Connect with us

Sporti

Stadiumi i ri kombëtar, 1 milionë euro për sistemin e ndriçimit (Foto)

Published

on

Prej muajsh po punohet për ndërtimin e impiantit të ri kombëtar. Në kryeqytet, momentalisht gjendet vetëm një stadium i gatshëm për ndeshje ndërkombëtare, ndërkohë që në “Arenën Kombëtare” është mbaruar thuajse 55% e volumit të përgjithshëm.

Anëtari i Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit sjell për “Panorama Sport” detaje për situatën e punimeve në impiantin më modernkombëtar të futbollit që do të ndërtohet.

Në fjalën e tij, ai tregon se është kryer rreth 13% e investimit dhe rreth 55% e volumit të të gjithë ndërtesës. “Momentalisht them që është drejt fazës së fundit të mbylljes së punimeve në katin përdhes.

arena kombetare3

 

Tanimë pritet të nisë gjithçka për ndërtimin dhe vendosjen e shkallëve metalike në tribunat e stadiumit, në mënyrë që të bëhen gati për t’u betonuar.

Kur flasim për ecuri punimesh, për këdo mund të duket se është bërë pak, por mund të them që janë hedhur mijëra tonë beton dhe është shtruar mijëra tonë hekur.

Konkretisht, 60.000 metër/kub beton dhe rreth 7000 tonë hekur. Kam besim që jemi brenda të gjitha afateve dhe në vitin 2018 stadiumi do të jetë gati”, tregon fillimisht Dervishaj.

NDRIÇIMI

Personi përgjegjës për infrastrukturën e stadiumeve në Komitetin Ekzekutiv në FSHF, jep të dhëna në lidhje me sistemin e ri të ndriçimit që do të përdoret në impiantin e ri kombëtar. Gjatë fjalës së tij përgazetën, Dervishaj sjell detajet se si do të jetë ndriçimi në stadium dhe sa do të kushtojë.

arena kombetare1

 

“Kemi vendosur që ta zëvendësojmë. Nuk do të jetë ndriçimi që kemi përdorur në Elbasan apo në Shkodër, por kemi përzgjedhur sistemin LED. Në kosto, momentalisht në montim është pak më i shtrenjtë se sistemi tradicional, por me kalimin e kohës, justifikon kostot në disa aspekte. Së pari, në kursim energjie, pasi këto llamba harxhojnë më pak energji. Së dyti, eliminohet problem i ndriçimit pas një ‘black out’-

PUNIMET

Llambat ndizen menjëherë, ndërsa sistemi tradicional kërkon një minutazh të gjatë për të bërë ndezjen e një pjese të caktuar, më pas duhet pritur të arrijnë temperaturën llambat në mënyrë që të ndizet plotësisht.

Së fundmi, bëhet fjalë për një sistem që është në bazë të rekomandimeve të fundit nga UEFA e FIFA. Mjaft të kujtojmë që edhe Juventus në stadiumin e ri, e ndërtoi me sistem ndriçimi tradicional dhe më pas e zëvendësoi me LED. Kostoja paraprake e përllogaritur për impiantin e ndriçimit shkon në rreth 1 milion euro”, ka deklaruar Dervishaj.

arena kombetare4

 

Sistem special për tapetin

Kombëtarja e futbollit ka zhvilluar ndeshje ndërkombëtare përballë një skuadre kampione si Spanja në “Loro Boriçi”, mirëpo Dervishaj zbulon për “Panorama Sport” se impianti i ri do të ketë një fushë edhe më speciale sesa në Shkodër.

“Nuk ishte e nevojshme që të zgjidhnim një fushë me sistem ngrohjeje, sepse edhe specialistët që konsultuam nuk na e sugjeruan, kjo për vetë faktin se nuk ka ngrica në vendin tonë.

arena kombetare2

 

Megjithatë kemi kërkuar që të jetë një fushë e cilësisë maksimale. Do të jetë edhe më e mirë sesa ajo e vendosur në Shkodër. Për fushën e ‘Loro Boriçit’ nuk kemi pasur ankesa as nga Spanja, mirëpo për

impiantin e stadiumit kombëtar do të kërkojmë perfeksionin edhe në këtë pikë”, vijon anëtari i KE-së në FSHF.

Më tej, Dervishaj shpjegon edhe sistemin special që do të përdoret për barin. “Sa i përket fushës, do të ketë sistem me llamba ultraviolet vetëm për barin. Jo vetëm kaq, por në dimër do të ketë një mbulesë speciale, për sa kohë stadiumi do të qëndrojë i mbyllur. Së bashku me të gjitha depozitat e nevojshme, përafërsisht fusha mund të kushtojë 350 mijë euro. Gjithashtu do të përdorim edhe një metodë që ndodh thuajse në të gjitha stadiumet e mëdha jashtë vendit.

Në pjesën anësore të fushës, pra jashtë vijës së lojës, të vendoset bar artificial i cilësisë më të mirë. Kjo pasi aty nuk është pjesë e përdorur për lojë, pasi flasim për disa centimetra jashtë vijës së fushës, por përdoret për të kryer stërvitje dhe nxehje të skuadrave, është kalimi i arbitrave anësorë gjatë gjithë ndeshjes, që shpesh sjell edhe dëmtimin e barit në atë vijë”, ka shpjeguar Arben Dervishaj për “Panorama Sport”.

Fasada / Nis prodhimi, montohet pas… 1 viti

Dervishaj, gjatë fjalës së tij për gazetën, shpjegon edhe faktin se impianti ka bërë një pjesë të madhe të punimeve, që për momentin duken ende pak për syrin e atyre që e vëzhgojnë. Si detaj, ai kujton faktin që fasada është porositur dhe do të nisë të prodhohet, mirëpo montimi i saj do të bëhet shumë kohë më pas.

“Në ndërtimin e stadiumit ka edhe një specifikë, të cilën do të nisim ta shohim që nga java e ardhshme. Në fillim të saj pritet që të nisë edhe prodhimi i fasadës, e cila kërkon kohën e saj. Ne nuk do ta shohim atë derisa të montohet, por fakti që prodhimi bëhet në avancë, na jep kohë, pasi ajo në momentin që do të jetë gati pas rreth një viti, kërkon vetëm kohën e montimit më pas. Kështu ndodh edhe me shumë gjëra të tjera që janë porositur apo tenderuar nga kompania dhe në impiant do t’i shohim vetëm në momentin e montimit”, ka shpjeguar Dervishaj.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Sporti

sport 3

Published

on

By

Continue Reading

Sporti

sport 2

Published

on

By

Continue Reading

Trending