Shkon në 65 numri i të prekurve me koronavirus në Serbi, Vuçiq ka kërkuar ndihmën e Kinës

Periskopi.com Lajme

Ministria e Shëndetësisë në Serbi ka njoftuar sot se është rritur në 65 numri i rasteve të prekura me koronavirus. Nga 19 raste të testuara,  8 prej rezultuan pozitiv në 24 orët e fundit, shkruan blic.rs.

Një ditë pasi shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, Serbia u bë vendi që do të marrë ndihmë nga Kina. Dje Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, përmes një konference për media ka kërkuar publikisht ndihmën e Kinës për t’u përballur me epideminë e koronavirusit, përcjell Periskopi.

Shpërndaje në: