Connect with us

Lajme

Shtëpia e Bardhë po përgatitet për presidentin e ri

Është koha e transicionit numerik. Në kohën që Shtëpia e Bardhë po përgatitet ta presë banuesin e ri, ajo duhet ta menaxhojë një front tjetër: Rrjetet sociale, transmeton Koha.net.

Published

on

Shtëpia e Bardhë duhet jo vetëm të arkivojë publikimet, por edhe të lehtësojë ardhjen e presidentit të ri. Detyra ë është komplekse: Facebook, Twitter, Instagram, Youtube, Flickr, iTunes, Vimeo, MySpace, ose dhe Tumblr.

Barack Obama, që nga fushata e tij e parë presidenciale, ka qenë i pranishëm në të gjitha frontet numerikë me të gjitha publikimet e përditshme, alokimet e videove të përjavshme, por edhe intervistat me yjet e rrjeteve sociale dhe me skeçe interneti.

Kryetari i 44-të amerikan kështu farkoi imazhin e kryetarit të parë të epokës numerike.

Në vitin 2013, llogaritë u institucionalizuan me qëllim që të përgatitej transicioni për kryetarin e ardhshëm: @BarackObama, njëri me më së shumë ndjekës në botë të Twitterit dhe atë të bashkëshortes së tij @MichelleObama kanë pushuar të jenë të përditësuar për t’ua lëshuar vendin shumë më zyrtarëve @potus dhe @flotus (për «President of the United States» dhe për «First Lady of the United States», përkatësisht për kryetarin dhe Zonjën e parë të SHBA.

Shtëpia e Bardhë tashmë ka detajuar procesi për marrjen e unksionit të presidentit të ardhshëm më 20 janar 2017: Të gjitha llogaritë zyrtare të presidentit, por edhe të Damës së Parë, të zëdhënësit e të zëvendëspresidentit do të zbrazen e përmbajtjet e tyre do të arkivohen, qofshin ato administrative qofshin ato të ueb – faqeve. Këto të fundit tashmë janë gatshme, por ende nuk janë zbrazur. Kështu do të bëhet edhe me llogarinë Twitter @potus44, me faqen e Facebook «Obama White House» dhe me faqen e Instagramit me po këtë emër.

Ai ose ajo që do ta zgjedhin amerikanët sonte, do të trashëgojë llogaritë tashmë të instaluara dhe shumë të ndjekura: 11 milionë ndjekës në Twitter, 7,4 milionë në Facebook, 2,9 milionë në Instagram… Në fakt këto shifra janë ekuivalente me llogaritë aktuale të Donald Trump dhe të Hillary Clinton (përkatësisht 13 milionë në Facebook dhe 10,3 milionë në Twitter për shembull).

E, transferimi i ndjekësve nga llogari e fushatës në atë zyrtare, nuk është aq e thjeshtë: @potus kështu mbetet shumë larg rekordeve të vëna nga @BarackObama (78,7 milionë në Twitter, 50 milionë në Facebook dhe 10 milionë në Instagram).

Administrata e re, ndër të tjera, do të mund të kapitalizojë lidhjet e ngushta të Shtëpisë së Bardhë me rrjetet e mëdha sociale që viteve të fundit kanë hapur zyrat e veta në Washington, si Facebook ose Twitter.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending