Connect with us

Lajme

Skandal: Kompania publike paguan 11 euro për një laps kimik

Kompania Rajonale “Pastrimi” pagoi 11 euro e 20 centë për një laps kimik pelikan. Me këtë çmimi, kjo kompani bleu jo më pak se 40 sosh dhe për ta pagoi 448 euro.

Published

on

Bashkëpunëtorët e kompanisë publike “Pastrimi” duket se kanë pranuar një dhuratë të begatshme për festat e fundvitit. Hulumtimi i Gazetës JnK ka zbuluar se vlera e kësaj dhurate ka qenë të paktën 21 euro. E në këtë pako hyjnë një shishe Whisky që i ka kushtuar 10 euro dhe një laps-kimik luksoz që kushton 11 euro e 20 centë.

Blerjen e këtyre lapsave kimikë kjo kompani e ka bërë përmes procedurës së mbyllur të prokurimit. Kjo procedurë zhvillohet në atë mënyrë që kompania përzgjedh tri kompani prej të cilave kërkon oferta për një furnizim të caktuar, në këtë rast lapsa kimikë, ndërsa kompania që oferton më së liri përzgjidhet fituese.

Në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ për Prokurim Publik (KRPP), është publikuar njoftimi për nënshkrimin e kontratës për “Furnizim me Lapsa Kimikë Peligan”. Për kontratë është rekomanduar kompania “Albus” e cila kishte ofertuar me 448 euro.

Zyra për Informim e Kompanisë Rajonale “Pastrimi” për KALLXO.com tregoi se sa lapsa kimikë janë blerë.

“Janë blerë gjithsej 40 copë lapsa kimikë Peligan për të cilët është udhëhequr procedura e prokurimit-Furnizim me Lapsa Kimikë Peligan ashtu siç e parasheh Ligji i Prokurimit Publik,” thuhet në përgjigjen e kthyer për KALLXO.com.

Me një kalkulim të thjeshtë i bie që një laps kimik kësaj kompanie i kushtoi 11 euro e 20 centë.

Sipas njoftimit, mjete për këtë blerje janë siguruar nga të hyrat vetanake të kompanisë.

Këta lapsa kimikë luksozë u janë dhuruar bashkëpunëtorëve të kësaj kompanie.

“Furnizimi me këta lapsa kimikë Peligan ka qenë i dedikuar si dhurata për bashkëpunëtorët, partnerët dhe klientët e Kompanisë ‘Pastrimi’, të cilat dhurata kanë qenë për festat e fundvitit”, thuhet në përgjigjet e kompanisë.

Në njoftimin për dhënie të kontratës, ashtu siç e kërkon ligji, “Pastrimi” e ka publikuar vlerën e parashikuar të kontratës për këtë aktivitet të prokurimit. Vlera e parashikuar e kontratës për tenderin “Furnizim me Lapsa Peligan” ishte 999 euro apo në kufirin që ndan procedurën e hapur me atë të “mbyllur” përmes kontaktimit të tre operatorëve ekonomikë.

“Vlera në total e Furnizimit me Lapsa Kimik Peligan është 448 euro. Ndërsa, vlera e parashikuar e kontratës për këtë tender ka qenë  999 euro për arsye se vlera e aktivitetit të prokurimit ka qenë vlerë minimale, ndërsa  neni 19, pika 4, e Ligjit për Prokurim Publik tregon se cilat kontrata konsiderohen me vlerë minimale.

“Çdo kontratë publike vlera e parashikuar e së cilës është më e vogël se, ose me arsye pritet që të jetë më e vogël se një mijë (1.000) euro”, është kontratë e tillë.

Në anën tjetër sipas Ligji të Prokurimit Publik çdo kontratë publike vlera e parashikuar e së cilës është e barabartë me ose më e madhe se, ose me arsye pritet të jetë e barabartë me ose më e madhe se një mijë (1.000) euro, por më e vogël se dhjetë mijë (10.000) euro, konsiderohen kontrata me vlerë të vogël.

Në interpretimin ligjor të ofruar për KALLXO.com, Komisioni Rregullativ për Prokurim Publik (KRPP) për koutimet e çmimeve,më 5 maj 2016 shpjegoi se sipas Ligjit edhe Koutimet e çmimeve nën 10 mijë euro duhet të procedohen me procedurë të hapur. Kjo sipas KRPP-së vlen për aktivitete  nga data 21 janar 2016 kur ka hyrë në fuqi ligji i ndryshuar.

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi” Sh.A, është kompani publike e cila merret me mirëmbajtjen e pastërtisë dhe higjienës publike dhe bartjen e mbeturinave për komunat: Prishtinë, Fushë-Kosovë, Obiliq, Lipjan, Podujevë, Drenas dhe Graçanicë. Kjo kompani operon që 55 vjet, dhe është në pronësi të komunave sipas përqindjes së aksioneve. /kallxo.com/

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending