroportin e Prishtinës, tifozët e Anglisë do të kenë mundësinë që të ndjehen të mirëseardhur në Kosovë pasi që në hapësirat reklamuese të dhurara nga LIMAK Kosova do të shohin mesazhin gjeneral të kampanjës mikëpritëse Welcome & Respect.

Për shpirtin human, mikëpritës e shoqëror të Kosovës, është përkujdesur agjensioni i marketingut Base të cilët kanë përgaditur një ilustrim të veçantë ku shihen tifozët anglezë dhe ata të Kosovës duke festuar së bashku madhështinë e një eventi të tillë.

Kjo është hera e dytë që Base bën diçka të tillë, pasi që edhe në ndeshjen kundër Malit të Zi dizajnuan një transparent të Vedat Muriqit i cili u shpalos nga Dardanët në fillim të asaj ndeshjeje, duke bërë bujë të madhe edhe në rrjete sociale.

 

 

Haradinaj u thotë izraelitëve dhe anglezëve: Kosova vend i përshatshëm për investime në bujqësi

Periskopi.com Lajme

Investimet e huaja do të gjejnë një partner të rëndësishëm në Kosovë, e që është Qeveria e Kosovës, dhe e cila do të jetë përkrahëse e fuqishme e tyre. Kështu tha kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, pasi priti në takim përfaqësuesit e Groëponics Kosova, kompani kosovare me partnerë nga Izraeli dhe Anglia, nga të cilët u njoftua për investimin në projektin e serrave hidroponike për kultivimin e perimeve.

Me këtë rast është bërë e ditur se sektori në të cilin Groëponics Kosova do të investojë është sektori  i Bujqësisë dhe Industrisë së Kosovës, në rajonin e Gjakovës, në vlerë prej mbi 10 milionë euro në mbi 5 hektarë tokë.

Kryeministri Haradinaj tha se Ligji për Investime Strategjike, tashmë po tregon rezultatet e para, duke sjellë investime të huaja direkte në vend, të cilat do të ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik dhe në hapjen e vendeve të reja të punës.

“Pas investitorit të parë strategjik që e ka shpallur Qeveria e vendit, tani po shohim çdo herë e më shumë interesim për të investuar në Kosovë. Ne kemi krijuar klimë të përshtatshme administrative dhe vendi ofron resurse të shumta natyrore dhe njerëzore, të cilat mund t’i kthejmë dhe do të angazhohemi që t’i kthejmë në parametra ekonomik”, tha kryeministri Haradinaj duke përmendur faktin që vetëm ky investim në bujqësi do të rrisë numrin e të punësuarve deri në 130 dhe do të rrisë eksportin e produkteve tona në vendet evropiane.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e këtij investitori potencial, njoftuan për fazat që do të realizohet ky investim, duke theksuar po ashtu se shitja do të realizohet në tregjet evropiane, njëkohësisht duke e zhvilluar dhe zgjeruar kooperimin me fermerët lokalë dhe regjional.

Pjesë e këtij takimi ishin edhe Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, dhe Kryetari i Komunës së Gjakovës, Adrian Gjini.

 

Tifozët anglezë udhëtojnë me pilotët të dehur rusë, derisa udhëtojnë për të ndjekur takimet e Kupës Botërore

Periskopi.com Botërori 2018

Tifozët anglezë kanë filluar të frikësohen nga pilotët e “dehur” rusë derisa ata do të duhej të udhëtonin për të ndjekur takimet e Kupës Botërore në Rusi.

Bashkë-piloti Dimitri Lugov, 29 vjeç, ishte shumë i dehur pas raportimeve se ai kishte vështirësi për të prekur hundën e tij gjatë një testi, thonë raportet.

Kompania ajrore ruse “Carrier Pobeda” ka dy fluturime çdo ditë mes Moskës dhe Volgogogradit dhe Kalininigradit – vendi ku Anglia zhvillonte ndeshjet, raportoi “The Sun”, transmeton Periskopi.

Në një incident tjetër të dyshuar në mars, u zbulua se një pilot i Aeroflotit Vadim Kashin, 42 vjeç, u ndalua nga fluturimi sepse ishte i “dehur”.

Një dokument i lëshuar nga Mash shfaq se ai kishte “dridhje në gishtërinj” dhe “i vinte era alkool”./Periskopi/

 

Anglezët blejnë klubin shqiptar

Periskopi.com Sporti

Klubi i Elbasanit tashmë është zyrtarisht pronë e kompanisë angleze “Level Up Sa”.

Para pak çastesh kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini, ka firmosur kontratën për shitjen e aksioneve së bashku me përfaqësuesin e firmës angleze, Bradley Videgeon.

“Level Up Sa” është një kompani angleze e regjistruar në Zvicër e cila ka për synim të rikthejë Elbasanin në majat e futbollit shqiptar. Kjo kompani do të zotërojë 100% të aksioneve të klubit.

Më parë përfaqësuesi i saj kishte firmosur kontratën për blerjen e 46% të aksioneve që zotëronte ish-presidenti Arben Laze, ndërsa sot kanë përvetësuar edhe 54% të aksioneve që zotëronte Bashkia e Elbasanit.

Synimi i klubit këtë sezon është të sigurojë ngjitjen në Kategorinë Superiore dhe për të arritur diçka të tillë është bërë një merkato mjaft cilësore.