Super Mario Balotelli

Periskopi.com Sporti

Mario Balotelli shënoi golin e tij të katërt në ndeshjen e tij të tretë me skuadrën e Nices. Sulmuesi italian ishte njeriu i ndeshjes në derbin e rivierës franceze, ku Nice fitoi 4-0 ndaj Monacos.

Balotelli realizoi dopietë, ndërsa të dy golat e tjerë u shënuan nga Baysse dhe Plea. Me këtë fitore, Nice ngjitet në krye të klasifikimit të kampionatit francez dhe mbetet skuadra që nuk ka pësuar akoma humbje edhe pas 6 javësh.

Fitore të lartë shënoi edhe Lyon që mposhti në shtëpi 5-1 Montpellier. Edhe pse miqtë shënuan të parët, Lyon përmbysi gjithçka edhe për shkak se skuadra e Montepellier mbeti me 10 lojtarë.

Në ndeshjet e tjera, Guingamp fitoi 1-0 ndaj Lorient, ndërsa Bordeaux mposhti në transfertë 3-0 Metz. Edhe Angers fitoi 2-1 në shtëpi përball Caen, ndërsa Nantes e St. Etienne dhe Bastia e Nancy ndanë pikët në dy sfidat që u mbyllën 0-0.

Shpërndaje në: