Connect with us

Zoya

Si t’i mbijetoni një burri Akrep!

Published

on

Fillimisht, kujtoni se nga data 23 tetor e deri në 21 nëntor ai mund të ketë ditëlindjen, ndërsa më poshtë do të gjeni se çfarë duhet të keni parasysh nëse ai që po dilni/apo partneri juaj i ri i përket kësaj shenje.

Ditëlindja: 23 tetor- 21 nëntor

Elementi: Shenjë uji

Fjalët kyçe: Tension, pasion, emocione, enigmatikë, seksual

Burra të famshëm të kësaj shenje: Frank Ocean, Mark Ruffalo, Jimmy Kimmel, Adam Driver, Leonardo DiCaprio, etj.

Kombinimi më i mirë: Shenja që kombinohet në mënyrë perfekte me Akrepin është Gaforrja. Ka një përputhje që vjen kaq natyrshëm mes këtyre shenjave, pasi të dy janë të dhënë pas besimit dhe intimitetit. Virgjëresha është gjithashtu një mundësi e mirë për burrat Akrepë, pasi askush s’mund të dedikohet më mirë se ato në një lidhje.

Akrepi është një paradoks në vetvete. Burrat e kësaj shenje janë të dedikuar, besnikë dhe të fokusuar tek gjërat e tyre, por nga ana tjetër si shenjë uji ai është emocionalisht shumë fluid dhe pasionant. Ka shumë mister brenda tij dhe është një nga shenjat më i dhënë pas intimitetit nga i gjithë zodiaku.  I përket grupit të djemve “o të gjitha, o asgjë!”

Për mashkulin Akrep, tabutë nuk ekzistojnë dhe pavarësisht sa i ftohtë duket në sipërfaqe është shumë shpirtëror. Ta njohësh, është një eksperiencë më vete dhe nëse lidhja juaj shkon një hap më tej, do të kënaqeni në çdo gjë që bëni bashkë. Me Akrepin nuk është thjesht një puthje apo një përqafim, është e gjitha një përfshirje totale.

Kur vjen puna tek zyrtarizimi i gjërave është serioz. Ai ka frikë nga gjykimi i të tjerëve dhe kjo vjen si pasojë e mendimeve të errta që qarkullojnë në mendjen e tij. Por mos harroni, me një Akrep gjërat bëhen serioze nëse ju jeni mjaftueshëm pozitivë për ta njohur vërtetë atë.

Është e rallë të gjesh dikë kaq protektiv, pasionant dhe besnik në një lidhje sa Akrepi. Pavarësisht reputacionit të keq që ka për dramat emocionale, pasioni dhe dashuria që do ju jap është mbi gjithçka. Kush është lidhur me një Akrep dhe e ka harruar?

Burimi:Cosmopolitan

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Zoya

Qumështi i bajameve: Përfitimet, rreziqet dhe si ta përgatisni në shtëpi

Published

on

Çfarë është qumështi i bajameve?

Qumështi i bajameve bëhet nga bajame të bluara dhe ujë, por mund të përfshijë përbërës të tjerë në varësi të llojit. Gjatë përpunimit, bajamet dhe uji përzihen dhe më pas kullohen.

Në shumicën e qumështit komercial të bajameve, përbërësit trashës, konservuesit dhe aromatizuesit zakonisht shtohen për të përmirësuar aromën, strukturën dhe afatin e ruajtjes.

Qumështi i bajameve është i përshtatshëm për veganët si edhe njerëzit alergjikë ndaj tij ose me intolerancë ndaj laktozës.

Përbërja

Qumështi i bajameve është i pasur me vitaminë E, një antioksidant që lufton sëmundjet. Gjatë përpunimit, zakonisht pasurohet me kalcium dhe vitaminë D. Megjithatë, nuk është një burim i mirë i proteinave.

Përfitimet shëndetësore të qumështit të bajames

– I pasur me vitaminë E: Vitamina E është një vitaminë e rëndësishme për mbrojtjen e qelizave nga dëmtimi i radikalëve të lirë. Ajo ndihmon shëndetin e syve dhe të lëkurës dhe mund të luajë një rol në mbrojtjen nga sëmundjet, si sëmundja e zemrës.

– Përmban pak sheqer: Nëse po përpiqeni të kufizoni marrjen e sheqerit, qumështi i bajames pa ëmbëlsues është një zgjedhje e shkëlqyeshme.

Qumështi i bajameve: Përfitimet, rreziqet dhe si ta përgatisni

Rreziqe të mundshme

– Mungesë proteinash: Proteina është thelbësore për shumë funksione trupore, përfshirë rritjen e muskujve, strukturën e lëkurës dhe kockave dhe prodhimin e enzimave dhe hormoneve. Nëse preferoni qumështin e bajameve, sigurohuni që të konsumoni fasulet, thjerrëzat, arrat, farat etj. Nëse nuk shmangni produktet shtazore, vezët, peshku dhe mishi i pulës janë burime të mira të proteinave.

– I papërshtatshëm për foshnjat: Fëmijët më të vegjël se 1 vjeç nuk duhet të pinë qumësht lope ose me bazë bimore, pasi këto mund të parandalojnë thithjen e hekurit.

– Mund të përmbajë përbërës të shtuar: Kontrolloni listën e përbërësve. Zgjidhni qumështin e bajameve pa ëmbëlsues dhe pa aromë.

Qumështi i bajameve: Përfitimet, rreziqet dhe si ta përgatisni

Si ta bëni vetë qumështin e bajameve

Përbërësit:

– 2 gota bajame të njomura
– 4 gota ujë
– 1 lugë çaji ekstrakt vanilje (opsionale)

Vendosni bajamet në ujë brenda natës dhe kullojini para se t’i përdorni. Shtoni bajamet, ujin dhe vaniljen në një blender. Sigurohuni që bajamet të jenë bluar mirë (1-2 minuta). Më pas, kullojeni përzierjen me napë. Lëngun ruajeni në frigorifer për 4-5 ditë.

Continue Reading

Zoya

Frymëmarrja e mirë – thelbësore për shëndetin

Published

on

Nuk ka rëndësi se çfarë hani, sa stërvitje bëni, sa i dobët apo i ri jeni: asgjë nga këto nuk ka rëndësi, nëse nuk merrni frymë siç duhet, ky është mesazhi kryesor që vjen nga libri “Arti i Frymëmarrjes” i gazetarit shkencor dhe shkrimtarit James Nestor.

“Do të dukej pothuajse e pa rëndësishme, megjithatë, si specie, njerëzit kanë humbur aftësinë për të marrë frymë siç duhet, duke rrezikuar kështu shëndetin”, shkruan Nestor.

“Një nga arsyet kryesore? Njerëzit marrin frymë gjithnjë e më shumë me gojë, sesa me hundë, duke humbur 40 për qind lagështi, duke mos përdorur oksigjen në mënyrën më të mirë të mundshme dhe duke prishur funksionimin e zonave të caktuara të trurit të shoqëruara me vendimmarrje dhe logjikë”, shton ai, shkruan KP.

Sipas Nestor, edhe me maskë, për shkak të pandemisë, ne duhet të kujtohemi të frymëmarrim me hundë, pa pasur frikë se vënia e saj ul ngopjen me oksigjen.

Midis shkencës, trillimit dhe anekdotave dhe duke u mbështetur te ekspertët e mushkërive për të provuar shkencërisht besimet më të përhapura në frymëmarrje, autori zbulon, gjithashtu, se sëmundje të tilla si astma, ankthi, çrregullimi i mungesës së vëmendjes, psoriaza, mund të lehtësohen duke ndryshuar mënyrën e frymëmarrjes.

Continue Reading

Zoya

Vitamina që stimulon kujtesën, inteligjencën dhe krijimtarinë, tek fëmijët dhe të rriturit

Published

on

A keni menduar ndonjëherë që ekziston një vitaminë që mund të stimulojë IQ dhe të menduarit krijues? Epo, ekziston një vitaminë që stimulon kujtesën, inteligjencën dhe krijimtarinë si tek të rriturit ashtu edhe tek fëmijët.

Vitamina që stimulon kujtesën, inteligjencën dhe kreativitetin dhe është e mirë për sytë

Kjo është luteina, një vitaminë e përdorur për trajtimin e degjenerimit makular, e aftë të zvogëlojë inflamacionin sistemik dhe të stimulojë funksionimin e duhur të trurit. Në fakt, truri kërkon luteinë për zhvillimin e duhur. Sidoqoftë, disa njerëz e kanë të vështirë të përthithin luteinën, veçanërisht nëse janë mbipeshë.

Studime të shumta me fëmijë, njerëz të moshës së mesme dhe të moshuar kanë treguar rëndësinë e luteinës në shëndetin e trurit. Nivelet më të larta të luteinës dhe zeaksantinës janë shoqëruar me përmirësim të njohjes, kujtesës dhe krijimtarisë tek të rriturit. Ndërsa studimet e kryera tek fëmijët kanë zbuluar se 60% e karotenoideve në trurin e një fëmije përbëhen nga luteina. Për këtë arsye marrja ditore e 6 mg lutein dhe zeaxanthin mund të sigurojë përfitime të konsiderueshme shëndetësore.

Ku merret luteina?

Këtë vitaminë është e mundur të merrni nga një dietë që përfshin një larmi të madhe të produkteve të freskëta. Luteina gjendet në përqendrime të larta në lakër jeshile, spinaq, dardhë dhe luleradhiqe. Gjithashtu është e mundur që kjo vitaminë të merret në formë suplementi.

Continue Reading

Trending