Connect with us

Lajme

Surroi për gazetën zvicerane: Një grup kriminelësh e administrojnë Kosovën që nga paslufta

Publicisti kosovar Veton Surroi thotë për gazetën zvicerane «Neue Zürcher Zeitung» (NZZ) se vetëm një front i gjerë popullor i partive opozitare dhe shoqërisë civile mund t’i kthejë gjërat për së mbari në Kosovë dhe të largojë nga pushteti kastën e korruptuar politike.

Published

on

Nëntë vjet pas shpalljes së pavarësisë Kosova stagnon, shkruan gazeta «Neue Zürcher Zeitung» (NZZ). Mbi gjendjen në vend e përditshmja zvicerane ka biseduar me Veton Surroin, publicist i njohur kosovar, i cili «gjatë gjysmës së jetës së tij ka luftuar për pavarësi».

Sipas Surroit nuk ka të ngjarë që liria të vijë në trajtën e revolucionit, por ai do të dëshironte një fitore të një fronti të gjerë popullor të përbërë nga partitë politike dhe grupet e shoqërisë civile. Pastaj, sipas tij, hap pas hapi shteti duhet të pastrohet – «nga ata kriminelë që e kapën shtetin pas pavarësisë dhe që nga atëherë e administrojnë si të ishte pronë e tyre».

Gazeta përkujton se gjatë «çlirimit të parë» Surroi ishte i involvuar dukshëm: më 1999 në negociatat në Rambouillet, më 2007 në diskutimet për Planin e Ahtisaarit në Vjenë.

NZZ shkruan se pas luftës Surroi u tregua shumë i guximshëm kur kritikoi ashpër vrasjet sistematike të serbëve kryesisht te moshuar. Sipas Surroit nuk bëhej fjalë për hakmarrje të verbër për padrejtësinë e përjetuara, por për spastrime të kalkuluara.

Kjo fushatë u zhvillua me dijen e krerëve të UÇK-së. Surroi sot thotë: «Është indikative se vrasjet u ndalën kur Thaçi mori pushtetin».

«Kosova është një shtet i ri, i cili që nga fillimi është drejtuar nga një grup kriminal», insiston Surroi.

Sipas tij partitë në pushtet keqpërdorin shtetin për të plaçkitur resurset e vendit dhe për t’i ndarë ato mes vete.

Mungesa e plotë e transparencës dhe e llogaridhënies e bëjnë demokracinë të duket si farsë, thotë ai. Serbia, sipas tij, po ashtu është një shtet autokrat, por ajo për këtë ka pëlqimin e qartë të shumicës së popullit.

«Në Kosovë nuk ekziston ky konsensus me qytetarët. Ai ekziston mes pushtetarëve dhe një pjese të bashkësisë ndërkombëtare», thotë Surroi. Kjo pjesë e bashkësisë ndërkombëtare, sipas tij, e toleron Thaçin për aq kohë sa ai garanton stabilitetin politik dhe vazhdimin e «normalizimit» të raporteve me Serbinë.

Por cilat janë gjasat për «çlirimin e dytë» të Kosovës? Surroi e pranon se parakushtet sot janë shumë më të pafavorshme se në vitet ’90.

Në Europë nuk ndihet më asnjë puhizë e frymës së dikurshme të lirisë, amerikanët po tërhiqen gjithnjë e më shumë. Vetëm Gjermania, shton Surroi, mbetet shpresëdhënëse për ata që duan demokraci liberale.

«Jemi vetëm. Kësaj here nuk vjen aviacioni luftarak amerikan për të na ndihmuar».

Surroi apelon që negociatat me Serbinë duhet të zhvillohen me një format të ri. Debatet për letrat ngjitëse në targa të veturave apo mbi gjatësinë e murit në Mitrovicë, «ky mikromenaxhment», largon vëmendjen nga çështjet thelbësore.

Surroi: «Me Serbinë ne duhet të flasim mbi luftën dhe pasojat e saj. Bëhet fjalë për sovranitetin tonë dhe një rend të drejtë të pasluftës».

Sipas tij ka qenë gabim që pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila tha se shpallja e pavarësisë nuk ishte në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, të pranohen negociata me Serbinë. Kështu në negociatat e Brukselit Kosova duket si territor i kontestuar.

Edhe më keq: Thaçi lejon që Beogradi të përcaktojë se si duhet të aranzhohen serbët e Kosovës me shtetin e ri kosovar. Surroi tha se Bashkësia e Komunave Serbe është kundërkushtetuese dhe nuk do të arrihet të zbatohet kurrë në praktikë.

Sipas Surroit Thaçi është bërë akter i të ashtuquajturit «proces normalizimi» me Serbinë me qëllim që të duket si partner konstruktiv i bashkësisë ndërkombëtare dhe ndoshta për shkak se ka përshtypjen se mund të jetë njëri nga të akuzuarit kryesorë të Gjykatës Speciale.

Surroi pret që aktakuzat e Gjykatës Speciale të shkundin dukshëm skenën politike të Kosovës. Por shpresa të tilla në Kosovë ka pasur edhe kur u stacionua EULEX-i. Surroi thotë se në fund të fundit «asnjë institucion ndërkombëtar nuk do t’ia dalë ta pastrojë shtëpinë tonë.

Duhet ta bëjmë vetë». Megjithatë, shton Surroi, është shumë problematike kur shihen përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare, të cilët në Kosovë tolerojnë rrethana që në vendet e tyre nuk do t’i toleronin kurrë. Përkundër situatës së zbehtë politike Surroi thotë se me shpalljen e pavarësisë «ne kemi një strehë mbi kokë, kemi shtetin tonë».

Marrë nga DialogPlus

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending