Connect with us

Lajme

Stabiliteti i Maqedonisë në rrezik nga paralelizmi në institucione

Përplasjet mes Prokurorisë Speciale dhe strukturave të caktuara të Ministrisë së Punëve të Brendshme kanë nxjerr si asnjëherë më parë në shesh funksionimin e strukturave paralele në institucione, në disa prej të cilave në poste udhëheqëse janë përfaqësues të opozitës në bazë të marrëveshjes politike, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Published

on

 

Kjo, sipas REL, në veçanti ka ardhur në shprehje në Ministrinë e Brendshme që drejtohet nga Oliver Spasovski nga LSDM-ja opozitare, i cili në bazë të një vendimi gjyqësor i ka ofruar Prokurorisë Speciale të gjithë mbështetjen për hetime në drejtorisë e policisë sekrete lidhur përgjimet e paligjshme të zyrtarëve.

Por, drejtuesit e kësaj policie, që janë nën kompetencat e qeverisë kanë penguar prokurorët në zbatimin e vendimit gjyqësor, pengesa që janë përcjellë me tensione, ndalime të zyrtarëve e madje edhe më lëvizje të trupave të sigurisë, varësisht se cilin krah drejtues mbështesin.

“Me Ministrinë udhëheq ministri i Punëve të Brendshme. E di se në kushte sikur që tani funksionon Ministria, apo qeveria aktuale e cila është rezultat i marrëveshjes politike, ka mospajtime e kështu me radhe, por është e qartë se me këtë dikaster udhëheqë Ministri, ashtu sikur kryeministri udhëheq me qeverinë”, ka deklaruar për mediet Ministri i brendshëm, Oliver Spasovski duke shtuar se zëvendësi i tij nga radhët e VMRO-së, duhet të punojë vetëm për çështjet që kanë të bëjnë me zgjedhjet, ashtu siç parashihet me marrëveshjen politike.

Por, Oliver Andonovski ka akuzuar Spasovskin për siç thotë, përpjekje për puç shtetëror për shkak të bashkëpunimit me prokuroren speciale për ti mundësuar qasje në dokumente me interes të lartë shtetëror.

“Prokurorja speciale duhet ta di se çfarë do, çfarë kërkon dhe të vjen e përgatitur në kuadër të dispozitave ligjore të merr atë që dëshiron”, tha Zëvendësministri Andonovski.

Por, njohësit e çështjeve juridike dhe të sigurisë thotë se të gjithë e kanë të qartë se çfarë kërkon Prokuroria Speciale, në rastin konkret ajo po heton se ku janë kryer përgjimet, në policisë sekrete siç beson i gjithë opinioni, apo nga strukturat e huaja sekrete, siç pretendon pushteti.

“Me vendim gjyqësor në çdo shtet normal prokuroria nuk do të duhej të kishte as pengesën më të vogël në kryerjen e detyrës, por Maqedonia gjithashtu mund të jetë ndër vendet e rralla që në një resor ministror të ketë përfaqësues edhe nga opozita edhe nga pozita. Pra kemi institucioneve që udhëhiqen nga dy grupe politike andaj duhet pasur kujdes që të mos kemi përkeqësim të mëtejmë të gjendjes”, thotë Mitko Gaxhovski, njohës i çështjeve juridike.

Ndërkohë, Bllagoja Markovski, ekspert i sigurisë dhe ish epror i lartë ushtarak, thotë se në Maqedoni kemi institucione paralele që janë pasoj e mosmarrëveshjeve politike. Ai vlerëson se një funksionim i tillë mund të ketë pasoja edhe ndaj stabilitetit të vendit andaj kërkon uljen e tensioneve dhe funksionimin normal të institucioneve.

“Në bazë të kompetencave vlerësoj se hierarkia është e qartë dhe në këtë rast ministri i ka të gjitha autorizimet për të drejtuar të gjitha strukturat e Ministrisë së Pune të Brendshme. Por, situata u ndërlikua me vendim të qeverisë që nën kompetenca të saj t’i kaloj dy drejtori të MPB-së, atë për siguri publike dhe drejtorinë e sigurimit dhe kundërzbulimit (DSK)”.

“Në këtë rast, kemi paralelizëm në funksiononim e kësaj ministrie dhe kjo u dëshmua në rastin me Prokurorinë Speciale. Kjo është brengosëse për faktin se në strukturat e sigurimit tani kemi dy komanda që assesi nuk guxon të ndodhte. Kjo gjendje duhet të kapërcehet pasi tani kemi mosrespektim të vendimeve mes institucioneve”, thotë Markovski.

Prokuroria Speciale, ndërkohë, ka vazhduar të merr mbështetje të fuqishme nga Bashkimi Evropian dhe SHBA-të, të cilat përmes ambasadave të tyre i kanë bërë thirrje partive dhe institucioneve që të mos pengojnë punën e saj në zbardhjen e aferës së përgjimeve, si mundësi e vetme për zgjidhjen e krizës që rëndë në të cilën ndodhet Maqedonia që nga shkurti i vitit të kaluar, kur opozita nisi me publikimin e bisedave të përgjuara të zyrtarëve të lartë.

 

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending