Molliqaj: Kurti po synon të krijojë elektorat anti-amerikan, është prishur komplet me SHBA’në

Periskopi.com Lajme

Kryetari i PSD’së, Dardan Molliqaj sonte në Pressing ka thënë se Albin Kurti po synon të krijojë elektora antiamerikan në Kosovë, pasi është prishur komplet me këtë superfuqi, transmeton Periskopi.

‘’Kurti po synon të krijojë elektorat në Kosovë antiamerikan. Ka dalë në media ndërkombëtare me thënë se u rrëzu nga Amerika.

‘’Këta janë prish komplet me Amerikën. Kur të vjen në pushtet, ka me kqyr me u lidhë me Evropë, e pastaj edhe me ata ka me u prish, e pastaj me  u lidh me shtetet e Lindjes së Mesme, sa për me nejt në pushtet. Dhe këtë Glauk Konjufca nuk e don’’

‘’Konjufca e din cka do me thanë kur thu në media ndëkombëtare se më ka rrëzu Amerika. Kjo është e papranueshme. Takimin e Erdoganin e kundërshtuam unë dhe Glauku dikur’’/PERISKOPI/

Çitaku: Kosova është storie suksesi për të cilën të gjithë amerikanët duhet të jenë krenarë

Periskopi.com Lajme

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, ka thënë se Kosova është një storie suksesi për amerikanët, për të cilën duhet të jenë krenarë.

Ajo ka shkruar një opinion në Ëashington Times si një përgjigje ndaj një opionisti amerikan Michael Ëaller, që tha se UÇK është një organizatë terroriste islamike dhe se eksporti më i famshëm i Kosovës janë xhihadistët. Në shkrimin e tij të publikuar në po këtë gazetë thuhet se SHBA nuk ka asnjë interes në Kosovë dhe se taksat e amerikanëve janë çuar dëm, njofton Klan Kosova.

Por, Çitaku iu kundërpërgjigj duke e nisur shkrimin me festën e Krishtlindjeve në vitin 1992, që sipas saj, Kosova mori dhuratën më të mirë nga SHBA.

“Ishte festa e Krishtlindjes në vitin 1992, kur populli i Kosovës mori dhuratën më të mirë që dikush mund të dëshironte. Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George H.Ë Bush, i dërgoi një mesazh Serbisë duke thënë se: “Në rast konflikti në Kosovë, të shkaktuar nga veprimet serbe, Shtetet e Bashkuara do të jenë të gatshme të përdorin forcë ushtarake kundër serbëve në Kosovë dhe në Serbi.” Kur pak njerëz mund të shihnin Kosovën në hartë, ishte Bush ai që tërhoqi vijën e kuqe dhe Shtetet e Bashkuara që nga ajo kohë kanë qëndruar pranë popullit të Kosovës”.

“Vitet 1990 ishin një kohë e errët për Ballkanin Perëndimor. Kur shumica e njerëzve mendojnë Ballkanin, ata mbajnë mend luftërat rrëqethëse të viteve 90-ta. Sidoqoftë, ajo që shpesh është anashkaluar janë dekadat e shtypjes, ndarjes sistematike dhe shfrytëzimit sistematik të kryer nga regjimi serb. Vite vuajtjesh të papërshkrueshme kur popullit të Kosovës iu morën të drejtat e tyre dhe iu nënshtruan një trajtimi dehumanizues. Tmerret e viteve të 90-ta arritën kulmin me fushatën brutale të spastrimit etnik, e cila u krye nga forcat serbe. Një milion kosovarë u dëbuan nga vendi i tyre, më shumë se 10,000 prej tyre u vranë, afër 20,000 gra u dhunuan dhe 1,600 ende janë të zhdukur”.

“Më 24 mars, 1999 Shtetet e Bashkuara udhëhoqën ndërhyrjen humanitare të sulmeve ajrore të NATO-s, e cila i dha fund sundimit të terrorit në Kosovë. Presidenti Bill Clinton shpalli: “nëse ne dhe aleatët tanë do të lejonim që kjo luftë të vazhdonte pa përgjigje, presidenti Millosheviq do të lexonte hezitimin tonë si një licencë për të vrarë”. Edhe njëherë, ishin miqtë tanë amerikanë që erdhën në shpëtimin tonë. Kur trupat amerikane arritën në Kosovë në vitin 1999, ata ishin në shtëpi. Ata u përshëndetën me buzëqeshje, brohoritje dhe lule. Që nga ajo kohë, Kosova ka qenë nikoqire e amerikanëve të panumërt, ushtarakë e civilë. Ata janë miqtë tanë, mentorët tanë, familja jonë”.

Çitaku shkroi se “plagët e luftës nuk shërohen lehtë dhe ato kurrë nuk zhduken me të vërtetë. Por, liria ka fuqi rikuperuese. Kështu, ngadalë por me siguri, populli i Kosovës u rindërtua. Ne morëm forcë nga njëri-tjetri dhe kishim shpresë sepse nuk ishim vetëm në luftën tonë. Amerika ishte në mbështetjen tonë. Kur erdhi koha që ne të përfundonim përpjekjen tonë për pavarësi, ishte presidenti George Ë. Bush ai që në vitin 2007 tha: “Ne duhet të themi, mjaft është mjaft, Kosova është e pavarur”. Është e panevojshme të thuhet, Kosova shpalli pavarësinë e saj më 17 shkurt 2008”.

“Demokracia nuk është e lehtë, por Kosova ka dëshmuar se është për këtë detyrë. Me ndihmën e administratës Obama, vendi ynë bëri përpjekje të mëdha për t’u integruar më shumë në bashkësinë ndërkombëtare. Kosova ka punuar shumë për të demonstruar gatishmërinë e saj për të përmbushur përgjegjësitë e anëtarësimit të plotë në Bashkimin Europian. Sidoqoftë, askush nuk u befasua që kur Kosova ishte e gatshme të kalonte nga një konsumator në një kontribuues të sigurisë duke themeluar forcat e saj të armatosura, ishte administrata Trump ajo që kryesoi këtë përpjekje”.

“Që nga shndërrimi i saj, FSK tashmë ka bërë një përparim të jashtëzakonshëm në ndërtimin e kapaciteteve, modernizimin dhe harmonizimin me standardet e NATO-s. Qoftë në luftimin e ISIS-it apo Hozbollahut, Kosova ka mbetur gjithmonë në vijë me Shtetet e Bashkuara. Si një shenjë e angazhimit për paqen e qëndrueshme dhe prosperitetin afatgjatë në rajon, NATO vazhdon të mbajë një prani në Kosovë. Sot, misioni i saj është të shërbejë si një qendër parandaluese dhe e ngritjes së kapaciteteve”.

“Kosova është një vend laik dhe multietnik që është e pasur nga larmia e saj. Në Kosovë, ju do të gjeni qytete ku kisha katolike, kisha ortodokse dhe xhamia myslimane, të gjitha kanë të njëjtin oborr. Toleranca dhe harmonia fetare që kemi kultivuar gjatë shekujve është një simbol i nderit, të cilin ne e veshim me krenari. Kosovarët e vlerësojnë historinë dhe trashëgiminë e tyre por është pa diskutim që eksporti më i famshëm shoqëror i Kosovës pro-amerikanizmit”.

“Një vend kampion në liri të mediave, qendër për inovacion e njohur ndërkombëtarisht, Kosova deri diku jeton në reputacionin e saj të vërtetë. Nuk kam dyshim se një ditë, profesionalizmi i institucioneve tona do të përputhet me integritetin e mediave tona, suksesin e artistëve dhe sportistëve tanë, forcën e grave dhe rezistencën e shoqërisë tonë civile”.

“Kosova dëshiron paqe me fqinjët e saj dhe është e gatshme ta vazhdojë dialogun me Serbinë. Sidoqoftë, ne jemi vigjilentë ndaj lirisë tonë të fituar vështirë. Është një ideal për të cilin jemi përgatitur të vdesim dhe të cilin do të luftojmë për ta ruajtur. I detyrohemi atyre që kanë paguar çmimin përfundimtar. Shtëpia e Bardhë ka marrë përgjegjësinë dhe ka emëruar dy të dërguar specialë që kanë injektuar rajonin me energji të reja. Ambasadori Grenell tani është duke udhëhequr pa frikë konfliktin e papërfunduar shekullor midis Kosovës dhe Serbisë me një marrëveshje përfundimtare. Ndërsa forcat e paqëndrueshme përpiqen të nënvlerësojnë këtë proces, presidenti Donald Trump e ka përcaktuar mënyrën duke e bërë të qartë se Shtetet e Bashkuara e shohin njohjen e ndërsjellë si themelin e marrëdhënies së normalizuar dhe bazën e çdo marrëveshjeje gjithëpërfshirëse”.

“Kosova gjithmonë ka gëzuar përkrahje dypartiake në Shtetet e Bashkuara. Një shprehje popullore në Kosovë thotë: “Nëse nuk e dini politikën e SHBA-ve, ju do të humbisni rrugëve”. Në Prishtinë, kemi një statujë të Bill Clintonit. Menjëherë pranë bulevardit “George Bush”, sheshi “Madeleine Albright” është 5 minuta larg nga rruga “Bob Dole”. Kur bëhet fjalë për ravigimin, kosovarët e dinë saktësisht se ku është ylli i veriut, dhe kjo është në flamurin, menjëherë ngjitur vijave”.

“Kosova dhe Shtetet e Bashkuara kanë një lidhje vërtetë të veçantë të ndërtuar mbi historinë që na bashkon dhe vizionin e përbashkët që na çon në të ardhmen. Kjo marrëveshje është baza e demokracisë tonë. Kjo pikërisht është arsyeja pse në kohën e COVID-19, kur bota kaplohet nga ndenja e pasigurisë është një gjë që mund të them me siguri, Kosova është një histori suksesi për të cilën të gjithë amerikanët mund të jenë krenarë”, përfundon Çitaku.

Trump paralajmëron sulm ndaj anijeve iraniane nëse pengojnë ushtrinë e Amerikës

Periskopi.com Lajme

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se ka urdhëruar Marinën e SHBA-së, të sulmojnë dhe shkatërrojnë çdo anije iraniane që pengon anijet amerikane në det të hapur.

“Unë e kam udhëzuar Marinën e Shteteve të Bashkuara që të shkatërrojë anijet luftarake iraniane nëse ata ngacmojnë anijet tona në det”, tha Trump përmes një postimi në rrjetin social Twitter.

 

 

Urdhri vjen një javë pasi një video e marinës së SHBA-së, tregoi disa anije iraniane me mjete luftarake, që u afroheshin atyre amerikane, ndërsa ato lundronin në Gjirin Persik, afër Kuvajtit.

Marina e SHBA-së tha se në kohën e incidenteve anijet e saj ishin në ujëra ndërkombëtare duke kryer ushtrime.

Marina tha se 11 anije të Korpusit të Gardës Islamike të Iranit (IRGC) bënë “qasje të rrezikshme dhe ngacmuese” drejt anijeve amerikane.

Mirëpo Trump nuk përmendi ndonjë ngjarje specifike si dhe nuk paraqiti detaje të tjera në postimin e tij.

Një zëdhënës i ushtrisë iraniane reagoi duke thënë se Shtetet e Bashkuara duhet “të përqëndrohen në shpëtimin e forcave të saj të armatosura nga koronavirusi”, raportoi agjencia iranianeve e lajmeve ISNA.

Ndërveprime të ngushta me anijet ushtarake iraniane kanë ndodhur në rajon edhe në të kaluarën. Anijet amerikane disa herë kanë ndërmarrë të shtëna paralajmëruese ndaj anijeve iraniane.

Tensionet midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara u rritën në janar pasi Shtetet e Bashkuara vranë komandantin e Forcës Quds Irani Qasem Soleimani në një sulm me dron në Irak.

Amerika me program ndihme prej 19 miliardë dollarësh për fermerët

Periskopi.com Lajme

Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi një program prej 19 miliardë dollarësh për të ndihmuar fermerët amerikanë të përballojnë ndikimin nga epidemia e COVID-19.

“Ne do të vëmë në zbatim një program ndihme prej 19 miliardë dollarësh për fermerët dhe blegtorët tanë ët mrekullueshëm që duhet të përballen me pasojat e pandemisë botërore”, deklaroi presidenti amerikan në një konferencë të përditshme shtypi kushtuar luftës kundër epidemisë.

Ministri i Bujqësisë, Sonny Perdue theksoi se 16 miliardë dollarë do të shkonin menjëherë për feremerët dhe tre miliardët e mbetur do të shërbenin për të blerë produkte ushqimore që do të shpërndahen për më të varfërit.

Fermerët janë një nga shtyllat e mbështetjes për drejtuesin e Shtëpisë së Bardhë, i cili po kërkon një mandat të dytë.

Paradoksalisht, miliarderi zhyti një pjesë të bujqësisë amerika ne në krizë duke filluar një luftë të shtrenjtë tregtare me Kinën, Pekini u përgjigj duke synuar pikërisht këta mbështetës besnikë të presidentit.

Tronditet Amerika, mbi 1700 viktima në 24 orët e fundit

Periskopi.com Lajme

Më shumë se 1700 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit në SHBA, në një nga ditët që njihet si më fatalet gjatë kësaj pandemie.

Vetëm në qytetin e Nju Jorkut u numëruan 731 viktima, duke e çuar totalin e vdekjeve në vend më shumë 4000 – më i lartë se numri i vdekjeve gjatë sulmit terrorist të 11 shtatorit 2001.

Guvernatori i qytetit, Andrew Cuomo tha se “qytetarët e Nju Jorkut kanë ndjerë shumë dhimbje sot, duke shtuar se numri i personave që po shtrohen në spital në fakt ka rënë.

E shikoni këtë rënie – kjo është për shkak të masave që kemi marrë. Nëse nuk do të bënim këtë që po bëjmë, do të ishte një kurbë shumë ndryshe. Distancimi shoqëror po funksionon”.

Mustafa thotë se Kurti duhet t’i kërkojë falje publike Amerikës

Periskopi.com Lajme

Kreu i LDK’së, Isa Mustafa mendon se kryeministri Albin Kurti duhet të kërkojë falje dhe t’i tërheq deklaratat kundër SHBA’së që i bëri në Kuvendin e Kosovës në ditë kur qeveria e tij me 82 vota u shkarkua në Kuvend.

“I dëmshëm ka qenë deri më tani edhe qëndrimi i qeverisë dhe kryeministrit Kurti që nuk bashkëpunoi me SHBA’në për të mënjanuar tarifën pa kushte dhe poashtu nuk shkoi në procesin e dialogut në mënyrë që të jetë në tavolinë të dialogut dhe të mos krijohen pastaj dyshime të ndryshme se çfarë ka në tavolinë”, theksoi ai.

“Në Kuvendin e Kosovë me rastin e trajtimit të mocionit të mosbesimit thanë se ekziston një marrëveshje e fshehtë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Washingotn dhe se tash vetëm pritet që të hapen shampanja në Washington dhe pritet gjak në Kosovë. Këto ishin deklarata totalisht të pamatura, të dëmshme dhe ishin deklarata të cilat krijojnë opinion shumë të keq në Kosovë. Unë mendoj se një deklaratë e tillë duhet të tërhiqet publikisht tani, duhet që kryeministri dhe të tjerët që kanë diskutuar edhe kanë shpërndarë konfuzion te qytetarët t’i kërkojnë falje në vend t parë SHBA’së”, tha Mustafa.

Kryetari i LDK’së ka kujtuar se LDK dhe ai po sulmohet vazhdimisht nga njerëz të nxitur nga qeveria.

“Po e angazhojnë një ushtri të njerëzve të tyre që ta sulmojnë LDK’në dhe mu personalisht. Por unë nuk lodhem për këtë punë sepse e kam të qartë interesin e Kosovës i cili nuk mund të pritet pa bashkëpunim dhe partneritet të fortë me SHBA dhe vendet e BE’së”, theksoi Mustafa.

 

Deputeti i VV-së që s’ka folë kurrë në Kuvend e bën sefte sonte: I bërtet ambasadorit amerikan

Periskopi.com Lajme

Deputeti i VV’së, Enver Haliti sonte ka marrë fjalën e tij për herë të parë në Kuvendin e Kosovës. Ai qysh në start me tone të ashpra ia dha një mesazh amabasadorit amerikan, Philip Kosnett, raporton Periskopi.

”Në fund falënderoj edhe ambasadorët e vendeve mike që po i dalin në krah Kosovës. Kam një porosi edhe për ambasadorin amerikan, Philip Kosnett. Dashuria dhe bashkëpunimi me Amerikën daton shumë më herët prej se ti e Grenell keni marrë postet. Ne jemi falënderues për ndihmën e Amerikës. Ajo dashuri është më emadhe se vet ju dhe ambasadori Grenell.  E mirëpresim mbështetjen e Qeverisë amerikane për këto momente kritike për Kosovën’’/PERISKOPI/

SHBA’ja udhëzon qytetarët e Kosovës si t’i zgjasin lejet e qëndrimit

Periskopi.com Lajme

Si rezultat i përhapjes së koronavirusit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shpalur gjendje emergjente dhe pezullim të të gjitha linjave ajrore nga Evropa, të paktën për një muaj.

Të gjithë kosovarët kanë mundësi t’i zgjasin lejet e qëndirmit në SHBA. Administrata amerikane e Shërbimeve të Emigracionit ka publikuar informacionin e nevojshëm me këtë rast.

Qytetarët të cilët detyrohen të qëndrojnë në SHBA përtej datës së specifikuar në formën I-94 duhet të i drejtohen zyrës lokale të Doganës dhe Mbrojtjes së Kufijve (Customs and Border Protection Office) për të kërkuar zgjatjen e lejes së qëndrimit.

Kjo procedurë është e nevojshme për të evituar refuzimin eventual të aplikimeve të ardhshme të vizës për udhëtim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Informacionet mbi lokacionin dhe numrat kontaktues të zyrave lokale për të gjitha portet hyrëse të Doganës dhe Mbrojtjes së Kufijve në SHBA mund të i gjeni përmes linkut të mëposhtëm:

https://www.cbp.gov/contact/ports?fbclid=IwAR2M8nH3tc-jMBxQXpNGTVENaKw34J4jNlboa9kv_Mxnaw-QD-iiRFeT6QE

Trump dëshiron para të gatshme për coronavirusin – amerikanët do të marrin më shumë se 1,000 dollarë brenda dy javësh

Periskopi.com Lajme

Sekretari i Thesarit i SHBA-së, Steven Mnuchin, thotë se të gjithë do të marrin më shumë se 1,000 dollarë brenda dy javësh sapo ai të kalojë marrëveshjen në Senat – dhe pagesat e taksave janë shtyrë për 90 ditë gjithashtu.

“Donald Trump dëshiron të dërgojë para për amerikanët që vuajnë nga kriza e coronavirusit menjëherë”, tha ai në Shtëpinë e Bardhë të martën, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

“Amerikanët kanë nevojë për para tani”, ka thënë Mnuchin gjatë një konference shtypi në Shtëpinë e Bardhë për përpjekjet e fundit të administratës për të luftuar sëmundjen. “Dua të them tani në dy javët e ardhshme”, ka shtuar më tej ai, shkruan CNBC.

Megjithatë, sipas DailyMail, nuk u dhanë detaje të sakta në konferencën për shtyp të së martës.

Mnuchin tha se ai ishte duke parë planin me Republikanët e Capitol Hill dhe do të zbulonte më vonë, por ai sugjeroi që shuma mund të ishte më shumë se 1.000 dollarë.

Ndërkohë, po sipas DailyMail, pas takimit të tij me republikanët e Senatit në Capitol Hill të martën, Mnuchin tregoi se Shtëpia e Bardhë dëshironte të merrte 1 trilion dollarë për të injektuar ekonominë amerikane.

Mnuchin tha që kjo do të ishte një kombinim i kredive dhe ‘çeqeve të drejtpërdrejta’, si ato që ai përshkroi më parë në Shtëpinë e Bardhë.

Hoti: Shqetësuese nëse ‘Contour Global’ u tërhoq për shkaqe politike

Periskopi.com Lajme

Zëvendëskryeministri i parë Avdullah Hoti e sheh shqetësues faktin që kompania Contour Global ka ndërprerë planet për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”.

Ai në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se nëse tërheqja e këtij investitori – prapa të cilit ka qëndruar qeveria amerikane – nga Kosova ka ndodhur për arsye politike, atëherë kjo duhet ta shqetësojë Qeverinë e Kosovës.

“Është shqetësuese. Në rast se njëra nga arsyet e tërheqjes nga ky projekt është edhe për arsye politike, atëherë është shqetësuese për Qeverinë e Kosovës. Kushdo që e intepreton ndryshe bën gabim të madh politik, nëse e relativizon në atë masë sa e bën të parëndësishëm tërheqjen e këtij investitori nga Kosova. Prapa këtij investitori ka qëndruar Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe këtë duhet ta ketë të qartë secili politikan në Kosovë”.

“Projekti ka pasë dhe ka ende plot të panjohura si p.sh sa do të jetë kostoja e furnizimit me energji elektrike, por mbi të gjitha ne gjithmonë jemi nisur nga parimi i nevojës që ka shteti i Kosovës për furnizim stabil me energji elektrike”.

Hoti ka ngritur shqetësime se nëse në vitet e ardhshme nuk do të ndërtohen termocentrale të reja, atëherë Kosova do të përballet me problemin e furnizimit stabil me energji elektrike.

“Nëse nuk ndërtohen termocentrale të reja në vitet e ardhshme, ne nuk kemi furnizim stabil me energji elektrike. Kjo është e qartë dhe bazuar në këtë, disa qeveri me radhë janë marrë me këtë projekt, sepse ky projekt nuk është i ri”.

“Ka filluar prej viteve 2006-2007, derisa ideja për të ndërtuar një termocentral me 2000 megavatë është prej vitit 1987. Është reduktuar dhe ndryshuar me kalimin e viteve dhe kemi ardhë deri te versioni i fundit për të cilin është nënshkruar një parakontratë me qeverinë e mëparshme”.

“Ne si qeveri e re e themeluam komisionin ndërministror – të përbërë nga pesë ministra – për të menaxhuar me këtë projekt dhe ne prisnim që ky komision të sjellë informata në qeveri se në çfarë faze është ky projekt dhe çfarë duhet të bëjmë ne si qeveri për të çuar këtë projekt përpara. Tërheqjen e tyre e kemi marrë vërtet me shqetësim, dhe sapo ta kalojmë këtë situatë në të cilën po kalojmë si shoqëri duhet ta adresojmë urgjentisht çështjen e furnizimit stabil me energji elektrike”.

Amerikanët e konfirmojnë: Nuk ka fonde për Kosovën nëse nuk hiqet taksa

Periskopi.com Lajme

Korporata Sfidat e Mijëvjeçarit (MCC), agjenci qeveritare e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka bërë të ditur se nuk do të ndajë fonde për Kosovën, derisa qeveria e vendit ta heqë plotësisht dhe pa kushte tarifën ndaj mallrave nga Serbia.

MCC ka lëshuar një komunikatë, në mbrëmjen e së premtes, rreth gjendjes së programeve të saj për zhvillim ekonomik në Kosovë.

“Qëndrimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës karshi tarifave të Kosovës ndaj mallrave nga Serbia është i qartë. Heqja e këtyre tarifave do të përmirësojë ekonominë e Kosovës dhe do të ndihmojë në reduktimin e varfërisë, nëpërmjet zhvillimit ekonomik”, thuhet në komunikatën e MCC’së.

Agjencia qeveritare amerikane ka thënë se të pezullojë zbatimin e programeve të saj në Kosovë “derisa të zgjidhet çështja e tarifës”.

“Vendimi për t’i vazhduar programet e MCC’së varet nga veprimet e Qeverisë së Kosovës”, thuhet në komunikatë.

“MCC shpreson se Qeveria e Kosovës do të vendosë të zgjidhë këtë çështje të tarifës sa më parë, në mënyrë që të vazhdojnë programet. Sapo të arrihet një zgjidhje, MCC do të vazhdojë operacionet e saj”, përfundon komunikata.

 

New York Times: Amerika po përgatitet për 200.000 deri në 1.7 milion të vdekur

Periskopi.com Lajme

Zyrtarët nga Qendra për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve dhe ekspertët e epidemiologjisë nga e mbarë bota, muajin e kaluar kanë diskutuar rreth asaj se çfarë mund të ndodhë nëse koronavirusi do ta pushtojë dhe do të vendosë “rrënjë” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sa njerëz mund të vdesin dhe sa të tjerë do të infektohen?

Mathew Biggerstaff dhe ekipi i tij kanë modeluar 4 skenare të mundshme të kësaj gjendjeje, të cilat ishin të bazuara në karakteristikat e virusit, duke përfshirë atë se sa ështe ngjitës dhe sëmundjet, që ky virus mund t’i shkaktoj. Këto sugjerime të përcjella nga “The New York Times”, ishin kryer nga një ekip i përbërë nga 50 ekspertë, për të krijuar modele, se si virusi mund të përhapet nëpërmjet popullsive dhe çfarë duhet të veprohet për ta ndaluar përhapjen e mëtejmë të tij.

Këto katër skenare, ishin përshkruar duke u mbështetur në përqindje të popullsisë. Këto përqindje ishin përkthyer në numra të saktë të njerëzve, duke përdorur modele se si virusi përhapet mes tyre,  dhe si mund të jetë rasti më i rrezikshëm i infektimit.

Në bazë të projeksioneve të krijuara nga ekspertët, nëse virusi vazhdon përhapjen e tij, vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të preken 160 deri në 214 milion njerëz, në mesin e të cilëve 200.000 deri 1.7 milion njerëz mund ta humbin jetën.

Këto kalkulime të bazuara në skenare të krijuara nga Qendra e Kontrollimit të Sëmundjeve, kanë sugjeruar që 2.4 deri në 21 milion persona në ShBA mund të kërkojnë hospitalizim, gjë që potencialisht do të ishte dërrmuese për sistemin shëndetësor në ShBA, i cili ka 925.000 shtretër.

Skenaret e krijuara nga ekspertët e epidemiologjisë, mund të zbuten nga fakti se shumë shtete, qytete, biznese dhe individë kanë filluar të ndërmarrin hapa konkretë, në ndalimin e përhapjes së mëtejme të virusit. Këta ekspertë, janë duke krijuar edhe disa modele të sofistikuara, për të dëshmuar se si intervenimet mund ta ulin numrin e të prekurve dhe ta ndalojnë përhapjen e koronavirusit dhe së shpejti do t’i publikojnë.

Paralajmërojnë mjekët: Deri në 150 milionë amerikanë do të preken nga koronavirusi

Periskopi.com Lajme

Brian Monahan, mjeku i parë në Kongresin amerikan dhe në Gjykatën Supreme, ka deklaruar se pret që nga 70 deri ne 150 milionë njerëz në SHBA të infektohen me coronavirus, shkruan NBC.

Ai këto komente i ka bërë gjatë takimit me dyer të mbyllura me anëtarët e Senatit. Në takim nuk ka pasur senatorë, por vetëm staf administrativ dhe punonjës të dy partive.

Në anën tjetër Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur pandeminë e coronavirusit. Por edhe pse virusi ka filluar të zhduket në disa pjesë të Kinës ku edhe shpërtheu në dhjetor të vitit të kaluar, ai ka filluar të përhapet me shpejtësi të madhe në vende tjera të  botës.

Virusi gjatë kësaj periudhe ka infektuar 1.030 persona kurse është përhapur në 36 vende, thuhet në të dhënat e Universitetit John Hopkins.

Ekspertët për sëmundje ngjitëse thonë se virusi deri më tani duket të jetë më vdekjeprurës dhe ngjitës sesia gripi sezonal, kurse ekspertë të shumtë dhe zyrtarë amerikanë të shëndetësisë thonë se përqindja e vdekjeve sillet diku rreth 1 përqind, që e bën 10 herë më të pak vdekjeprurës sesa gripi.

Mark Lipsich, profesor i epidemiologjisë në universitetin e Harvardit, ka thënë kohë më parë se nga 40 deri në 70 përqind e popullsisë në botë mund të infektohen me virus, e prej tyre vetëm 1 përqind do të vdesë.

Një zyrtar i lartë i shëndetësisë në SHBA, ka deklaruar se situata do të përkeqësohet më shumë sa i përket coronavirusit në SHBA, përcjell telegrafi.

“Do të ketë të infektuar dhe gjërat do të përkeqësohen më shumë”, ka thënë mjeku Anthony Fauchi, drejto i Institutit Nacional për Alergji dhe sëmundje ngjitëse, gjatë seancës dëgjimore të Komisionit për mbikëqyrje dhe reforma në Kongres

 

 

Thaçi e quan naive deklaratën e Kurtit për tërheqjen e trupave amerikane

Periskopi.com Lajme

President i vendit Hashim Thaçi e ka quajtur si deklaratë të paqëndrueshme krahasimin  e kryeministrit Albin Kurtit se nëse trupat amerikan largohen nga Kosova kjo ka  të bëjë me një reduktim të trupave që SHBA e ka bërë edhe në Afganistan edhe në Siri.

Thaçi theksoi se kjo deklaratë është naive, dhe injorancë totale.

“Është shumë naive, papjekuri injorancë dhe mos dije totale e rrjedhave globale të krahasohet intervenimi i trupave amerikane në Kosovë, me prezencën e amerikane në Afganistan a po Irak. Krahasime e tilla janë të paqëndrueshëm”, tha Thaçi për media/Periskopi

Edhe një zyrtar amerikan paralajmëron heqjen e trupave amerikane nga Kosova

Periskopi.com Lajme

Senatori Republikan, Rand Paul ka konfirmuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po planifikojnë që trupat amerikane t’i tërheqin nga Kosova.

Përmes një cicërime, Paul ka deklaruar se e inkurajon Kosovën që të punojë me Serbinë për një paqe të qëndrueshme në rajon.

“Unë mbështes paqen dhe tregtinë me të gjithë.  E inkurajoj Kosovën që të kthejë një faqe dhe të punojë me Serbinë për një paqe të qëndrueshme.  Koha për t’i sjellë trupat tona në shtëpi pas kaq vitesh atje …”, ka shkruar Paul.

E gjatë ditës së djeshme Donald Trump Jr, djali i presidentit amerikan Donald Trump, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të largohen nga Kosova

“Pajtohem. Janë 650 trupa amerikanë në Kosovë. Është koha të sillen në shtëpi”, ka shkruar Trump, transmeton Gazeta Express.

Ai këtë koment e ka bërë bashkëngjitur me postimin e senatorit amerikan, David Perdue, i cili sot shkroi se Amerika duhet ta rikonsiderojë prezencën ushtarake në Kosovë.

Për më shumë se dy dekada, forcat amerikane kanë ndihmuar në ruajtjen e paqes mes Kosovës dhe Serbisë. Tani, me progresin e bërë historik, Kosova duhet të bëjë pjesën e vet dhe të shfuqizojë të gjitha detyrat e vendosura ndaj Serbisë. Nëse Kosova nuk është plotësisht e përkushtuar për paqe, atëherë SHBA-ja duhet të rishqyrtojë praninë e saj atje”, ka shkruar ai.

Ahmeti: Kurti nuk deshi t’ju përgjigjet amerikanëve, mos të japë arsyetime boshe

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, tha për Rubikon të KTV-së se situata me SHBA-në është shumë serioze.

“Mendoj se në Kosovë momentalisht ekzistojnë dy kampe, dy ekstreme, një kamp që e ekzagjeron pak çështjen dhe e kemi kampin tjetër, këshilltarët e Kurtit që thonë nuk ka sanksione, ‘çka na duhet Amerika’, ‘shkofshi dhe mos u kthefshi’ ishte një post i një asamblisti të Komunës së Prishtinës, etj. Këto dy kampe nuk i bëjnë nderë vendit. Inatet tona politike të brendshme tashmë kanë kaluar kufijtë tanë, sepse postimet e djalit të Trumpit nuk bën të neglizhohen, dhe të thuhet se ky është veç një ambasador Grenell apo është vetëm djali i Presidentit”.

“Situata nuk është e thjeshtë dhe nuk është për t’u relaksuar sikur nuk është asgjë. Nuk është mirë ta testojmë gatishmërinë e Amerikës sepse e kanë dëshmuar që e kanë guximin të marrin vendime të papritura dhe nuk do të ishte larg mendsh që mund të marrin një vendim të tillë që është tërheqja e trupave. Marrëdhëniet ndërkombëtare pak janë të bazuara në drejtësi, ato janë të bazuara në interesat e shteteve”, deklaroi Ahmeti.

Sipas Ahmetit, kryeministri Kurti nuk ka dashur të përgjigjet në telefonatat e zyrtarëve amerikanë dhe ka dhënë arsyetime boshe se telefonata ka ardhur shumë vonë. “Ambasada të njofton disa orë përpara se do të pranosh thirrje. Kurti më mirë është të thotë se nuk kam dashur të përgjigjem dhe të shtrëngohet se çfarë presioni duhet të presë, e jo të japë arsyetime boshe”, shtoi ish-anëtari i VV-së, Shpend Ahmeti.

 

Ahmeti ironizon: Ka mbetur edhe çika e tezës Trumpit të na tregojë për heqjen e taksës

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka ironizuar duke thënë se “Tani ka mbetur vetëm edhe çika e tezës Trumpit të na tregojë për heqjen e taksës”.

Ahmeti ka theksuar se Qeveria Kurti duhet të marrë seriozisht fjalët e djalit të Trumpit dhe jo të neglizhohet.

“Tani ka mbetur vetëm edhe çika e tezës Trumpit të na tregojë për heqjen e taksës, nuk është djali i Trumpit person që duhet të neglizhohet, heqja e trupave nga Kosova nuk mund të përjashtohet”, është shprehur Ahmeti në Rubikon.

Ahmeti gjithashtu ka deklaruar që qeveria duhet t’i kuptojë interesat e SHBA-së, dhe jo të mendojë që Amerika nuk do të jetë përgjithmonë këtu.

Kujtojmë që sot djali i madh i Donald Trump, ka reaguar duke shpërndarë deklaratën e senatorit amerikan David Pardue, për mundësinë e heqjes së 650 trupave amerikane nga Kosova.

Kurti nuk beson që KFOR-i do të ikë: Kjo është dëshirë e djalit të Trump

Periskopi.com Lajme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas disa deklaratave të zyrtarëve të lartë amerikanë, që tregonin se trupat e SHBA’së do të largohen nga Kosova. Ai ka thënë se edhe po të largoheshin trupat amerikane, kjo nuk do të ndodhte për shkak të tarifës ndaj Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës.

Pas tubimit elektoral në një restorant me të rinjtë e Podujevës, Kurti ka thënë se Brigada e 41-të e këmbësorisë-ekipi luftues, ishin për trajnime në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe në Gjermani dhe se u kthyen prapë në Kosovë.

“Unë nuk mendoj se KFOR-i amerikan duhet të tërhiqet nga Kosova. Përkundrazi, dhe besoj se nuk do të tërhiqet nga Kosova. Kemi parë një si dëshirë të djalit të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, mirëpo kjo nuk ka lidhje me tarifën 100 për qind. Nëse ajo dëshirë bëhet edhe vendim i presidentit amerikan, sërish nuk ka lidhje me tarifën 100 për qind. Ka të bëjë me një reduktim të trupave që SHBA e ka bërë edhe në Afganistan edhe në Siri”, ka deklaruar kryeministri Kurti në Podujevë, raporton KOHA.

“Por, po them, unë besoj se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të qëndrojnë në të gjitha format e tyre shtetërore në Kosovë me Ambasadë, me ekonomi, me kulturë, me mbrojtje dhe jemi për partneritet dhe aleancë të fuqishme. Ne do ta heqim tarifën 100 për qind në mënyrë graduale, duke e zëvendësuar me reciprocitetin gradual. Jemi të bindur se kjo është rruga e duhur përpara dhe qëndrimi më racional dhe më i dobishëm për vendin tonë”, deklaroi kreu i ekzekutivit, Albin Kurti.

Në këtë diskutim, Kurti nuk u duk se ka ndryshuar qëndrim sa i përket heqjes së tarifës vetëm për lëndën e parë.

“Ne duhet ta marrim një vendim në Qeverinë e Kosovës për këtë. Sa për mua, do ta kishim marrë edhe më herët. Por, unë nuk kam qenë i interesuar për një vendim të tillë, i cili nuk do të kishte konsensusin tonë. Pra, të mos jetë një vendim me shumicë të thjeshtë, por të jetë një vendim në të cilin pajtohemi që të gjithë. Ne nuk e kemi vënë tarifën 100 për qind. Ne duam reciprocitetin, por mendojmë se është gabim edhe pa tarifën qindpërqind edhe pa reciprocitetin, se të mos harrojmë që një gjë të tillë para se gjithash e mbi të gjitha na e ka kërkuar qysh moti presidenti i Serbisë, përkatësisht Serbia e papenduar”, ka theksuar ai.

Sa i përket qëndrimit të partnerit të tij në qeveri, Albin Kurti mendon se nuk kanë dallime, por ka diferenca.

“Mirëpo, në anën tjetër ka diferenca edhe brenda të gjitha subjekteve të spektrit tonë politik”, u shpreh ai në këtë tubim.

 

 

Veseli: Kryeministri i paaftë po na e rrezikon Aleancën Kosovë-SHBA

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë në një konferencë të jashtëzakonshme se kryeministri Albin Kurti është i paaftë dhe po rrezikon aleancën e Kosovës me SHBA-të.

“Për ta parandaluar një dëm të tillë, së bashku me deputetët e partive të tjera opozitare, ne kemi ftuar për nesër, në orën 15, një seancë të jashtëzakonshme – për të kërkuar llogari nga kjo Qeveri e papërgjegjshme në raport me qasjen e saj ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha Veseli.

Lideri i opozitës ka ftuar qytetarët e Kosovës, mbi çdo dallim politik, ta ngre zërin kundërshtues para këtij rreziku, me pasoja të paparashikueshme.

Deklarata e plotë e Kadri Veselit:

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,

Partia Demokratike e Kosovës i merr me shqetësim serioz paralajmërimet e fundit për Kosovën nga miku ynë strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për tërheqjen e trupave ushtarake dhe suspendimin e programeve zhvillimore në vlerë prej qindra miliona dollarësh.

Si asnjëherë më parë, kjo aleance e shenjtë mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës po vihet në rrezik nga një Kryeministër i paaftë për të kuptuar e vepruar drejt, nga një Kryeministër pa vizion e pa përgjegjësi.

Për fat të keq, gjithnjë e më shumë po vërtetohet se kjo Qeveri është rrezik për interesin e përgjithshëm nacional.

Ky rrezik vjen nga kjo Qeveri që ka mungesë të gatishmërisë për të marrë përgjegjësi dhe vendime në interes të vendit dhe qytetarëve tanë.

Dëmi që po shkakton është i rëndë.

Dëmi tashmë është bërë shumë i madh në relacion me aleatin tonë strategjik dhe pozitën tonë në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Të keqpërdoret pozita në Qeveri, dhe për disa javë ta sjellësh Kosovën para rrezikut të sigurisë nacionale, është e paprecedent.

Mund të jesh i majtë, mund të jesh i djathtë në Kosovën e lirë, por është e papranueshme dhe e rrezikshme që këto ide ta konfrontojnë interesin tonë shtetëror!

Ne kemi vetëm këtë shtet me interes të qartë nacional.

Për ta parandaluar një dëm të tillë, së bashku me deputetët e partive të tjera opozitare, ne kemi ftuar për nesër, në orën 15, një seancë të jashtëzakonshme – për të kërkuar llogari nga kjo Qeveri e papërgjegjshme në raport me qasjen e saj ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ftoj qytetarët e Kosovës, mbi çdo dallim politik, ta ngre zërin kundërshtues para këtij rreziku, me pasoja të paparashikueshme!

Behgjet Pacolli e quan Kurtin bubrrec me vetëbesim

Periskopi.com Lajme

Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli ka deklaruar se ne nuk mund të luajmë në mes Evropës dhe Amerikës, e se do të ishte mrekulli nëse këta dy akterë globalë të bashkohen akoma më shumë rreth  Kosovës.

Madje kryeministrin Albin Kurtin, Pacolli e krahasoi me buburrecin. Ai tha se kur buburreci po ecte në gurin e mullirit që rrotullisej, mendonte që ishte forca e tij që po e lëvziste atë, kështu e rriti vetëbesimin si i fuqishëm, por në fakt ishte vetëm buburrec, sipas tij njëjtë me lidershipin e Kosovës.

Deputeti Pacolli tha se tani është koha për të vepruar dhe se duhet kërkuar ndjesë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Postimi i plotë:

Kur bubrreci po ecte në gurin e mullirit i cili rrotullohej për shkak të forcës shtytëse të ujit, bubrreci mendonte që ishte forca e tij që po e levizte atë. Kështu, ai e rriti vetëbesimin si i fuqishëm, por ne fakt, ishte vetëm një bubrrec.

Lidershipi i Kosovës po vepron njejtë!

Mos veproni sikurse bubrreci sepse nuk rrezikoni vetëm fatin tuaj politik, por fatin e krejt Kosovës! Ndjesinë e bubrrecit e kanë patur shpesh vendet afër nesh por kanë kaluar keq.

Ne jemi mjaft të vegjël me pas këtë ndjesi. Ne nuk mund të luajmë midis Europës dhe SHBA-ve. Do ishte mrekulli nëse ne mund të kontribuojmë që këta dy akterë globalë të bashkohen akoma më shumë rreth nesh. Çështja e Kosovës nuk guxon të ndajë dy miqtë tanë të mëdhenj. Për më shumë që interesi i tyre i përbashkët është arritja e marrëveshjes së drejtë: mbyllja e një plage për Europën në këto 20 vjet të kohës moderne.

Na duhet modesti. Na duhet bashkim mes vete rreth një emëruesi minimal të përbashkët. Prandaj duhet të sillemi plotësisht të vetëdijshëm për peshën tonë ndërkombëtare, për lojën tonë në kohë dhe në hapësirë. Kemi pasur fat dhe mos e mbyteni atë. Me mbytjen e fatit të Kosovës dhe popullit te saj, do të mbytet përgjithëmonë edhe fati i juaj politik.

Pra, për hirë të Kombit, Atdheut dhe Perëndisë, ndaluni dhe mendoni! Kërkoni ndjesë Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Koha për veprim është tani!

Kush është patriot, kush e do Kosovën, në institucione apo dhe jashtë tyre, brenda territorit apo në diasporë, duhet ta kuptojë se koha për të vepruar është tani! Nuk duhet të lejojmë që të kalohet në veprime ndëshkuese për Kosovën! Kjo do të ishte hedhje në erë e veprës së dëshmorëve dhe heronjëve të kombit në shekuj; shkatrrrim i gjithçkaje që kemi arritur në 21 vjet liri dhe 12 vjet pavarësi!

I lutem klasës sonë politike, drejtuesve të institucioneve, ndaluni me këtë sjellje sfide ndaj miqve amerikanë.

Madje ndaluni dhe në sfidën ndaj miqve europianë. Mos mendoni se mund të luani në rivalitetin euroamerikan! Mos shkatërroni fatin e Kosovës për shkak të luftës suaj për pushtet! Vendoseni sesi do të zhvilloni dialogun me Serbinë sipas një Platforme, sipas Rregullash loje që i miratoni me një Ligj të propozuar nga Komisioni i Venecias, dhe luftën për pushtet, për vizibilitet ndërkombëtar bëjeni në ndonjë temë tjetër!

Mos u tallni me miqtë!

Mos u tregoni miqëve tonë prralla si keni bërë në të kaluaren!

Është shumë e qartë kërkesa e SHBA-ve dhe e Bashkimit Europian, hiqni taksën! Kuptojeni pozicionin e SHBA-ve si ndërmjetës midis dy palëve, i cili duhet të jetë i besueshëm për të dy palët!

Mos mendoni se po ua shitni popullit se kjo që po bëni, është mbrojtje e interesit të Kosovës! Përkundrazi: të prishësh marrëdhëniet me SHBA-të dhe Bashkimin Europian është shkatërrim i interesave të Kosovës! Do të thotë të bësh lojën e armiqve tanë