Skuadra e madhe shqiptare tronditet nga FIFA

Periskopi.com Sporti

Kur mendohej se Partizani do t’i nënshtrohej një revolucioni të thellë në përfundim të sezonit, ka mbërritur një lajm “bombë” për të kuqtë, që mund të ndërlikojë gjithë punën dhe ecurinë për sezonin e ri.

“Panorama Sport” ka mësuar ekskluzivisht se është bllokuar merkatoja në hyrje për dy sesione në vazhdim për klubin kryeqytetas.

Kjo do të thotë se në verë dhe më pas në janar të kuqtë nuk do të mund të bëjnë afrime.

GJYQI PËR ÇINARIN

Shkak për këtë është bërë gjyqi i fituar në FIFA nga klubi kroat Istra 1961 në lidhje me transferimin e sulmuesit Eraldo Çinari në verën e 2018-ës. Është hera e parë që del në skenë kjo çështje, pasi Partizani e ka blerë kartonin e lojtarit nga Vllaznia, e cila bllokoi fillimisht kalimin e Çinarit te spanjollët e Alaveshit, që më pas e huazoi lojtarin në Kroaci tek Istra.

E gjithë kjo situatë mund t’i kushtojë shtrenjtë Partizanit, duke kushtëzuar gjithë sezonin 2020-2021. “Demat” mund të shesin lojtarë, por nuk mund të afrojnë. Gjithnjë nëse vendimi mbetet në fuqi, pasi mësohet se klubi i kuq është vënë menjëherë në lëvizje për ta zgjidhur problemin.

Shpërndaje në: