Afrikani dhjetë herë më i pasur se Behgjet Pacolli: Do ta blej Arsenalin vitin e ardhshëm

Periskopi.com Sporti

Njeriu më i pasur i Afrikës, Aliko Dangote – i cili ka një pasuri prej 10 miliard dollarëve amerikanë – ka thënë se po planifikon ta blejë Arsenalin në vitin 2021.

62-vjeçari është pronar i një kompanie multinacionale, e cila merret me produkte si cementi, sheqeri, kripa dhe metale, transmeton Periskopi.

Stan Kroenke aktualisht zotëron përqindjen më të madhe të aksioneve tek Arsenali. Biznesmeni nigerian ka thënë se do ta konsiderojë blerjen e klubit kur të jetë i gatshëm.

“Është një skuadër që, po, do të dëshiroja ta bleja një ditë, por ajo që vazhdoj të them është se kemi projekte me vlerë 20 miliard dollarëshe dhe në këtë dëshiroj të koncentrohem aktualisht,” tha Dangote.

“Po mundohem ta përfundojë ndërtimin e kompanisë dhe pasi të kryej këtë punë, ndoshta në vitin 2021 do ta blej.

“Nuk do ta blej menjëherë. Do ta blej Arsenalin kur t’i përfundojë këto projekte sepse po mundohem ta dërgoj në një nivel tjetër kompaninë.”

Përndryshe, Dangote është dhjetë herë më i pasur se Behgjet Pacolli, vlera aktuale e të cilit është 900 milionë. /Periskopi.com/

Miliarderi kërkon të blejë Arsenalin

Periskopi.com Sporti

Njeriu më i pasur i Afrikës, Aliko Dangote vazhdon të interesohet sërish për të blerë klubin e Arsenalit.

Ai ishte përfolur edhe vite më parë për një gjë të tillë, mirëpo kjo nuk kishte ndodhur.

Njeriu i cili posedon pasuri në vlerë prej 8.3 miliardë funtesh beson se mund ta drejtoj një klub të madh si Arsenali.

“Unë kam drejtuar një biznes shumë të suksesshëm dhe mendoj se mund të drejtoj një ekip shumë të suksesshëm”, deklaroi Dangote.

Por, kjo është në kundërshtim me strategjinë e klubit londinez, klub i cili nuk njihet për shpenzime të mëdha në merkatot e transferimeve. /Periskopi.com