Publikohet formacioni zyrtar i Real Madridit për ndeshjen kundër Alavesit

Periskopi.com Sporti

Është publikuar formacioni zyrtar i Real Madrid për takimin kundër Alaves.

Los Blancos do të kërkojnë fitoren e parë në La Liga pas dy ndeshjeve, sidomos pasi vijnë pas një triumfi të rëndësishëm kundër Interit në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja fillon në orën 21:00.

Alaves – Barcelona, publikohen formacionet zyrtare

Periskopi.com Sporti

Barcelona do të kërkojë këndelljen në kampionat në përballje me Alavesin si mysafir.

Katalunasit e nisën mirë me dy fitore këtë edicion, por në tri ndeshjet e fundit nuk dinë për fitore në kampionat.

Barcelona pas pesë ndeshjes ka tubuar shtatë pikë, aq sa kanë edhe kundërshtari.

Trajneri Ronaldo Koeman për këtë ndeshje ka zgjedhur të startojë me kater sulmues.

Ousmane Dembele, Antoine Griezmann dhe Ansu Fati do të jenë në përkrahje të Lionel Messit.

Barcelona: Neto; Sergi Roberto, Piqué, Lenglet, Jordi Alba; De Jong, Busquets; Dembélé, Griezmann, Ansu Fati; Messi.

Barcelona e mbyll me klas sezonin, shkatërron Alavesin – shkëlqen Messi

Periskopi.com Sporti

Barcelona e ka demoluar Alavesin em rezultat 5-0, në ndeshjen e fundit të sezonit për klubin në La Liga.

Ansu Fati fillimisht kaloi në epërsi blaugranët në minutën e 24-t, pas një asistimi në zonë nga Leo Messi, por që me gjasë nuk i është llogaritur zyrtarisht si asistim, pasi topi ka pësuar një devijim të lehtë nga një mbrojtës i Alavesit gjatë rrugëtimit për te sulmuesi sensacional, shkruan Periskopi.

Sidoqoftë, Messi e futi veten në listën e realizatorëve dhjetë minuta më vonë, duke qëlluar cakun pas asistimit nga Riqui Puig.

Një minutë para mbylljes së pjesës së parë, Luis Suarez shënoi për 3-0 – Jordi Alba asistues.

Në pjesën e dytë, Barca shënoi edhe dy herë, përmes Nelson Semedos në minutën e 52-të (Puig asist), dhe Messit në të 75-tën (Alba asist).

Kështu, blaugranët e mbyllin sezonin me 82 pikë, aktër më pak se Real Madridi që tashmë është shpallur kampion, ndërsa Alaves ka siguruar mbijetesën në mesjavë. /Periskopi.com/

Kush mund ta ndalë Leo Messin? Mbrojtësit e Deportivos definitivisht jo – shënon edhe golin e dytë personal

Periskopi.com Sporti

Lionel Messi ka shënuar golin e dytë personal, dhe të pestin për Barcelonën kundër Alavesit.

Një krosim në zonë nga Jordi Alba nga krahu i majtë, gjeti argjentinasin, i cili devijoi topin në rrjetë – minuta e 75-të.

Shikoni golin në videon e mëposhtme. /Periskopi.com/

 

Barcelona po e mbyll me stil sezonin në La Liga – Nelson Semedo gati sa nuk e shpon rrjetën

Periskopi.com Sporti

Nelson Semedo ka shënuar për 4-0 për Barcelonën kundër Alavesit, në ndeshjen e fundit për sezonin 2019/20 në La Liga.

Mbrojtësi i krahut gjeti rrjetën, pasi u asistua në zonë nga Riqui Puig.

Shikoni golin në videon e mëposhtme. /Periskopi.com/

 

Barcelona po luan për qef në ndeshjen e fundi, koha e Suarezit për t’u dërfryer – gol absolutisht brilant

Periskopi.com Sporti

Luis Suarez ka shënuar për 3-0 për Barcelonën kundër Alavesit, në ndeshjen e fundit në kampionat për këtë sezon.

Sulmuesi uruguaian qëlloi cakun pasi Lionel Messi me një pasim vizionar gjeti Jordi Alban në krahun e majtë, e mbrojtësi me të parën asistoi për Suarezin, i cili qëlloi cakun nga afërsia me kokë – minuta e 44-t.

Shikoni golin më poshtë. /Periskopi.com/

 

Leo Messi gati sa nuk futet me top në rrjetë – shikoni golin që sapo e shënoi kundër Alavesit

Periskopi.com Sporti

Lionel Messi ka shënuar golin e dytë për Barcelonën, në ndeshjen e fundit në La Liga, shkruan Periskopi.

Argjentinasi është shërbyer për mrekulli në zonë, teksa ka depërtuar prapa mbrojtësve, duke përgënjeshtruar një goditje, para se të shënonte prapa krahëve të portierit – minuta e 34-t.

Shikoni golin më poshtë. /Periskopi.com/

 

Barcelona e zhgënjyer mbyll sezonin me ndeshjen kundër Alavesit: Këto janë formacionet zyrtare

Periskopi.com Sporti

Barcelona, e cila ka humbur nga Real Madridi garën për titull në La Liga, i shkon Alavesit në ndeshjen e fundit të sezonit në kampionatin spanjoll, shkruan Periskopi.

Asnjëra prej skuadrave nuk kanë për cka të luftojnë, teksa edhe Alavesi në mesjavë siguroi mbijetesën me një fitore 2-1, ndërsa Barca tashmë e ka të garantuar vendin e dytë.

Më poshtë, formacionet zyrtare:

Alaves:

Image

Barcelona:

Image

Marco Asensia ia thyen zemrën Barcelonës për herë të dytë, shënon kundër Alavesit si në PlayStation

Periskopi.com Sporti

Marco Asensio ka dyfishuar epërsinë e Real Madridit, në ndeshjen kundër Alavesit, në kuadër të javës së 35-të në La Liga, shkruan Periskopi.

Spanjolli shënoi tipik si në PlayStation, pasi dy kundër një me portierin, Karim Benzema pasoi për të, teksa ai nuk huqi cakun nga afërsia.

Shikoni golin më poshtë. /Periskopi.com/

 

Real Madridi vazhdon sonte marshin drejt titullit, ka përballë Alavesin – formacionet zyrtare

Periskopi.com Sporti

Real Madridi sonte me fillim nga ora 22:00 pret në shtëpi Alavesin, në ndeshjen e vlefshme për javën e 35-të në La Liga.

Madrilenët aktualisht prijnë në tabelë me vetëm një pikë më shumë se Barcelona, e cila ka një ndeshje më shumë të luajtur.

Në rast fitoreje sonte nga “Los Blancos”, do të rikthehej diferenca në katër pikë.

Sidoqoftë, duhet thënë se edhe për Alavesin pikët janë shumë të rëndësishme, pasi kërkon t’i ikë edhe më shumë zonës së rrezikshme. Aktaulisht ka 35 pikë, vetëm tri më shumë se zona e rënies.

Më poshtë, formacionet zyrtare:

Real Madrid:

Image

Alaves: Pas pak… 

As dhjetë ‘Topa të Artë’ nuk mjaftojnë për Messin: Shikoni çfarë goli sapo ka shënuar kundër Alavesit

Periskopi.com Sporti

Lionel Messi… na kanë mbaruar fjalët për ta përshkruar këtë njeri.

Superylli argjentinas realizoi në minutën e 70-të në ndeshjen kundër Alavesit, për 3-1, me anë të një goditjeje brilante nga distanca.

Vetëm shikoni më poshtë. /Periskopi.com/

Barcelona e ka punën pisk tash: Alaves ngushton epërsinë

Periskopi.com Sporti

Alavesi befasisht ka ngushtuar epërsinë kundër Barcelonës.

Perez ka realizuar pas një krosimi brilant në zonë nga krahu i majtë, duke ngulitur topin në rrjetë.

Shikoni golin më poshtë. /Periskopi.com/

Alavesi ‘ecje në park’ për Barcelonën: Arturo Vidal realizon masgjisë së Leo Messit

Periskopi.com Sporti

Arturo Vidal ka dyfishuar epërsinë e Barcelonës kundër Alavesit.

Mesfushori ka realizuar në minutën e 45-të, me anë të një goditjeje brilante nga brenda zonës.

Mirëpo, në rrjedhën e aksionit, Lionel Messi në mënyrë brilante bashkëveproi me Luis Suarezin, para se uruguaiani të asistonte për ish-yllin e Juventusit.

Shikoni golin më poshtë. /Periskopi.com/


 

Barcelona lufton për asgjë më pak se fitore kundër Alavesit: Publikohen formacionet zyrtare

Periskopi.com Sporti

Barcelona pret Alavesin në ‘Camp Nou’ për të zhvilluar ndeshjen e javës 18-të.

Me fillim nga ora 16:00, katalanët takohen me Alaves, në ndeshjen ku do të kërkojnë fitoren, pas barazimit me Real Madrid në mesjavë.

Për Barcelonën nga minuta e parë do të jetë edhe Leo Messi.

Formacionet zyrtare:

Barcelona:

Alaves:

Real Madridi luftoi me krejt çka ka për një fitore minimale kundër Alavesit, e përzë nga vendi i parë Barçën

Periskopi.com Sporti

Real Madridi regjistroi një fitore të vështirë por të rëndësishme me rezultat 2-1 si mysafir i Alavesit, të shtunën pasdite.

Sergio Ramos kaloi së pari në epërsi “Los Blancos” në minutën e 52-të, me anë të një goli me kokë pas asistimit brilant nga Toni Kroos, raporton Periskopi.

Mirëpo, vendësit u rikthyen duke barazuar në minutën e 65-të me anë të një penalltie të konkretizuar nga Lucas Perez.

Kur të gjithë nuk dinin se çka të prisnin, me fitoren që mund të shkonte në të dy anët, Dani Carvajal doli të jetë heroi i Realit, jo që bëri diçka të jashtëzakonshme, por shënoi golin e fitores me një prekje të lehtë në portën e hapur në minutën e 69-të.

Pas kësaj fitoreje, Reali zë pozitën e parë me 31 pikë, tri më shumë se Barça në vendin e dytë.

Në anën tjetër, Alavesi – jo që i intereson shumë ndokujt – pozicionohet në vendin e 13-të me 18 pikë. /Periskopi.com/

 

 

Luftë në ndeshjen Alaves – Real Madrid: Gola gjithandej, shënohet edhe i treti

Periskopi.com Sporti

Real Madridi ka rikthyer epërsinë kundër Alavesit, vetëm pesë minuta pasi nikoqirët barazuan.

Pas një aksioni tepër mirë të ndërtuar, Dani Carvajal realizoi pas një topi të kthyer nga transversalja.

Shikoni golin më poshtë. /Periskopi.com/

Real Madridi nuk po ka fuqi as Alavesin ta mposht, barazohet rezultati

Periskopi.com Sporti

Alavesi ka barazuar rezultatin si nikoqir i Real Madridit në 1-1.

Pasi Sergio Ramos kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 52-të, nikoqirët kanë barazuar në të 64-tën.

Lucas Perez është ai që ka qëlluar cakun nga penalltia. Shikoni golin më poshtë. /Periskopi.com/

 

Real Madridi më në fund shënon kundër Alavesit, realizon figura më e urryer në botën e futbollit

Periskopi.com Sporti

Real Madridi ka kaluar në epërsi si mysafir i Alavesit, të shtunën pasdite.

Sergio Ramos është ai që ka shënuar me kokë pas krosimit në zonë nga Toni Kroos.

Shikoni golin më poshtë. /Periskopi.com/

 

Barcelona turpërohet në shtëpi nga Alaves

Periskopi.com Sporti

Barcelona është mposhtur nga skuadra e inkuadruar në ligë në sezonin e fundit, Alaves.

Skuadra në fjalë ka mposhtur kampionin aktual të Spanjës si mysafir me rezultata 1:2.

Të parët që kaluan në epërsi ishin mysafirët me golin e Deverson, të cilin e shënoi në minutën e 39.

Rezultati u barazua nga mbrojtësi me përvojë i Barcelonës, Jeremy Mathieu në minutën e 47.

Golin e fitores për Alaves e shënoi anësori Ibai Gomez në minutën e 64.

Edhe pas inkuadrimit të dy supersulmuesve, Lionel Messi dhe Luis Suarez, Barcelona nuk arriti të barazonte rezultatin. /Periskopi.com