100 milionë në vit për FSK-në: Si i kishte ‘humbur’ Kurti 200 milionë të ushtrisë për veç një muaj

Periskopi.com Lajme

Për herë të parë buxheti i Kosovës për FSK-në duket se do të jetë 100 milionë euro, dhe atë në kohë pandemie ku dëmet për ekonominë janë jashtëzakonisht të rënda.

Mos-serioziteti i Kurtit me buxhetin e vendit është parë edhe nga vonesa e madhe gati 50 ditëshe për hartimin e programit qeverisës.

Sidoqoftë, diçka edhe më e rëndë kishte ndodhur në zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit 2019, e në të cilat Kurti po bënte premtimet tij.

Më poshtë keni një shkrim në atë kohë fushate, ku Kurtit i kishin humbur jo më pak se 200 milionë euro të FSK-së për më pak se një muaj:

Artikulli:

Albin Kurti, kryetari i Vetëvendosjes dhe kandidati për kryeministër, në invervistën e sotme në Debat Plus të RTV Dukagjinit premtoi 400 milionë euro për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Por ekziston një problem.

Ai në bisedën e drejtpërdrejtë me qytetarë më 22 gusht kishte premtuar 600 milionë duke bërë kësisoj një huqje tepër të madhe për një kandidat që mësyn pozitën më të lartë shtetërore.

Kurti në bisedën e 22 gushtit që u transmetua drejtpërdrejtë në Facebook deklaroi se 60 milionë euro në vit ishin pak për Ushtrinë e Kosovës.

Ai tha që do t’i ndante jo më pak se 150 milionë euro për ushtrinë e shtetit tonë, që nënkupton 600 milionë euro për mandatin katër vjeçar. Por, ai e pakësoi ‘buxhetin’ për 200 milionë euro për ushtrinë e Kosovës.

Në një postim në Twitter e më vonë edhe në intervistë, ai deklaroi se do t’i ndante nga 100 milionë euro në vit ose gjithsej 400 milionë për katër vitet e ardhshme, shkruan Periskopi.

Një shkarje e tillë brenda vetëm një muaji tregon se plani i Vetëvendosjes për qeverisjen është tepër joserioz. Shifra për të cilën po flasim është tepër e lartë, 200 milionë, e të cilat zhduken nga një fjalë e vetme goje.

Shpërdorimi me paranë publike ka qenë një problem i madh me qeveritë e deritashme, por i cili rridhte konkretisht nga mungesa e planifikimit afatgjatë.

Kurti ka premtuar rritje të madhe të buxhetit edhe për sektorë të tjerë, duke përmendur specifikisht atë të drejtësisë, mirëpo pa treguar se cilët sektorë do ta pësojnë nga këto lëvizje të rrezikshme buxhetore.

Buxheti i Kosovës aktualisht është 1,9 miliardë euro. /Periskopi/

Bisedë e drejtpërdrejtë me Albin Kurtin.

Posted by Albin Kurti on Thursday, 22 August 2019

Personaliteti i vitit 2020 sipas Periskopit: Albin Kurti

Periskopi.com Lajme

2020-a ishte një vit i çmendur. Politika, ekonomia e shëndetësia u lëkundën nga pandemia, dhe nga krejt rrjedhojat e saj. E ky vit i çmendur, në Kosovën tonë të vogël, e meriton si Personalitet të vitit një person që ia doli ta ndërronte karakterin e sferës publike nga mendja në ç-mendje.

Në vitin 2019, redaksia vendosi t’i ndante titullin e Personalitetit të Vitit, Isa Mustafës – që përkundër telasheve shëndetësore, dhe faktit se konsiderohej – me të drejtë – i harxhuar politikisht, ia kishte dalë të mbijetonte brenda partisë së tij, e madje të merrte edhe rol vendimtar në pushtetin qendror në Kosovë.

Përkulja e Kurtit ndaj Mustafës dëshmon rëndësinë e këtij të fundit më 2019

 

Por, viti 2020 bëri një përmbysje rrënjësore të rrethanave politike (dhe jo vetëm). Në pah doli “kalkulatori Kurti”.

Në fillim të muajit shkurt, pas 119 ditësh negociata të lodhshme ndër-partiake, Vetëvendosje dhe LDK arritën marrëveshje për koalicion qeveritar. Marrëveshja u nënshkrua nga dy kryetarët, Kurti dhe Mustafa, dhe ekzistonte (e ekziston) si tekst i shkruar dhe jo si fjalë në erë. E megjithatë, ekzistenca e saj u shpërfill vrazhdë dhe suksesshëm nga Kurti. Ajo që me konsensus mbarë-shoqëror ekzistonte, ta zëmë që bora është e bardhë, doli se me një fjalë goje mund të kontestohej dhe e kundërta ekzakte të bëhej e vërtetë (bora jo e bardhë). Dhe njerëzit të bindeshin për një gjë të tillë.

Bora e zezë në Siberi 😛

 

15 vjet angazhim në margjinat e politikës kosovare iu shpërblyen Kurtit, që ia doli më në fund të bëhej kryeministër. Por koalicioni qeveritar e kishte brenda një parti politike (LDK-në) me vetëm një deputet më pak në Kuvend – dhe me një peshë pushteti të barabartë brenda Ekzekutivit. Prandaj, megjithëse u bë kryeministër e u ul në karrigen që donte, Kurti nuk u bë kryeministri që donte të bëhej. Ai donte pushtet të pakufizuar si kryeministër, dhe prandaj iu rrek aventurës së kontestimit masiv të realitetit – dhe e cila gjatë vitit që po e lëmë pas për habi doli e suksesshme.

Pushteti mbi kujtesën

Njerëzit mund të mendojnë se kapja e pushtetit bëhet vetëm për ta shtënë në dorë të ardhmen [e të tashmen] e vendit. Në fakt, Kurti – i regjur mirë në taktika pushteti – për ta realizuar qëllimin e tij për t’u bërë kryeministër, provoi dhe ia doli ta shtinte në dorë edhe të kaluarën, që merr ekzistencë nga kujtesa e njerëzve.

Kurti ndryshoi radikalisht qëndrimet e shprehura po radikalisht dikur. “Jo Negociata, Vetëvendosje!” – mund të jetë parullë e shkruar mijëra herë në muret e ndryshme nëpër Kosovë. Por, ajo mbeti thjesht një shkarravinë e parëndësishme kur Xhelal Sveçla u pa në një tavolinë me Marko Gjuriqin në Tiranë dhe kur vetë Kurti po zgërdhihej me Ana Bërnabiqin që pak muaj më parë na quajti “njerëz që bukfalisht kanë zbritur nga mali”.

Na ishte një herë…

Pak njerëz e mbajnë mend po ashtu që Kurti kishte pranuar ta hiqte taksën 90 ditë para se ta vendoste Reciprocitetin përkundër premtimit publik pak kohë pasi u bë kryeministër.

Dhe përveç kësaj – pavarësisht akuzave të përsëritura pambarim se LDK-ja e kishte shkelur parimin e Reciprocitetit me Serbinë – doli se Kurti vetë e kishte premtuar një gjë të tillë – por, se i duhej pak më shumë kohë (sipas vetë Glauk Konjufcës).

Pak njerëz e mbajnë mend pastaj se ambasadori Richard Grenell po zhvillonte veçse përpjekjen e tij për normalizim ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë, para se Kurti të përdorte frazën “thika mbi harta”. Pra, do të kishte normalizim ekonomik të marrëdhënieve me Serbinë – pooor, Kurtit i duheshin vota, e prandaj krejt kjo përpjekje që filloi edhe para se Kurti të vinte në pushtet, tashmë nuk ekziston në sferën publike.

Ajo që bëri bujë të madhe, sidoqoftë, ishte prishja e raporteve historikisht të mira me ShBA-të. Opinioni në Kosovë është i ndarë në lidhje me çështjen se a është Kurti anti-amerikan. Por, Kurti ia doli ta përmbyste edhe një gjë të tillë, duke e akuzuar vetë administratën amerikane se nuk ishte amerikane.

A kishte apo s’kishte thika mbi hartën e Kosovës, kjo më nuk pati rëndësi.

Thikat e hartave

 

Lodhja e kundërshtarëve nga gjuha e urrejtjes

Ndoshta të lodhur prej sulmeve të vazhdueshme dhe kontaminimit ekstrem të debatit publik me gjuhë të urrejtjes dhe mosdurimit, kundërshtarët politikë të Kurtit u duk se nuk kishin më energji që të merreshin me të.

Duket se të gjitha partitë e mbetura po presin më me padurim se vetë Kurti ardhjen e tij në pushtet, që më pas të shohin edhe dështimin e tij në qeverisje. Natyrisht, një skenar ky që mund të jetë i dëmshëm për demokracinë dhe ekonominë e vendit. Dhe një dështim që nuk duket aspak i sigurt marrë parasysh fuqinë e tij për ta eklipsuar realitetin me makinerinë e jashtëzakonshme të propagandës.

Kurti derisa po merrte detyrën “hundë e buzë bashkë”

 

Përtej kundërshtarëve, Kurti lodhi edhe kritikët e tij duke ndërtuar vazhdimisht “gogolë” frikësues e poshtërues. Asnjë kritikë nuk mund t’i hidhej atij, sepse ishte në çdo rast i lidhur me Të Keqen e Madhe. Mos të harrojmë, në fillim e Keqja e madhe ishte PDK-ja, e më pas LDK-ja.

Marrë në përgjithësi ky ishte një vit i trishtë për Kosovën. Mbi 1 mijë njerëz humbën jetën nga koronavirusi, gati të gjithë e pësuan keq ekonomikisht shkaku i karantinave dhe demokracia u rrënua nga rrënimi i arsyes në sferën publike. Në rastin e fundit, më së keqi e pësuan vetë aktivistët e zyrtarët e lartë VV-së, që shpesh u desh t’i ndërronin qëndrimet nga dy herë në ditë kur i ndërronte edhe Kurti – siç ndodhi edhe me Buxhetin e 2021-s.

Pra, 2020-a, viti më i keq në historinë e pasluftës së Kosovës, personalitet të vitit e ka Kurtit sipas Periskopit.

Albin Kurti denoncon presidentin serb Vuçiq për krime lufte në Facebook, i përmend Hagën dhe shpërndan video nga YouTube

Periskopi.com Lajme

Ish kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, e ka bërë një postim në profilin e tij në Facebook – e në të cilin e ka denoncuar presidentin serb Aleksandër Vuçiq për fjalime që nxisin urrejtje dhe që nënkuptueshëm do të duhej të dënoheshin për krime lufte.

Ish kryetari i partisë ku bënte pjesë Vuçiq,  Vojisllav Sheshel, është dënuar nga Tribunali i Hagës, pikërisht shkaku i deklaratave të tij skandaloze e urrejtëse në kohët kur ishte përshkallëzuar konflikti i armatosur në Ish-Jugosllavi.

E Kurti e ka ndarë me ndjekësit e tij një video 14 sekondëshe ku Vuçiq bën deklaratën famëkeqe ku thotë se “për çdo serb të vrarë, do të vrisnin njëqind myslimanë”, përcjell Periskopi.

Ky sulm ndaj presidentit Vuçiq pikërisht në lidhje me çështjen e krimeve të luftës, e nxitjes së krimeve të luftës, ndodh pikërisht dy ditë pasi presidenti Thaçi kreu intervistimin e tij në Hagë nga prokurorët e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

Për më tepër, Kurti ka përmendur edhe Hagën në postimin e tij duke thënë që këto materiale ishin deponuar nga Natasha Kandiq në vitin 2005 në prokurorinë për krime lufte në Serbi dhe në Tribunalin e Hagës.

Reputacioni i Kosovës është dëmtuar ndjeshëm pas paralajmërimit të aktakuzës ndaj presidentit të vendit, z.Thaçi, dhe kryetarit të PDK-së, z.Veseli.

Kurti është kritikuar nga përkrahësit e PDK-së se nuk ka mbrojtur mjaftueshëm luftën e UÇK-së

Statusi i plotë:

Kurti sa ishte Kryeministër kishte larguar Haki Abazin nga takimi me OJQ’të

Periskopi.com Lajme

Kryeministri Kurti ishte vёnё nё dijeni nga OJQ-tё pёr sjelljet korruptive tё Haki Abazit nё raport me Jeta Xharrёn, Faik Ispahiun e Dajana Berishёn. Ishte organizuar edhe një takim në Kryeministri kur Kurti e kishte nxjerrё jashtё takimit Haki Abazin. Ish-Zëvendëskryeministri Abazi ka refuzuar të komentojë këtë ngjarje duke thënë se nuk flet për Gazetën Express. As Arton Demhasaj s’ka dhënë komente me arsyetimin se letra ishte e brendshme. Ndërkohë, sjellim të plotë të gjithë ngjarjen dhe letrën e disa organizatave të shoqërisë civile lidhur me takimin me Kurtin që kishte ndodhur në mars.

Njё ngjarje jo  e zakontë kishte ndodhur nё mars tё kёtij viti mes Kryeministrit Kurti dhe njё grupi tё OJQ-ve, ku Kurti ishte detyruar ta largonte nga takimi zëvendësin e tij Haki Abazi. Ishte ky njё takim ku kryeministri Kurti ishte përballë shoqërisë civile, e cila ishte ftuar nga Kurti pёr tё diskutuar nё lidhje me sjelljet korruptive tё zëvendësit tё tij, Haki Abazi, pёr tё cilin përfaqësues tё dhjetё organizatave tё shoqërisë civile, ishin shprehur tё shqetësuara nga sjelljet e Abazit nё cilёsinё e zëvendëskryeministri tё dytё nё Qeverinё Kurti.

Express ka kontaktuar Arton Demhasaj e ÇOHU-t, i cila kishte qenё protagoniste edhe nё ngjarjen, nё tё cilёn Haki Abazi si zёvendёskryeministёr ka hedhur akuza ndaj shoqёrisё civile e poashtu edhe ka qenё e pranishme nё takimin kur Kurti e kishte larguar Haki Abazin.

Ai nuk ka dashur të japë komente.

“Nuk ka qenë publike letra. Kemi mbajtur një takim me Kryeministrin Kurti. Kemi vendosur që mos me komuniku me media për këtë letër”, ka thënë Demhasaj për Express.

I kontaktuar nga Express, Haki Abazi, ish-zёvendёskryeministёr i dytё nё Qeverinё Kurti, ka thënë se nuk dëshiron të komentojë dhe as të flasë për Gazetën Express.

“Me Expressin e kam kryer. Le të tregojnë çka të dojnë organizatat e shoqërisë civile”, ka thënë Abazi teksa ka refuzuar të komentojë takimin mes OJQ’ve dhe Kryeministrit Kurti në mars.

As Donika Emini nuk ka dashur të komentojë takimin dhe ka thënë se nuk e ka nënshkruar letrën që OJQ’te ia kanë dërguar Kurtit.

“Jam kanë në takim. Është fol për pandeminë… Për Hakiun specifikisht nuk është diskutu. Hakiu vetëm e pati zëvendësu Kurtin. Nuk e kam nënshkru letrën dhe nuk jam palë kredibile në proces”, ka thënë Emini për Express.

Sidoqoftë, sipas kёtyre dhjetё OJQ-ve mё tё zёshme dhe me reputacion nё sektorin e shoqёrisё civile, Haki Abazi, nё cilёsinё e zëvendëskryeministrit tё dytё, ka akuzuar rёndё OJQ-tё dhe nё përgjithësi sektorin e shoqërisë civile, duke ju krijuar favore dhe qasje tё privilegjuar vetёm dy-tre organizatave tё shoqёrisё civile, duke aluduar nё BIRN-in e udhёhequr nga Jeta Xharra, Interneёs Kosova tё udhёhequr nga Faik Ispahiu dhe FIQ-in tё udhёhequr nga Dajana Berisha.

Kёto akuza ndaj shoqërisë civile, Haki Abazi, i kishte bёrё nё takimin e mbajtur mё 3 mars 2020, nё ngjarjen e organizuar nga Zyra e Kryeministrit, mbi transparencën e fondeve publike pёr OJQ dhe lansimin e Platformёs online pёr financimin publik tё OJQ-ve.

Pёr kёto akuza ndaj shoqёrisё civile dhe favore ndaj disa OJQ-ve, tё cilat Haki Abazi i ka financuar pёr shumё vite rresht sa ishte drejtor i RBF pёr Ballkanin Perёndimor, dhjetё organizatat e shoqёrisё civile pёrfshi “Balkan Green Foundation”, “ÇOHU!”, “Fondacioni Kosovar pёr Shoqёri Civile (KCSF)”, “Grupi pёr Studime Juridike dhe Politike (GLPS)”, “Instituti Demokratik i Kosovёs (KDI)”, “Instituti GAP”, “Instituti i Kosovёs pёr Drejtёsi (IKD)”, “Instituti i Kosovёs pёr Politikat Evropiane (EPIK)”, “Instituti Kosovar pёr Hulumtim dhe Zhvillim tё Politikave (KIPRED)”, “Instituti pёr Politika Zhvillimore (INDEP)” dhe “Lёvizja FOL” i kanё shkruar letёr Kryeministrit Kurti pёr tё shprehur shqetёsimin dhe pёr tё kёrkuar llogari nga Kryeministri pёr sjelljet korruptive tё zёvendёsit tё tij, Haki Abazi.

Nё letrёn e drejtuar Kurtit, të cilën e posedon Express dhe që kanë pasur qasje edhe këshilltarët e liderit të VV’së, nё pika tё pёrgjithshme, grupi i OJQ-ve, kishte shpjeguar ngjarjen, nё tё cilёn Haki Abazi kishte pёrfaqёsuar nё kёtё ngjarje Qeverinё Kurti dhe se sjellja e tij, sipas grupit tё OJQ-ve, kishte qenё e papranueshme dhe ndёrhyrje e drejtpёrdrejtё e qeverisё nё sektorin jo-qeveritar.

“Nё kёtё ngjarje, zv. Kryeministri nё fjalёn e tij tё hapjes e abstrahoi komplet temёn e transparencёs sё qeverisё, por e anatemoi dhe demonizoi shoqёrinё civile nё Kosovё. Ai na cilёsoi si grup organizatave me mendёsi tё makiatos qё takohen e flasin mes vete dhe nё rastin mё tё mirё e kuptojnё vetёm veten, si keqpёrdorues tё fondeve dhe zbatues tё agjendave tё donatorёve tё huaj, si dhe ridefinoi kuptimin e shoqёrisё civile duke pёrjashtuar OJQ-tё nga definicioni i kёtij sektori. Pёr mё tepёr, ai vlerёsoi qё vet organizatat e shoqёrisё civile janё problem i madh dhe tani e tutje do tё kёrkohet transparencё dhe llogaridhёnie nga OJQ-tё”, thuhet nё letrёn e grupit tё OJQ-ve drejtuar Kryeministrit Kurti.

Tutje, grupi i OJQ-ve vazhdojnё tё elaborojnё sjelljen e papranueshme tё Haki Abazit.

“Ndёr tё tjera, nё komentin e pjesёtarёve tё shoqёrisё civile qё Qeveria duhet ta dёshmojё pёrkushtimin pёr zbatim tё rregullores pёr fonde publike pёr OJQ edhe duke investuar nё burime njerёzore dhe ngritje tё kapaciteteve tё shёrbyesёve civil, ai e konsideroi kёtё si farsё e cila pёrdoret nga disa OJQ dhe institucione publike tё cilat nuk e duan transparencёn. Pёrgjatё gjithё diskutimit, zv.Kryeministri kishte qasje jashtёzakonisht antagonizuese dhe arrogante, sidomos ndaj pjesёtarёve tё shoqёrisё civile prezent nё kёtё ngjarje, pёrfshirё largimin nga salla nё momentin e replikimit me tё”, thuhet nё letrёn dёrguar Kurtit.

Grupi i OJQ-ve, kёtё sjellje e ka vlerёsuar si tё paprecedentё dhe skandaloze. “Kjo qasje e njё pёrfaqёsuesi aq tё lartё qeveritar ёshtё e paprecedentё. Pёr mё keq, kjo ndodh nё rastin e parё kur nё mandatin e kёsaj qeverie diskutohet pёr njё temё drejtpёrdrejtё tё lidhur me sektorin tonё. Edhe pse mbetet skandaloze nё çfarёdo rrethane, do tё mund ta konsideronim si rast tё izoluar po tё mos ishte pjesё e njё qasje mё sistematike nga ana e zv. Kryeministrit”, thuhet nё letrёn e grupit tё OJQ-ve.

Ky grup i OJQ-ve ka listuar argumente mbi qasjen skandaloze tё Haki Abazit nё cilёsinё e zёvendёskryeministrit nё Qeverinё Kurti.

“Qysh para takimit, pёr herё tё parё nё historinё e bashkёpunimit qeveri – shoqёri civile, agjenda e njё ngjarje publike nuk pёrfshin diskutim tё hapur, por vetёm fjalё rasti nga panelistёt. Ftesat pёr ngjarje ose nuk dёrgohen fare ose dёrgohen me vonesё, dhe atё pas kёrkesave nga shoqёria civile. Para dhe gjatё ngjarjes, por edhe nё zhvillime tё tjera tё ndёrlidhura, zv. Kryeministri u krijon favore dhe qasje tё privilegjuar dy-tre organizatave tё shoqёrisё civile. Pёrderisa raportet shumё tё afёrta personale tё tij me kёto organizata mund tё jenё rezultat i karrierёs sё tij nё tё kaluarёn si donator i shoqёrisё civile, vazhdimi i kёsaj qasje edhe nё funksionin zyrtar ёshtё i papranueshёm”, thuhet tutje nё letrёn e grupit tё OJQ-ve.

Pёrfaqёsuesit e grupit tё OJQ-ve janё shprehur tё indinjuar me qasjen e Haki Abazit, pёr tё cilёn kanё theksuar se ёshtё hera e parё qё njё pёrfaqёsues i qeverisё ka qasje tё papranueeshme nё raport me shoqёrinё civile, tё cilёn tenton ta kontrollojё. “Jemi thellёsisht tё indinjuar me kёtё qasje, edhe pse historikisht tё tillat veçse na kanё motivuar tё bёjmё punёn tonё, pra ta mbajmё Qeverinё pёrgjegjёse pёr veprimet e veta. Nuk jemi befasuar nga personi qё i bёn kёto deklarata, por jemi tё shqetёsuar qё tё njejtat janё bёrё nё kapacitet zyrtar, publikisht, dhe nё njё ngjarje tё organizuar nga vet qeveria. Qasje tё tilla janё karakteristikё e shteteve dhe qeverive tё cilat nё mёnyrё sistematike e kufizojnё lirinё e asocimit dhe tё shprehjes, e ngushtojnё hapёsirёn e veprimit qytetar dhe synojnё qё tё shfrytёzojnё autoritetin dhe mekanizmat e shtetit pёr tё vёnё nёn kontroll kёtё sektor jetёsor pёr njё shoqёri demokratike. Qeveria dhe tё gjitha institucionet publike kanё mandat dhe obligim qё tё sigurojnё ambient tё duhur pёr veprim tё shoqёrisё civile, tё garantojnё dhe mbrojnё pavarёsinё e sektorit dhe tё pёrmbahen nga çfarёdo ndёrhyrje e tyre nё punёn e organizatave tё shoqёrisё civile. Çfarёdo tentimi pёr t’i treguar shoqёrisё civile se çka duhet e çka nuk duhet tё bёjё ёshtё e kundёrta e kёtij mandati, dhe do t’i shndёrronte organizatat jo-qeveritare nё organizata qeveritare”, thuhet nё letrёn e grupit tё OJQ-ve drejtuar Kurtit.

Tutje, kёto OJQ, kёrkojnё drejtpёrdrejtё llogari nga Kryeministri Kurti pёr sjelljet e Haki Abazit, nё cilёsinё e zёvendёskryeministrit tё dytё tё Qeverisё Kurti. “Tё skandalizuar nga e gjithё kjo, ne organizatat e shoqёrisё civile tё poshtёshёnuara, kёrkojmё nga ju qё: 1) Tё na qartёsoni nёse pozicioni i parashtruar publikisht nga zv. Kryeministri i dytё ёshtё pozicion zyrtar i Qeverisё sё Republikёs sё Kosovёs ndaj shoqёrisё civile, dhe nёse jo, tё deklaroheni qartё dhe publikisht pёr kёtё dhe 2) Tё ndaloni autorizimin e zv. Kryeministrit tё dytё pёr tё komunikuar nё emёr tё Qeverisё nё çfarёdo teme tё ndёrlidhur me shoqёrinё civile”, theksohet nё letrёn e OJQ-ve.

OJQ-tё, kanё kёrkuar veprime konkrete tё Kryeministrit Kurti ndaj zёvendёsit tё tij Haki Abazi. “Gjithashtu, presim nga ju qё ndёrmerrni tё gjitha masat nё kompetencёn tuaj pёr tё ndaluar keqpёrdorimin e detyrёs zyrtare nga zv. Kryeministri pёr tё krijuar favore pёr organizata specifike tё shoqёrisё civile”.

Grupi i OJQ-ve ja kanё bёrё me dije Kryeministrit Kurti qё kёtё letёr ia kanё dёrguar vetёm atij pёr ta adresuar pa pasur nevojё qё tё mobilizohet tёrё shoqёria civile. “Pёr fund, kemi vendosur qё komunikimin e parё pёr kёtё ta bёjmё drejtpёrdrejtё me ju, pa mobilizuar masivisht organizatat e shoqёrisё civile dhe pa shfrytёzuar mjetet e komunikimit publik, duke shpresuar megjithatё qё kjo qasje nuk paraqet pozicionin zyrtar tё Qeverisё. Pёr kёtё arsye, presim qё kёrkesat tona t’i trajtoni me urgjencё dhe seriozitetin e duhur”.

Si Albin Kurti e largoi nga zyra Haki Abazin, i cili ishte i papranueshёm pёr OJQ-tё?

Pas letrёs qё grupi i OJQ-ve ja kishte drejtuar Kryeministrit Kurti nё lidhje me sjelljet korruptive tё Haki Abazit, Kurti iu kishte pёrgjigjur atyre me njё ftesё pёr takim.

Mirёpo, nё takim, me vete kishte marrё edhe Haki Abazin.

Posa ishin ulur nё takim, pёrfaqёsuesit e OJQ-ve, ia kishin bёrё tё qartё Kurtit se kishte gabuar rёndё me sjelljen e Abazit nё takim, duke e cilёsuar kёtё veprim si ofendim ndaj OJQ-ve.

“Pёrfaqёsuesit e OJQ-ve nё takim, posa kanё parё Haki Abazin prezent, nё fjalёt e parё i kanё thёnё Kryeministrit Kurti, se ndihen tё ofenduar nga prezenca e Haki Abazit, pёr tё cilin ishte drejtuar letra e OJQ-ve nё adresё tё Kurtit dhe se kjo sjellje e Kurtit ёshtё pёrgjigje pёr letrёn e tyre. Nё kёtё rast, tё gjithё pёrfaqёsuesit e OJQ-ve janё ngritur nё kёmbё pёr tu larguar nga takimi nё mёnyrё demonstrative. Nё kёtё rast, Kurti ёshtё befasuar dhe e ka kuptuar drejtё shqetёsimin e OJQ-ve dhe i ka thёnё Haki Abazit tё largohet nga takimi”, thotё pёr Express njё burim anonim nga kabineti Kurti, i cili kishte qenё prezentё nё takim. Nё atё moment, Haki Abazi ishte larguar pa asnjё koment. “Dukej tepёr i dёshpёruar sepse pёrfaqёsuesit e OJQ-ve as qё deshёn tё qёndrojnё nё takim, duke vlerёsuar ofenduese edhe sjelljen e Kurtit pёr shkak tё prezencёs sё Haki Abazit nё takim, nё tё cilin OJQ-tё dёshironin tё flisnin pёr sjelljet e tij qё i konsideronin tё papranueshme dhe korruptive nё raport me disa OJQ”, thotё tutje pёr Express njëri prej pjesëmarrësve aty.

Sidoqoftë, pas largimit tё Haki Abazit nga takimi nga Kryeministri Kurti, ka filluar diskutimi pёr pёrmbajtjen e letrёs, nё tё cilёn OJQ-tё kishin shprehur shqetёsimet e tyre nё lidhje me sjelljet e Haki Abazit.

Kurti kishte dёgjuar versionet e tё gjithё pёrfaqёsuesve tё OJQ-ve, tё cilёt janё shprehur tё shqetёsuar se si Qeveria Kurti, e cila ka promovuar transparencёn dhe llogaridhёnien, pёrmes Haki Abazit, po synon qё tё vё kontroll mbi sektorin e shoqёrisё civile dhe se si po i favorizon OJQ-tё, tё cilat dikur i kishte financuar si drejtues i RBF pёr Ballkanin Perёndimor.

OJQ-tё kanё kёrkuar nga Kurti qё ai tё deklarohet edhe publikisht se cili ёshtё qёndrimi i Qeverisё Kurti nё raport me qёndrimet e Haki Abazit tё bёra nё cilёsinё e zёvendёskryeministrit nё takim e mbajtur mё 3 mars 2020, nё ngjarjen e organizuar nga Zyra e Kryeministrit, mbi transparencёn e fondeve publike pёr OJQ dhe lansimin e Platformёs online pёr financimin publik tё OJQ-ve.

Kurti ju ka premtuar OJQ-ve se Qeveria Kurti nё asnjё formё nuk do tё ndёrhyjё nё punёn e organizatave tё shoqёrisё civile dhe se ato qё janё thёnё nga Haki Abazi nuk janё qёndrime tё Qeverisё Kurti, por qёndrime personale tё tij. Nё lidhje me akuzat pёr sjellje korruptive tё Haki Abazit, i cili ka favorizuar nё aktivitete tё ndryshme OJQ-tё, tek tё cilat pёr njё kohё tё gjatё kishte qenё donator i tyre, Kryeministri Kurti, kishte premtuar se do tё informohet mё shumё dhe se nuk do tё rri duarkryq por se do tё veprojё.

Albin Kurti si avokat i vrasjeve të luftës dhe kundërshtar i Hashimit

Mero Baze Op-Ed

Nëse ka diçka kontradiktore sot në historinë e Kosovës rreth qëndrimit politik që mbahet ndaj hijeve të errëta të luftës dhe vrasjeve politike, është qëndrimi politik i Vetëvendosjes dhe Albin Kurtit.

Albin Kurti ishte një mbështetës i luftës, pa qenë në luftë. Pa dashur të përshkruaj biografinë e tij të atyre viteve, dua të theksoj se gjërat për të cilat akuzohet Hashim Thaçi dhe shokët e tij, më së shumti kanë të bëjnë me dëshmi të marra për vrasje politike, apo spastrime të qëllimshme jashtë fushës së luftës, në periudhën e anarkisë pas luftës.

Ka pasur parti dhe individë në Kosovë që e kanë kundërshtuar në kohën që ndodhnin këto gjëma. Ka pas dhe pak, fare pak gazetarë. LDK ishte një prej këtyre partive që kanë kundërshtuar vrasjet dhe i kanë denoncuar ato.

Vrasjet pa autorë, por dukshëm të motivuara politikisht, kundër disa drejtuesve lokalë të LDK, e futën LDK-në në një luftë të ftohtë me “krahun e luftës”.

Në kaosin e pasluftës së vitit 1999, deri më 2000, Kosova nuk ishte as në pushtetin e UÇK, as UNMIK, as të ndonjë Qeverie, por nën pushtetin e një anarkie dhe “gjuetie shtrigash”.

E vetmja gjë që duhej bërë, ishte të ngrije zërin dhe të dënoje vrasjet, nëse guxoje.

Ata që e kanë bërë këtë në Kosovë, i kanë deklaratat e shkruara. Pak kush e bëri në Shqipëri.

Por më të qartë janë ata që nuk e bënë kurrë. Dhe ky është Albin Kurti dhe “Vetëvendosja”. Kjo parti nuk i dënoi kurrë vrasjet politike në Kosovë, madje dukshëm dukej se inatin me fraksionet e tjera të dala nga lufta, e kishin pse nuk kishin vrarë më shumë.

Kryetari i Grupit Parlamentar të “Vetëvendosjes”, Rexhep Selimi, ka qenë i kudondodhur me Hashim Thaçin dhe drejtues të tjerë të UÇK-së në kohën për të cilën përfliten akuzat. Nuk di çfarë mund të ketë thënë si dëshmitar në Hagë, por di që ky njeri ishte ministër i Brendshëm i Qeverisë së përkohshme të vitit 1999-2000, kur kanë ndodhur shumica e këtyre vrasjeve. Në atë Qeveri pa pushtet, në fakt ministri i Brendshëm ishte “Gestapo” politike.

E kam të fiksuar si gazetar, pasi duke qenë shumë kritik me shkrimet e mia rreth vrasjeve në atë kohë, ky i ishte ankuar një zyrtari të lartë të PD në Shqipëri, gjatë një dreke tek restorant “Piaca” në Tiranë.

Tani ky njeri që udhëhiqte nëntokën e krahut politik të UÇK, udhëheq Grupin Parlamentar të “Vetëvendosjes”, dhe vazhdon të mbrojë atë që ka bërë në ato vite.

As ai, por mbi të gjitha as “Vetëvendosja”, nuk bëri kurrë asgjë politikisht kundër asaj periudhe. Madje Albin Kurti ka denigruar Ibrahim Rugovën, dhe vetëm kur i qurravitej LDK-së për pushtet, bëri disa hapa plot mëdyshje e pasiguri, rreth pranimit të kontributit të tij.

Tani “Vetëvendosja” dëgjova që ka thënë se Edi Rama ka shkuar në Kosovë për të mbrojtur Hashim Thaçin.

Po mirë, ndoshta ka shkuar dhe për ta mbrojtur presidentin Hashim Thaçi më 2020, por avokati më i madh i akuzave që i janë bërë Hashim Thaçit dhe shokëve të tij, është “Vetëvendosja”.

PDK e Thaçit, AAK e Haradinajt etj., kanë reflektuar kundër vrasjeve, së paku me deklarata politike. “Vetëvendosja” dhe Albin Kurti janë ndër avokatët më të mëdhenj të asaj periudhe, pasi ata ende nuk janë distancuar prej tyre.

Po kaq kontradiktore është dhe teoria e tyre rreth Gjykatës Speciale të Kosovës.

Ata nuk e kanë votuar atë, thonë që nuk e njohin, kritikojnë Hashim Thaçin pse e votoi, ndërsa tani i thonë pse nuk jep dorëheqje, se të ka akuzuar prokurori special.

Hashim Tahçi ka dhënë shpjegimet e veta për hapat që do të ndjekë, por “Vetëvendosja” nuk ka pse i kërkon llogari dikujt për raportet që ai vendos me një gjykatë, që ata nuk e njohin.

Kjo tregon sa fallco e kanë pasur kundërshtinë ndaj Gjykatës Speciale dhe sa të paqëndrueshëm janë në qëndrimin ndaj së shkuarës. Ata kanë target vetëm persona dhe jo fenomene në Kosovë.

Albin Kurti dhe “Vetëvendosja” është rasti unik, kur ata janë dakord me fenomenin e vrasjeve politike, por duan në të njëjtën kohë që për këto të dënohen disa kundërshtarë të tyre, dhe jo ata.

Kësisoj ata janë edhe avokatët e vrasjeve të luftës, edhe njëkohësisht kundërshtarët e Hashim Thaçit. E kuptoni vetë çfarë i bie të jenë.

 

 

Dardan Molliqaj i qepon rëndë Kurtit pasi ia qet kërkesën e turpshme ndaj Thaçit: Je me ata që akuzojnë UÇK-në

Periskopi.com Lajme

Në një shkrim mjaft domethënës politik, Dardan Molliqaj i PSD-së ka sulmuar kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin, duke i thënë që ishte bërë me ata “që po e sulmojnë UÇK-në”. 

Molliqaj i është referuar një shkrimi të gjatë të Albin Kurtit në të cilin ai përsëriste pa u lodhur me dhjetëra herë kërkesën “Shko Hashim” ndaj presidentit Thaçi. Ai i kërkonte Thaçit që të shkonte në Hagë për t’u gjykuar, ani pse ende në atë kohë aktakuza nuk ishte as e paralajmëruar.

E duket se ajo kërkesë e përsëritur e Kurtit ndaj Thaçit do ta ndjekë gjatë Kurtin, pasi Molliqaj nuk ka kursyer kritikat e ashpra kundër të parit të Vetëvendosjes, të cilit dikur i shërbente si krahu i djathtë, shkruan Periskopi.

“Për ta realizuar këtë interes, sot je në anën e atyre që akuzojnë UÇK-në. Në anën e atyre që e shohin me përçmim luftën për liri. Je vendosur në anën e atyre që luftën e UÇK-së e shohin si një shpërthim agresiv e të dëmshëm të disa katundarëve.” – shkruan z.Molliqaj ndër tjerash.

Më tej, ai ka akuzuar Kurtin se po e pranon një gjykim politik ndaj kundërshtarëve të tij politikë vetëm që t’i arrijë përfitimet e dëshiruara.

Më tej statusi i plotë: 

Shko Albin…

VV ka kohë që thotë se Hashim Thaçi po e negocion një marrëveshje të dëmshme për Kosovën, për ta shpëtuar kështu veten nga Gjykata. Në këtë qëndrim, presupozimi është i qartë. Sipas Kurtit, drejtori politik i UÇK-së, Hashim Thaçi qenka i fajshëm, pra paska bërë krime lufte dhe prandaj po ikën prej gjykimit.

Albin, tashmë e kemi kuptuar që nuk sheh asgjë tjetër përtej interesit tënd politik. Dikur thoshe se pushteti i VV-së nuk do t’i dorëzojë njerëzit e UÇK-së. Për ta realizuar këtë interes, sot je në anën e atyre që akuzojnë UÇK-në. Në anën e atyre që e shohin me përçmim luftën për liri. Je vendosur në anën e atyre që luftën e UÇK-së e shohin si një shpërthim agresiv e të dëmshëm të disa katundarëve.

Albin, çfarë di ti për krimet e UÇK-së kur iu drejtove Hashim Thaçit me sugjerimin për të shkuar në Hagë? A din edhe për ndonjë tjetër, apo veç për drejtuesin politik? Siç duket, tash për tash ky po ta zë rrugën.

Shko Albin thuaj të gjitha, sepse edhe ashtu, me qëndrimet e tua, e ke vendosur veten në anën e atyre që duhet të ftohen si dëshmitarë. Merri me vete edhe kolegët e tjerë të partisë: Shkelzenin, Fatmiren, Liburnin, Hakiun etj. sepse në bazë të qëndrimeve të tyre, edhe ata duket se dijnë shumë.

Shko Albin, dhe trego që gjykimet politike bëhen të pranueshme vetëm atëherë kur t’i eliminojnë kundërshtarët politik. Shko dhe trego që drejtësia edhe mund të jetë selektive përderisa të shërben ty.

Shko Albin se kompleksi yt me historinë atje shërohet. Atje po e rishkruajnë historinë.

Tregoju në Hagë se historia duhet të ndryshohet, sidomos aty ku ti nuk je protagonist. Trego se ajo duhet të rishkruhet, sidomos në pjesët ku emri yt nuk përmendet.

Analist Gashi: Dasmat janë krim i organizuar, Labi po imiton Albin Kurtin

Periskopi.com Lajme

Analisti i mirënjohur kosovar, Krenar Gashi, ka bërë një qortim të ashpër të protestës së djeshme të këngëtarëve të dasmave që u organizua nga Labinot Tahiri e Afrim Muçiqi ndër të tjerë. 

Ai ka deklaruar se “industria e dasmave nuk është hiç ndryshe nga krimi i organizuar”, duke dhënë edhe arsyet për një gjë të tillë.

“Industria e dasmave është një industri ku grupe të individëve në sektore të ndryshme (muzikë, transport, gastronomi etj.) veprojnë në bashkëpunim dhe koordinim të plotë, për të ndërmarrë aktivitete të palicencuara, me qëllim të përfitim të drejtpërdrejtë të dobisë financiare, të pakontrolluar dhe të patatueshme.” – ka shkruar z.Gashi në një deklaratë mjaft të fuqishme.

Edhe më herët këngëtarët e dasmave janë kritikuar për ikjen nga tatimi, por askush deri tash nuk i ka quajtur “krim i organizuar”, përcjell Periskopi.

Krenar Gashi ka cituar edhe “Kodin Penal të Republikës së Kosovës” për të mbështetur pretendimin e tij ndërkohë që ka thënë se këngëtari Labinot Tahiri po imiton Albin Kurtin dhe Donald Trumpin në protestat e tij.

Deri tash, Prokuroria e vendit nuk ka ndërmarrë veprime konkrete kundër këngëtarëve dhe industrisë së çuditshme të dasmave në Kosovë që mendohet të jetë qindra-milionëshe në vit.

Statusi i plotë: 

Industria e dasmave nuk është hiç ndryshe nga krimi i organizuar — është një industri e gjerë, ku grupe të individëve në sektore të ndryshme (muzikë, transport, gastronomi, etj.) veprojnë në bashkëpunim dhe në koordinim të plotë, për të ndërmarrë aktivitete të palicencuara, me qëllim të përfitimit të drejtpërdrejt të dobisë financiare, të pakontrolluar dhe të patatueshme. Mos të flas për aludimet për shpërlarje parash.

Kodi Penal i Republikës së Kosovës e përkufizon krimin e organizuar si:

“bashkim i strukturuar, që ekziston për një kohë të caktuar, i tre apo më shumë personave për kryerjen e veprave të caktuara penale, që vepron në bashkëpunim me qëllim të kryerjes së një apo më shumë veprave të rënda penale për përfitim të drejtpërdrejtë ose të tërthortë të dobisë financiare apo dobisë tjetër pasurore”

Unë s’jam jurist, por nuk po shoh që kërkohet me pasë brina…

Po nejse, mirë kish qenë edhe një protestë e Labit, se në vogëlsinë e tij, po e imiton Albinin (edhe pak Trumpin).

P.S. Reflektim personal, aman mos m’citoni!

Konjufca thotë se nuk ka pasur asnjë fërkim me Albin Kurtin: “Jemi takuar tri-katër herë në javë”

Periskopi.com Lajme

Konjufca ka avokuar për qëndrimet e Vetëvendosjes në zhvillimet politike në emisionin Debat+. Ai ka folur edhe për temën e reciprocitetit dhe dialogun me Serbinë por edhe për heshtjen e tij pas disa deklaratave në dukje kundërshtuese me Albin Kurtin. 

Ish shefi i diplomacisë ka deklaruar se “Qeveria Kurti ka qenë shumë e qartë dhe e hapur në komunimin me z.Grenell”, i cili është i dërguari special i Shtëpisë së Bardhë për dialogun me Serbinë.

I pyetur nëse ka pasur fërkime në Vetëvendosje, dhe sidomos mes tij dhe Albin Kurtit ai deklaroi:

Ai tha se është takuar me Albin Kurtin “tri-katër herë në javë” ndërsa përmendi edhe portalet që i kanë numëruar ditët e tij të heshtjes pas një emisioni ku nuk ishte pajtuar krejtësisht me liderin e partisë së tij, shkruan Periskopi.

Ishte pikërisht Periskopi që kishte hapur një temë të tillë pas mos-pjesëmarrjes së tij në një mbledhje të kryesisë së Vetëvendosjes. /Periskopi 

Luan Dalipi: Jam takuar vetëm një herë me përfaqësuesin e Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë

Periskopi.com Lajme

Ish-shefi i stafit të ish-kryeministrit Albin Kurtit, Luan Dalipi ka reaguar ndaj fjalimit të deputetit të PDK’së, Mërgim Lushtaku.

Lushtaku sot në Kuvend ka thënë se Haki Abazi së bashku me Luan Dalipin shef i kabinetit të Kurtit, kanë pasur takim me Dejan Peviqeviq që është përfaqësues i kabinetit të Marko Gjuriq dhe shef i Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë

Mirëpo këtë deklaratë Luan Dalipi po e quan gënjeshtër, por në anën tjetër ka konfirmuar se ka pasur takim me shefin e Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë.

“Pas kërkesës së znj. Eichhorst, zëvendësministri i Financave dhe Transfereve më ka ftuar në cilësinë e përfaqësuesit të Kabinetit të Kryeministrit, të marr pjesë në takim zyrtar mes përfaqësuesve të dy shteteve. Takimi është mbajtur më 18 mars 2020, në sallë të Ministrisë së Financave dhe Transfereve, në ndërtesë të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Kjo është hera e vetme që unë jam takuar me ndërlidhësin në fjalë. Vlen të theksohet që z. Abazi, i përfolur në fjalimin e z. Lushtaku, nuk ka qenë në atë takim.”, ka shkruar ai.

Dalipi me anë të një shkrimi në profilin e tij në Facebook është munduar të sqarojë se si ka ardhur deri te ky takim.

Ai shkruan se takim ka ndodhur për arsye që ta hapen korridore për gjërat që ndihmonin në luftën ndaj pandemisë Covid-19./Periskopi/

Shkrimi i tij i plotë:

Kur lufta për të shpëtuar jetën e qytetarëve ‘LUFTOHET’ nga ‘përfaqësues’ të qytetarëve! Ironike.

Deputeti Mergim Lushtaku sot në Kuvend të Republikës së Kosovës paska helmuar opinionin publik me një gënjeshtër të rradhës.

Lehtësia me të cilën shpifin shumë politikanë ‘patriotë’ folkloristë sot është tregues se në çfarë niveli të ulët ka ra politikbërja në Kosovë. Pikërisht ata që po shpërndajnë dezinformata sot janë ata që e kanë sjellur vendin në këtë situatë me sjelljet e tyre destruktive këto 20 vitet e fundit. Këta po e dijnë që shpejt po iu perëndon jeta politike në vend, prandaj janë qartur kështu, që nga 6 tetori e këndej. Me të vërtetë duhet t’i kthehemi shpejtë kutive të votimit.

Në vijim po ju tregoj faktet për takimin e inicuar nga zyrtarja e lartë e Komisionit Evropian, znj. Angelina Eichhorst, Drejtoreshë e Veprimit të Jashtëm Evropian (‘EEAS – European External Action Service’) për Evropë Perëndimore, Ballkanin Perindimor dhe Turqinë, në lidhje me luftën kundër pandemisë COVID-19. Ju vlerësoni vet!

Me iniciativë të Këshillit Rajonal për Bashkëpunim (‘Regional Cooperation Council-RCC’), mekanizëm i inicuar dhe përkrahur nga Komisioni Evropian, përfaqësues të qeverive të Evropës Jug Lindore dhe Bashkimit Evropian janë pajtuar që nevojitet një “Koridor i Gjelbërt”, për të lejuar kalimin e barnave, pajisjeve mjeksore dhe ushqimit nepër rajonin e Ballkanit Perindimor, gjatë kohës së pandemisë COVID-19.

Në këtë kontekst, znj. Eichhorst, në mars 2020 ka kërkuar nga Ministria e Financave dhe Transfereve e Republikës së Kosovës që të mbajë një takim me përfaqësuesin e Zyrës Ndërlidhëse të qeverisë serbe në Kosovë, që është me zyre në Ndërtesë të Komisionit Evropian në Kosovë. Edhe Kosova ka Zyre Ndërlidhëse të saj në Serbi, qysh para shumë viteve.

Komunikimi me shumë vende, përfshirë edhe vendet e rajonit, në kontekstin e luftimit të pandemisë është ende relevant. Komunikimi dhe koordinimi ndërshtetror është shembull i parimit të RECIPROCITETIT mes dy shteteve të barabarta, parim i cili ia ka mundësuar Qeverisë Kurti që ti dalë në ndihmë shqiptarëve të Luginës. Virusi COVID-19 nuk njeh as racë, as kombësi, as etni.

Refuzimi blanko nga ana jonë për të komunikuar në luftën kundër pandemisë jo vetëm që do të kishte ndaluar ndihmën për shqiptarët e Preshevës, por edhe do të kishte rrezikuar një shpërthim të epidemisë në komunat me shumicë serbe, gjë që kishte kërcënuar jetën dhe shëndetin e të gjithë qytetarëve të Republikës, pa marrë parasysh nga cili komunitet vijnë.

Pas kërkesës së znj. Eichhorst, zëvendësministri i Financave dhe Transfereve më ka ftuar në cilësinë e përfaqësuesit të Kabinetit të Kryeministrit, të marr pjesë në takim zyrtar mes përfaqësuesve të dy shteteve. Takimi është mbajtur më 18 mars 2020, në sallë të Ministrisë së Financave dhe Transfereve, në ndërtesë të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Kjo është hera e vetme që unë jam takuar me ndërlidhësin në fjalë. Vlen të theksohet që z. Abazi, i përfolur në fjalimin e z. Lushtaku, nuk ka qenë në atë takim.

Ndërlidhësi qysh në fillim të takimit ka potencuar qëllimin e takimit: për të treguar gatishmërinë e qeverisë së Serbisë për t’i ofruar ndihmë komunave me shumicë serbe (Mitrovicës Veriore, Graçanicës, Pasjan, etj.), me medikamente, pajisje mjekësore (maska), etj., në përpjekje për ta luftuar COVID-19. Dmth., tema e vetme ka qenë lufta ndaj COVID-19, në përputhje me mekanizmin ‘Koridori i Gjelbërt’ të Komisionit Evropian.

Dhe ky është FUNDI i kësaj ngjarje normale në luftimin e pandemisë COVID-19.

Unë mburrem që kam qenë pjesë e Qeverisë Kurti, e mirënjohur nga qytetarët e vendit dhe ndërkombëtarisht për menaxhimin e saj të suksesshëm të COVID-19.

Me këtë e përfundoj këtë temë dhe më tutje nuk do të argëtoj asnjë që dëshiron të përfshihet në këtë diskutim të kotë.

Ps. Komentet nga fake accounts fshihen.

 

Denoncimi i liderëve politikë për gjuhë urrejtëse: Për kënd e kishin fjalën ShBA-të, Gjermania & co.

Periskopi.com Lajme

Shtetet mike të Kosovës, të njohura edhe si vendet e Quintit, (ShBA, Franca, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar dhe Italia) kanë dalë me një deklaratë mjaft domethënëse në këtë periudhë mjaft të polarizuar në politikën kosovare.

Në këtë deklaratë, aleatët më të mëdhenj të Kosovës iu kanë bërë thirrje liderëve politikë në Kosovë që të heqin dorë nga fyerjet dhe kërcënimet ndaj njëri-tjetrit por të merren me sfidat dhe mundësitë e shumta me të cilat përballet vendi ynë, shkruan Periskopi.

“E ardhmja demokratike e Kosovës varet nga aftësia e liderëve të saj që të vendosin shembull pozitiv të një diskursi civil dhe ku respektohet liria e shprehjes. Çdo formë e gjuhës nxitëse, e veçanërisht sulmet personale që provojnë të shtyejnë para qëllimet politike, mund të kontribuojë në një atmosferë që inkurajon akte të dhunës. Njerëzit e Kosovës meritojnë më mirë.” – thuhet në këtë deklaratë të fuqishme.

Periskopi vazhdimisht kishte denoncuar gjuhën e urrejtjes dhe mosdurimit që është përshkallëzuar tepër shumë gjatë muajve të kaluar.

Por, pse ky reagim nga ana e ShBA-ve, Francës, Gjermanisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Italisë?

Së fundi, Lëvizja Vetëvendosje ka ftuar një tubim manifestues duke e lidhur datën e çlirimit të Kosovës me datën e festimit të përvjetorit të partisë së saj. Ky tubim mund të rrezikojë shëndetin publik duke pasur parasysh shtimin e rasteve në Kosovë pas lehtësimit të masave kundër Covid-19.

Por, gjuha e urrejtjes dhe mosdurimit është bërë një problem tepër i madh në vend.

Fillimisht, kryeministri Kurti ka përdordur në Kuvendin e Kosovës më 25 mars fjalën “gjakderdhje” duke e akuzuar për provokimin e saj presidentin Thaçi. Ai kishte thënë se ishte gati një marrëveshje sekrete dhe se tani duhej të provokoheshin incidente. Ekzistenca arrëveshja sekrete për “shkëmbim territoresh” ishte mohuar edhe nga ShBA-të, madje zyrtarisht, që dolën me një komunikatë të përbashkët nga Matthew Palmer, Philip Kosnett dhe Richard Grenell.

Më pas, kishte qenë edhe anëtari i partisë së tij, Agim Bahtiri, i cili kishte përmendur fjalën “vëllavrasje”, e për të cilën ishte denoncuar edhe në Prokurori nga presidenti Thaçi.

Por, as presidenti Thaçi nuk ka mundur t’i qëndrojë larg një fryme kaq helmuese. Edhe ai është konfrontuar në disa raste me Kurtin dhe njerëzit e afërm të tij. Thaçi nuk ka përmendur ndonjë term kaq të rëndë, por megjithatë para disa ditësh u duk se sulmoi kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmanin.

Megjithatë, konfrontimet e ashpra me gjuhë të urrejtjes nuk mbarojnë këtu.

Konfrontime fanatike e nxitëse kishte pasur nga Vetëvendosje sidomos ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), më konkretisht ndaj kryetarit Isa Mustafa dhe kryeministrit aktual Avdullah Hoti.

Ishte zv.kryeministri Haki Abazi ai që e kishte quajtur (ndër tjerash), Hotin edhe si “servil si brisku” ndërsa Mustafën e kishte akuzuar për gjëra të ndryshme në sulme personale.

Reagimi i sotëm nga vendet e Quintit është i drejtuar sidoqoftë për liderët politikë të vendit, dhe duket se target ka në veçanti sidomos ish kryeministrin Kurti por edhe presidentin Thaçi./Periskopi

Kurti kritikon butësisht deklaratën e Thaçit për gjendjen e jashtëzakonshme

Periskopi.com Lajme

Kryetari i partisë Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dalur sot në terren për t’i dhënë një të shtyrë peticionit të partisë së tij që deri tash është nënshkruar sipas pretendimeve të aktivistëve nga 150 mijë vetë. Ai foli edhe për deklaratat e presidentit Thaçi për gjendjen e jashtëzakonshme.

Në një prononcim për media ai ka thënë se gjendja e jashtëzakonshme nga presidenti më shumë ishte menduar si një kundërvënie e qeverisë së mirë (sic) që kishte VV-ja, se sa për situatën me pandeminë Covid-19.

“Gjendja e jashtëzakonshme më shumë është menduar si një kundërvënie e qeverisjes së mirë që kishim ne, sesa që kishte të bënte me pandeminë. Atëherë kur u kërkua shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme ishin vetëm 19 të infektuar”, ka thënë ai, duke iu referuar deklaratës së presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili më 17 mars kishte kërkuar që të shpallej gjendje e jashtëzakonshme.

Në fakt, edhe kryeministri Kurti kishte ndërmarrë masa të ashpra restriktive në kohën kur në Kosovë kishte raste më të shumta të të prekurve me koronavirus, ndërkohë që lehtësoi masat mu në kohën kur tashmë ishin mbi 30 të vdekur dhe shumë raste aktive, përcjell Periskopi.

Përplasja për gjendjen e jashtëzakonshme kishte bërë që Kurti ta shkarkonte ministrin e tij, Agim Veliun për shkak të një deklarate dhënë në një televizion kosovar. /Periskopi

Ende as të gjithë votuesit e VV-së nuk duan zgjedhje: Shfaqet Kurti i maskuar në Kodër të Trimave

Periskopi.com Lajme

Partia politike Vetëvendosje që në zgjedhjet e 6 tetorit të vitit të kaluar doli e para, po kërkon zgjedhje të reja në vend pasi nuk ia dolën që të mos e shkilnin marrëveshjen për bashkëqeverisje me LDK-në. Kjo parti politike ka organizuar një peticion, në të cilin thuhet se janë mbledhur 150 mijë nënshkrime.

Peticioni ka nisur para tetë ditësh, ndërkohë që sipas të afërmit të Fitore Pacollit, Fitim Pacollit, deri tash janë mbledhur 150 mijë nënshkrime për një periudhë një javore.

Kjo parti politike në zgjedhjet e fundit i kishte pasur 221 mijë e 1 vota, të mbledhura gjatë ditës së diele më 6 tetor kur ishin mbajtur zgjedhjet.

Zgjedhjet e reja po i mbështesin edhe partitë e tjera politike opozitare si PDK dhe PSD, por nuk dihet nëse po e mbështesin peticionin e partisë Vetëvendosje, përcjell Periskopi.

Të angazhuar në fushatën e Vetëvendosje për Peticion janë parë edhe shumë e shumë deputetë dhe zyrtarë të lartë, përfshirë ish shefin e diplomacisë kosovare, Glauk Konjufcën i cili gjatë ditës së sotme është parë në komunën e Kamenicës.

Ndërkohë që pikërisht sot, edhe kryetari i partisë Albin Kurti ishte në vizitë te Pika Kodra e Trimave bashkë me Arben Vitinë dhe Fitore Pacollin.

Kujtojmë që Vetëvendosje pretendon se do t’i fitojë mbi 50 për qind të votave në zgjedhjet e ardhshme, e që nënkupton se do t’i marrë të paktën mbi 400 mijë vota nëse shifra e votuesve nuk rritet më shumë se në zgjedhjet e fundit. /Periskopi

Avdullah Hoti, kryeministri më i ri në moshë i Kosovës që nga Pavarësia: Ku renditet Kurti?

Periskopi.com Lajme

Avdullah Hoti që tashmë po quhet me të madhe “Dulla” në popull është votuar si kryeministër i ri i Kosovës nga të zgjedhurit e popullit, deputetët e Kuvendit të Kosovës. Por, cila është mosha e këtij politikani?

Hoti mund ta ketë një emër mjaft të vjetër (Avdullah) por ai del se është më i ri në moshë se kryeministri Kurti me emrin Albin.

Avdullah Hoti ka lindur më 4 shkurt të vitit 1976, që nënkupton se ai është i vjetër 44 e 4 muaj. Albin Kurti në anën tjetër, është 45 vjeçar e 2 muaj, ndërsa në kohën kur e mori detyrën ishte 44 vjeç e 10 muaj, shkruan Periskopi.

Kjo e bën Hotin kryeministrin më të ri në moshë që e ka pasur Kosova që nga koha e Pavarësisë, më 17 shkurt të vitit 2008.

Prej asaj kohe, vendi i kishte dy qeveri të udhëhequra nga Hashim Thaçi, një qeveri të udhëhequr nga Isa Mustafa dhe një tjetër të udhëhequr nga Ramush Haradinaj.

Por, kryeministri më i ri i Kosovës ishte Hashim Thaçi, i cili aktualisht është 52 vjeçar.

Thaçi ka lindur më 24 prill të vitit 1968, që nënkupton se pas lufte si kryeministër i një qeverie të përkohshme ai ishte vetëm 32 vjeçar.

Mosha ka qenë një element i rëndësishëm në debatet mes politikanëve në Kosovë, shumë prej të cilëve janë akuzuar për moshën e shtyer apo edhe moshën e re./Periskopi

Kurti prish punët edhe me Lajçakun: I reagon për deklaratat kundër Reciprocitetit

Periskopi.com Lajme

Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti, i ka reaguar Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak, lidhur me kërkesën e tij për largimin e masave të reja të reciprocitetit të vendosura ndaj Serbisë.

Kurti ka thënë se të refuzosh parimin e reciprocitetit të vendosur nga Qeveria e Kosovës është njëjtë sikur t’ia mohosh Kosovës që të ushtrojë të drejtat si një shtet sovran.

“Refuzimi i parimit të reciprocitetit për Republikën e Kosovës është njëjtë sikur t’i mohosh të drejtën për të ushtruar të drejtat e veta sovrane”.

Kreu i qeverisë në detyrë ka theksuar se Serbia duhet ta shoh Kosovën si partnere të barabartë.

“Dialogu është midis dy të barabartëve dhe Serbia duhet ta shohë Kosovën si të barabartë në çdo tryezë”.

Lajçak, sot ka shprehur zhgënjimin e tij me masat e reja të vendosura nga Kurti.

“I zhgënjyer për masat e reja të reciprocitetit, të vendosura nga qeveria në detyrë e Kosovës. Veprime të tilla të njëanshme e minojnë rifillimin e dialogut dhe duhet të largohen menjëherë. Siç është thënë vazhdimisht, ne presim që të dyja palët në dialog t’i zbatojnë dhe t’i respektojnë marrëveshjet e kaluara”.

Vendimet që mori Albin Kurti për reciprocitet ndaj Serbisë ishin të qeverisë Haradinaj

Periskopi.com Lajme

Taksa 100 për qind e vendosur në nëntor të viti 2018, për produktet serbe dhe boshnjake nga qeveria Haradinaj, u largua më 31 mars për tu zëvendësuar me reciprocitet nga Qeveria Kurti.

Të shtunën mbrëma Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës vendosi disa masa të reja që do nisnin të zbatoheshin nw reciprocitetin me Serbinë, por këtu nuk kishte asgjë të re. Masat që ndërmori Kurti në mbledhjen e 37-të të Qeverisë ishin të njëjta me ato që qeveria Haradinaj kishte marr në vitin 2018.

Në vendimin e mbrëmshëm thuhet se në marrëdhëniet tregtare me Serbinë, ndalohen dokumentet për produktet bujqësore dhe industriale që përdorin emra të vendeve që përmbajnë elemente të tjera në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, emrat e vendeve në Republikën e Kosovës, por pa emërtimin e shtetit, që nuk i referohen me Republika e Kosovës dhe përmbajnë çfarëdo elementi që mohon pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës, përcjell lajmi.net.

“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë obligohet të përdorë stemën dhe emrin Republika e Kosovës në certifikatat fitosanitare dhe veterinare, ndërsa operatorët ekonomik nga Serbia duhet të pajisen me leje hyrëse për secilin automjet të transportit të mallrave që hyn në Republikën e Kosovës nga Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi.

Ndërsa në vendimin e datës 21.11.2018, në të cilin u vendos taksa 100% për produktet serbe, në pikën 3 dhe 4 parasheh një sërë masash reciprociteti për të cilat obligohet Dogana, Inspektorati i Tregut dhe Inspektoratet Komunale, që të obligojnë të gjithë operatorët ekonomik t’i largojne të gjitha produktet të cilat në etiketën apo deklaracionon e tyre kanë përmbajtjen e: Importues/Distributor/Përfaqësues/Prodhues/apo edhe ndryshe, për dhe në “Kosovë e Metohi”, “Kosovo Unmik””Kosova 1244”, “Kosovo Rezoluta 1244, sikurse edhe ato në të cilat përdorin vetëm emrat e qyteteve pa emrin e shtetit apo edhe çdo emërim tjetër në kundërshtim me emërtimin kushtetues të Republikës së Kosovës”.

Pas parasysh dy vendimet e përmendura shihet se Qeveria Kurti nuk ka ndërmarr asnjë masë shtesë për “reciprocitet” ndaj importuesit më të madh në Kosovë, Serbisë.

Nga ana tjetër, kryeministri në detyrë sot ka lavdëruar sërish qeverinë e tij lidhu me gjashtë masat e mbrëmshmë ku “reciprocitetin me Serbinë” e ka konstatuar si më të rëndësishmin.

Demokracia në rrezik: Albin Kurti nuk pranon vendimin e Gjykatës Kushetetuese

Periskopi.com Lajme

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vendosur që të mos e pranojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese duke hapur kësisoj mundësinë e trazirave në vend. 

Ai e ka arsyetuar një veprim të tillë duke thënë që vendimi është i padrejtë dhe i shkon në favor presidentin Hashim Thaçi, shkruan Periskopi.

Më tej ai ka fyer në mënyrë të ulët e të papranueshme Gjykatën Kushtetuese duke deklaruar se kjo gjykatë ka zhvlerësuar veten.

Një gjë e tillë bën që demokracia në vend të jetë në sprovë serioze.

Postimi i plotë: 

Mbrëmë natën, në orët e vona, morëm njoftimin nga Gjykata Kushtetuese lidhur me Aktgjykimin për dekretin antikushtetues të Presidentit.

Le të themi qysh në fillim, se në tekst dhe nëntekst nuk gjendet shumë lidhur me çështjet kushtetuese sa me metodën e pashembullt të shprehjes së parullave disiplinuese-ndëshkuese.

Mund të gjenden pak ose aspak raste në botën demokratike kur fituesi i zgjedhjeve dhe vetë qeveria në detyrë janë të gatshëm për zgjedhje të reja dhe kjo ju pamundësohet nga Gjykata Kushtetuese dhe Presidenti duke u thirrur në shumica fiktive në Kuvend dhe duke spërdredhur deklarimet dhe shkaqet objektive siç ishte gjendja e rëndë e pandemisë.

Në vend se të bëjë interpretim të Kushtetutës, Gjykata duket se kishte këtë qasje: meqë presidenti ka të drejtë, le të përpiqemi ta arsyetojmë.

Gjykata ka theksuar se në vitet 2010 dhe 2017, pas mocioneve të suksesshme të mosbesimit, nuk ka pasur vullnet dhe as shumicë në Kuvend për të formuar një Qeveri të re, mirëpo se si e kanë konstatuar këtë nuk dihet, pasi shpërndarja e Kuvendit ka qenë automatike.

Është e vërtetë që Presidenti s’ka një të drejtë absolute për të shpërndarë Kuvendin, por, pikërisht për këtë arsye, ajo është e kufizuar në mocionin e mosbesimit si kriter për këtë.

Gjykata e ka shkruar njoftimin në mënyrë të atillë thua se fituesi i zgjedhjeve nuk ekziston fare, sikur fituesi të jetë inexistent. Ndërkaq, në anën tjetër, Gjykata shlyen dallimin midis shkarkimit dhe dorëheqjes së ekzekutivit.

Gjykata paragjykon kur thotë se fituesi jo vetëm që s’ka propozuar një kandidat, por as që ka shprehur interesimin për një gjë të tillë. Kjo nuk qëndron, sepse në vazhdimësi është theksuar nga ne se fituesi i zgjedhjeve nuk po heziton dhe nuk po refuzon.

Në disa raste Gjykata në vend të interpretimit është marrë me shkrim e rishkrim të Kushtetutës, psh. në pikat 13 dhe 18.

Formulimet e llojit “… Gjykata thekson se është e vetëkuptueshme, që ky “konsultim” formal, duhet të përmbyllet sa më shpejtë që të jetë e mundur dhe ngërthen në vetvete kërkesën për dinamikë të shpejtë ndërveprimi”, apo, “E drejta për të propozuar mandatarin për Kryeministër është edhe përgjegjësi edhe privilegj” përbëjnë shembuj eklatant të kreativitetit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në shprehjen e admirimit të tyre ndaj vendimeve të Presidentit të vendit.

Një vlerësim të plotë e të hollësishëm nga këshilltarët tonë ligjorë do të mund ta kemi pasi ta marrim tekstin e plotë të Aktgjykimit.

Fatkeqësisht, Gjykata Kushtetuese u rreshtua me kapësit e shtetit. Ajo foli për veten, më parë e më shumë sesa për çështjen që trajtoi. Ajo e vulosi veten, ajo e zhvlerësoi veten.

Beteja jonë vazhdon, bashkë me popullin e vetëdijësuar, kundër kësaj kaste të korruptuar.

Për fund, ne njëmend nuk kemi pasur shpresa të mëdha për vendimin e Gjykates Kushtetuese, mirëpo, ky vendim është përtej imagjinatës e nën çdo nivel (logjik e juridik). Si i padrejtë, ai është i papranueshëm. Për hapat tjerë politik do të njoftojmë qytetarët në ditët në vijim.

Grenell nuk dëshiron të komentojë fare deklaratën e Kurtit se ia mbajti anën Serbisë

Periskopi.com Lajme

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti në një intervistë të dhënë para disa ditëve ka folur përsëri për rolin e Richard Grenell si i dërguar i posaçëm i Presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi duke thënë se ai ka qëndrime identike si shteti fqinj Serbia.

“…mirëpo ambasadori Grenell duke pasur parasysh këtë qëndrim identik me të Beogradit, praktikisht funksionoi si një vaksinë“, ka thënë kryeministrit Kurti.

Mirëpo për këtë deklaratë të Kurtit, Grenell nuk ka dashur ta komentojë.

Kështu ka bërë të ditur për Periskopin zëdhënësi i tij, Dick Custin.

“Për fat të keq nuk mund t’iu them asgjë për këtë çështje (deklaratën e Kurtit). Ambasadori nuk mund të komentojë.”, ka thënë ai në një përgjigje për Periskopin.

Kujtojmë që Albin Kurti vazhdimisht kishte akuzuar Richard Grenell për rrëzimin e qeverisë se tij, duke thënë se në shkarkimin e tij ka dorë Grenell, Serbia dhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi./Sh.B/Periskopi/

 

Kurti e quajti Thaçin “President helaq”: Cili është kuptimi i kësaj fjale?

Periskopi.com Lajme

Kryeministri në detyrë Albin Kurti e ka shtuar edhe një fjalë tjetër në fjalorin e tij politik për t’i njollosur kundërshtarët politikë. Fjala në fjalë është “helaq”.

Në statusin e fundit, Kurti përveç që e quajti Thaçin “president helaq” po ashtu iu bëri thirrje qytetarëve që të përcaktoheshin se me kënd ishin duke iu shtruar pyetjen: “Në cilën anë je ti?”

Fjalori e përshkruan “helaq” me kuptimet si vijon:

“Shumë i fëlliqur. Është bërë helaq. I ka duart helaq. E bëri helaq dikë thjeshtligj. e shau rëndë, s’i la gjë pa thënë para të tjerëve, e bëri për turp.”

Pra, helaq është e kundërta e pastërtisë por kësaj here mund të jetë përdorur në kuptimin politik dhe jo atë fizik, shkruan Periskopi.

Në historinë politike, kundërshtia mes pastërtisë dhe fjalëve antonime të saj është përdorur vazhdimisht nga liderët autoritarë e antidemokratik. /Periskopi

Kush është në të vërtetë lideri që më së gjati e udhëhoqi një parti politike në Kosovë?

Periskopi.com Lajme

Kohët e fundit në përpjekjet për ta sulmuar Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), Albin Kurti ka përdorur edhe termin “udhëheqja e stërvjetëruar” që përbën goditje ndaj kryetarit të kësaj partie, Isa Mustafës. Por, le t’i hedhim një sy fakteve për të parë se kush është në të vërtetë lideri më i vjetër i një partie politike në vend?

Aktualisht, në Kosovë janë katër parti të mëdha parlamtare shqiptare. Vetëvendosje, LDK, PDK dhe AAK.

Vetëvendosje udhëhiqet nga kryeministri në detyrë Albin Kurti, LDK-ja udhëhiqet nga Isa Mustafa, PDK-ja nga Kadri Veseli ndërkohë që AAK-ja nga Ramush Haradinaj.

Megjithëse akuzoi Mustafën për stërvjetërsi, në fakt Kurti është më gjatë se Mustafa lider formal e joformal i kësaj partie politike.

Që nga themelimi i saj në vitin 2005, Kurti ka qenë lideri i pakontestueshëm i partisë (që megjithatë vetëm në vitin 2010 do të bëhej parti parlamentare), megjithëse në një periudhë tre vjeçare ishte emëruar si kryetar i kësaj partie Visar Ymeri. Por, Ymeri kishte qenë vetëm formalisht në këtë pozicion, pasi që Kurti në të vërtetë ishte pranuar më vonë se kishte shërbyer si udhëheqës partie.

Kjo nënkupton se Kurti është udhëheqës i partisë së tij qe pesëmbëdhjetë vjet.

Isa Mustafa ishte zgjedhur kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në dhjetorin e vitit 2010 duke përmbysur lidershipin e Fatmir Sejdiut, shkruan Periskopi.

Kjo nënkupton që Mustafa është kryetar i partisë së tij tash e nëntë vjet e gjysmë.

PDK-ja ndërkohë ka zgjedhur kryetarin e ri vetëm në majin e 2016-s. Hashim Thaçi që ishte zgjedhur president nuk kishte të drejtë ta ushtronte një funksion të tillë, dhe kreun e partisë e mori Kadri Veseli që ishte bërë pjesë aktive e politikës vetëm në vitin 2012.

Kjo nënkupton se Kadri Veseli është kryetar i PDK-së tash e katër vjet.

AAK-ja ndërkohë ka kryetarin më të stërvjetër të partisë. Emri i tij është Ramush Haradinaj që ishte zgjedhur dy herë kryeministër i vendit.

Ai është kryetar partie tash e nëntëmbëdhjetë vjet, ani që për një periudhë të gjatë kohore (pesë vjet) nuk kishte qenë aktiv në politikën ditore pasi po gjykohej në Tribunalin e Hagës.

Haradinaj kishte qenë aktivisht kryetar partie për katërmbëdhjetë vjet.

Nga një gjë e tillë del se Albin Kurti në fakt është udhëheqësi më i vjetër i një partie politike në Kosovë.

Megjithatë, historikisht rekordin në këtë aspekt e mbajnë Ibrahim Rugova e Hashim Thaçi.

Rugova kishte qenë kryetar i LDK-së nga dhjetori i vitit 1989 e deri në janar të vitit 2006 ose për gjashtëmbëdhjetë vjet.

Hashim Thaçi ndërkohë ka qenë kryetar i PDK-së për pak më shumë se gjashtëmbëdhjetë vjet, prej fundit të vitit 1999 e deri në fillim të 2016-s. /Periskopi

Abdullahu për protestën e nesërme: Mesazhi i Albin Kurtit për vendimin e Kushtetueses ta ‘çon tugun’

Periskopi.com Lajme

Pas provës së parë, Lëvizja Vetëvendosje do të vazhdojë me provën e dytë të përgatitjes së protestës në sheshet e Prishtinës. Kështu kanë konfirmuar sot nga partia e Albin Kurtit derisa kanë bërë të ditur se planfikohet që në protesë të jenë nga 3 mijë e 500 persona deri në 5 mijë.

Në opinion janë hedhur dyshime se lehtësimi i masave për lëvizjen e qytetarëve në kohën e pandemisë së koronavirusit, është bërë qëllimshëm nga Qeveria e Kosovës, përkatësisht ministria që drejtohet nga Arben Vitia, shkruan Periskopi.

Besohet se qytetarëve u është lejuar lëvizja për 16 orë në mënyrë që të mundësohet edhe mbajtja e protestës që për synim ka presionin mbi Gjykatën Kushtetuese rreth vendimit për dekretin e Presidentit Thaçi.

Analisti politik, Faton Abdullahu në një prononcim për Periskopin provën protestë të Vetëvendosjes po e sheh si çelës që Gjykata Kushtetuese të vendos në favor të tyre lidhur me dekretin e Presidentit, Hashim Thaçi për mandatarin për formimin e qeverisë së re.

Abdullahu ka thënë se tensionimi i situatës në vend nga Albin Kurti dhe partia e tij, Vetëvendosje ka filluar qysh në kohën kur u larguan rrethojat te ndërtesa e qeverisë dhe ka vazhduar me siç thotë ai ‘mesazhin që ta qon tugun i Kryeministrit i cili tha – ‘E pranoj çdo vendim të Gjykatës nëse ai është i drejtë’.

“Qeveria Kurti ka gjetur çelësin se si ta shtyjë gjykatën të vendos në të mirën e saj dhe kundër vullnetit të 82 deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Ky çelës është tensionimi i situatës. Sa më bindëse veprimet e pushtetarëve të VV-së dhe atyre që punojnë për ta e thirren si të pavarur, për tensionim të situatës, aq më e kërcënuar Gjykata Kushtetuese. Kjo ka filluar qysh me rrënimin e rrethojave tek ndërtesa e Qeverisë e ka vazhduar me mesazhin që ta qon tugun i Kryeministrit i cili tha – ‘E pranoi çdo vendim të Gjykatës nëse ai është i drejtë’. Si duket kandarin për të drejtën e drejtësinë magjistari Kurti e ka në xhep.”, ka thënë Avdullahu për Periskopin.

Tutje ai ka thënë se protesta e paralajmëruar është kërcënim i madh ndaj Gjykatës Kushtetuese dhe se kjo çështje është menduar gjatë nga Albin Kurti që është në pushtet por sipas tij më qëllim që të mos e humbin pushtetin.

“Kërcënimi më i madh ndaj Gjykatës Kushtetuese sot është protesta e paralajmëruar. Por në këtë rast që të krijohen kushtet që ato të jenë sa më masovike, pra me efekte sa më tensionuese, dhe që të amortizohen kritikat se ato nuk bën të organizohen në kohë pandemie, masat pandemike janë lehtësuar. Prandaj jo vetëm tërthorazi, lehtësimi i masave ndaj pandemisë e rrit kërcënimin ndaj Gjykatës Kushtetuese. Kjo është e menduar gjatë dhe është pjesë e planit, organizuar nga njerëzit në pushtet me qëllim që të mos e humbin pushtetin. Apo thënë ndryshe, që të kërcënohet Gjykata më fortë është vënë në lojë edhe shëndeti i qytetarëve të Kosovës. Çfarë marrëzie në emër të demokracisë.”, u shpreh ai.

Kujtojmë që VV kishte bërë edhe njëherë një provë protestë ku ishin të pranishëm afro 500 qytetarë, duke rrezikuar shëndetin e tyre në kohë kur koronavirusi ishte në kulmin e tij. /SH.B/Periskopi/