Më shumë njerëz të prekur nga kanceri sesa të martuar

Periskopi.com Lajme

Mesatarisht gjatë jetës suaj ju më shumë rrezikoheni të prekeni nga kanceri sesa të keni një fëmijë, dhe po aq të rrezikuar jeni të diplomoheni në universitet.

Të dhënat e Macmillan Cancer Support kanë shfaqur 361,216 raste të diagnostikuar me kancer në vitin 2014 në Mbretërinë e Bashkuar, krahasuar me 289,841 martesa.

Përveç 271,050 lindjeve të bebeve nga nënat të cilat i kanë lindur për herë të parë, krahasuar me 319, 011 raste të reja me kancer.

‘Të qenurit me kancer ta ndryshon jetën, dhe ti fillon ta përvetësosh ndjenjën e largimit nga njerëzit, gjithashtu besimi bie dhe fillon të mendosh se nuk mund të bësh progres”, u shpreh Lynda Thomas, shefe ekzekutive e Macmillan Cancer Support.

‘Por, ndërsa gjithnjë e më shumë numri i të diagnostikuarëve nga kanceri është në rritje, është e rëndësishme që të gjithë të jemi më të informuar se çfarë mund të presim nëse marrim në njërën prej ditësh këtë lajm tronditës’ citon Thomas, transmeton Periskopi.

‘Kanceri pothuajse ta ndryshon jetën, por nuk është vet përfundimi i jetës. Jeta me kancer është një stil i jetës – mund të jetë babai, motra, gjyshja apo një shok’, thotë Thomas.

‘Macmillan ka mbështetur shumë nga të prekurit nga kanceri, për t’iu ofruar tretman dhe për t’iu lehtësuar dhembjen. Nga eksperienca jonë, ne besojmë se kur fillojmë të jetojmë me kancer njëherit është edhe fillimi i diagnozës, raporton mediumi ‘Metro’ i Britanisë së Madhe.

Në dekadën e kaluar më shumë se 1.2 milionë kanë pasur kancer nën moshën 65 vjeç./Periskopi/

Shpërndaje në: