Connect with us

Sporti

Si e rrënoi “Perandorinë” romake, trajneri i Barcelonës?

Published

on

Ishte vera e vitit 2011. Roma kishte përfunduar në vendin e gjashtë në Serie A. Juventusi në të shtatin. Të dyja ishin skuadra gërmadha që duhej ndërtuar me shumë mend dhe shumë para. Të dyja ishin në të njëjtat pozita. Roma iu shit amerikanëve të cilët premtuan se do të investonin – dhe e realizuan premtimin e tyre. Projekti i tyre ishte shumë më ambicioz se ai i Juves.

Në atë verë, ata i shpenzuan hiç më pak se 73 milionë euro. Juventus i shpenzoi 92. Dallimi nuk ishte i madh. Madje, Roma dukej qartë një skuadër mbi Juven – e cila kishte pasur rezultate katastrofike në Serie A, pas rikthimit nga Serie B më 2007. Juventus lëngoi për pesë vjet nga skandali i Calciopoli. Roma dukej një skuadër në ngritje.

Juventusi e zgjodhi trajner një ish-lojtar të saj, aspak premtues, që e kishte drejtuar Sienën. Ndërkaq Roma e zgjodhi trajner Luis Enriquen, i cili sikurse Guardiola e kishte drejtuar Barcelonën B – dhe dukej mjaft premtues.

Deri në këtë pikë, ne shohim se Roma ka qenë shumë më përpara Juves. Por çfarë bëri Roma dhe çfarë bëri Juve, dihet. Enrique e rrënoi Perandorinë ende pa lindur. Ndërsa Juventus u shpall kampion, Roma përfundoi në vendin e shtatë dhe kësisoj përparësitë e saj ndaj skuadrës zi-bardhë u shkrunë.

Prej vitit 2011 e tutje, megjithë paratë e shumta që u shpenzuan, epërsia e Juves ndaj Romës vetëm sa është rritur. Ajo nuk duket askund krahasuar me zonjën e vjetër, që ka forcë t’i mundë ekipet e tjera pa u munduar shumë – dhe njikohshëm të luftojë denjësisht në europë.

Enrique u eleminua në Play-off të Europa Ligës, nga një ekip si Slovan Bratislava. Në Kupën e Italisë ata u larguan që në qerekfinale.

Sot Enrique “e drejton” Barcelonën. Ka fituar shumë tituj me këtë skuadër. Por Romën e la në lloç. Dhe duke marrë parasysh trajnerët si Rijkaard, Guardiola e Enrique, mund të shtrojmë pyetjen: cili është roli i kryetrajnerit në skuadër? Dhe mund të përgjigjemi hipotetikisht: mbase vetëm komercial, sa për imazh.

Enrique ishte aq i dobët me Romën sa nuk mund të përshkruhet. Taktikat e tij ishin plotësisht idiote. Nuk ia doli mbanë të ndërtonte konsistencë dhe madje as të ruante lojën e mirë që e kishte kjo skuadër. E nisi keq një projekt mjaft serioz dhe ambicioz. Dhe pa asnjë dyshim, ai është ndër fajtorët kryesor që Roma dështoi të bëhej një Perandori e futbollit italjan dhe që Serie A ka mbetur një ligë – pa garë për titull.

|periskopi.cm

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Sporti

sport 3

Published

on

By

Continue Reading

Sporti

sport 2

Published

on

By

Continue Reading

Trending