Connect with us

Lajme

Shqiptari qeras 18-vjeçaren me drogë në pije, dënohet me 8 vite burg

Blerim Hajdarmataj, 24 vjeç, me banim në Sunrise Avenue, Chelmsford është dënuar me 8 vite burg për abuzim seksual ndaj një adoleshenteje.

Published

on

Ai doli para gjykatës së Chelmsford Croën shtatorin e vitit 2016 dhe u largua nga vendi ndërkohë që çështja vazhdonte të ishte e hapur. Gjatë mungesës së tij gjykata e deklaroi fajtor për krimin e kryer dhe Hajdarmataj u shpall në kërkim ndërkombëtar.

Ai u gjet në Kosovë 2 javë më parë dhe u dërgua në Mbretërinë e Bashkuar të premten, ku u dënua me 8 vite burg.

Në datën 3 shtator të vitit 2014, shqiptari kishte qerasur me një pije 18-vjeçaren në klubin Chelmsford dhe më pas ajo ishte zgjuar në dhomën e tij duke mos iu kujtuar asgjë. E vetmja gjë që ajo mbante mend ishte se nuk kishte pranuar të shkonte në apartamentin e tij. Ajo ishte e zhveshur dhe kishte shenja kafshimi kudo në trup.

Viktima nga Hornchurch, kishte dalë menjëherë në rrugë duke i bërë shenjë një motoçiklisti për ndihmë, ndërkohë që 24-vjeçari e kishte kuptuar që ajo ishte larguar dhe kishte filluar ta ndiqte.

Adoleshentja kishte lajmëruar më pas policinë dhe shqiptari e gjeti veten nën pranga.

“Hajdarmataj përfitoi nga një vajzë në mënyrën më të tmerrshme. Ai nuk është penduar për veprimet e tij dhe nuk e ka imagjinuar sa gjatë do ndikojë kjo në jetën e vajzës. Ndërkohë që ai ishte në arrati, frika e saj ishte shtuar akoma dhe më shumë. Do doja të falënderoja atë për forcën që kishte gjatë rrëfimit të ngjarjes megjithëse ndihej e lënduar. Ky është një mesazh i fortë për të gjithë ata që mendojnë se do largohen nga vendi ynë pa u përballur me drejtësinë ”, ka thënë inspektori Terry Balding, pas seancës dëgjimore.

“Agjencia Ndërkombëtare e Krimeve nuk do ndalet para asgjëje në gjurmimin e të arratisurve. Blerim Hajdarmataj mendoi se mund t’i shpëtonte drejtësisë por ne përdorëm rrjetin tonë të gjerë ndërkombëtar për ta lokalizuar. Pasi mësuam se vendndodhja e tij ishte në Shqipëri, monitoruam lëvizjet e tij dhe nisëm përgatitjet për arrestimin e tij ndërkohë që ai kaloi kufirin për në Kosovë. Si rezultat i punës së palodhur të policisë së Essex-it dhe asaj kosovare, Hajdarmataj u dërgua në Mbretërinë e Bashkuar dhe gjendet në burg, sepse aty ku e ka vendin”, u shpreh Miles Bonfield, menaxheri operacional i Agjencisë Ndërkombëtare të Krimeve.

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending