Connect with us

Lajme

Si do t’i përgjigjet Amerika Turqisë për ekstradimin e Fetullah Gulen?

Published

on

Imami që qëndron në ekzil në SHBA, Fetullah Gulen, ka akuzuar qeverinë në Ankara dhe presidenti Recep Erdogan se ata qëndrojnë prapa puçit në Turqi.

Fetullah Gulen, një ish aleat i madh i Erdoganit, është akuzuar nga politikanët në Turqi se ka përdorur kontaktet e tij, për të krijuar ‘struktura paralele në Turqi’.

Pas tentativës për grusht shtet në Turqi, Erdogan i ka bërë thirrje presidentit amerikan Barack Obama, që ta ekstradojë Gulenin në Turqi, e i cili, aktualisht ndodhet në Pensilvani, shkruan D.Mail, në një përmbledhje ngjarjesh nga tentimi për grusht shtet e deri më sot në Turqi.

Autoritetet turke, deri tani kanë arrestuar rreth 6000 persona, në mesin e të cilëve mbi 2700 gjyqtarë e prokurorë.

Për kryeministrin turk, Binali Yildrim, ‘dita e komplotit në Turqi do të mbahet mend si një pikë e zezë në demokracinë turke’.

Në anën tjetër, duke folur nga shtëpia e tij në Pensilvani, Gulen ka thënë se demokracia në Turqi nuk mund të arrihet duke përdorur aksione ushtarake.

“Ekzistojnë mundësi që grusht shteti është organizuar nga vetë pushteti në Anklara. Kjo tregon se ata nuk kanë asnjë tolerancë ndaj asnjë lëvizjeje, ndonjë grupi apo organizate që nuk është nën kontrollin e tyre’, ka thënë Gulen.

Erdogan nuk e ka mohuar që parlamenti turk mund të shqyrtojë rikthimin e dënimit me vdekje. Ai dukej i relaksuar dhe i buzëqeshur teksa i është drejtuar masës në Stamboll, duke thënë se përpjekja për grusht shtet, erdhi nga një grup i vogël brenda ushtrisë.

“Ushtria është e jona dhe jo e strukturave paralele. Unë jam komandanti’, ka thënë Erdogan.

Duke iu drejtuar Shteteve të Bashkuara të Amerikës me kërkesën për ekstradimin e Gulenit, Erdogan tha:

“Nëse ju kemi partnerë strategjikë, atëherë duhet t’i përgjigjeni kërkesës tonë”.
Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry ka thënë se ata presin ‘prova për ekstradimin e Gulen’.

“Ne nuk mund të ndërmarrim asgjë në lidhje me kërkesën që na është shtruar e që ka të bëjë me ekstradimin e z. Gulen. Paraprakisht, ne ftojmë qeverinë turke, ashtu si kemi bërë edhe në të kaluarën, që të na prezantojë provat legjitime në lidhje me dyshimet e tyre. Dhe Shtetet e Bashkuara do të mund ta shqyrtojnë më pas këtë kërkesë’, ka thënë Kerry.
Qeveria turke ka thënë se zyrtarët e saj janë ‘duke përgatitur aplikacionin formal me informatat që po kërkojnë SHBA’të në lidhje me involvimin e tij në aktivitete ilegale”.

“Nga ngjarja që ndodhi, ne kemi edhe një pikë për të shtuar në listën tonë e cila pothuajse tashmë është e gatshme”, thuhet në përgjigjen e qeverisë turke.

Fetullah Gulen është rivali më i madh i Erdogan. Mbështetësit e tij njihen nga klasat e mesme dhe burokratike në Turqi. Lëvizja e tij Hizmet, ka një rrjet të madh shkollash në botë dhe mediash.

Vetë Gulen, e ka dënuar ‘përpjekjen për grusht shtet në Turqi”.

“Qeveria fitohet nëpërmjet provesit të lirë, transparent, zgjedhjeve fer dhe jo forcës. Lutem te Zoti për Turqinë, qytetarët turq dhe të gjithë ata që ndodhen në këtë situatë dh elutem që ta kalojnë sa më shpejt dhe në mënyrë sa më paqësore’, ka thënë Gulen.

Në lidhje me akuzat që i janë bërë, se ai qëndron prapa grusht shtetit në Turqi, Gulen ka thënë:

“Si një person që u ka mbijetuar dhe ka përjetuar disa grusht shtete ushtarake në dekadat e fundit, ndjehem thellësisht i fyer që jam akuzuar se kam lidhje me një përpjekje të tillë. Dënoj thellësisht akuzat e tilla”./Periskopi/

 

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending