Presidenti i UEFA-s ka thënë pikërisht atë që secili fans i futbollit dëshiron ta dëgjojë tani

Periskopi.com Sporti

Presidenti i UEFA, Aleksander Ceferin ka besim se gjërat në futboll do të kthehen si më parë, madje më shpejt se shumëkush e mendon dhe e imagjinon.

“Ne jemi gati dhe do të ndjekim rekomandimet e autoriteteve, por jam plotësisht i sigurt se futbolli i bukur, ai i vjetri me tifozë, do të kthehet shumë shpejt”, shprehet fillimisht Ceferin për “The Guardian”.

Evropiani ishte çështja tjetër për të cilën kreu i UEFA foli:

“A do të vija bast 1 milion dollarë që Evropiani do zhvillohet në vitin 2021? Nuk e di pse mund të mos luhet. Nuk mendoj se virusi do të zgjasë përgjithmonë, mendoj se gjërat do të ndryshojnë më shpejt se sa e mendojnë një pjesë e madhe e njerëzve.

Situata është serioze, por infeksionet janë në rënie. Tani jemi më të kujdesshëm, pasi e njohim më mirë këtë virus. Personalisht jam optimist dhe nuk më pëlqen ky vizioni apokaliptik, që do të duhet të presim një valë të dytë, të tretë, të pestë”.

Ceferin me një deklaratë të befasishme për stadiumin e ri të Shqipërisë

Periskopi.com Sporti

Ditën e diel, në ndeshjen e fundit kualifikuese të Shqipërisë ndaj Francës, do të inaugurohet edhe stadiumi i ri, ‘Air Albania Stadium’.

Mes shumë figurave të njohura dhe presidentëve të Federatave të ndryshme, i pranishëm do të jetë edhe presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin.

Ky i fundit e ka vlerësuar maksimalisht impiantin e ri të Kombëtares, ndërsa është shprehur se stadiumi ‘Air Albania’ është një xhevahir, duke theksuar se janë krijuar mundësitë për ta parë ndeshjen në një ambient komod dhe të rehatshëm. “ Në mënyrë që futbolli të mbetet popullor dhe të tërheqë sa më shumë të rinj në stadiume, është e domosdoshme që tifozët të kenë mundësinë që t’i shikojnë ndeshjet në një ambient të sigurt dhe të rehatshëm”, ka thënë numri një i UEFA-s.

“Stadiumi ‘Air Albania’ është një xhevahir i vërtetë dhe do të doja t’i shprehja përgëzimet e mia Federatës Shqiptare të Futbollit dhe aktorëve të tjerë që janë përfshirë në mbikëqyrjen e tij dhe përfundimin e kësaj arene të mrekullueshme”, u shpreh Çeferin.

Ky vlerësim duke paksa i çuditshëm, pasi në Shqipëri kanë qenë të shumta vërejtjet dhe kritikat për stadiumin e ri.

UEFA: Kombëtaret europiane dominuan Botërorin e Rusisë

Periskopi.com Botërori 2018

Presidenti i UEFA, slloveni Aleksander Ceferin, tha pas përfundimit të Botërorit të Rusisë se “futbolli europian mund të shikojë prapa me krenari të madhe, për një turne shumë të suksesshëm”, teksa Franca diskutoi me Kroacinë finalen emocionuese të Moskës.

“Ekipet europiane dominuar një muaj të paharrueshëm në Rusi. Dhjetë prej katërmbëdhjetë përfaqësueseve të Europës e kaluan me sukses fazën e grupeve, gjashtë nga tetë prej tyre arritën në çerekfinale dhe katër gjysmëfinaliste ishin nga Europa”, – tha Ceferin në një artikull në ëeb-in e UEFA-s, me titullin “Krenaria Europiane në Kupën e Botës”.

Udhëheqësi slloven uroi federatat e dy finalistëve dhe presidentët e tyre, Noel Le Graet të Francës dhe Davor Suker të Kroaci, për arritjen e mrekullueshme, teksa “gjelat” janë kthyer për t’u kurorëzuar kampionë bote pas njëzet vjetësh.

“Të dyja ekipet finaliste të Botërorit dhe miliona tifozë, të cilët i pasuan ato në rrugë, mund të jenë krenarë për kontributin e tyre në një Kupë Bote, që do të mbetet në zemrat tona. E njëjta gjë vlen edhe për grupin tjetër të skuadrave europiane, që mbajtën ëndrrat e tyre të gjalla deri në fazat e fundit të turne”.  Ceferin, gjithashtu, falënderoi Rusinë për organizimin e këtij Botërori.

 

Vokrri reagon pas zgjedhjes së Presidentit të ri të UEFA

Periskopi.com Sporti

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri thotë se zgjedhja e Aleksander Ceferinit në postin e Presidentit të UEFA-s është një lajm i mirë për futbollin e Kosovës.

Ai shton se FFK-ja i ka dhënë mbështetje publike kandidaturës së Ceferin.

“Ky është lajm i mirë për futbollin e Kosovës pasi që kemi raporte të shkëlqyera me  Ceferinin. Ne publikisht i kemi ofruar mbështetjen Ceferinit për president të UEFA-s, që pas shpalljes së kandidaturës së tij”, ka thënë Vokrri. /Periskopi.com

Flet Presidenti i ri i UEFA

Periskopi.com Sporti

Presidenti i ri i UEFA-s, Aleksander Ceferin ka folur pas emërimit në pozitën e tij të re.

Ai falënderon të gjithë ata që i dhanë mbështetje për të marrë përsipër këtë detyrë, ndërsa thotë se dëshiron ta bëjë krenar shtetin e tij, Slloveninë.

“Miq të dashur iu falënderoj për mbështetjen tuaj fantastike”, tha Ceferin.

“Kjo do të thotë shumë për mua, pasi Sllovenia ime e vogël dhe e bukur është shumë krenar për këtë dhe unë shpresoj se një ditë do të jeni krenar për mua”. /Periskopi.com