Connect with us

Lajme

Shtyhet seanca ndaj kushëririt të Hashim Thaçit

Për shkak se munguan prokurori dhe disa të akuzuar, seanca e sotme ndaj Njazi Thaçit dhe të tjerëve është shtyrë për më 26 nëntor. Thaçi, drejtor operativ në KEK, dhe të tjerët po gjykohen lidhur me një tender milionësh të dhënë në vitin 2011.

Published

on

Seanca gjyqësore ndaj Njazi Thaçit dhe të tjerëve është shtyrë për shkak se munguan prokurori dhe disa prej të akuzuarve.

Në seancën e sotme të pranishëm ishin të akuzuarit Njazi Thaçi, Driton Pruthi, Muhamet Selmani dhe Hysni Hoxha, ndërsa munguan të akuzuarit Azem Duraku, Hanefi Hajdini dhe Emin Tmava.

Njazi Thaçi, drejtor operativ në KEK, akuzohet nga Prokuroria Speciale për tri vepra penale lidhur me një tender milionësh të dhënë në vitin 2011.

Thaçi akuzohet për periudhën kur ka qenë drejtor i Departamentit të Prokurimit në KEK.

Ai është kushëriri i presidentit Hashim Thaçi.

Së bashku me Thaçin akuzohen edhe katër zyrtarë të tjerë të KEK-ut për të njëjtin tender.

Po ashtu, Prokuroria Speciale akuzon edhe ish-kryetarin e Organit Shqyrtues të Prokurimit, Hysni Hoxha dhe ekspertin shqyrtues të këtij organi, Azem Durakun.

Kjo është aktakuza e katërt për ish-kryetarin e OSHP-së Hysni Hoxha.

KALLXO.com e ka siguruar aktakuzën sipas së cilës, zyrtarë të lartë të KEK-ut, ish-kreu i OSHP-së dhe një ekspert i saj po akuzohen se i dhanë tenderin dy kompanive (SOLAR&ORTEX URO GROUP dhe Beli COM) përkundër se e dinin se ato kanë paraqitur autorizime të falsifikuara dhe dokumente të tjera relevante të falsifikuara dhe se nuk i kanë plotësuar kriteret për tenderin e KEK-ut”.

Sipas aktakuzës së prokurorit të EULEX-it Tomas Meskauskas, kompania “SOLAR&ORTEX URO GROUP” ka ofertuar me dokumente të falsifikuara, është shpallur fituese e llotit të tretë të tenderit për furnizim me pjesë rezervë për makineri të rënda. Bazuar në njoftimin për dhënie të kontratës të publikuar në KRPP, vlera e përafërt e kontratës tre vjeçare ka qenë 750 mijë euro. Kurse, kompania “BELI Com”, në bazë të njoftimit të publikuar në KRPP, ka ofertuar 360 mijë euro për furnizim me pjesë për një periudhë prej 3 vjetëve.

Thaçi akuzohet me tri pika të akuzës: veprimtari të pandërgjegjshme ekonomike, shpërdorim të detyrës zyrtare dhe lidhje të kontratës së dëmshme.

Veprimtaria e pandërgjegjshme ekonomike me Kodin Penal të Republikës së Kosovës është e dënueshme me gjobë apo burgim deri në tri (3) vjet. Kurse, shpërdorimi i pozitës zyrtare me Kodin Penal është e dënueshme me burgim prej 6 (gjashtë) muajve deri në 5 vjet. Ndërsa, lidhja e kontratës së dëmshme është e dënueshme me gjobë ose me burgim prej 3 muaj deri në 3 vjet.

Gjatë seancës së sotme u bë e qartë se tp akuzuarit që munguan dhe prokurori nuk e kishin pranuar ftesën për seancë.

Seanca e radhës u caktua për më 26 nëntor./Kallxo.com

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending