Shoferi polak që mbyti një familje dënohet me burg

Një shofer polak është dënuar me burgim për vrasjen e një familje derisa ai po shikonte telefonin e tij. Pak orë pas vendimit, mediumet britanike kanë kapur 17 shoferë të huaj duke përdorur telefonat gjatë vozitjes.

Periskopi.com Lajme

Për 90 minuta, 17 shoferë kamioni janë kapur duke përdorur telefonat në njërën prej autostradave më të ngarkuara në Britani të Madhe.

Këto pamje janë regjistruar vetëm 24 orë pas dënimit të polakut për vrasjen e familjes derisa ishte i shpërqendruar duke ndërruar muzikën në telefonin e tij.

Tomasz Kroker ka vrarë në vend Tracy Houghton, djemtë e saj Ethanin 13-vjeçar dhe Joshin 11-vjeçar dhe vajzën Aime në magjistralen A34 në Berkshire.

Kamionët nëpër magjistralet e Anglisë llogaritet se kanë ecur në shpejtësi 90 kilometra në orë dhe sipas llogaritjeve të Daily Mail, një shikim i shpejtë i telefonit mund të jetë fatal, transmeton Koha.net.

Tabloidi anglez ka vlerësuar se 5 për qind e shoferëve të kamionit kanë shkelur ligjin e trafikut.

Më shumë se 200 britanikë kanë vdekur në dhjetë vitet e fundit si pasojë e shpërqendrimit të shoferëve nga telefonat.

Shpërndaje në: