Sulmi i Real Madridit në duar të Viniciusit e Assensios, po largohet edhe Benzema?

Periskopi.com Sporti

Siç duket, Real Madridi do të mbetet edhe pa shërbimet e sulmuesit francez, Karim Benzema, i cili nuk është i kënaqur me nivelin e “Los Blancos”, përcjell Periskopi.

Sipas prestigjiozes spanjoll, Marca, Benzema nuk do mendojë rinovimin e kontratës në rast se klubi nuk bën paraqitje të duhura në muajt në vijim.

Kontrata momentale i skadon në vitin 2022, por Reali dëshiron ta mbajë në “Santiago Bernabeu” së paku deri në vitin 2023.

Pas disa yjeve si Isco, Sergio Ramos, Marcelo, është edhe Karim Benzema ai që është duke konsideruar largimin nga Real Madridi.

Shpërndaje në: