S’ka frikë nga koronavirusi: Mbrojtësi i PSG-së feston e përqafohet me tifozët (Video)

Periskopi.com Sporti

Skuadra e PSG mori një kualifikim mjaft të rëndësishëm në mbrëmjen e djeshme të Ligës së Kampionëve teksa kaloi me rezultatin 2-0, Dortmundin. Francezët ishin mposhtur 2-1 në sfidën e parë të luajtur në Gjermani, megjithatë falë golave të Neymar dhe Bernat ia dolën të kualifikohen në çerekfinale.

Pss ndeshjes Parisient festuan, ndërsa mbrojtësi Kurzaua nuk nguroi t’i bashkohej tifozëve që ishin mbledhur jashtë stadiumit, pasi ndeshja ishte duke u zhvilluar me tribuna të boshatisura për shkak të masave ndaj koronavirusit.

Megjithatë, këto masa, ashtu si edhe tifozët që u grumbulluan, i injoroi krejtësisht edhe Kurzau i cili mesa duket nuk arriti të kontrollonte emocionet e gëzimit prej fitores me verdhezinjtë. Tashmë, në klub shpresojnë që diçka e tillë të mos iu kushtojë duke pasur parasysh shpejtësinë me të cilin shpërndahet Koronavirusi.

Shpërndaje në: