Shpend Ahmeti thotë se Thaçi po e mbron Kishën nga frika prej Gjykatës Speciale

Periskopi.com Lajme

Për reagimin e Hashim Thaçit për protestën para Kishës Ortodokse në Kampusin e UP-së, ka reaguar edhe i pari i Prishitnës, Shpend Ahmeti.

Kryetari i Prishtinës, ka thënë se Hashim Thaçi po e mbron Kishën nga frika prej Gjykatës Speciale.

“Hashim Thaçi është relevant para faktorit ndërkombëtar vetëm kur bën koncesione ndaj Serbise. Ai e din që pa Serbine, pa pllaka përkujtimore, pa kisha e pa takime me Vucicin mbetet vetem i akuzuar potencial në Gjykaten Speciale” ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Sipas tij, Hashim Thaçi si nënshkrues i demarkacionit tokefales, dhe premtues e nënshkrues i asociacionit tokendares, po krijon tema të tilla si kjo ku mund të duket i moderuar dhe relvant në Ballkan.

“Kosova do të mbetet edhe pas Thaçit edhe pas gjithë neve. Nuk duhet lejuar që ky njeri dhe egzistenca e tij të na le pasoja për shtetin tonë” ka shkruar Shpend Ahmeti.

Shpërndaje në: