Connect with us

Sporti

Strakosha-Lazio, ja çfarë po ndodh

Published

on

Thomas Strakosha ka bindur me paraqitjet e tij se e meriton të jetë portier i parë tek Lazio.

Thomas Strakosha parashikohet të jetë titullar deri në fund të sezonit te Lazio, pasi Federiko Marchetti rrezikon një ndalesë të gjatë për shkak të përsëritjes së dëmtimit në gju.

Sipas mediave italiane, portieri i parë i Lazios vazhdon të ndjejë shqetësime dhe aktualisht, stafi mjekësor po e këshillon që ai t’i nënshtrohet operacionit.

Përsëritja e vazhdueshme e dëmtimit në gjurin e djathtë e ka kthyer problemin e 34-vjeçarit në kronik dhe rrezikon që të dëmtojë ndjeshëm karrierën e tij në vazhdim. Ndaj ndërhyrja kirurgjikale mund ta ndihmojë për të zgjidhur këtë problem dhe për të qenë në 100% në fillimin e sezonit të ardhshëm, shkruan “Panorama Sport”.

Ndërsa Marchetti po mendohet për të ardhmen, Strakosha duket se ka të sigurt të paktën edhe për 2-3 javë të tjera vendin e titullarit në portën e Lazios. Megjithatë, përtej Adriatikut parashikojnë që në fund, Marketi të vendosë t’i nënshtrohet kësaj ndërhyrjeje dhe që Strakoshës t’i besohet porta e Lacios deri në mbyllje të sezonit, në Serinë A si dhe finalen e Kupës së Italisë.

Ky është një lajm i mirë edhe për Kombëtaren shqiptare të futbollit, e cila luan në qershor një sfidë shumë të rëndësishme për objektivat e saj, ndaj Izraelit. Strakosha është tani zëvendësi i parë i Berishës dhe pritet të luajë nga minuat e parë në atë sfidë, ndaj aktivizimi i rregullt me Lacion do ta sillte drejt kësaj sfide në formën më optimale.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Sporti

sport 3

Published

on

By

Continue Reading

Sporti

sport 2

Published

on

By

Continue Reading

Trending